Bill Gates parashikon se kur do të ndodh pandemia e ardhshme

Advertisements

Vaksinat COVID-19 të zhvilluara nga Pfizer dhe BioNTech po presin aprovimin e FDA, por miliarderi i teknologjisë paralajmëron se një virus tjetër është i pashmangshëm.

Themeluesi i Microsoft Bill Gates ka zbuluar në programin e tij, Bill Gates dhe Rashida Jones, mendimet e tij mbi të ardhmen e pandemive globale, transmeton Telegrafi.

Në një bisedë të gjerë me aktorin dhe shkrimtarin Jones, Gates përshkroi shpresat e tij për një botë post-COVID dhe çfarë sfidash do të përballet njerëzimi.

Sipas gazetës AS, Gates kishte paralajmëruar më parë për mundësinë e një pandemie në mbarë botën dhe beson se një tjetër është pothuajse e pashmangshme në një botë gjithnjë e më të globalizuar. Kur u pyet për këtë, ai tha:

“Shpresojmë se mund të jetë 20 vjet nga tani, por ne duhet të supozojmë se mund të jetë 3 vjet nga tani. Ekziston një probabilitet i arsyeshëm që bota të përballet me diçka të tillë në 10 ose 15 vitet e ardhshme”, tha ai.

Në programin e tyre, Rashida Jones dhe Bill Gates biseduan me doktor Anthony Fauci për atë që mund të presin në muajt e ardhshëm dhe si do të duket bota pas COVID-19.

Gates jep mendimet e tij mbi botën post-covid

Përparimet mjekësore në javët e fundit kanë dhënë shpresë se një fund i pandemisë së coronavirusit është i mundur, me një numër të kompanive farmaceutike që kanë regjistruar prova të suksesshme të vaksinimit. Por sipas Gates eliminimi i virusit nuk do të çonte në një kthim në jetën para-covid.

Advertisements

Ai tregon për rritjen e ‘punonjësve nga shtëpia’ pasi punonjësit dhe punëdhënësit janë detyruar t’i përshtaten kufizimeve të distancës sociale. Teknologji si video konferenca e bëjnë punën në distancë më të vlefshme se kurrë më parë dhe Gates tha në konferencën DealBook të New York Times se praktikat e punës janë ndryshuar për të mirë.

“Parashikimi im do të ishte që mbi 50% e udhëtimeve të biznesit dhe mbi 30% e ditëve në zyrë do të zhduken”, tha Bill Gates mbi efektet e qëndrueshme që do të ketë pandemia e coronavirusit në vendin e punës.

Parashikimet pandemike nuk janë asgjë e re për Gates

Ndërsa shpërthimi i coronavirusit në vitin 2020 dukej se i zinte në befasi udhëheqësit botërorë, Gates ka vite që flet për kërcënimin e një pandemie globale. Në një video ku ai flet në vitin 2015, Gates paralajmëroi se SHBA dhe vendet e tjera nuk ishin të përgatitur për një pandemi:

“Nëse ndonjë gjë vret mbi 10 milionë njerëz në dekadat e ardhshme, ka shumë të ngjarë të jetë një virus tepër infektiv sesa një luftë”, tha ai. “Jo raketa, por mikrobe”.

Advertisements

Kohët e fundit, në vitin 2018, filantropi miliarder i tha një audience në një diskutim epidemie të organizuar nga Shoqëria Mjekësore e Massachusetts se një pandemi mund të zhdukë dhjetëra miliona nëse nuk luftohet në mënyrë efektive. Ai përmendi një simulim të kryer nga Instituti për Modelimin e Sëmundjeve që sugjeronte që një version modern i pandemisë së gripit të vitit 1918 tani do të vriste rreth 30 milionë njerëz në vetëm gjashtë muaj.

“Ne nuk do të jemi kaq budallenj për herë të dytë”

Pavarësisht paralajmërimit të tij për pandemitë e ardhshme, Gates është optimist se ne do të mësojmë disa mësime nga keq-trajtimi i COVID-19, të cilat mund të ndihmojnë njerëzimin të shmangë një përsëritje. Në programin e tij ai sugjeroi që sëmundja tjetër do të ishte “më pak shkatërruese” sepse ne “do ta kemi praktikuar” përgjigjen tonë ndaj saj. /Telegrafi/

Denoncimi i PD/ Ish-deputetja: Klanet në qeveri luftë për tendera. Pajisjet anti-Covid u blenë 3 herë më shtrenjtë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri në një deklaratë për mediat ka denoncuar një tjetër tender korruptiv të qeverisë.

