Përmbytjet në vend/ Rama: Kemi gati bilancin, problem mbeten rrëshqitjet e dherave nga shirat

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me situatën e krijuar nga përmbytjet në vendin tonë ditët e fundit. Shefi i qeverisë ka thënë se ka krijuar një bilanc nga përmbytjet në vendin tonë.Rama theksoi se është bërë bilanci i fazës më kritike dhe do të publikohet në fund të kësaj situate përmbytjesh.

“Kemi bërë bilancin për fazën më kritike, tani jemi në një fazë më pak kritike. Po e ndjekim me shumë vëmendje, por është krejtësisht në nivele të arsyeshme, duke pasur parasysh intensitetin e madh të reshjeve. Problem janë rrëshqitjet në disa akse, pas reshjeve të shumta. Sa i përket përmbytjeve të tokave, ato janë minimale për momentin. Në fund të kësaj faze do të bëjmë edhe bilancin publik, pasi e kemi”, ka thënë kryeministri.

Timo Lule, bilbili i kenges fierake nderron jete ne Fier.

Vetem ne 18 janar te gjithe i uruam diten e lindjes artistit fierak Timo Lule.

Por covid nuk pyet dhe papritur sot djali i tij njofton ndarjen nga jeta te shekullorit dhe i fundit i moikineve sic e cileson djali i tij,artisti Timo Lule.

Le te mbetet ne kujtesen tuaj vetem dita e tij e lindjes vetem nje jave me pare me ate jete plot aktivitet dhe krijmtari muzikore.Kontributi i tij ne arsimimin e fierakeve sot sigurisht do rreshtoj me mijra fierak te edukuar nga Timo Lule.

Qofsh i perjetshem ashtu si gdhende emrin tend ne historine e nje qyteti me punen dhe vepren tende profesor Timo….

Ne emer te sofres fierake ngushellojme familjen miqte dhe shoket.

E rëndë/ Babë e bir vdesin brenda 3 ditëve nga koronavirusi

Tre ditë pas varrimit të babait, për shkak të infektimit me COVID-19 ka vdekur edhe 29 vjeçari nga Lipjani. Ai thuhet se kishte edhe probleme tjera shëndetësore, derisa bashkë me babain e tij kishin rezultuar pozitiv me COVID-19, raporton Gazeta Express.

10 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e virusit COVID-19 në Kosovë, derisa edhe 311 raste të reja të infektuara me këtë virus janë regjistruar në vend, raporton Gazeta Express.

Në mesin e viktimave ka qenë edhe një 29 vjeçar nga Lipjani.

Ai kishte pasur edhe probleme tjera shëndetësore ndërsa virusi ia kishte vështirësuar edhe më shumë gjendjen.

Po nga ky virus, atij së fundmi i kishte vdekur edhe babai.
Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, Agim Krasniqi, ka thënë për Express se 29 vjeçari nga Lipjani është varrosur sot. Ai ka treguar se para 3 ditësh për shkak të COVID-19, kishte vdekur edhe babai i viktimës.

Krasniqi ka thënë se 29 vjeçari ka pasur edhe probleme të tjera shoqëruese

“Zyrtarisht ne nuk kemi informacione për viktimat. Por 29 vjeçari ka vdekur dhe është varrosur sot. Ai ka qenë duke u trajtuar, ndërsa para 3 ditëve ka vdekur edhe babai i tij. Edhe ai ishte i infektuar”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Lipjan 2 raste (29, 76 vjeç), Skenderaj 2 raste (78, 61 vjeç), Dragash 1 rast (82 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Malishevë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (61 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (67 vjeç)./ Express

Atentati në Greqi, shqiptari qëllohet me 5 plumba brenda në makinë

Një ngjarje rëndë është shënuar në Greqi, në zonën e quajtur Hagia Sophia ne Patra. Mediat fqinje shkruajnë se një shqiptar është plagosur me pesë plumba me armë zjarri, ndërsa ishte brenda në makinën e tij dhe gjendja e tij vlerësohet shumë kritike. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat po hetojnë shkaqet e ngjarjes si dhe po bëjnë krehjen e zonës. Mësohet se dy persona janë shpallur në kërkim.

Priten sërish reshje intensive, IGJEUM tregon zonat e rrezikuara nga përmbytjet

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parashikon se dita e sotme dhe ajo e nesërmja do sjellin reshje intensive dhe do vendosin në rrezik përmbytje disa zona.

