Ndue Përlleshi – një luftëtar i shquar i Shqipërisë etnike

13912811_10153938016259372_8563629106397708703_n

Zbulimi i shtatores së Ndue Përlleshit në Klinë më 17 Gusht, si dhe organizimi i një Akademie përkujtimore për këtë luftëtar dhe figurë të shquar kombëtare, ku hapësira e tij e veprimit si kryengritës kundër pushtimit serb në Luftën e Dytë Botërore dhe pas saj, shtrihej në Lugun e Drinit dhe në pjesët tjera të Dukagjinit, Llapushës e Drenicës, rikujton një periudhë tejet të rëndësishme të historisë sonë kombëtare në përpjekje për krijimin e Shqipërisë etnike. Kjo shtatore e ngritur në Sheshin “Ndue Përlleshi” në qendër të Klinës ka një mesazh madhor, se e ardhshmja ka perspektivë vetëm duke respektuar të kaluarën, të gjithë ata që ranë në mënyra dhe vende të ndryshme për lirinë dhe pavarësinë e tokave shqiptare. Ndue Përlleshi me grupin e tij nga viti 1944 e derisa ra heroikisht në vitin 1949 në Iballe të Shqipërisë, luftoi forcat pushtuese serbe në Kosovë dhe komunizmin, si një të keqe që do të ngulfate perspektivën shqiptare.
Ndue Përlleshi, i lindur në Paskalicë të Lugut të Drinit, do të ndjekë traditën e luftëtarëve të kësaj ane kundër pushtuesve të shumtë në tokat tona. Ai iu kundërvua politikës serbe shfarosëse ndaj shqiptarëve dhe udhëheqësit të Brigadës së Shtatë, Shaban Haxhisë që dërgonte dhunshëm luftëtarët tanë në Frontin e Sremit dhe në frontet tjera jashtë Kosovës. Më 1945 me guerilën e tij ishte në krah të Shaban Polluzhës dhe rëniën e tij në Terstenik bashkë me Mehmet Gradicën, e përjetoi si një tragjedi të rëndë kombëtare. Nga kjo periudhë, kur Lufta e Drenicës u shua me gjak, në anën e Lugut të Drinit, në Llapushë dhe në hapësirat tjera të Dukagjinit me kryengritësit e tij, vazhdoi rezistencën kundër ushtrisë serbe dhe forcave komuniste. Në këto përpjekje për lirinë e Kosovës, ai bashkëpunoi ngusht me krerët e tjerë të forcave nacionaliste shqiptare, sidomos me shkodranen e famshme Marie Shllakun, Ukë Sadikun, Mehmet Agë Rashkocin, profesor Ymer Berishën, ndërsa gjatë pushtimit italian kishte njohur e bashkëpunuar me Abaz Kupin, Mark Gjon Markun, Muharrem Bajraktarin, Bajraktarin e Vranocit në Lug të Baranit dhe personalitete te tjera nacionaliste të asaj periudhe. Në këtë kohë Ndue Përlleshi kishte qenë kryetar komune në disa vende të Dugkagjinit dhe në Has.
Pasi një numër i luftëtarëve të tij në vjeshtën e vitit 1945 kishte rënë në luftën e ashpër të Jellovcit, përkatësisht në Çeli, ku ishte plagosur edhe Marie Shllaku, Ndue Perlleshi dhe nacionalistetët tjerë të NDSH-së e kishin të vështirë të rezistonin kundër forcave të shumta të OZN-ës, të cilat ndihmoheshin edhe nga të mobilizuarit e dhunshëm civilë.
Ky luftëtar dhe patriot i shquar i anës së Lugut të Drinit, duke qenë i rrezikuar nga forcat serbe të OZN-ës, kalon në Shqipëri, por atje përballet me forcat e sigurimit të Enver Hoxhës dhe bie heroikisht në Bjeshkët e Iballës.
Shtatorja e këtij luftëtari në sheshin e qytetit të Klinës ka një domethënie dhe një porosi, se duhet të punojmë më shumë që ta forcojmë shtetin e Kosovës dhe të Shqipërisë dhe viset shqipetare ne Ballkan.

Harry Bajraktari
New York, 2016.

*Autori është veprimtar dhe biznesmen i njohur i Komunitetit shqiptaro-amerikan dhe themelues i gazetës Illyria.MARRE NGA KJO GAZETE.

GERDECI NE KINEMATE AMERIKANE DUKE NISUR NGA 19 GUSHTI.

gerdeci-filmi_1470743924-6956828

Shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec, në 15 mars të vitit 2008 solli 26 persona të vrarë dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.

 

 

Tashmë gjithë drama e Gërdecit është vënë në skenë dhe shumë shpejt prestigjiozët e Hollywood lançojnë filmin në kinema.Filmi ‘’War Dogs’’(Qentë e Luftës) me protagonist tregtarit amerikan të armëve Efraim Diveroli dhe David Packouz do të shfaqet në kinema më datë 19 gusht.Historia e filmit e bazuar në një ngjarje të vërtetë është shkruar nga Guy Lawson dhe është publikuar më pas në librin ‘’Armë dhe Shokë’’.Kjo histori që është trajtuar në film flet për dy trafikantë të rinj të armëve David Packouz dhe Efraim Diveroli që morën një kontratë me vlerë me 300 milionë dollarë për furnizimin e armëve të trupave amerikanë në Afaganistan.Efraim Diveroli, u dënua me 4 vite burg për mashtrim, pasi me skemën e tij spekulative vuri në lojë Departamentin Amerikan të Shtetit dhe qeveritë e disa shteteve, përfshi dhe Shqipërinë.Kontrata me kompaninë e Diverolit “Aey” hodhi dritë mbi një seri aferrash korruptive ne Shqipëri, ku u përfshinë zyrtarët më të lartë të shtetit. Diveroli u arrestua në 2008-tën nga autoritetet amerikane për trafik armësh.Filmi me regji të Todd Phillips që do të shfaqet në kinema më 19 gusht nuk lë pa shfaqur si pjesë te kësaj edhe djalin e ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berishën i përfshirë në tragjedinë që u mori jetën 26 personave.

INAONLINE.

 

LEGALIZIMI I HASHASHIT DO TE RRISE EKONOMINE DHE DO LUFTOJE KRIMIN

roberto-saviano-tirana-open

 

 

ARTIKULL I BOTUAR NE LA REPUBLICA NGA ROBERTO SAVIANO

 

 

Të flasësh për legalizimin e drogave të lehta (kam vite që e bëj një gjë të tillë) nuk është aspak e lehtë. Dhe e dini përse? Sepse të legalizosh, perceptohet sikur të thuash “vazhdoni merrni drogë”, madje “drogohuni, ju bëftë mirë”. Edhe tani në Parlament, më në fund, fillon debati mbi projektligjin, por konfuzioni midis legalizimit dhe nxitjes për përdorim droge është keqkuptim i madh që ka nevojë për diskutim. Legalizimi është krejt e kundërta e promovimit të konsumit. Legalizimi nënkupton të nxjerrësh në dritë atë që deri tani ishte mbuluar nga errësira më e thellë e tregut të zi.