Democrats accuse govt of cutting expenditures at the peak of pandemic –  Gazeta Tema
Advertisements

Sipas Pampurit, tashmë ka nisur një luftë mes klaneve të qeverisë për tenderat, ndërsa së fundmi në një tender të ministrisë së Shëndetësisë pajisjet anti-covid u blenë 3 herë më shtrenjtë.

Shqipëria është sot vendi i dy kontrasteve të mëdha. Nga njëra anë janë shumica e qytetarëve që luftojnëpër të mbijetuar në kuptimin e parë të fjalës, luftojnëpër bukën e gojës, luftojnë për shëndetin, luftojnë për jetën në kushte shumë të vështira. Nga ana tjetër, janë klanet brenda qeverisë, që luftojnë njëra-tjetrën se kush do të gllabërojë tenderin e radhës.

Kjo ka ndodhur këto ditë. Është ajo pjesë e kalbjes sëpushtetit nga korrupsioni që Edi Rama e mban nëhije. Kur qytetarët vuajnë në dyërt e spitaleve për pak oksigjen më shumë, qeveria tregon se i vetmi shqetësim i saj është mbushja e xhepave të klientëve, duke shfrytëzuar pandeminë.

Në shtator të këtij viti, Ministria e Shëndetësisë ka hapur një tender me vlerë 5 milionë euro për të blerëdisa mjete mbrojtëse anticovid, vlera e të cilave nuk shkon kurrë më shumë se 1.5 milionë euro.

Tenderi kualifikoi disa kompani me oferta nën 2 milionë euro, por një vendim i organi tjetër tëqeverisë, Komisioni i Prokurimit Publik, i skualifikoi të gjithë ofertat më të ulëta.

Ndër 12 kompani ofertuese, ai shpalli fituese kompaninë me ofertën më të lartë, e renditur e 10-ta. Për shkak të kësaj lufte mes klanesh në qeveri, pajisjet anticovid do të blihen me çmim 3 herë më tëlartë se ofertat e skualifikuara.

Në vend që paratë e qytetarëve të përdoren me kujdes në këtë kohë krize, qeveria e Edi Ramës, në mënyrëarbitrare, vendos t’i ndajë këto para me klanin qëofron më shumë para për xhepin e tij. 

Kjo është një qeveri që vjedh edhe në kohëpandemie. Këta nuk heqin dorë nga pasurimi i paligjshëm, edhe kur e dinë se qytetarët mezi ia dalin të mbyllin muajin dhe marrin borxh për të blerë ilaçet anticovid.

Pandjeshmëria e kësaj qeverie dhe e këtij kryeministri, arroganca, babëzia për të përfituar nëçcdo kohë dhe në çdo rrethanë është fytyra e kësaj qeverie.

Duhet ta kemi parasysh sa herë të shihni ambulancat në radhë se nuk ka shtretër, sa herë të mos gjeni oksigjen për familjarët, sa herë të merrni borxh për ilaçet, sa herë dilni me humbje në biznesin tuaj tëvogël, duhet takeni parasysh, kur dikush humb vendin e punës dhe kur i bëhet një padrejtësi.

Babëzinë, pandjeshmërinë dhe arrogancën e pushtetit do ta largojmë më 25 ptill. Qytetarët kanë nevojë për një qeveri që punon për interesin e tyre!

Vdekja e Maradonës/ Mjeku i tij vihet nën hetim për vrasje me dashje

Advertisements

Hetimet për vdekjen e Diego Armando Maradonës marrin një kthesë vendimtare në orët e fundit. Shtëpia dhe klinika e Leopoldo Luque, mjekut personal të kampionit të botës, po kontrollohen imtësisht nga hetuesit. Sipas medieve argjentinase është e nevojshme të kuptohet nëse ka pasur ndonjë parregullsi ose gabim. Gazeta argjentinase “La Nacion” shkruan se mjeku “është bërë i dyshuari i parë, i cili po hetohet për vrasje me dashje”.

“Ne duhet të përcaktojmë nëse kishte ndonjë parregullsi gjatë shtrimit në spital”, – shpjeguan prokurorët. E sigurt është se Luque – një neurokirurg dhe figurë e diskutueshme ka punuar për Diego që nga viti 2016, por kampioni ishte grindur me të – ndaj ai nuk ishte i pranishëm në shtëpinë e Maradonës në kohën e vdekjes së tij të mërkurën e 25 nëntorit.