PARASHIKIM I RREZIKUT NGA PËRMBYTJET

Sipas llogaritjeve të IGJEUM, sot dt. 25 dhe nesër dt. 26 Janar 2021, si pasojë e reshjeve intensive, pritet rritje e prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa. Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve lumorë, mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve më të vegjël. Në Liqenin e Shkodrës dhe pjesët e poshtme të lumenjve Buna dhe Vjosa mund të shfaqen përmbytje lumore të lokalizuara. Lumenjtë e tjerë në gjithë territorin pritet të kenë prurje të larta. Reshjet intensive do të shoqërohen edhe me rrëshqitje të dherave në disa pjesë të territorit. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike si dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve.

PARASHIKIMI METEO

RESHJET
Sot pasdite (e hënë, dt. 25) dhe nesër (e martë, dt. 26) priten reshje intensive në qarqet Shkodër Kukës, Dibër, Lezhë, Tiranë, Elbasan dhe Gjirokastër por lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan. Ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve priten reshje mesatare por lokalisht intensive në qarqet Durrës, Korçë dhe Vlorë. Reshjet pritet të jenë të shoqëruara dhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në veri, verilindje dhe juglindje të vendit, sot dhe nesër, reshjet priten të jenë edhe në formë dëbore në lartësitë më të mëdha se 300m mbi nivelin e detit.

TEMPERATURAT
Nesër (e martë, dt. 26) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 / 10 °C
në vendet e ulëta: 6 / 9 °C
në vendet malore: 0 / 2 °C

ERA
Sot pasdite (e hënë, dt. 25) dhe nesër (e martë, dt. 26) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Tungjatjeta Shqipëri! Nuk ikim. Këtu do të rrimë!

Nga Arian Galdini

Janë disa kukuvajka të qaravitjes dhe qurravitjes publike të cilët pasi kanë marrë vendime personale, për të mirën dhe vetëm për të mirën personale, ia nisin e flasin dhe shkruajnë për sa keq është Shqipëria, e pse nuk bëhet Shqipëria.

Mirë që nuk e ndihmoni, por pse e vrisni Shqipërinë?

Mirë që doni tia hypni, por pse e gjunjëzoni Shqipërinë për ti kërcyer mbi shpinë?

Përse?

Jeni bërë si bukuria që vret.

Na trallisët fare.

Doni famë e pëlqime me shkrime depresive, rrëzuese, vrasëse.

Nuk po e lini këtë shoqëri të marë frymë.

Jeni si ato giendrat e qelbit, që plasni orë e pa orë nën veshje e forma të ndryshme.

Del njëri e na thotë se e paskan gënjyer prindërit.

Dhe hopa të gjithë e bëjnë virale, skërrmitjen e këtij “shkencëtarit” që pastaj na sqaron se e ka alegorike.

Jo or jo, nuk e ka alegorike.

Është fama e qylit që i shtin këta të bëjnë melodrama depresive të tilla.

Këtë punën e prindërve gënjeshtarë e kanë thënë e stërthënë “studentët komunistë” që protestuan pro lirisë seksuale e kundër prindërve të tyre në vitet ’60 – ’70, në Itali, Francë e SHBA.

Këtë historinë me prindër gënjeshtarë e ka pasur edhe si refrenin e tij edhe Jim Morrison, këngëtari legjendar i grupit The Doors.

Madje në fillimin e viteve ’90, edhe neve këtu në Shqipëri e kishim si moto këtë refrenin Morrisonian, për të hapur dyert e perceptimit sipas poezive të William Blake dhe Allen Ginsberg, etj.

Fama e qylit, është kultura e shkollave amerikane me djemtë dhe vajzat më popullorë.

Aty ka lindur si fenomen.

Ca çupëlina dhe djem sipërfaqësorë, bëheshin më popullorët e shkollës sepse visheshin, ecnin, hanin, grupoheshin dhe silleshin ndryshe.

Nuk bëhej fjalë për mendim.

Vetëm opinion dhe gjeste e veprime a dukje ndryshe.

Për tu bërë popullor mund edhe të bëje diçka që të tjerët nuk do guxonin, si psh ta rruash kokën në formë pjeshke…

Sipas studimeve, asnjëherë nxënësit dhe studentët më të mirë, nuk qëllonte që të ishin edhe më popullorët e shkollës.

Fama qyl shkonte tek çupëlina që rruante kokën apo djali që vishte rexhipeta.

Ja kështu ky brez sipërfaqësor pra beatnikët, zbuluan se këtë devijim mund edhe ta impononin si rregull të së tërës.

Prandaj u bënë “komunistë”, sepse kështu dukeshin si intelektualë të impenjuar dhe ia nisën të ankohen për rregjimin e prindërve që i paskërkëshin gënjyer.

Ne sot në Shqipëri e kemi pothuajse si rregullsi këtë “famën e qylit”.

Bëj një këngë tallava, nxirr cicat mbi pallto, shalëve vëru tyl të grisur e tundu sikur ke hypur në mushkën e fshatit dhe ja ku u bëre e famshme qyl.

