“Për një maskë bëni kështu!!!” 3 policët fusin me dhunë të riun në makinë

Tre policë janë filmuar në Tiranë ndërsa kanë dhunuar një të ri që lëvizte pa maskë në Tiranë. Në videon e filmuar nga kalimtarë të rastit shihet i riu që reziston të futet në makinë për t’u shoqëruar, ndërsa bërtet “Për një maskë jeni duke bërë kështu!!!” Video është publikuar në profilin në Facebook të ish kryeministrit Berisha, që ka denoncuar rastin.

E moshuara që “ lë shtatzënë” gratë, i afërmi i 91-vjeçares: Edhe gjinekologët kanë sjellë vajzat dhe gratë e tyre

Halime Krasniqi është një 91-vjeçare nga Drenica e Kosovës, e cila që në moshën 14 vjeç ka nisur “zanatin” e trashëguar nga nëna e saj që të “lërë shtatzënë” gratë. E ëma e ka mësuar që 8 vjeçe, por ka nisur që ta praktikojë më vonë.Tek nënë Halimja shkojnë shqiptarët nga të gjitha trojet shqiptare dhe jo vetëm, madje edhe të huajt. Madje veç sëmundjes së kancerit, e moshuara kuron çdo gjë tjetër prej 78-vitesh pa medikamente farmaceutike

Nuk ka bërë kurrë aborte, përjashtohen rastet kur fëmija ka ndërruar jetë që pa lindur. Në kohën e luftës ka ndihmuar shumë gra për të sjellë në jetë fëmijët. Familjarët e Halimes thonë se gratë e moshave të ndryshme vijnë që në orët e para të mëngjesit për të zënë radhë.

Nënë Halimja ishte e në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” për të treguar eksperiencën e saj. Duke qenë se e kishte të pamundur të fliste vetë për shkak të moshës, ishte një i afërm i saj që tregoi historinë e 91-vjeçares.Sipas tij, në momentin që ajo prek barkun e një gruaja, ajo kupton nëse ka apo jo vezore. Madje ai shtoi se e moshuara ndihmon gratë që të lindin djem. Ai shtoi se mjekë gjinekologë kanë dërguar gratë apo vajzat e tyre te nënë Halimja.  

Kur t’ua vendosë duart në bark, kur u bën fizioterapi, ajo e di 100 për qind a ka apo jo vezore një grua. Shumë aparatura të sofistikuara nuk e zbulojnë këtë. Shumë gra dalin duke qarë, pasi nuk munden të bëjnë fëmijë. Është një terapi shumë interesante dhe shumë e vlefshme. Ja rregullon mitrën, e pastron përmes disa medikamenteve (jo tamam ilaçe), janë disa hoje të bletëve që i avullon. Kjo përdor vetëm hojet e bletëve. Na shqiptarët kemi dëshirë me pas vetëm djem, e kur kanë shumë vajza, ata duan djem. Nënë Halimja me dorën nga ana e djathtë bën të mundur një gjë të tillë. E 95 për qind lindin djem. Edhe mjek gjinekolog kanë sjellë gratë dhe vajzat e tyre. I shpëton edhe nga dështimet, nuk i lejon që të humbasë fëmijët.

I pyetur nëse ajo merr para për një gjë të tillë, ai tha se gjithçka e bën në mënyrë humanitare dhe njerëzit lënë para vetëm nëse duan ata.

Gazeta.shqip

Prag festash apo të kuptojmë përse festojmë

Nga Ilir Demalia

Historia dhe historianët Shqipëtarë, edhe sot pas 108 vjetësh të krijimit të Shtetit Shqiptar, nuk kanë mundur të krijonë një histori mbi bazë të studimeve dhe pranimit të përplasjeve të aktorëve për ngjarje të historisë por kanë eleminuar këto për të paraqitur një histori puritane me të pavërtetave dhe fallsifikuara sipas shërbim-sunduesve.

Historianët shqiptarë, nuk pranonjnë ta pasurojnë historinë me fakte te reja, opinione të përplasjeve të aktorëve dhe faktorëve të historisë. Fatkeqsisht historia shqiptare zyrtarisht dhe nëpër shkolla sundohet edhe sot nga historia e ndërtuar gjatë regjimit komunist.

Si popull, për figura kombëtare ne kemi krijuar tabu, “nuk mund të preken”!!! Shoqëritë moderne dhe të shteteve të konsoliduara janë gjithmonë në ushtrim të pasurimit historisë me fakte, dokumenta e.t.c

Historia e personazheve hitostorikë si mite historike është përrallë historike e popujve të pazhvilluar.