Kontrollet në shtëpi u kryen nga 60 agjentë, 30 në shtëpi dhe 30 në klinikë. Edhe vajzat e Diegos – Dalma, Gianinna dhe Jana – kanë akuzuar atë si shkakun kryesor të kolapsit fizik të babait të tyre në ditët e fundit para se të ndërronte jetë. Bashkë me mjekun Luque mund të përfshihen nën hetime edhe mjeku-psikiatër që i dha Maradonës ilaçe si dhe një person ende i paidentifikuar që ishte në shtëpi në kohën e vdekjes.

Çështjet e pazgjidhura mbeten të shumta. Nuk është e qartë pse Maradona u nxor nga spitali kaq shpejt pas operacionit në kokë. Një tezë që po verifikohet është edhe ajo e ish-mjekut të tij, Alfredo Cahe, i cili foli për “trajtime të gabuara”. Një tjetër mister është se pse nuk kishte asnjë mjek specialist 24 orë në shtëpi? Pse nuk kishte një ambulancë pranë shtëpisë? A i dhanë Maradonës ilaçet e duhura? A janë respektuar protokollet e ndërhyrjes? Pse nuk kishte defibrilator në shtëpi? Dhe, mbi të gjitha, pse mjeku Luque nuk ishte në shtëpi, por ai njoftoi urgjencën, pa përmendur emrin e Maradonës? Janë të gjitha pyetje që duhet të marrin përgjigje. Vdekja e legjendës së futbollit nuk mund të mbetet një mister. ©LAPSI.al

Kura natyrale kundër Covid/ SHBA dhe BE kërkojnë sherebelën dhe boronicën shqiptare

htimi i kërkesës në pandemi, për bimët e çajit, boronicës dhe sherebelës nga Europa dhe SHBA, nuk arriti të shfrytëzohet plotësisht nga kompanitë, si mundësi “e artë” për fitime.

Shoqata e Bimëve Mjekësore dhe eksportuesit më të mëdhenj të Shqipërisë kërkojnë ndihmën e shtetit, pasi industria vuan mungesën e investimeve në përpunim. Me investimet e tyre prej gati 30 vjetësh, operatorët arrijë të përpunojnë vetëm 20% të bimëve të grumbulluara.

Pandemia nuk e ndali eksportin e bimëve mjekësore. Pavarësisht krizës nga COVID-19, eksportet e sektorit shënuan rritje. Sipas të dhënave të INSTAT, eksportet e grupit farat vajore, bimët industriale apo mjekësore, u rritën 14,8% me bazë vjetore për 9-mujorin 2020.

Destinacioni kryesor i eksporteve është Gjermania, (më pas produktet përpunohen e shkojnë drejt SHBA-ve). Për 9-mujorin e 2020, rreth 32% e produkteve të këtij grupi u eksportuan në Gjermani dhe rreth 10% e tyre në Austri dhe Spanjë.

Eksportuesit më të mëdhenj të Shqipërisë pohojnë rritjen e shitjeve të bimëve mjekësore, veçanërisht sherebelës dhe boronicës në vendet e Europës dhe SHBA. Përdorimi më së shumti i çajeve me përmbajtje të vitaminës C në pandemi nxiti rritjen e kërkesës të tyre.

Për operatorët e tregut, mbyllja e kufijve dhe vendosja e kufizimeve të lëvizjeve me jashtë të fermerëve, rriti sasinë e bimëve të mbledhura krahasuar me vjet. Marrëdhëniet tregtare të acaruara mes Kinës dhe SHBA-së rritën kërkesën e kësaj të fundit për bimë mjekësore në tregjet e Europës dhe të Shqipërisë.

Për kryetarin e Shoqatës së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike, Filip Gjoka, pandemia e gjeti të papërgatitur industrinë për t’u përballur me fluksin e lartë të kërkesës për eksporte. Aktualisht, kompanitë të cilat kanë potenciale grumbulluese, përpunuese dhe eksportuese arrijnë vetëm 20% e tyre të nxjerrin produkt final të përpunuar, kurse 80% e bimëve të grumbulluara nxirren bruto.

Kompanitë shqiptare e kanë të pamundur financiarisht të blejnë makineri përpunuese që kushtojnë deri në 1 milion euro, prandaj në këtë situatë kërkojnë të ndihmohen nga shteti. Në këtë periudhë, disa kompani që operojnë prej 27 vitesh, po vuajnë edhe vonesat e pagesave deri në 3 muaj, pasi bizneset partnere në SHBA dhe Europë po punojnë online. Më të dëmtuarit nga ky fenomen pritet të jenë eksportuesit e vegjël.