Ose qaj për të premten e mallkuar kur të la ajo që ti e deshe por kurrë nuk të deshi, e ja ku u bëre këngëtar i madh.

Ose bëhu deputet, gjuaj me vezë ose bjeri bilbilave që të jep Kryetari, dhe padiskutim je “i madh”, “gjigand”, “nona”.

Por rruga më e shpejtë është melodrama depresive.

Bëj çdo ditë 10 statuse në facebook, ku bën garë me veten dhe dynjanë për të gjetur përshkrimin apo batutën më përqeshëse, përçmuese, tallëse, sharëse për shqiptarin dhe Shqipërinë, dha ja ku u bëre “ylli i rrjeteve sociale”.

Melodramat depresive, shpërndahen si me magji ngado, kudo e nga kushdo…

Aq shumë pëlqime e shpërndarje marin këto melodramat depresive shqiptar-përbuzëse apo Shqipëri-ankimtare saqë ti mbetesh pa frymë nga habia.

E të lind pyetja: po pse xhanëm kaq shumë uri e pathos për ta pëlqyer ligështinë dhe shëmtinë?

Pse kaq jaragavitje sociale për ta shpërndarë e pëlqyer melodramën depresive? Pse?

Çfarë është kjo pëlqyeshmëri e lartë, gati – gati si drogë masive, për melodramat depresive?

Del njëri e shkruan, Nuk bëhet Shqipëria me shqiptarë, e mer qindra pëlqime e po aq shpërndarje.

Del tjetri e shkruan një “alegori vjedhacake” me prindërit që e paskërkan gënjyer dhe rrjeti shpërthen.
E del një vajzë që thotë se është pedagoge në dikund e shkruan: Mirupafshim Shqipëri se unë po iki, e nuk ngelet përdorues facebooku që nuk e shpërndan dhe pëlqen, e media online që nuk e boton.

Po çfarë ka shkruar ky tipi që e kanë gënjyer prindërit apo kjo vajza që i thotë mirupafshim Shqipërisë, që nuk e kanë shkruar mijëra e mijëra të tjerë ndër vite?

Prej 108 vitesh ne e vuajmë këtë Sindromën e Intelektualit që e shan shqiptarin dhe Shqipërinë, e shkruan skica e libra pafund për vuajtjet e moskuptimet e mëdha që të shkakton shqiptari dhe Shqipëria.

Intelektualët më të famshëm që kemi, janë ata që kanë shkruar librat më depresivë për shqiptarin dhe Shqipërinë.

Idhulli i kohëve moderne është Faik Konica.

Na pëlqen Konica se na përshkruan neve shqiptarëve dhe Shqipërinë kaq depresivisht saqë ne gjejmë të gjithë veten aty.

Na pëlqen Noli kur shkruan për karakteristikat e shqiptarit sipas qyteteve e krahinave.

Na pëlqen Migjeni kur na thotë, oh si nuk kam një grusht të fortë, ti bie mu në zemër malit që s’bëzan…

E kështu nën Sindromën Koniciane të vetësharjes dhe nën Sindromën Migjeniane të ankimtarisë dhe qaravitjes, na linden çdo ditë heronj të famës së qylit, që na shpërthejnë gjendra dëshpërimi e na këndojnë melodrama depresive.

Kështu ne, nuk shohim dot dritë.

Na duket e vërtetë veç qaravitja e vetësharja.

E nuk shohim dot përtej.

Politikën e kemi si qaravitje e vetësharje.

Prandaj e kemi politikë batutash, se nuk mban dot mendim.

Shoqërinë Civile e kemi shoqëri civile qaravitjeje e ankimtarie, prandaj zëre se nuk e kemi.

Mediat i kemi kronikë e zezë, politikë dhe kronikë rozë.

Intelektualët lodhen së menduari e shijojnë famën qyl duke u hargalisur nëpër melodrama depresive sikurse e do shoqeria…

E kështu, të gjithë zhytemi në qorrsokak.

Ka ardhur koha të ngrihemi përtej Sindromës Koniciane dhe Sindromës Migjeniane.

Mjaft më me ankimtari, qaravitje e depresion.

Duhet të flasim pozitivisht për fuqinë që është brenda nesh.

Ne e kemi të gjithë fuqinë për të ndërtuar mirësi dhe ndryshim.

Duhet vetëm të flasim për veten tonë dhe sesi mund ti dalim për Zot vetes sonë, dinjitetit tonë dhe vendit tonë.

Të ushqejmë pozitivitetin dhe vetëdijësimin për fuqinë brenda nesh.

Nëse atë “shkencëtarin” e kanë gënjyer prindërit, le ta ndihmojmë të rigjejë vetveten.

Mos ta marim depresionin e tij si gjendjen tonë.