Nga libri “Guri i fundit i dominosë” f.8
“Historia e shteteve të konsoliduara nuk bëhet mbi bazën e “fitimtarëve”, apo më keq, ideologjive. Ajo natyrshëm zhvillohet në përpjekjet dhe përplasjet sociale, politike, ekonomike, kulturore, duke u analizuar paanshmërisht si shkencë historike.
Po t’i hedhim një vështrim të shpejtë historisë së Shqipërisë, ajo është një rrëmujë e mjegull, me dokumente të zhdukura, me ngjarje të falsifikuara, duke djegur thesare të kulturës shqiptare, ndërtuar e shëmbur, groposur e varrosur sipas ideologjive sunduese nga historianët përfaqësues të këtyre ideologjive, që edhe sot vazhdojnë të mbrojnë, dhe jo vetëm ta mbrojnë, por dhe ta aplikojnë si histori në shkollat për edukimin e brezit të ri.”

Britaniku Edward Hallett Carr, historian, diplomat, gazetar dhe një nga njerzit më të çmuar si teoricien i mardhënieve ndërkombëtare, ka shkruar: “Historiani pa faktet e tij dhe argumentet është pa rrënjë dhe i kotë; faktet pa historianin e tyre janë të vdekura dhe të pakuptimta. ”
Eduart Hallen Carr.

Ja dy figura të luftës dhe pavarsisië Shqipërisë, marathon imja të saj, dhe dy prej përfaqsuesve më të lartë te kulturës dhe civilizimit me frymë oksidentale të historisë shqiptare, Konica, Noli, se çfarë na kanë shkruar për Ismail Bej Qemalin gjatë viteve të pavarsisë dhe më pas.

Faik Konica shkruan për Ismail Qemalin

Të krijuar në “28 Vjesht’ e Tretë, 13 Qershuar 1917 dhe e publikuar në “Kuvendi”, Romë, 30 Nëntor 1919”,

Faik Konica e përshkruan aksionin e Ismail Qemal Vlorës sikur ai, vetëm kur Turqia e humbi luftën, “doli nga vrima, u hoth në Bukuresht, e andej në Vjenë ku, që të përdorim një fjalë të popullit, “i kish rënë era kërmë”.

“Plaku zemërthatë e i vdekur nga çdo ndjenjë, s’humbi kohë me përralla idealiste, po nisi të shtrojë listën e harxheve: harxhe që s’kish në mendje t’i bëjë, as i bëri kurrë. Berchtold-i, kërrusur nën barrën e mejtimeve, s’kishte nge të bëjë pazarllëqe…, po me sy të mbyllur dha ç’i kërkuan. Ismail Qemali, torbën me flori nën sqetull, edhe doli në Durrës. Atje mblodhi edhe ca njerëz të tjerë, edhe të gjithë, ca kaluar e ca më këmbë, ca në qerre të hequra prej buajsh, u nisnë për në Vlorë.”

Kjo karvanë, e përzierë, e varfër, e qelbur… Ismail Qemali, i ngrysur e i rëndë, me maskën e Moisiut të ngjitur mirë në faqe, mbahej si një profet i theatros edhe kalonte pa folur…

Padyshim, më 28 të Vjeshtës së Tretë 1912, kur dora thonjë-mbrehur e tij ngriti në Vlorë flamurin e vjetër të Skënder-beut, katërqint vjet të harruar, çasti i math për Shqipërinë ka qënë edhe më i bukuri në jetë të turbulluar t’Ismail Qemalit. Sikur të kish vdekur të nesërmen, do të kish mbetur i rritur dhe i paharruar në zemër të popullit. Po rrojti. Rrojti mjaft sa të çbëjë me rrënjë atë që kish nisur edhe sa t’a ndyjë flamurin gjithë me atë dorë me të cilën e kish ngrijtur”.

E poshtër moralisht, sjellja e tij ish-politikisht e lajthitur” dhe se i “nxiu vetëdijat e Shqipëtarëve që prisjin dritë, edhe fëlliqi flamurin t’onë në sy të botës. Pakë nga pakë i dolli turpi, hoqi maskën, u duk hajduti sheshit, gjer sa më në funt një oficer i Holandës i vuri hekurat në dorë e, mes dy zaptiesh me sungji përpjetë, e futi në vapor edhe e nxori për gjithnjë nga sheshi i politikës”.