Rritja e eksporteve

Filip Gjoka, Kryetar i Shoqatës së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike, deklaroi për “Monitor” se arsyet e rritjes së eksporteve të bimëve medicinale në pandemi janë: përdorimi i tyre nga kompani ndërkombëtare farmaceutike për ilaçe kundër COVID-19 dhe shtimi i kërkesës në tregjet europiane nga SHBA, për shkak të ndërprerjes së marrëdhënieve me Kinën. Sipas të dhënave të shoqatës, vetëm eksportet e bimëve mjekësore u rritën 7,5% në 9-mujorin e 2020 krahasuar me një vit më parë.

“Shumë kompani të mëdha farmaceutike në botë i kanë kthyer ambientet e tyre në laboratorë kërkimesh për gjetjen e medikamenteve për kurimin e COVID-19 dhe të vaksinës. Një pjesë e bimëve që ne eksportojmë, po përdoren për luftën kundër koronavirusit. Rritja e kërkesës është ndikuar edhe nga acarimi i marrëdhënieve të Kinës me SHBA, dhe një pjesë e mirë e tregjeve të këtij të fundit i janë drejtuar Europës dhe vendit tonë për bimë medicinale”, thotë Gjoka.

Edhe sasia e bimëve të mbledhura këtë vit ishte më e lartë se vjet, madje në pikat e grumbullimit u krijua stok. Gjergji Qose, administrator i kompanisë eksportuese “Gjedra”, shpjegoi se kjo ndodhi pasi shumë banorë të zonave rurale, në pamundësi për të siguruar të ardhurat me punë bujqësie jashtë vendit, u detyruan të punojnë në Shqipëri. Z. Qose pohon se kërkesa është e lartë nga shumë shtete, të cilat po i magazinojnë produktet medicinale edhe për 2021.

Kompania “Gjedra” eksporton 150 lloje artikujsh në Gjermani, Francë, Spanjë, SHBA, Koreja e Jugut, Itali etj. “Vetëm në Gjermani eksportuam 150 tonë murriz, e cila është lënda e parë në prodhimin e ilaçeve të zemrës. Kërkesa ka pasur edhe për boronicën që përmban vitaminën C dhe sherebelën që lufton 10 sëmundje dhe përdoret kundër virozave. Në total, në vitin 2019, eksportuam 2,500 tonë bimë mjekësore”.

Sipas administratorit të kompanisë “Albanian Herb”, Kujtim Zere, kërkesa më e lartë ishte për bimët e çajit. Edhe për të, sasia e bimëve të grumbulluara këtë vit ishte shumë më e lartë se në 2019. “Mbyllja e kufijve rriti volumin e grumbullimit të bimëve, pasi shumë individë që siguronin të ardhurat me punë bujqësi në shtetet fqinje, këtë vit punuan në Shqipëri. Avantazh për ta ishte se mbledhja e bimëve mjekësore mund të kryhet në çdo stinë dhe është burim i sigurt për të jetuar”.

Gjatë kësaj kohe, kërkesa më e lartë nga tregjet e huaja ishte për sherebelën. “Kjo është bima më e kërkuar, e cila vazhdon të ruajë trendin rritës në eksporte edhe në këtë periudhë pandemie, më pas është balsami, rrënja e zezë, shtogu, boronica, e cila po përdoret gjerë edhe nga konsumatori vendas. Vihet re rritje e konsumit të bimëve që përdoren për çaj për shkak të COVID-19. Në përgjithësi, trendi i eksporteve është pozitiv.

Parashikojmë që në total, për 2020, eksportet të arrijnë vlerën e 50 milionë dollarëve, apo 5 milionë dollarë më shumë sesa vjet. Për ne, ky nivel eksportesh konsiderohet sukses, duke marrë parasysh pengesën e hasur nga fermerët në tre muaj karantinë për mbledhjen e këtyre bimëve dhe mungesën e investimeve në përpunim”, nënvizoi Kryetari i Shoqatës.

Vonesat e pagesave

Pandemia nuk ndikoi as tek aktiviteti i kompanisë “Gjedra”. Të ardhurat në qershor të 2020 ishin në të njëjtat nivele si një vit më parë. Edhe për periudhën korrik-tetor, eksportet mbetën në të njëjtat vlera si në 2019. Të vetmen vështirësi që kompania hasi në këtë periudhë ishin vonesat deri në tre muaj të pagesave për produktet e eksportuara, veçanërisht nga partnerët amerikanë.