Legalizimi i drogave të lehta do të zhdukë mafien? As që bëhet fjalë!Legalizimi i drogave do të zhdukë tërësisht tregun e paligjshëm? Natyrisht që jo. Po atëherë përse të legalizohet? Sepse, legalizimi do të dobësojë mafien duke ulur kapitalet e tyre dhe njëkohësisht do të ridimensionojë tregun e ligjshëm. Kush do të dojë të pijë një cigare do të preferojë me siguri substanca të kontrolluara, që mund të blihen në mënyrë të ligjshme, pa u dënuar dhe nuk do të shkojë të kërkojë një Pusher në fund të rrugës, nuk do t’i telefonojë shpërndarësit, duke komunikuar me kode në telefon për të kuptuar se është një moment i mirë për të shkuar për ta blerë apo jo.

Edhe ta mendosh se është kaq e vështirë që t’u dalësh kundër atyre që janë kundër, pa apelim. Për kë nuk do të dëgjojë arsye sepse -thotë- “nuk mund të zbritet në të njëjtat kushte me mafien”, “nuk mund të pranohet e keqja më e vogël”, duhet të çrrënjosim drogërat, jo t’i bëjmë ato të ligjshme”. Kush mund të thotë të kundërtën, teorikisht me këto parime? Prindi që druhet për fëmijët e tij? Vëllai që ka zbuluar se i vogli i shtëpisë merr drogë të lehtë fshehtazi? Le të mos tallemi: Askujt nuk do t’i shkonte në mendje të vinte në diskutim këto parime të përgjithshme. Por, na duhet të bëjmë llogaritë me botën reale. Dhe bota reale është ajo që kush pi dy paketa cigare në ditë rrezikon të sëmuret nga kanceri. Bota reale është ajo që kur pi tre koktej je i rrezikshëm për veten dhe për atë që të gjendet përballë nëse je në timon. Në Itali viktimat e duhanit janë konsideruar mbi 80 mijë në vit. Viktimat e alkoolit 40 mijë. Dhe në të kundërt nuk ka asnjë viktimë të vetme nga drogërat e lehta. As edhe një.

Nuk do të mundohem të bind skeptikët duke thënë se, duke i vendosur kanabisit të njëjtën taksë si duhanit kasës së Shtetit do t’i shtoheshin nga 6 deri në 8 miliardë euro. Por, ndoshta mund t’i vendos në pozitë po t’u kujtoj se dogërat e lehta janë mall shkëmbimi midis organizatave mafioze edhe atyre terroriste. A e dini se si u financua atentati në Spanjë në vitin 2004? Me hashashin që grupet pranë Al Kaedës i kanë shitur edhe kamorrës napoletane. Lazarat, në Shqipëri, kapitali botëror i marjuanës, përfundoi nën kontrollin e grupeve kriminale që  mbështesin Daesh. (Në vitin 2014 forcat e Policisë së Shtetit shqiptar realizuan në fshatin Lazarat të Gjirokastrës operacionin për shkatërrimin përfundimtar të sipërfaqeve me narkotikë dhe goditjen e elementëve të inkriminuar- Shënim i redaksisë).

IS (shteti islamik) kontrollon tashmë një prodhim prej më shumë se 5 miliardë dollarë. Po bari dhe hashashi janë bërë mjetet e para të financimit për organizatat fondamentaliste. Dhe legalizimi do të ishte një mënyrë për t’u hequr organizatave kriminale nga 8 deri në 11 miliardë euro në vit.

Ku dua të dal? Pikërisht këtu, në qoftë se bota në të cilën kalojmë nuk na pëlqen, kemi përballë nesh dy mundësi. E para, është të mendojmë për botën ideale që dëshirojmë dhe të perceptojmë si mbikëqyrje të gjitha masat e ndërmjetme, ato që ndërhyjnë duke u riformuar gradualisht, dhe ngaqë nuk arrijnë të zgjidhin problemin në mënyrë të menjëhershme dhe që në total shihen si të padobishëm. Idealizmi do të shpëtojë, por realiteti do të shkatërrohet gjithmonë edhe më shumë, duke u larguar kështu në mënyrë të pakthyeshme nga ajo botë sa ideale aq edhe e paarritshme. Mundësia e dytë që kemi është ajo për të provuar “riformimin” e realitetit në të cilin jetojmë, duke provuar të gjykojmë, duke arsyetuar, duke u matur me kompleksitetin e problemeve reale. Shembull. Mafiet ekzistojnë, bëjnë biznes me trafikun e drogës, por edhe me ndërtime, prokurime, shërbime, kumar, kudo ka një të metë në sistem, ose më mirë, kudo ka një “pyetje” të cilës duhet t’i gjesh një “ofertë” korrispoduese. Por nga të gjitha këto fusha më fitimprurësi mbetet tregu i drogërave. Sepse është më i rrezikshmi, por edhe ai ka nevojë për kapitale që pastaj të merresh me pjesën tjetër. Ku mendoni në fakt se organizatat i gjejnë të hollat për të mundur të korruptojnë administratorë publikë dhe politikë? Ku mendoni se i gjejnë burimet që të mundin të krijojnë nga hiçi ndërmarrje konkurruese në treg, madje me tregun ndonjëherë as që u duhet të konkurrojnë, sepse fitojnë diku tjetër dhe kështu thjesht i pastrojnë?

Përgjigja e gjithë këtyre pyetjeve nuk mund të jetë mantra e zakonshme: “Edhe Paolo Borsellino ishte kundër legalizimit”. Dhe jo vetëm sepse Borsellino thoshte mbi të gjitha diçka tjetër: “Nuk është e nevojshme të stabilizosh një ekuacion absolut ndërmjet mafies dhe trafikut të drogërave, mafia ekzistonte shumë më parë edhe me shumë gjasa, nëse ndonjëherë do të duhet të zhduket trafiku i drogërave, mafia do të ekzistojë edhe më vonë.Vetëm amatorët e kriminologjisë mund të mendojnë se duke legalizuar trafikun e drogës, do të zhdukej krejtësisht trafiku klandestinë”. Shumë e drejtë. Në fakt mafia nuk do të zhduket. Por duhet të zbusë plagët, sepse një shtet që legalizon drogërat e lehta është një shtet i fortë, që nuk ka frikë të ndeshet.

Le të shikojmë pak faktet. Portugalia në 2001 dekriminalizon kanabisin dhe atje 15 vjet më vonë konsumi pakësohet. Uruguaj në 2013 dhe Kolorado në 2014 legalizojnë tregtimin për qëllime rikreative: edhe atje konsumi pakësohet në vend që të rritet.