Nëse këtë vajzën pedagoge dikund e ka lodhur dhe zhgënjyer Shqipëria, le ti themi ta shijojë dikundin e së mirës personale, por pa e vrarë Shqipërinë me “bukurinë e fjalëve të saj depresive”.

Gjendrat e depresionit duhen luftuar, jo shumuar.

Kush shpërndan e pëlqen melodramat depresive bën pothuajse akt vetëvrasës social.

Ndaj ta ushtrojmë të drejtën për të menduar, para se të hidhemi në gropën e emocioneve dhe opinioneve depresive.

Shqipëria bëhet.

Ne që e duam Shqipërinë, do ta durojmë atë.

Por duhet sakrificë, shumë sakrificë.

Do ta bëjmë të plotë dhe përtej sakrificën tonë, që ta bëjmë Shqipërinë.

Arian Galdini

Aksident i rëndë/ Ambulanca e Fierit përplaset në Lushnjë, 6 të plagosur

Në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, janë përfshirë në një aksident një ambulancë e spitalit të Fierit me drejtues F. B., dhe pasagjer E. M.

Ajo është përplasur me një automjet tip Benz me drejtues L. D., dhe pasagjerë J. D., E. M., dhe J. B.

Si pasojë e aksidentit janë dërguar në spital 6 shtetas për të marrë ndihmë mjekësore.

Mësohet se makina tip Benz ka dalë në krahun e kundërt dhe është përplasur kokë më kokë me ambulancën që kthehej nga Tirana.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Kush është ‘Niku” dhe cilat janë lidhjet e tij me krerët e rilindjes

Në përgjimet italiane të peronazheve të Ndragethës përmendet disa herë një biznesmen shqiptar, me lidhje të forta me pushtetin politik, nga qeveria deri në bashki, i cili do të bënte të mundur depërtimin e tyre në sferat e larta të Tiranës. Personi me emrin “Niku” të cilin bashkëbideduesit i njohin edhe aktivitetin edhe udhëtimet në drejtim të Italisë, përmendet si presidenti i shoqërisë “Sol”. Duke bërë kërkime të thjeshta mediat vetndase kanë identifikuar se kush është ai, kanë hetuar lidhjet me pushtetin dhe përfitimet që ka nxjerrë nga afërsia me të.

Ai quhet Besnik Halili, është pronari i vetëm i shoqërisë NCI shpk, si dhe përfaqësues i shoqërisë GTS-Gazra Teknike Shqiptare shpk, ku aksioner i vetëm është shoqëria italiane Sol s.p.a., e cila përmendet dhe në përgjime.

Besnik Halili është bashkëshorti i Luneda Sufalit, ish drejtoreshë e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit e cila u bë gjithëandej e njohur pas një konflikti të ashpër me Fatmir Xhafajn në komisionin parlamentar të ligjeve. Sot Sufali është drejtoreshë e Shërbimit Social Shtetëror.

Por përpos lidhjeve familjare Besnik Halili ka dëshmuar se ka edhe lidhje të forta politike, pa të cilat nuk mund të bësh biznes të fuqishëm në Shqipëri dhe as të fitosh tendera publikë. nga një hulumtim i shpejtë rezulton se gjatë viteve të pushtetit të rilindjes “Niku” në total ka përfituar 197 tendera, me vlerë 19.4 milionë euro, nga të cilat, 179 vetëm në shëndetësi, me vlerë 18.6 milionë euro. Nga 197 tendera total, 120 janë me një operator në garë pra pa garë, me vlerë 13.5 milionë euro

Pra ndonëse përgjimet e italiane të sekserëve të Ndraghetës nuk përbëjnë prova, një gjë është e qartë, si mafiozë të vërtetë ata e kishin pikasur njeriun e duhur që mund ti hapte dyert në Shqipëri me qeverinë dhe bashkinë e Tiranës. Edhe për tre lejet e ndertimit për kulla në qëndër të kryeqytetit edhe për punë të tjera për shitje paisjesh, Niku ishte një garanci e mirë. Faktet e nxjerra se fundi se ai fitonte tendera publikë pa garë dhe pa konkurentë flasin për njohjet dhe fuqinë e presidenti të grupit Sol. DOSJA.AL

Shpërthen në flakë makina në Fier

Merr flake një makinë tip Mercedes “C Class” në një rrugë në periferi të qytetit të Fierit.

Dyshohet se ngjarja eshte aksidentale.

Drejtuesi i makines nuk është lenduar pasi ka dalë menjeherë nga makina.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilët kanë shuar fjalët, por makina është shkrumbuar totalisht.

Edhe policia kanë mbërritur pranë vendit të ngjarjes dhe po hetohet për të zbardhur shkaqet.