“Ne bashkëpunojmë me 10 kompani të SHBA-së, por nëse kontrollon online veprimtarinë e tyre, 7 prej tyre janë përkohësisht të mbyllura. Këto kompani janë duke punuar online. Puna në distancë u ka krijuar probleme te shitjet me klientët. Ky është më shumë një problem i kompanive jashtë sesa për ne. Te kompanitë e reja, vonesat e pagesave mund të çojnë drejt falimentimit, ndërsa për ne që jemi të konsoliduar dhe operojmë në treg prej 27 vjetësh, po arrijmë ta përballojmë këtë dukuri”.

Shansi i humbur

“Nëse do të kishim kapacitete përpunuese më të thella, eksportet do të shënonin rritje dyshifrore. Kina, me të vërtet ka cilësi të dobët të bimëve medicinale, por përpunimin e kryen më të thellë dhe shumë herë më të mirë se ne. Kompanitë në vendet e rajonit kanë kryer shumë investime për përpunimin e bimëve, por nuk gëzojnë avantazhet dhe mundësitë e Shqipërisë në grumbullimin e bimëve të çajit. Pavarësisht këtyre problemeve, ne po përpiqemi të mbulojmë hapësirën e krijuar në tregjet e huaja”.

Kërkesat e industrisë

Në tërësi, në këtë periudhë, industria shënoi rritje të eksporteve, por humbi mundësinë “e artë” për të shfrytëzuar hapësirat e krijuara në tregun europian dhe më gjerë të bimëve mjekësore. Kryetari i shoqatës, z. Filip Gjoka, thotë se nëse kompanitë do të ishin ndihmuar për të kryer investime më të mëdha, siç ka ndodhur me ato të rajonit, eksportet do të ishin edhe më të larta.

“Nëse do të kishim kapacitete përpunuese më të thella, eksportet do të shënonin rritje dyshifrore. Kina, me të vërtet ka cilësi të dobët të bimëve medicinale, por përpunimin e kryen më të thellë dhe shumë herë më të mirë se ne. Kompanitë në vendet e rajonit kanë kryer shumë investime për përpunimin e bimëve, por nuk gëzojnë avantazhet dhe mundësitë e Shqipërisë në grumbullimin e bimëve të çajit. Pavarësisht këtyre problemeve, ne po përpiqemi të mbulojmë hapësirën e krijuar në tregjet e huaja”.

Gjatë pandemisë, përfaqësuesit e industrisë kuptuan më së miri, se ky sektor ka nevojë të marrë një standard të ri zhvillimi, nëpërmjet kryerjes së investimeve për përpunimin e bimëve. “Këto investime nuk mund të realizohen nga operatorët, pasi janë të kushtueshme dhe për këtë kërkohet mbështetje nga qeveria apo nëpërmjet donacioneve të Bashkimit Europian. Për përfitimin e fondeve nga programet e BE-së, industria jonë është më e goditura për shkak të kufizimit të mbështetjes vetëm për kompanitë me qarkullim vjetor deri në 2,4 milionë euro në vit.

Kompanitë që kalojnë këtë prag të xhiros nuk përfitojnë grantet nga projektet e financimit nga IPARD të Bashkimit Europian. Masa është vendosur para 7 vitesh nga qeveria, pasi sipas një studimi të kryer prej tyre, bizneset me xhiro mbi 2,4 milionë euro konsiderohen të zhvilluara dhe nuk kanë nevojë për grante. Ndërkohë që industri, si përpunimi i qumështit, mishit dhe fruta-perimeve nuk kufizohen në përfitimin e ndihmës deri në qarkullimin vjetor prej 9 milionë eurosh”.

Duke qenë se skemat mbështetëse të qeverisë në vitet e fundit kanë qenë shumë të ulëta për këtë industri dhe për vitin 2021 nuk parashikohet asnjë ndihmë sipas kryetarit të Shoqatës të Bimëve Mjekësore dhe Aromatike, prej tyre kërkohet rritje e pragut të xhiros për të përfituar fondet e BE-së, të cilat do të ndihmonin financimin deri në 80% për blerjen e makinerive përpunuese.

“Ne kërkojmë rritjen e pragut të xhiros deri në 12 milionë euro për 7 vitet e ardhshme, për të përfituar nga këto grante, siç është në Maqedoni apo vendet e tjera të rajonit. Nëse pragu i lejuar i qarkullit për grante nga BE-ja do të rritet, industria mund të përfitojë nga hapja e thirrjes të programit IPARD III në 2022, pasi me hapjen e thirrjes të tretë të IPARD II, ne u penalizuam sërish.