Por nuk mjafton. Kush vazhdon t’i dalë kundër legalizimit arsyeton pak a shumë kështu; në qoftë se drogërat e lehta do të legalizoheshin do të rritej tregu i drogërave më të rrezikshme, që shteti nuk mund t’i legalizojë në asnjë mënyrë (drogëra kimike, kokainë, heroinë). Por përse vallë? Në qoftë se drogërat e lehta do të bëheshin të lehta, kush i përdorte më parë mund t’i përdorë përsëri pa u ndëshkuar. Tregu i drogërave, si çdo treg tjetër, bëhet nga kërkesa dhe oferta. Dhe sot organizatat kriminale i përgjigjen në mënyrë perfekte kërkesës për drogëra të ndryshme nga ato të lehtat, duke qenë një fushë ku vëmendja e mafies është gjithmonë ë përpiktë. Është e qartë se si në këtë front nuk do të ndryshonte asgjë edhe kush sot është përdorues i drogërave të lehta me siguri nuk do të shtyhej të përdorte kokainë, heroinë apo metanfetaminë vetëm, sepse drogërat e lehta do të bëheshin të ligjshme.

Duket një barsoletë. Dikush deri dje merrte vetëm drogëra të lehta, por për kënaqësinë ndaj shkeljes së ligjeve, ka vendosur të përdorë kokainë. Mua më duket një arsyetim jo logjik. Po juve? Ja pse fakti që Parlamenti sot diskuton një ligj modern të legalizimit është duke ndërmarrë një akt revolucionar. Sigurisht që shpresa është që të mos bëhet, si ndodhi me ligjin për ligjet civile (Ddl Cirinnà), objektiv i politikës më revolucionare. Le të mos lejojmë që diskutimi të përqendrohet veçanërisht në kultivimin e kërpit për përdorim terapeutik, por le të pretendojmë përgjegjësi; duhet të diskutohet për legalizimin e kanabisit për përdorim rikreativ, mjeti i vetëm që kemi për frenuar pushtetin e organizatave kriminale dhe për të zvogëluar konsumin. Shtypja ka dështuar.

Është koha që parlamentarë dhe politikanë italianë të mbajnë një qëndrim në favor të këtij ligji dhe ta bëjnë me vendosmëri. Mjaft me çështjet parimore dhe me të dhënat e nevojshme, me të cilat duhet punuar për të dobësuar mafien. 1300 ndryshimet të prezantuara nga Zona popullore dhe heshtja, rreth saj, e presidentit të këshillit tregojnë edhe një herë, se si politika nuk arrin të lirohet nga ajo çakëll që ka emër të veçantë, dhe quhet kërkimi i konsensusit. Në sensin më të thjeshtë vlerësimi është fuqi. Në të kundërt energjitë e reja sociale dhe zhvillimi do të lirohen pikërisht nga kurajua në temë të të drejtave, ashtu si ndodhi me ligjin e lidhjeve civile. I njëanshëm, por të paktën ekziston. Për këtë apeli im u drejtohet mbi të gjitha atyre që nuk kanë menduar kurrë të përdorin drogëra të lehta apo që duan një përdorim masiv. Slogani është: “Nuk dua të drogohem, e urrej konsumin. Dhe për këtë legalizoj”.

PERK.SHEKULLI

Zheji quan emigrantët “majmunë”, i përgjigjet deputeti i PS-së: Keqardhje për shkrimin tënd

Parid-Cara-415x260zheji1_0-620x330

Ti japësh emigrantit vendin që i takon, do të thotë ta respektosh dhe ta falënderosh

Shkrimi i një dite më i parë i Artur Zhejit, ku kritikonte emigrantët që vijnë në Shqipëri dhe flasin gjuhën e vendeve ku jetojnë, si dhe etiketimi i tyre si “majmunë” ka ngjallur reagime të shumta në rrjet.Një ndër to ishte edhe reagimi i deputetit të PS-së, Parid Cara.  Ai kujton kohën kur ishte vetë emigrant, ndërsa shpreh keqardhje për qëndrimin e Zhejit.

Më poshtë postimi i plotë Carës

Dje paradite u ligështova shumë kur hapa portalet e lajmeve të vendit tim. Kishte lajme nga më të ndryshmet, vrasja e një 17 vjeçari në vendin e grumbullimit të plehrave, grabitja e një banke në Tiranë, grabitja e një karburanti…por ajo që më la shije të keqe ishte fakti që unë etiketohesha si majmun.Gazetari Artur Zheji, të cilin nuk e njoh personalisht dhe mbase nuk do njihem kurrë me të, më kishte etiketuar mua dhe mbi 1 milion shqiptarë të tjerë që sot janë emigrantë si majmun për faktin se disa prej nesh kur vijnë në Shqipëri flasin gjuhën e vendit ku ata kanë ndërtuar jetën.Unë jam një emigrant që vendi im nuk mi dha mundësitë për të jetuar normalisht, por më detyroj të kaloj Adriatikun për të ndërtuar familjen në Itali.E megjithatë çdo vit kam ardhur në vendin tim, kam kaluar pushimet këtu, kam paguar taksat e vendit tim (ndonëse shërbimet i merrja diku tjetër), jam munduar ti shërbej vendit tim.Si unë janë edhe qindra mijëra shqiptarë të tjerë, të cilët kanë kontribuar për Shqipërinë dhe jo më kot çdo vit në Shqipëri vinin nga emigrantët më shumë se 500 milion euro.Jo të gjithë e kishin mundësinë të bëheshin drejtorë e gazetarë, po zgjidhnin që ti paguanin taksa këtij vendi, siç e thashë edhe më lart, edhe pse qëndronin këtu vetëm një muaj.

Emigrantët nuk janë vetëm ‘për tu mjelë’, për tu marrë fitimet që ata arrijnë me djersë e me gjak gjatë një viti të tërë dhe pastaj pse flasin italisht, anglisht e greqisht, të quhen majmunë e përçmohen.

Emigrantët duhet të kenë vendin e tyre në shoqëri. Ne duhet që tu krijojmë atyre mundësinë për të votuar, që ata të jenë vendimtarë në përzgjedhjeve e njerëzve që do të drejtojnë vendin, pasi prej 25 vjetësh janë vendimtarë në ekonominë shqiptarë.

Ti japësh emigrantit vendin që i takon, do të thotë ta respektosh dhe ta falënderosh që ka sjellë të ardhura dhe nuk i ke ofruar asnjë shërbim, e jo ta quash majmun dhe ta përçmosh siç me keqardhje konstatova në shkrimin e zotit Zheji.