Fan Noli, në numurin e 166 të fletores Dielli më 16 të vjeshtës së parë 1912 shkruan:

“Për ta nisur me Ismailin, -se siç thotë fjala frenge “a tout seigneur tout honneur”- si, si mor Shqipëtarë pikë -vrarë e të humbur, i kini besë këtij njeriu dhe e dërgoni në Parlament? Përse nukë hidhni një sy në jetën e tij të shkuar, që ishte një Iliadë çarllatanësh, batalçillëkesh dhe tradhëtirash? Përse nukë pyesni ç’ka bërë për Shqipërinë deri më tani? A është nevoja të ndyej pendën që t’ua thomë unë? Ky kallpozan s’ka bërë në jetë të tij tjetër tjatër gjë veç të shesë yje të Shqipërisë në kumpanira italiane, kongresë dhe kryengritjera Liberalëve, dhe të gënjejë Grekët duke i falur Epirin. Per Shqipërinë s’ka hapur kurrë gojën botërisht as në Parllament, as ner gazetat shqipe, as në të huajtë. Kur shaheshin në Gegëri pa mëshirë, Ismaili heshte, dhe bënte hesap sa para dhe fitime mund të nxierrë nga këto turbullime. U sull në Mal të Zi dukë këshilluar Toskëve të heshtin e të mos i turbullejnë hesapet. Tregtoje gjakun e Malësorëve dhe pastaj u tha Toskëve që është të ngrihen. Sivjet gjith’ashtu u-zotua që do ta çlironte fare Shqipërinë me një kryengritje. I bëri të dyja, u’a shiti Liberalëve, mori paratë i futi në xhept, shkoj nga Korfuzi ku i shiguroj Grekët që Epiri është i tyre, dolli në Vlorë ku i këshilloj që të mos kërkojnë gjëra që mund t’u jipen. Pas këtyre të gjitha Myzeqarët munt t’a besojnë për njeri të math Ismailin e t’a zgjedhin deputet, Shqipëtarët e vertetë s’duhet ta bëjnë kabull as t’a pështyjnë.”

Berisha: Mbyllja e shkollave është urgjente për frenimin e pandemisë

Ο χρήστης Koha Jonë στο Twitter: "Shkolla të mbyllura për shkak të  koronavirusit. Ballaban, Këlcyrë #Albania #Albania  #CoronavirusAlertaMundial #koronavirusalbania… https://t.co/HCxDXUMwOg"

Mbyllja e shkollave për ish-kryeministrin Berisha është urgjencë për frenimin e pandemisë së Covid-19.

“Edhe njehere, mbyllja e shkollave eshte urgjence per frenimin e pandemise! Ato jane sot bomba biologjike te perhapjes se pandemise. Nga 15 shtatori gjer sot numri i rasteve te infektuara cdo dite eshte rritur me 500%”, shprehet Berisha përmes një statusi në Facebook.

Ish-kryeministri më herët ka publikuar në rrjet edhe një mesazh të dërguar siç thotë nga një grup studentësh në Bunavi, të cilët shprehen se janë infektuar me Covid 19 dhe kanë probleme serioze

“Gjendje alarmante e studenteve ne Bunavi.
Dhjetra te semure asnje kujdes per ta!
Lexoni denoncimin e studentit dixhital. sb
Pershenetje doktor po te shkruaj per ne problem serioz jemi 120 student ne repartin e bunavise dhe dhjetra prej nesh jan te infektuar me covid-19 rastet po shtohet dita ditës. Ministria dhe shteti pervec se i fshehin nuk mer asnje masë. Ata qe janë infektuar jan mbyllur neper dhoma dhe nuk po merret askush me gjendjen e tyre jemi ne ankth dhe per jeten tone. Anonim ju lutem respekte”, shkruan Berisha.

Bashkë me të birin në Turqi për kurim, ndahet nga jeta babai i Myftiut të Shkodrës

Babai i mytiut të Shkodrës, Haxhi Bardhyl Sytari ka humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid-19. Lajmin e ka dhënë ditën e sotme, përmes një postimi në rrjetin social, Muftiu Sytari.

“Të Allahut jemi, tek Ai do të kthehemi! Baba jonë i shtrenjtë, Haxhi Bardhyl Sytari, sapo e dorëzoi shpirtin e tij “, shkruan Sytari. Babai i myftiut të Shkodrës u nis drejt Turqisë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore nga koronavirusi.