Prandaj është e domosdoshme që qeveria të ulet në bisedime me kompanitë për këtë ndryshim, pasi kjo do t’i ndihmonte operatorët për të kryer investimet në blerjen e makinerive përpunuese me vlerë deri në 1 milion euro. Në këtë sektor janë të punësuar me mijëra njerëz në zonat rurale dhe investimet janë të domosdoshme, pasi nëse kultivimi i bimëve mjekësore nis në muajin tetor, grumbullimi i tyre, i cili bëhet në korrik, përkthehet në para.

Pikat e grumbullimit të kompanive aktualisht janë plot me bimë, por edhe në rast se operatorët shfaqin interes për rritje të eksportit, fermerët janë të gatshëm të vënë tokat e tyre në dispozicion për kultivim. Duhet theksuar se një pjesë e tyre nuk shiten dot, pasi janë me pesticide, të tjera janë të papërpunuara”.

Advertisements

Kryerja e investimeve në makineritë përpunuese konsiderohet e domosdoshme për këtë industri, edhe për eksportuesin e kompanisë “Gjedra”, i cili operon në Berat. Zoti Qose thotë se, ndër vite, ka investuar 1,5 milionë euro dhe nuk ka marrë asnjë ndihmë nga shteti, pasi sytë e qeverisë janë për oligarkët.

“Parashikojmë të kryejmë investime të tjera për nxjerrjen e produktit final të çajit në bustina, pasi gradualisht do të tentojmë të hyjmë në tregun europian me këtë produkt ‘Made in Albania’. Synojmë edhe eksportin në tregun amerikan, por sfidat janë të mëdha, pasi kompanitë partnere atje janë themeluar që në vitin 1851. Jemi shumë larg tyre dhe për ne është e nevojshme të investojmë për rritjen e standardeve të përpunimit.

Nga shteti nuk kemi pasur asnjë ndihmë dhe nuk kam ndër mend të kërkoj mbështetje, pasi shoh se nuk janë eksportuesit në vëmendje të qeverisë, por oligarkët. Nëse sot 20% e bimëve arrin të përpunohet dhe 80% e tyre del e papërpunuar duhet me patjetër ndihma e qeverisë që të paktën niveli i përpunimit të shkojë deri në 40%, në të kundërt sektori nuk do të ecë përpara”.

Efekti i rënies në 2021 te bimët aromatike

Kompania “Albanian Herb”, e cila ndodhet në Shkozet në Durrës, është e njohur për partneritetin e saj me një ndër kompanitë më të mëdha turke për eksportin e rigonit dhe të sherebelës. Kujtim Zere, përfaqësues i saj, thotë se për momentin, COVID-19 nuk dha efekt tek eksportet që vijojnë të jenë në nivelet e një viti më parë. Ai parashikon rënie të eksportit të bimëve aromatike në 2021.

“Efektet pritet të ndihen vitin tjetër, pasi është rreziku i rënies së shitjeve të bimës së sherebelës dhe rigonit në restorante, për shkak të uljes së frekuentimit nga koronavirusi. Mendoj se këto humbje do të kompensohen nga shitjet për konsumatorin familjar, të cilat pritet të rriten, për shkak të konsumit më të lartë të ushqimit në shtëpi. Për bimët mjekësore, kërkesa shfaqet e ndryshme në periudha të vitit”.

Puna për grumbullimin e bimëve, edhe për këtë kompani eksportuese është e organizuar me fermerët. Para se të blihen nga fermerët, produktet kontrollohen në pikat e grumbullimit, por edhe pasi vijnë në fabrikë për pesticide.

Të ardhurat e kompanive eksportuese

Eksportet e kompanisë “FilipCo”, sipas përfaqësuesit të saj Filip Gjoka, aktualisht janë 45% më shumë se vjet, për shkak të rritjes së kërkesës nga SHBA, Australi dhe Zelanda e Re, investimeve afatgjata ndër vite dhe besueshmërisë së krijuar në tregjet e huaja. Në vitin 2019, të ardhurat e kompanisë ranë 6,5% krahasuar me 2018, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Në 2019, edhe të ardhurat e kompanisë “Gjedra” u tkurrën me 9% krahasuar me një vit më parë, ndërsa fitimi u rrit vetëm 1%. Përfaqësuesi i kompanisë Gjergji Qose parashikon që për këtë vit, të ardhurat të jenë sa një vit më parë, duke marrë parasysh vështirësitë gjatë karantinës me bllokimin e lëvizjeve me jashtë.