KOSOVA DHE DEBATI I VONUAR PER DEMARKACIONIN

tumblr_inline_mqg00cQbyd1qz4rgp

 

 

 

 

 

OPINION NGA LULZIM MULLIQI-SHBA/ARIZONA

 

 

Dy marreveshje te rendesishme per Republiken e Kosovës sic eshte ajo per demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe per asociacionin,ka nje kohe te gjate qe jane percjelle me mosmarreveshje serioze brenda spektrit te partive politike ne Kosove.Debati i djeshem politik,shkencor,profesional,publik dhe mediatik edhe pse i vonuar ishte nje mundesi e mire qe brenda nderteses se Kuvendit te Kosovës,te ballafaqohen argumentet e Komisionit Shteteror per shenjimin dhe mirembajtjen e kufirit Shteteror ne njeren ane dhe te grupit te eksperteve te propozuar nga grupi i deputeteve qe kane kerkuar debatin.Poashtu ne kete debat shkencor,ishin te pranishem edhe nje numer simbolik i perfaqesueve qeveritare,pastaj perfaqesues te institucioneve relevante te medieve,OJQ-ve dhe te disa diplomateve te ambasadave te vendeve mike te akredituar ne Republiken e Kosovës.Ky debat kushtuar demarkacionit te kufirit me Republiken e Malit te Zi ne fakt,per shume kohe i ka munguar Kosovës dhe qe do te ishte shume i nevojshem per nje fillim te perbashket per diskutimin e ceshtjeve te rendesishme Shteterore si nga ana e Pozites,ashtu edhe nga ana e Opozites kosovare.Sipas transmetimeve te RTK-se, si medium i vetem publik informativ ne Kosove,ajo qe verehej ishte se te dyja palet ishin te palekundura ne argumentet e tyre,ku se pari me prezantimin e argumenteve rreth demarkacionit te kufirit u paraqiten anetaret e Komisionit Shteteror,ku sipas tyre shenjimi i kufirit ishte bere ne perputhje me legjislacionin ne fuqi dhe parimet e se drejtes Nderkombetare.Nderkaq ne anen e eksperteve argumentet e tyre i paraqiten,profesoret e se drejtes Nderkombetare si:Prof.dr.Zejnullah Gruda,prof.dr.Enver Hasani,pastaj historiani,prof.dr.Hakif Bajrami si dhe gjeografet,Prof.dr.Shpejtim Bulliqi,prof.dr.Florim Isufi etj.Ata theksuan se Komisioni Shteteror i angazhuar per shenimin e kufirit ka bere disa leshime dhe ata dhane edhe disa propozime konkrete sic ishin rishikimi i dokumenteve ne baze te Kushtetutes se vitit 1974,pastaj rishikimi i gabimeve teknike ne disa harta topografike si dhe propozuan qe ne seancat e ardhshme plenare te kerkohet qe shtetet mike te negociojne mes dy vendeve per te garantuar nje transparence.
Sipas Mardhenieve te se drejtes Nderkombetare Ceshtja e demarkacionit eshte nje ceshtje e komplikuar,sepse ajo eshte pjese e negocimit ne mes nje shteti me shtetin tjeter,ose e disa shteteve qe kontestojne kufijte e tyre,qofte tokesor,ujor
apo ajror,pra demarkacioni eshte edhe ceshtje regjionale,Nderkombetare dhe historike.Duhet te theksojme se Ceshtja e demarkacionit te kufirit eshte e rendesishme edhe per organizatat Nderkombetare,keshtu nder rekomandimet e bera kohe me pare nga Keshilli i Europes ishte definimi i demarkacionit te kufirit me Malin e Zi.Kosova ka shume nevoje qe ne momentin aktual te kerkoje edhe mbeshtetje Nderkombetare,posaqerisht nga vendet mike sic jane SHBA-te dhe disa vende te tjera te Bashkomit Evropian.Meqenese ne rastin ne fjale te dy palet Kosova dhe Mali i Zi nese kane vullnet te mire mund ta bejne rishikimin e demarkacionit,duke krijuar  komisione mikse.Keto mund te jene midis paleve,mund te jene midis paleve dhe nje pale te trete ose neutral ndaj paleve.
Ne anen tjeter deklarimet e Qeverise se Malit te Zi se e kane perfunduar demarkacionin e kufirit me Kosoven, jane te nxituara dhe komplekse ne raport me parimet e se drejtes Nderkombetare.Nga ana tjeter edhe pse me vonese mbas qartesimeve te dala nga debati politik,publik,shkencor dhe akademik ka ardhur momenti kohor per nje zgjidhje me te drejte me te dobishme dhe me racionale te rishikimit te demarkacionit te kufirit me Malin e Zi.
Lulzim Mulliqi-Ekspert i Ceshtjeve Juridike dhe Mardhenieve Nderkombetare.

Pse humbja e virgjërisë sot është më komode se kurrë më parë

very_hot_and_romantic_couple-HD

 

STUDIMI I UNIVERSITETIT  SHTETEROR NE ILLINOIS (UIC)   MBI VIRGJRINE

Në kohërat e hershme, seksi ishte konsideruar si diçka e pakënaqshme dhe e turpshme, si dhe vetëm mendimi për seks e kishte rritur nivelin e shqetësimit te të dy gjinitë. Sot, të rinjtë të cilët nuk e kanë humbur ende virgjërinë, e dinë se nuk ka asgjë për t’u frikësuar.
 Një studim i kryer nga Universiteti shtetëror Illinois, ishte studimi më i madh i cili ndërlidhej me reagimet emocionale për humbjen e virgjërisë. Hulumtuesit kanë studiuar përgjigjet e pyetësorit të mbushur nga 5,769 studentë të universitetit nga viti 1990 e deri në vitin 2012. Rezultatet me të vërtetë që janë të mahnitshme!
 Për meshkujt dhe femrat, humbja e virgjërisë sot është përvojë e kënaqshme dhe shumë më komode në krahasim me dy dekadat e kaluara, transmeton Telegrafi.
 Studimi ishte kryer për të parë më hollësisht se cilat ishin eksperiencat e meshkujve dhe femrave kur ishte fjala për humbjen e virgjërisë.
 Zbulimi kishte treguar se meshkujt e shijojnë seksin më shumë dhe janë më pak të shqetësuar, kurse gratë priren të pendohen pas aktit. Sidoqoftë, diferenca më e madhe qëndron në sasinë e kënaqësisë.
 Tek meshkujt, nervoza ishte zvogëluar gjatë këtyre tri dekadave, ndërsa tek gratë, kënaqësia ishte rritur dhe ishte zvogëluar ndjenja e fajit apo pendimit.
 Kjo ndjenjë e fajit apo pendimit thuhet se është zvogëluar për shkak se janë zvogëluar edhe kufizimet shoqërore në seksualitetin e grave.
 Ndër arsyet se përse përvoja e parë seksuale sot është më komode sesa dy dekada më herët, është fakti se fëmijët e sotëm janë shumë më të mençur dhe më të informuar.
 Sidoqoftë, pavarësisht këtyre ndryshimeve që kanë ndodh viteve të fundit, përvoja e parë seksuale ende mbetet më e kënaqshme për meshkujt sesa për gratë. /Telegrafi/

GATI VAKSINA KUNDER KANCERIT.

