Rrëzohet një tjetër avion me skuadrën në bord: humbin jetën 4 futbollistë e presidenti i klubit

Një tjetër tragjedi ajrore për futbollin brazilian, pas asaj që goditi ekipin e Chapecoense më 28 nëntor 2016, gjatë rrugës për në Kolumbi, për finalen e Copa Sudamericana. Këtë mëngjes rreth orës 8.15, në aeroportin privat të Luzimangues, Porto Nacional (60 kilometra në jug të Palmas, kryeqyteti i shtetit të Tocantins), një aeroplan që transportonte Palmas Futebol e Regatas, një formacion i Serisë D, pësoi dëmtime gjatë ngritjes duke u rrëzuar në një pyll në fund të pistës: katër lojtarë humbën jetën, ashtu si presidenti i klubit dhe piloti i avionit. Mjeti duhet të shkonte në Goiânia për ndeshjen me Vila Nova për Copa Verde, e planifikuar të hënën. Në bord ishin futbollistët Lucas Praxedes (23 vjeç), Guilherme Noé (28), Ranule (27) dhe Marcus Molinari (23), presidenti Lucas Meira (32) dhe piloti, të identifikuar si “Komandant Wagner”.

“Me trishtim të thellë morëm lajmin e rrëzimit të avionit me lojtarët dhe presidentin e Palmas në bord – është postimi ngushëllues i Chapecoense – Fatkeqësisht ne e dimë se si është ky moment i dhimbjes së pakalueshme për humbjet e pariparueshme dhe do të donim që askush të mos i provonte. Shprehim ndjenjën e forcës dhe solidaritetin tonë të plotë me familjen, miqtë, shokët e skuadrës dhe tifozët. Ju nuk do të jeni vetëm “.

Europiani mund te zhvillohet ne nje vend te vetem

Presidenti i Bayernit: UEFA po mendon organizimin e Europianit në një vend të vetëm!

Presidenti i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge ka zbuluar së fundmi për gazetën bavareze “’Munchner Merkur” se Europiani i këtij viti mund të zhvillohet në një vend të vetëm sipas datës së programuar 11 qershor-11 korrik.

“Di që presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, po mendon për një zgjidhje më logjike, me virusin që ndikon ende, mund të organizohet kampionati evropian (11qershor-11 korrik) në një vend të vetëm. Me një protokoll sanitar specifik”, zbuloi numri një i Bayernit. /Koha Jone/

E diela e zezë e Cristiano Ronaldos e Messit: gol i anulluar e karton i kuq

Hera e fundit ishte më 8 dhjetor 2020 në Champions League kur super sfida mes dy kampionëve të mëdhenj të futbollit modern përfundoi me fitoren 0-3 të Juventusit ndaj Barcelonës. Ky duel kokë më kokë përsëritet sa herë që në lojë bëhet fjalë për diçka të rëndësishme. Një udhëtim i gjatë ideal që i bashkon dhe që i ndan. E kështu ishte edhe në një të dielë shumë të ftohtë janari. Cristiano Ronaldo që humbet në San Siro kundër Interit, duke hequr dorë, ose pothuajse, nga cështja titull dhe Messi që përshëndet, nga dhomat e zhveshjes SuperKupën e Spanjës kundër Atlethic Bilbao, përfunduar me rezultatin 3-2. Nëse mbrëmja e CR7 është e zezë, ajo e Leos është shumë e zezë sepse ai u përjashtua me karton të kuq për një goditje në fytyrën e Villalibre.

Po, Cristiano është pak si shpirti, në këtë moment, i një Juve që në kampionat është shfaqur dhe shfaqet tepër e lodhur: me shumë ulje dhe ngritje për t’u deshifruar dhe analizuar. Kur kampioni portugez nuk funksionon është e vështirë që protagonistë të tjerë të ngrihen me forcë në piedestal. I ndodhi në fakt Chiesas, por mungesat e shumta të bardhezinjve i kanë lënë vendin krijimtarisë së paktë të lojtarëve të tjerë të Juventusit.

Përkundrazi, Messi kishte një dëshirë të madhe për të luajtur dhe rikuperuar. Edhe sepse viti 2020 për blaugranat ishte pa trofe dhe 2021, në fakt, filloi aq keq sa më keq nuk mundej. Përveç kësaj, për fantazistin argjentinas ky ishte kartoni i parë i kuq me fanellën e Barças. Një rekord negativ që dëshmon për momentin e keq që po përjetojnë vetë Barcelona dhe Messi të cilët, në fillim të sezonit, ishin në qendër të zërave të merkatos me një lamtumirë të mundshme nga fanella që në jetën e tij profesionale aq shumë e donte.