Kompania “Albanian Herb” për 2019 i rriti të ardhurat 28% dhe fitimin 22% më shumë se në vitin 2018. Përfaqësuesi i saj, Kujtim Zere, theksoi se deri tani janë ruajtur të njëjtat vlera eksportesh si një vit më parë. Rritje shënuan edhe të ardhurat e kompanisë “Agrogerbal” me rreth 22% dhe “Herba Fructus Natyror” në 35%. Sipas të dhënave të QKB-së, rritja më e madhe e të ardhurave u shënua për kompaninë “Ballenja” në Dibër me 96% krahasuar me 2018. Në vitin 2017, kompania nuk realizoi asnjë shitje. /Monitor/

Rruget dhe sheshet ne chicago u skuqen kuq e zij.

Sot ne kremtim te dites se shpalljes se pavaresise komuniteti shqiptaro amerikan, shoqata e gruas si dhe shoqata  te tjera organizuan takime ne distance me antare te komunitetit shqiptar  ne chicago .Ngritja e flamurit ne dealy center  diten e djeshme i la radhen sot parades me makina qe duhet thene nen organizimin e shoqates se gruas mblodhi shume makina te stolisura me flamuj kuq e zij duke parakaluar ne autokolone neper rruget kryesore ne lake shore drive dhe Michigan ave.Efekti qe beri kjo parade makinash beri efekt te madh ne qarkullim dhe ne rruge pasi njerez te shumte  mesuan per kete dite feste dhe u impresionuan nga pjesmarrja pavarsisht kushteve te pandemise.Sidomos te rinj te veshur kuq e zij ndaluan makinat dhe nen tingujt e valleve popullore shqiptare nisen te kercejne neper rruge.

Atmosfera e ndezur u mbajt nen kujdes neprmjet vullentareve , djem te komunitetit por dhe organeve te rendit  ne chicago.Parada kaloj sbume bukur ne lake shore drive ku here pas here makinat grumbulloheshin ne varg duke krijuar nje sfond kuq e zij.Nderko ne tviliria u mbajt takimi online fjala artistive ne diten e pavarsise. Artiste te fjales artistike Pajazit Murtishi dhe aktori i humorit ne florida Vasil Vaso interpretuan poezi te ndjera ne kete dite, nderko qe Vaso me humorin e tij solli te qeshura qe aq shume mungojne ne kete kohe.Cifti i artisteve muzikante Brunilda dhe Ferid Hoxha sollen enkas per kete dite nje krijim te ri te titulluar; “Me shqiperine e madhe”

Opinionistet Karaciqa dhe Mulliqi nga Arizona prezantuan nje panorame te kesaj dite ne mbare Ameriken.Takimi online solli shume shikues ne rrjetet sociale  por nje trafik maksimal ne tvalb dhe ne nimi tv.Ne darke Familjet brenda vetes festuan ne tavolina duke mos harruar te sillnin gatimet shqiptare  ku sigurisht mishi i qengjit ne hell qendronte ne vend te pare neper postime.

Sigurisht qe festa vazhdon neser me diten e clirimit te shqiperise.

Stafi i tviliria ju uron gezuar festat dhe ju kujton masat e pandemise.maska distance .

Gezuar Festat

Përmendorja e Ismail Qemalit do të vendoset edhe në Shkup/ Bujar Leskaj jep lajmin e mirë: Jemi në fazën finale

Nga Vlora e flamurit, në ditën e 28 Nëntorit, Pavarësisë së Shqipërisë, ish-deputeti i Vlorës, studiuesi Bujar Leskaj, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë bashkëqytetarët vlonjatë dhe më gjerë.

Shtatorja e Ismail Qemalit në Vlorë - Wikipedia

Në vitin 2021, në Bashkinë e Shkupit, Komuna Çairi Vjetër, që banohet tërësisht nga shqiptarë, do të vendoset përmendorja e Ismail Qemalit.

Leskaj falenderon të gjitha ata që kontribuuan për marrjen e këtij vendimi të rëndësishëm, në veçanti politikanin e njohur të Maqedonisë, Ali Ahmeti dhe kryetarin e Komunës së Çahirit, Visar Ganiu, si dhe intelektualë e studiues.