vaksinat

 

ZBULIMI I SHEKULLIT PARANDALON PERFUNDIMISHT SEMUNDJEN E KANCERIT

 

 

Një vaksinë universale kundër kancerit është në horizont pas zbulimit të shkencëtarëve se si t’i bëjnë qelizat e imunitetit ta luftojnë çdo lloj të kësaj sëmundje. Terapia e re përfshinë injektimin e grimcave të vogla të kodit gjenetik në trup që udhëtojnë deri te qelizat e imunitetit dhe i mësojnë ato s’i t’i njohin kancerët e caktuar, transmeton Telegrafi.Pavarësisht se shkencëtarët më herët kanë treguar se është e mundshme t’i mësojnë qelizat jashtë trupit për t’i zbuluar kancerët, tani është hera e parë që ka ndodhur me qelizat e brendshme.Dhe, për shkak se kodi gjenetik mund të programohet për çdo lloj kanceri, kjo do të thotë se teknika mund të jetë universale. Të gjithë doktorëve do t’iu duhej një profil gjenetik i tumorit për ta përgatitur vaksinën e cila përveç që e lufton këtë sëmundje, edhe e parandalon rikthimin e saj.Testimet e bëra tek minjtë kanë treguar se vaksina kishte shkaktuar një kundër përgjigje të fortë të imunitetit përderisa testimet në tre pacientë me kancer të lëkurës kishin demonstruar se trajtimi mund të tolerohet.Ekipi i këtij studimi ishte fokusuar në një klasë të qelizave të imunitetit të quajtur “qelizat e degëzuara” të cilat vazhdimisht janë në kërkim të pushtuesve të huaj në trup.Në momentin që një qelizë e tillë e zbulon një qelizë të huaj si kanceri, ajo i kap molekulat nga sipërfaqja dhe i prezanton tek qelizat vrasëse T. Sidoqoftë, qelizat kanceroze duken shumë të njëjta me qelizat normale, prandaj sistemi i imunitetit zakonisht i shmangë ato.“Pasi që vaksina është testuar vetëm në tre pacientë, vlen të ceket se duhet të bëhen testimet më të mëdha për të konfirmuar funksionin dhe sigurinë e vet, përderisa hulumtimet tjera do të vendosin nëse vaksina i shëron edhe llojet tjera të kancerit”,- kanë treguar autorët e këtij studimi. Hulumtimi është publikuar në revistën Nature.

MARRE NGA TELEGRAF.

SHQIPTARET ME TE PASUR NE AMERIKE

hundred-dollar-bill-called-c_71e480da09526815

KUSH JANE SHQIPTARET ME TE PASUR NE AMERIKE?

SHUME FLASIN DHE NUMEROJNE PARATE E TE TJEREVE POR FAKTET E KETUSHME JANE DEKLARIME FAKTIKE

 

 
Spiro Lena

Nese shqiptaret e Nju Jorkut diskutojne shpesh se cili eshte statusi
financiar dhe ecuria e biznesit te njerit apo tjetrit shqiptar, pothuajse te
gjithe ata bashkohen ne nje pike: Shqiptari me i pasur ne SHBA eshte Spiro Lena.
Por nese per statusin jane te gjithe dakort, per historine e tij pak
njerez dine te tregojne. I mbyllur dhe i larget per komunitetin, Lena per
shume vite e ka mbajtur veten si grek. Vitet e fundit ai eshte afruar disi,
por padyshim, ne rrethe shume te ngushta dhe ne raste shume te rralla. Ne moshe te thyer aktualisht, Lena duhet te kete emigruar nga Gjirokastra ne fillim ose ne mes te viteve ’40 – te. Askush nuk di te thote, por sipas te gjitha gjasave ai eshte nje emigrant politik i ikur per t’i shpetuar regjimit diktatorial te Hoxhes. Eshte vendosur ne SHBA ne fund te viteve ’40 – te ose ne fillim te ’50 – te dhe duket se fati ka qene bujar me te.
Eshte pasuruar kryesisht me shitblerjen e trojeve dhe banesave, nje biznes qe mori vrull ne Nju Jork sidomos ne fillimin e viteve ’70 – te. Aktualisht disponon shume pallate, godina, zyra si dhe 17 restorante te serise Wendys, shume te njohur ne SHBA. Jeton ne Nju Xhersi dhe pothuajse nuk ka asnje lidhje me komunitetin shqiptar.

Antoni Athanas

Nese komuniteti shqiptar ka nje figure qe e njohin dhe e nderojne te gjithe ai ka qene padyshim Antoni Athanas. Kampion i ceshtjes shqiptare, bamires i madh dhe biznesmen i suksesshem, Athanasi ishte rilindasi i fundit qe para pak viteve ndrroi jete ne SHBA. Historia e tij eshte e njohur ne atdhe. Ka lindur ne Korce me 1910, ne nje familje te zbritur nga Trebicka. Babai i tij menaxhonte ne qytet nje kafe qe quhej “Kafja e bilbilave” kur me 1915 vendosi te emigroje perfundimisht ne SHBA. I hipur mbi nje gomar, Athanasi u largua nga vendlindja e tij ku do te kthehej serish vetem 74 vjet me pas. Fillimisht u vendosen ne Bedford, nje qytet prane Bostonit ku ne ate kohe jetonte nje komunitet prej gati 50 familjesh shqiptare. Komuniteti qe perfshire fort ne levizjen patriotike dhe Antoni ende femije pati fatin te rritet duke degjuar bisedat e Fan Nolit, Faik Konices dhe mergimtareve te tjere.
Nje pjese te te cileve ai i ndihmoi jo pak kur u pasurua, qe nga viti 1940 e me pas. Karriera e tij nuk qe aspak e lehte. Punoi disa kohe ne restorante ne Boston e Nju Jork derisa me 1937 bleu restorantin e pare.
Cmimi i tij ishte 5 mije Usd dhe Athanasi u detyrua te paguaje ne dore 1800 dollaret e vetme qe kishte menjane. Por biznesi i restoranteve kishte qene i mbare. Pak vite me vone ai hapi nje te dyte, pastaj nje te trete dhe me 1962 ndertoi ate qe quhet perla e restoranteve te Athanasit, “Antony’s Pier 4”. Nje restorant luksoz i vendosur ne nje nga kalatat e portit te vjeter te Bostonit dhe qe shume shpejt do te behej i famshem ne SHBA. Biznesi i tij u shtua me shitblerje trojesh e banesash dhe aktualisht vazhdon nga kater djemte e tij. Por edhe biznesi i Athanasit nuk kaloi kaq thjeshte. Ne fillim te viteve ’90 – te, nje vendim gjyqi e detyroi ate t’i paguante si demshperblim nje firme japoneze afro 200 milion USD dhe kjo qe nje goditje jo e vogel. Ato para i fituam prap, thote Athanasi, qe ne moshem 91 vjecare vazhdoi te punoje ende.
Gjithmone ne humor, ai ke qene padyshim kapitulli me i rendesishem i historise se diaspores shqiptare ne Amerike. Nje kapitull nga ata qe veshtire te perseriten edhe nje here.