Bayern kampion dimri në Bundesligë: Freiburg i pafat, u ndal nga traversa në të 90′

Në javën e gjashtëmbëdhjetë të Bundesligës, Bayern Munich fitoi 2-1 në shtëpi ndaj Freiburg dhe u laureua kampion dimrit një javë para kohe. Në Allianz Arena, bavarezët morën epërsinë pas 7 minutash me të majtën e Lewandowski, por në pjesën e dytë, pas një traverse të goditur nga polaku, erdhi barazimi i Petersen. Goli vendimtar u shënua nga Muller në minutën e 74-të: skuadra e Flick u ngjit në +4 nga vendi i dytë i Leipzig.Bayern lë pas shpine javën më të komplikuar të sezonit të tij (humbjen 3-2 kundër M’Gladbach në kampionat, eliminim në DFB Pokal kundër Kiel, ekipi i divizionit të dytë) me një fitore të çmuar kundër një Freiburg që vinte nga pesë fitore në pesë ndeshjet e fundit. Ndeshja u ndez në minutën e 7-të: spond i Muller për Lewandowski, që goditi menjëherë me të majtën, duke kaluar bavarezët në avantazh. Në të 28’, Flick humbi Gnabry, të dëmtuar: në vend të tij Sané. Në pjesën e dytë, vendasit u shtynë përpara në kërkim të dyfishimit, që pothuajse e prekën në minutën e 59-të me goditjen e traversës nga sulmuesi polak, me Florian Muller që shmangu për mrekulli 2-0 duke ndaluar Goretzka në topin e rikthyer.Freiburg, në këtë moment, ndëshkon kampionët e Evropës me rregullin më të famshëm të futbollit: gol i gabuar, gol i pësuar. Në minutën e 62-të, Petersen, në topin e parë të prekur prej tij, barazoi me kokë 1-1 në zhvillimet e një goditje këndi. Bayern nuk hoqi dorë dhe, në minutën e 74-të, gjeti avantazhin e dytë me të djathtën e Muller, në një asist të Sané. Bavarezët u tronditën në minutën e 90-të, kur Petersen goditi traversën, por në fund morën tre pikë me vlerën e titullit të kampionit të dimrit duke shkuar +4 nga vendi i dytë i Leipzig.

Laçi tronditet në Fier nga Apolonia e fundit, Duro shpërthen për golin e anulluar: “Ishte i rregullt”

“Të jem realist, ishte ndeshja më e dobët nën drejtim tim. Nuk e prisja këtë reagim të skuadrës. Këto janë ndeshje shumë të vështira për t’u fituar. Episodet vendosin ndeshjen. Po të kishim barazuar në fund të pjesës së parë, pjesa e dyta do të ishte ndryshe. Por si lojë, nuk jam i kënaqur”. Tekniku i Lacit, Shpëtim Duro, nuk e fsheh zhgënjimin pas humbjes në transfertë me Apoloninë e vendit të fundit.

Skuadra e Camaratas, pas barazimit në transfertë ndaj Partizanit, mposhti kurbinasit, në një sfidë që nuk i shpëtoi polemikave. “Pata komunikim me asistentin, tha nuk e pashë lojtarin te fundorja. Ishte moment kyç, që mund të ndryshonte lojën. Gol shumë i rregullt, u çudita – tha Duro -. Te goli i Apolonisë, nuk pretendova për faull, por janë 2 momente që vendosën rezultatin e ndeshjes. Në futbollin shqiptar nuk është se ka shumë diferenca”.Vendosi goli i Gjatës në minutën e 21, por kurbinasit kanë një pretendim për penallti, e mbi të gjitha rezerva për golin e anulluar. Ndoshta edhe të pafat, sin ë rastin e shtyllës së goditur, Laci nuk bindi në këtë ndeshje, duke humbur më shumë terren në luftën për titull e duke kompromentuar gjithashtu zonën europiane. Katër pikë në dy ndeshje për teknikun italian të Apolonisë, që sheh tashmë të kaluar Skënderbeun dhe arrin në kuotën e 12 pikëve Bylis në zonën e playout.