GEZUAR SHQIPE PAVARESINE

TVILIRIA JU URON GEZUAR FESTAT

Bujar Leskaj: Kjo ditë dhe kjo datë, 28 Nëntori është dita dhe data më e shënuar në historinë e kombit shqiptar. Është dita e kombit, dita flamurit, dita që bashkon në një të vetëm Ismail Qemal Vlorën, Vlorën, Shqipërinë, Kosovën. Padyshim, kjo ditë festohet në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo ku ka shqiptarë, pa dallim bindje politike dhe bindje të tjera. Unë kam vetëm një lajm të mirë për të dhënë për bashkëqytetarët e mi vlonjatë dhe më gjerë.

Në bashkëpunim me Institutin e Studimeve Politike “Ismail Qemal Vlora”, me intelektualë vlonjatë dhe të tjerë nga Shqipëria dhe Kosova, për vitin 2021 ne do të vendosim përmendoren e Ismail Qemal Vlorës në Bashkinë e Shkupit, Komuna e Çairit (Shkupi i Vjetër) që banohet tërësisht nga shqiptarët. Ky është një projekt për të cilin ne kemi një vit që punojmë. Tashmë jemi në fazën finale.

Janë përzgjedhur, kuptohet nga ekspertët, dy veprat, të skulptorit të popullit, “Nderi i Kombit” Muntaz Dhrami dhe të skulptorit të shquar Luan Mulliqi. Këtë muaj ne përcaktojmë përzgjedhjen. Kemi përcaktuar dhe vendin. Tashmë është vendimi përkatës i Komunës së Çairit të Vjetër në Shkup. Këtë projekt e realizojmë në bashkëpunim me politikanin e shquar të Maqedonisë, Ali Ahmeti, me kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu, me profesor Bedri Islamin, profesor Bardhosh Gaçe, me shoqatën “Labëria”, kryetarin e saj dhe shumë intelektualë të tjerë vlonjatë”.

Covid-19 në Maqedoni të Veriut/ 41 të vdekur dhe 1,022 të infektuar

Maqedonia e Veriut të shtunën ka shënuar një rekord të ri sa i përket numrit të viktimave me C0vid-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 41 të vdekur dhe 1,022 të infektuar nga testimi i 3,127 mostrave në 24 orët e fundit. Sipas raportit, viktimat janë: 17 në Shkup, nga katër në Ohër dhe Gostivar, nga tre në Manastir dhe Strumicë, nga dy në Veles dhe Prilep dhe nga një në Kavadar, Radovish, Koçan, Probishtip, Kërçovë dhe Vallandovë. Me këto viktima numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur betejën ka arritur në 1,699.

Numri i personave të diagnostikuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 60,723 persona, prej tyre 37,505 janë shëruar ndërsa raste aktive janë 21.519. Aktualisht në spitalet e vendit janë rreth 1,300 persona që po trajtohen nga virusi. Shumica prej tyre janë në oksigjenoterapi.

Pompeo uron shqiptarët me rastin e ditës së Pavarësisë

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë Sekretari amerikan Shtetit Mike Pompeo ka ndarë një mesazh urimi për Shqipërinë dhe shqiptarët, në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan.

Këtë vit festojmë gjithashtu vendimin e Bashkimit Evropian për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë, një shenjë e përparimit të rëndësishëm që ka bërë vendi në zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE”, shprehej zoti Pompeo në deklaratën e tij.

Sekretari amerikan i shtetit përgëzon “Shqipërinë për rolin e saj udhëheqës si kryesuese e OSBE-së në vitin 2020 dhe vlerëson gjithçka që vendi ka bërë për të demonstruar përkushtimin ndaj komunitetit transatlantik”.

Shqipëria luan një rol qendror për të siguruar paqen dhe stabilitetin si pjesë e aleancës së NATO-s dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë Shqipërisë si një aleat i palëkundur”, thuhej në deklaratë.

I uroj siguri dhe shëndet popullit shqiptar ndërsa punojmë së bashku për të kapërcyer sfidat që paraqet pandemia e COVID-19”, përfundonte deklarata e zotit Pompeo.

Pas kullës më të lartë në Dubai, Burj Khalifa edhe ura e Stambollit vishet kuq e zi

Me rastin e 28 Nëntorit, ura e Bosforit është mbuluar mbrëmjen e sotme me drita kuq e zi, në shenjë respekti për ditën më të veçantë për kombin shqiptar. Njësoj si gjesti i veçantë i vendosjes së flamurit kuq e zi në kullën më e lartë të Dubait, edhe Turqia i është bashkuar urimit për kombin tonë.

Më herët, kulla Burj Khalifa është veshur kuq e zi në festën e flamurit tonë kombëtar.