Xhim Xhema

Ndertues dhe shites i shtepive te luksit, Xhim Xhema ka shpenzuar nje pjese jo te vogel te veprimtarise se tij per krijimin e nje lobi pro shqiptar ne Uashington. Anetar i stafit elektoral te Ish kandidatit per President Bob
Doll kater vjet me pare, ai ka qene gjithmone aktiv per problemin e Kosoves.
Duket se ky aktivitet ka rene edhe ne sy te sherbimeve serbe. Ne nje nga
takimet e fundit me Hollbruk, Milloshevici e ka permendur emrin e tij si nje manipulues dhe dizinfomues te segmenteve te caktuara te politikes amerikane.
I ardhur nga Medvegja ne moshe te re, Xhema ka pasur fat ne biznes.

Xhejms Belushi

I lindur ne Nju Jork nga prinder Kolonjare, Belushi eshte perfaqesues i
femijve te brezit te vjeter, shumica e te cileve e kane Shqiperine me shume nje amanet familjar se sa nje shqetesim real. Aktor i njohur ne bote, ai ka pak ose aspak lidhje me komunitetin shqiptar. Me 1995 erdhi per here te pare ne Shqiperi dhe po ate vit, gjate nje vizite zyrtare ne SHBA takoi Presidentin Berisha. Babai i tij, Adem Belushi, i vdekur pak kohe me pare, ka qene deri ne fund aktiv ne komunitetin shqiptar.

Ricard Lukaj

I panjohur deri pak kohe me pare, Ricard Lukaj eshte ylli i ri i komunitetit
shqiptar ne Nju Jork. Ne fare pak muaj ai ka arritur gjithcka mund te
arrihej ne nje jete dhe mbi te gjitha kur sapo ka mbushur 31 vjec. Lukaj
eshte modeli tipik i amerikanit te suksesshem te shekullit te XXI. Eshte
bere milioner pa mbushur 31 vjec; ka njohur nje sukses te padiskutueshem ne nje nga firmat me te medha amerikane te konsulitimit dhe investimeve; fotoja e tij eshte botuar ne kopertinen e njeres prej revistave me te medha financiare “Investment Dealers’ Digest”; eshte zgjedhur Kryetar i shoqates me te madhe te diaspores, Keshilli Kombetar Shqiptaro – Amerikan; eshte martuar ne qershor ne nje dasem luksoze, shpenzimet e te ciles kane befasuar shume vete ne qytetin e luksit; banon ne nje shtepi dhe nje apartament luksoz dhe nuk e ka pasur problem qe si bonus nga kompania e tij te marre disa kohe me pare nje shifer prej 5 milione dollaresh.

Por sukseset marramendese qe ka arritur ne dhjete vjet nuk e fshehin dot
femijerine e tij te veshtire. I ftohte ne marredheniet me shtypin, Lukaj i
ka dhene sidoqofte nje material interesant mbi jeten e tij Kryeredatorit te
“Illyrias” se Nju Jorkut, Vehbi Bajrami. Ka lindur ne vitin 1969 ne nje kamp refugjatesh ne Itali, nga nje familje qe ishte larguar prej Malit te Zi. Tre vjecar erdhi ne Amerike dhe per shume vite banoi ne nje zone te ashper te Manhatanit. Duket se djali i ri kishte zgjedhur rruge tjeter nga ajo qe besonin prinderit e tij. Mbaroi te gjitha hallkat e shkollimit me rezultate befasuese dhe 21 vjecar u diplomua per ekonomi dhe finance ne NY University. Dhjete vjet me pare filloi te punoje per “Bear Stearns”, nje kompani 75 vjecare amerikane e konsultimit.
Ne fillimet e tij Lukaj kerkoi te ndihmoje Shqiperine. Kryeministri Meksi vizitoi nje here zyren e tij, por pas kesaj, gjithe vemendja e tij ngeli jetime. Kompania u orientua ne Rusi ku me sa duket pati fat. Lukaj eshte aktualisht nje nga njerezit me te rendesishem te saj dhe duket se fama e tij sapo ka filluar. Fati do ta ndjeke pas kete djale 31 vjecar, qe me shume se kushdo tjeter po behet misherues i suksesit
te vjeter amerikan, ne shekullin e ri.

Bardhyl Quku

Rezident prej disa vitesh ne Florida, Bardhyl Quku, nuk mungon ne asnje prej aktiviteteve te Komunitetit Shqiptar. Burre ne moshe tashme, ai reflekton enderren e vdekur te te atit dhe shansin qe mund te te jape nje vend si amerika. Pronar i nje kompanie te vendosur ne World Trade Center, Quku ka pasur suksese kryesisht ne burse. Historia e tij eshte ajo tipike e nje familjeje emigranti politik. Babai, Faik Quku ishte nje nga komandantet dhe figurat me te njohura te Ballit Kombetar ne Shqiperine e Luftes se Dyte Boterore.
Me 1944 ai emigroi se bashku me familjen ne Itali, ne nje kamp
refugjatesh te se ciles u rrit edhe Bardhyli. Ai mban mend ende figurat e
njohura te historise se Shqiperise qe vertiteshin ne ate kamp te vogel, te
lodhur nga humbja dhe te mberthyer nga trishtimi. Ne fillim te viteve ’50 –
te familja emigroi ne SHBA dhe Bardhyli i ri nuk i la pas shanset qe ju
afruan. Babai, qe kishte siguruar tashme nje vend ne historine e Shqiperise, vdiq ne fund te viteve ’50 – te, i trishtuar qe e kishin detyruar te largohej nga vendi qe donte aq shume. Bardhyl Quku u be shpejt milioner dhe qe nga ajo kohe vazhdon ende te mbaje ne kembe nje kompani me emer dhe fitim te madh. Pas vitit 1990 ka vizituar disa here Shqiperine dhe sidomos
Shkodren, ku banojne ende te aferm te tij.