Ish-zv/kryeministri i Shqipërisë Bashkim Kopliku, ndërron jetë nga COVID-19

Ndërron jetë nga COVID-19 ish-zv.kryeministri i Shqipërisë, Bashkim Kopliku.

Ai ishte prekur nga virusi dhe ishte në gjendje të rëndë teksa kurohej në spitalin e Durrësit.

Pas disa ditësh luftë me COVID-19 ai ndërroi jetë.

Kopliku ka qenë zëvendëskryeministër i Shqipërisë në periudhën 1992-95, deputet në Kuvendin e Shqipërisë në 1991-97, kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë në 1996-97, anëtar i kryesisë së PDSH në 1991-97, i dekoruar me “Urdhrin e Lirisë të Klasit të Parë”, nga Presidenti i Shqipërisë në vitin 1993, kryetar i Bashkisë Durrës (Komiteti Ekzekutiv Pluralist Durrës) në 1991-92, kryeinxhinier i URT Durrës në 1990, ka mbajtur pozicione të ndryshme drejtuese në fushën e elektronikës.

Haradinaj: Ngritja e komisionit hetimor nga Kuvendi i Shqipërisë për raportin e Dick Marty është qesharake

Ramush Haradinaj e ka quajtur qesharake ngritjen e komisionit hetimor nga Kuvendi i Shqipërisë për raportin e Dick Marty gjatë një interviste në News 24.

Si e shihni ngritjen e komisionit hetimor nga Kuvendi i Shqipërisë për raportin e Dick Marty?

Qesharake, shumë qesharake. Krejt këto veprime janë dëshmi e dobësive tona. Ku ishim ne sa e sa vjet, Raporti i Martyt ka 10 vjet. Vetëm tani që kemi shefin e shtetit, presidentin që tani është në burg, tani po ngremë një komision hetimor. Më besoni, është qesharake, kanë me qesh me ne të gjithë. Nuk jemi seriozë.

Edhe ju vete u përfshitë në një debat me kreun e qeverisë, u shkua deri në padi nga ky fundit, i qëndroni ende akuzave?

Unë nuk kam bërë akuza, unë kam treguar atë që kam besuar, që do të thotë nuk jam akuzues. Pra, kam deklaruar e kam shprehur ato që i kam përjetuar, dhe PO nëse kthehem në atë kohë, qëndrojnë ato që kam thënë çdo herë.

Loew nuk ka shpëtuar ende: federata gjermane e ndarë në dy fronte për të ardhmen e teknikut

Një mbledhje e kryesisë së DFB (federata gjermane e futbollit) mund të vendosë ende në diskutim të ardhmen e Joachim Loew në krye të kombëtares së Gjermanisë. Sipas asaj që bën të ditur “Bild” ka një ndarje frontesh mes drejtuesve mbi zgjedhjen për të vazhduar me teknikun aktual, me vetëm Oliver Bierhoff, drejtori i kombëtareve, që ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për Loew. Ndërkohë, në një sondazh të periodikes “Kicker”, 90% e personave që kanë shprehur opinionin e tyre, nuk e duan më teknikun aktual në krye të Kombëtares gjermane.

Shpëtimi i Loeë mund të vijë nga të tjerë faktorë. I pari është mungesa e një zëvendësuesi të nivelit të lartë të gatshëm të futet menjëherë në lojë. Klopp e Flick, kandidatët në pole position, janë të kënaqur në krye të Liverpool e Bayern Mynih, ndërsa Rangnick, që është i lirë menjëherë, nuk i bind plotësisht. Faktori i dytë që mund të jetë vendimtar për të ardhmen e Loew është fakti që Gjermania, në më shumë se 100 vjet, ka patur vetëm 10 trajnerë e se cdo ndryshim pankine ka ardhur pas paraqitjeve të shëmtuara në kupa bote apo europian. Vetëm se askush, në këtë pikë, nuk është i gatshëm të vërë bast mbi të ardhmen e tij në krye të Gjermanisë.

Biden kërkon asistencë emergjence për pandeminë

Qindra njerëz duke pritur në radhë në një qendër punësimi në shtetin Kentaki

Presidenti i zgjedhur Joe Biden po i bën thirrje Kongresit të miratojë miliarda dollarë ndihmë emergjente për COVID-19n para fundit të vitit, sipas një këshilltareje të lartë të tij, e cila paralajmëroi të premten se “nuk ka më vend për vonesa”.