Bylis triumfon 3-1: Apolonia ‘mbytet’ në llucën e Adush Muçës

Një fitore që i duhej Bylis më shumë se cdo herë. Mallakastriotët kanë mposhtur Apoloninë, në sfidën e javës së 11-të të Kategorisë Superiore, me rezultatin 3-1, duke iu afruar tashmë grupit të skuadrave, në tentativë për tu larguar nga zona e playout. Një triumf i rëndësishëm në derbi për skuadrën e Dovedan, që i ngjit ballshiotët në kuotën e 11 pikëve, ndërkohë që fierakët, mbeten të fundit me 5 pikë në 11 ndeshje.Dygolësh i Antoni Beji, që po tërheq tashmë skuadrën e Dovedan, që po vuan për të dalë nga vështirësitë. Sulmuesi hapi serinë e golave në të 22, ndërsa siguroi rezultatin në minutën e 52, duke përfituar nga një rrëmujë në zonën fierake. Golin e tretë për ballshiotët e reealizoi Hadroji, falë një depërtimi nga e djathta që u finalizua me një goditje të saktë.Në një terren tepër të vështirë, të shkaktuar nga reshjet e shumta, dy skuadrat u munduan të japin më të mirën. Apolonia dështoi të ishte e rrezikshme dhe vetëm Mihana nuk mjafton. Edhe goli i vetëm për bardhejeshilët u shënua nga vetë ballshiotët, me kapitenin Ymeralilaj që devijoi në portën e tij krosimin e Gjatës. Bylis tashmë fundos një kundërshtar si Apolonia dhe përfiton edhe nga humbja e Skënderbeut, duke qenë tashmë 3 pikë larg zonës së sigurisë.

Globe Soccer Awards 2020/ CR7 e Lewandowski mposhtin Messin: ja të gjithë çmimet e dorëzuara

Në Dubai janë dorëzuar vlerësimet e Globe Soccer Awards 2020, cmimet e rezervuara për protagonistët e futbollit botëror të sezonit të fundit e të viteve 2000. Protagonisti i madh i mbrëmjes ka qenë Cristiano Ronaldo, që është zgjedhur “lojtari më i mirë i shekullit” përpara rivalit të përjetshëm Lionel Messi. Titulli “lojtari më i mirë i vitit ” është fituar nga Lewandowski.

Për sa i përket cmimeve të tjera për 20 vitet e fundit, Guardiola është zgjedhur trajneri më i mirë, Real Madrid klubi më i mirë dhe Mendes menaxheri më i mirë. Për trofetë e tjerë të sezonit të fundit pankinën e ka fituar Flick, ndërsa Bayern Mynih për klubin. Cmimi i karrierës ka shkuar për dy spanjollë: Piqué e Casillas.

ÇMIMET E VITIT

Lewandowski lojtari i vitit

Image

Bayern Mynih klubi i vitit

Image

Flick trajneri më i mirë i vitit

Image

Çmimi i karrierës për Piqué e Casillas

Image

ÇMIMET E SHEKULLIT

Ronaldo lojtari i shekullit

Image

Real Madrid klubi i shekullit

Image

Tronditet Juventus, tre pikë më pak në renditje: Kolegji i Garancisë vendos, ndeshja me Napolin do të riluhet

Kolegji i Garancisë së Sportit ka anulluar vendimin e Gjykatës së Apelti të Figc (Federata italiane e Futbollit): Juventus-Napoli duhet të luhet (në një datë ende për tu përcaktuar), të kaltërve i hiqet edhe pika e penalizimit. Vazhdimi i betejës ligjore i ka shërbyer klubit të De Laurentiis, pas dy seancave sportive të pafavorshme, ti japë vlerë arsyeve të tij në lidhje me 0-3 e diktuar nga Gjykatësi Sportiv pas ndeshjes së 4 tetorit ku Napoli nuk u prezantua në Torino.

Në një kalendar shumë të komplikuar, ndeshja mund të luhet në 13 janar, duke shtyrë Napoli-Empoli e Juventus-Genoa të Kupës së Italisë, vetëm një javë para sfidës së Superkupës Italiane mes bardhezinjve e të kaltërve.

Ankimimi është ekzaminuar nga Kolegji, me në krye ish-ministrin Frattini, me seksione të bashkuara. De Laurentiis i kishte bashkuar Grassanit, avokatin administrativist roman Enrico Lubrano, ekspert edhe në të drejtën sportive. Figc (ashtu si Juventus) kishte vendosur të mos kostituohej, si ndodh kur ka cështje mes dy klubeve, e nuk kishte sjellë elementë të rinj në selinë ku zhvillohej debati.

RENDITJA E RE E SERIE A:
Milan 31 pikë (13 ndeshje), Inter 30 (13), Napoli 24 (12), Juventus 24 (12), Roma 24 (13).

Delvinë, arbitri përfundon në spital pasi tifozi e qëllon me gur në kokë nga jashtë stadiumit

Një prej gjyqtarëve të ndeshjes Delvina-Albpetrol e zhvilluar sot në orën 13:30, në stadiumin “Panajot Pano” ka përfunduar në spital, pasi u qëllua me gurë në kokë. Ka qenë një tifoz, që nga jashtë stadiumit ka qëlluar me gurë në drejtim të njërit prej asistentëve duke plagosur në kokë.

Si pasojë asistenti E. P. është dëmtuar në kokë dhe është transportuar në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, A. H. i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja. Policia njofton se ka rrethuar zonën dhe vijon krehja për kapjen e autorit.