Ekrem Bardha

Ne Shqiperi emri i Bardhes eshte i lidhur ngushte me kompleksin “Piazza”,
por ne komunitetin shqiptar te SHBA – se ai njihet me shume si pronar i disa McDonald – s dhe si biznesmen i suksesshem ne Detroit. Koleksioni pronave te tij eshte pasuruar ne dy vitet e fundit edhe me gazeten “Illyria”, nje periodike ne shqip dhe anglisht, me e madhja dhe thuajse e vetmja qe del rregullisht per shqiptaret e amerikes. Ndryshe nga emrat e tjere te permendur deri tani, Bardha eshte i njohur ne Shqiperi. Ai eshte nga te paktit perfaqesues te diaspores qe ka investuar atje dhe i vetmi ne permasa te tilla.
Ekrem Bardha eshte vendosur ne Amerike ne fund te viteve ’50 – te. I ri, ai arriti te arratiset nga fshati i tij ne Kolonje dhe pas nje qendrimi te
shkurter ne Greqi u transferua ne SHBA.
Marredheniet e familjes se tij me
regjimin komunist nuk kane qene aspak per t’i lakmuar dhe nje vella i tij
eshte vrare gjate luftes ne formacionet nacionaliste. Bardha eshte
aktualisht nje nga biznesmenet me aktive ne komunitetin shqiptar te
amerikes.
Nazar Mehmeti

Banor i shtetit te pasur amerikan te Teksasit, Nazar Mehmeti eshte
perfaqesues i shqiptareve te ish Jugosllavise qe u transferuan ne SHBA ne
vitet ’60 – te. I lindur ne Prespe, ai u vendos ne SHBA ne nje moshe te re,
duke arritur qe ne tre dhjete vjecare te behet nje nga shqiptaret me te
pasur te kontinentit te ri. Pronar restorantesh dhe klubesh nate ne shtetin
jugor, ka qene gjithmone dhe nje pjestar aktiv i komunitetit. Gjate luftes se pranveres 1999 me Kosove ai ishte i vetmi qe dhuroi 1 milion USD. Shtypi shqiptar i Maqedonise nuk ka harruar te shenoje ne dy vitet e fundit se nje shifer te konsiderueshme ai ka dhene edhe per Universitetin e Tetoves.

Sten Dragoti

Nje tjeter emer i njohur. Djale i nje familjeje qe emigroi nga Dragoti i
Tepelenes ne vitet e fundit para luftes se dyte, ai arriti te fitoje fame ne
SHBA si regjisor reklamash. Eshte marre me prodhime filmash, ka lujtur vete dhe ka bere nje jete mes artistesh, por deri ne mes te viteve ’90 – te nuk ka pasur ndonje lidhje me Shqiperine. Me 1996 beri nje vizite ne Shqiperi dhe pas kesaj disa here ka marre pjese ne aktivitetet e komunitetit. Aktualisht merret me prodhimin e reklamave dhe banon ne Nju Jork, ne nje nga lagjet me luksoze te qytetit.

Stiv Duni

Ne moshe te thyer, Stiv Duni ka qene nje avokat i suksesshem ne qytetin e tij. Bashkpartner i nje firme juridike te njohur ne SHBA, Wissershat & Taft, ai nuk ka pasur lidhje te vecanta me komunitetin shqiptar ne amerike. Ka vendosur disa lidhje me Shqiperine, dhe ka dhene nje kontribut jo te vogel per ngritjen e Fondit Shqiptaro – Amerikan .

Nje emer i njohur i shqiptareve, Duni emigroi se bashku me familjen nga
Vithkuqi i Korces ne fund te viteve ’30 – te. Ai u be perfaqesuesi i pare i
shqiptareve qe u shkolluan ne SHBA. Duke pare ecurine e tij dhe duke e pare se vinte nga nje familje e varfer emigrantesh, universiteti pranoi t’i
paguaje bursen e studimit. Diploma i solli atij shume fat ne jete. Pasi u
pasurua i ktheu shkolles te gjitha shpenzimet qe kishte bere per te dhe ne
shenje mirenjohjeje prej shume vitesh paguan ne ate universitet shpenzimet per nje student.

Piter Kol

Femije emigroi se bashku me familjen nga Alarupi i Pogradecit. U diplomua si Inxhinier dhe me vone hapi biznesin e tij. Aktualisht eshte pronari ne Ohajo i nje sistemi Unizash te quajtura “Paramount Steel Company”.
Duke dashur te beje dicka per qytetin e tij, ne fillim te viteve ’90 – te
ndertoi dhe pajisi nje biblioteke model ne qytetin e Pogradecit.
Fatkeqesisht, gjate ngjarjeve te 1997 biblioteka u plackit dhe me pas u
dogj.

Piter Norman

Nje tjeter perfaqesues i brezit te pare te shkolluar ne SHBA. Me origjine
nga Korca ai lindi ne amerike. U diplomua ne drejtesi dhe per shume vite ka qene bashkepronar ne nje firme te njohur. Gjate fushates presidenciale te ketij viti ishte shef i shtabit elektoral te Xh.W. Bushit per shtetin e Nju Hampshire.

Turhan dhe Bardhyl Tirana

Pak te lidhur per komunitetin, dy vellezerit Tirana, kane sidoqofte nje
histori te vecante. Babai i tyre, Rifat Tirana u shkollua ne Stamboll dhe
prej andej emigroi ne SHBA. U martua me nje angleze dhe filloi te punonte per qeverine Amerikane. Vdiq gjate nje sherbimi pune ne Spanje ne moshe te re. Njeri nga djemte e tij, Bardhyl Tirana, u diplomua si avokat dhe u involvua ne proceset politike amerikane si demokrat. Ka qene nje nga drejtuesit e fushates elektorale te Presidentit Karter ne vitin 1976 dhe pjestar i administrates se larte te tij. Aktualisht punon ne profesionin e tij.
Vellai tjeter, Turhan Tirana eshte bankier dhe ka pasur sukses ne
aktivitetin e tij. Nuk kane pasur lidhje me Shqiperine dhe as me komunitetin shqiptar ne SHBA.

SHKRUAR NGA BLEDI FEVZIU

Serbët po shtiren si ‘popull biblik’ mes Konstandinit të Madh

Battle_of_Kosovo,_Adam_Stefanović,_1870
BETEJA E KOSOVES  ADAM STEFANOVIC

 Studjuesit shqiptarë në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar, jemi të pafuqishëm të ndërmarrim diçka, sepse që të dy shtetet shqiptare dhe akademitë tona heshtin, kurse akademitë greke e sllavo-maqedone e sllavoserbe pa fije turpi dhe pa u skuqur grabisin e shpifin, ndërkaq tanët s’kanë turp të heshtin! 