Ndihmësja e tranzicionit të zotit Biden, Jen Psaki i bëri komentet përpara takimit të zotit Biden me Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe udhëheqësin e demokratëve të Senatit Chuck Schumer. Ky është takimi i parë mes tyre, që kur zoti Biden u parashikua si fitues i zgjedhjeve presidenciale. Presidenti i zgjedhur i priti ata të premten pasdite në selinë e tij të improvizuar të tranzicionit brenda një teatri në qendër të qytetit Uilmington të shtetit Delauer.

Zoti Biden, u ul për të biseduar me krerët demokratë të Kongresit si dhe me Zëvendës Presidenten e zgjedhur Kamala Harris, rreth disa tryezave. Të gjithë mbanin maska në fytyrë.

“Në Zyrën time Ovale, mi casa, ti casa (rrini si në shtëpinë tuaj),” tha zoti Biden gjatë pjesës së shkurtër të takimit që gazetarët u lejuan ta mbulonin. “Shpresoj se do të kalojmë shumë kohë së bashku”, shtoi ai.

Zonja Pelosi tha më herët në një konferencë për shtyp se ajo dhe senatori Schumer do të flisnin me zotin Biden për “nevojën urgjente të mposhtjes së virusit”, si dhe për mënyrën se si të mbahet qeveria e financuar dhe të ndihmohen njerëzit financiarisht për të përballuar COVID-in gjatë kësaj periudhe kur Kongresi është në tranzicion.

Por perspektiva e një ndihme të re kundër COVID-it këtë vit mbetet e pasigurtë. Zonja Pelosi tha se bisedimet e së enjtes me udhëheqësin e shumicës së senatit Mitch McConnell dhe udhëheqjen republikane nuk sollën ndonjë konsensus për një paketë të re ndihme.

“Kjo nuk ndodhi, por shpresojmë që të ndodhë,” tha ajo.

Po të premten, senatori McConnell, republikan i shtetit Kentaki, propozoi që Kongresi të zhvendosë 455 miliardë dollarë nga fondet e pashpenzuara të parashikuara për kredi biznesi, drejt një pakete të re ndihme për COVID-19n. Oferta e tij erdhi pas një takimi me Sekretarin e Thesarit Steven Mnuchin dhe shefin e stafit të Shtëpisë së Bardhë Mark Meadows.

Ekipi i zotit Biden po përballet me një presion të fortë për të arritur miratimin e një projektligji të ri për një lehtësim tjetër financiar për COVID-19n si dhe për të dalë me një plan të qartë se si do të shpërndahen miliona dozat e një vaksine të mundshme.

Zonja Psaki tha se Biden, Pelosi dhe Schumer janë duke punuar së bashku rreth një projekt-ligji mbi ndihmën për pandeminë, para se Kongresi të ndërpresë punën për pushimet e fundvitit.

“Nuk ka më vend për vonesë. Ne duhet të ecim përpara sa më shpejt të jetë e mundur,” tha ajo.

Presidenti i zgjedhur gjithashtu ka premtuar të punojë ngushtë me republikanët në Kongres për të vënë në veprim axhendën e tij qeverisëse, por deri tani, ai është përqendruar tek aleatët e tij kryesorë demokratë.

Takimi vjen dy ditë pasi demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve e emëruan zonjën Pelosi si kryetare, për t’i udhëhequr ata përsëri vitin e ardhshëm kur zoti Biden të jetë president. Ajo ka lënë të kuptohet se këto do të jenë dy vitet e saj të fundit në postin e udhëheqëses së saj.

Presidenti Donald Trump vazhdon të mos e lejojë administratën e tij të bashkëpunojë me ekipin e tranzicionit të zotit Biden. Në mënyrë të veçantë, administrata e Presidentit Trump po i mohon presidentit të zgjedhur qasjen në informimin mbi sigurinë kombëtare dhe planifikimin për luftën kundër pandemisë, që udhëheqësit e të dyja partive thonë se janë të rëndësishme për përgatitjen e zotit Biden për të qeverisur menjëherë pas inaugurimit të tij më 20 janar.

Sekretari i Shëndetësisë Alex Azar tha të premten në programin “CBS This Morning” se akuza e zotit Biden se vonesat e tranzicionit do të kushtonin jetë amerikanësh është “absolutisht e pasaktë”.

“Çdo aspekt i asaj që bëjmë është plotësisht transparent, nuk ekzistojnë të dhëna ose njohuri sekrete,” tha zotit Azar.VOA