Prof. Dr. Nebi Dervishi

Trevat dardane – ilire ndër shkeuj i dhanë Evropës, por edhe botës shumë shenjëtorë, disa prej të cilëve kontribuan në zhvillimin dhe qytetërimin perëndimor. Evropa plakë duhet t’u jetë mirënjohës ilirëve e dardanëve, si dhe pinjollëve ose pasardhësve të tyre të padiskutueshëm arbër-shqiptarëve për olin e tyre të jashtëzkonshëm të një plejade shenjëtorësh të gjakut tonë, si: Shën Konstandini i Madh, Shën Hieronimi, Shën Justinjani i Madh, Shën Niketa e deri te e lumnushja Nënë Tereze.Kohëve të fundit, me porosi të Serbisë, Holivudi në SH.B.A., po xhiron filmin kushtuar Konstandinit të Madh që sipas informacioneve që disponojmë për momentin e trajtojnë me preardhje serbe, të bazuar sipas romanit “Udhëkryqi i Konstandinit”, të autorit sërbosllavë Dejan Stajkoviq. Për realizimin e këtij filmi me prapavijë të mbrapshtë falsifikimi, Serbia ka ndarë mbi 100 milionë dollar amerikanë.Skenaristët serbë e dinë se nuk ka asnjë dokument bindës të cilësdo periudhë apo kohë që Konsandini i Madh e trajtojnë me preardhje serbe. Serbet me siguri e dinë se Konstandini i Madh ishte dardanë, paraardhës i shqiptarëve dhe se serbët po ashtu e dinë se ndër emrat personale serbë asnjëherë nuk e kanë lakuar emrin Konsandin.
Por se shtypi serb tani një kohë të gjatë po shkruajnë se “Ky Perandorë” i lindur në Nish (Naissus), është një mundësi e shkëlqyer për të promovuar trashëgiminë kulturore serbe në mbarë botën, si dhe për ta “dëshmuar” se serbët janë popull i shenjtë biblik”. Pra vetëm pse u lind më 27 shkurt të vitit 272 nga prindërit, Konstanc Klori dhe Helena, që të dy ishin me besim paganë, në qytetin e Naissusit (Nishit) të sotëm dhe që e kanë serbët, Perandori Konstandin i Madh na qenka serbë. Dhe ka plotësisht të drejtë publicist i njohur shqiptar Frok Kristaj, kur thotë se: “Sipas kësaj logjike do të mund të bëhej kërdija në transformimin e personaliteteve, nga një komb në tjetrin, sepse p.sh. Kanti u lind në Konisberg, por kjo nuk do të thotë dhe nuk e bënë atë rusë.

Profesori im i nderuar Zef Mirdita në librin “Krishterizmi ndër shqiptarë”, ndër tjera shkruan: “Konstandini i Madh me origjinë Dardane nga Naissusi (Nishi) e legalizoi Kishën krishtere në vitin 313, me Ediktin (dekretin) e Milanos, pas përndekjeve të përgjakshme… Kjo periudhë është edhe koha kur Kisha Legalizohet. Sa kontrast i madh ! Ndjekësit më të mëdhenj të krishterëve janë perandorët e gjakut ilir (Diokliciani), mirëpo nga kjo trevë konkretisht nga Salona, në vitin 283 e kemi edhe një papë, Kajin. Aq më tepër, Konstandini i Madh i lindur në Naissus, në Dardani, pra poashtu perandor i gjakut ilirë, i cili në vitin 313, Kishës ia jep të drejtën qytetarë”. Pra, autori i Ediktit të Milanos është Konstandini i Madh, i lindur në Nissus më 27 shkurt 272 (280 ose 282), nga prindërit Konstanc Klori dhe Helena, që ishin të besimit paganë. E ëma (Helena) ishte pronare e një kabareje (kafeneje) në Naissus. Meqënëse martesa e oficerëve romakë me gra apo femra provincial nuk ishte e lejuar, kjo martesë nuk ka qenë e lejuar. Pas disa vitesh, prindërit e Konstandinit ndalohen dhe ai (Konstandini) mbetet me nënën e vet. Konstanc Klori (babai) pastaj martohet me Teodorën, thjeshtrën e Maksimianit. Konstadini është rritur në oborrin e Dioklicianit. Siç dihet Diokliciani do të abdikojë nga froni në vitin 305, ndërsa Konstandini Kthehet pranë babait të tij, Konstanc Klorit. Pas vdekjes së babait, Konstanc Klorit më 25 korrik 306, në Eborakun (Yorc), ushtria Konstandinin e shpall “August”.

Konstadini qe perandori i parë romak që mbështeti dhe toleroi krishterimin në perandorinë e tij. Shumë legjenda janë krijuar rreth emrit të tij. Ai eliminoi sistematikisht Cezarët e tjerë dhe zhduku tetrarkinë e Dioklecianit. Volteri e ka përkufizuar karakterin e tij në një fjali: “Objektivi kryesor i Konstadinit qe të ishte zot në gjithçka”.

Pa dyshim, ai e ka merituar titullin Konstandini “i Madh” për reformat që bëri në ushtri, në sistemin monetar, si dhe për integritetin e administratës së tij. Kjo ishte, gjithashtu, shprehje e ambicies së tij të pakufishme. Është i pamohueshëm fakti që ai ka lënë gjurmë të qëndrueshme në histori. Transferimi i kryeqytetit perandorak nga Roma në Konstandinopojë dhe adoptimi i fesë së krishterë ia ndryshuan rrënjësisht fytyrën perandorisë.
Konstandini u shpall August i Perëndimit, në Jork, në vitin 306, pas vdekjes së babait të tij, Konstanc Klorit, njëri nga 4 tetrarkët. Konstandini ishte mbajtur rob nga Galeri, Cezari i Perandorisë Perëndimore, për ta penguar që të trashëgonte funksionin e të atit. Por djali i ri, arriti të shpëtonte dhe bëri që të dështonin të gjitha tentativat e ndekjes, duke vrarë rrugës të gjithë kuajt e trupave perandorake që mund ta ndiqnin.

Konstandini ushtronte pushtetin në Britaninë e Madhe dhe në Gali, por për të qeverisur të gjithë pernadorinë, atij ju desh të mudte dy rivalë të fuqishëm. Në vitin 312, Konstandini marshoi mbi Romë që të rrëzonte tiranin Maksenc. Në urën e Milvianit, ai mundi një ushtri shumë më të madhe në numër, të dërguar për të mbrojtur qytetin. Lumi i fryrë shembi urën, duke vrarë mijëra vetë, midis të cilëve edhe Maksencin.

Sipas legjendës, Konstandini u kthye drejt krishterimit, sepse pa në qiell një vision, që e porosit t’ia besonte fatin e ushtrisë së tij perëndisë së krishterë. Ai vuri si emblem mbi mburojat e ushtarëve të tij kryqin që i qe shfaqur në qiell, me moton: “Me këtë shenjë, do të fitosh”. Por, megjithatë, ai e festoi fitoren sipas mënyrës tradicionale romake, më një Hark Triumfi.

Ka kohë që sllavët fqinjë dhe grekërit e shek.XIX vazhdojnë të na i vjedhin hapur figurat e shquara të historisë kombëtare që nga Leka i Madh, Pirroja i Epirit, Jan Kukuzeli, Gjergj Kastriotin – Skenderbeun, Nënë Terezën…., e tani së fundi iu kanë vënë syrin edhe Konstandinit të Madh..

Ne, studjuesit shqiptarë në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar, jemi të pafuqishëm të ndërmarrim diçka, sepse që të dy shtetet shqiptare dhe akademitë tona heshtin, kurse akademitë greke e sllavo-maqedone e sllavoserbe pa fije turpi dhe pa u skuqur grabisin e shpifin, ndërkaq tanët s’kanë turp të heshtin!
/Gazeta InfoPress