Kim dhe Soreca thirrje për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese deri në 31 dhjetor

Kim dhe Soreca thirrje për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese deri në 31 dhjetor

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim i kërkoi Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të përfundojë procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuzese deri në fund të vitit.

Në takimin e zhvilluar me kryetaren e KED, Vitore Tusha, sëbashku me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, theksoi se Shqipëria duhet të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale deri me 31 dhjetor.

Gjithashtu Soreca u shpreh se ngritja e Gjykatës Kushtetuese është kusht thelbësor për hapjen e negociatave.

KED do të mblidhet nesër për të shqyrtuar 3 kandidatë për Gjykatë Kushtetuese.

Deri më tani kandidatët e kualifikuar janë:

  1. Sonila Bejtja
  2. Altin Binaj
  3. Aleksandër Toma

Të tre kandidojnë për vendin e Besnik Muçit.

Dëshmia publike e mjekes: Pacienti erdhi me Covid, ia ndryshuan shkakun e vdekjes

Gjatë takimit që Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi me disa mjekë specialistë, njëra prej mjekeve, Nertila Gjonaj solli rastin kur një pacient kishte ardhur në spital sepse ishte prekur me Covid, por kur ndërroi jetë i shënuan një shkak tjetër për vdekjen, megjithëse nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

“Mjekët këtu janë specialistë dhe jam thjeshtë mjeke specializante në QSUT. Kam patur mundësinë që mund të themi që më tepër kam qëlluar që të jem këto 10 muaj të pandemisë dhe mjeke familje dhe mjeke në QSUT si specializante.

Gjatë kohës që po ju dëgjoja në mbrëmje në Opinion u ndjeva vërtetë keq nga ato replika që po bënin, unë nuk është se kisha një numër të madh rastesh të tilla por e kam patur një rast që më ka ardhur shumë keq, është diagnostikuar me tampon pozitiv COVID-19 dhe ka ndërruar jetë në spital dhe në skedën e vdekjes së zotërisë shkaku fillestar është shkaku i ndërmjetëm me ndërlikime dhe shkaku definitive është shënuar infarkt akut miokardi dhe nuk është përmendur gjëkundi që ai ka qënë I infektuar me infeksionin COVID.

Hiqet statuja e Melani Trump ne Slloveni

The burned statue is now in storage.

Statuja e Melania Trump është hequr nga afër qytetit të saj të lindjes në Slloveni pasi është djegur keq nga vandalët.
Statuja, afër Sevnica, Sllovenia qendrore, ju vu zjarri në 5 korrik, konfirmoi policia sllovene për CNN të enjten.
Brad Downey, artisti që porositi pjesën, i tha CNN të Enjten se ai mori një telefonatë nga departamenti lokal i policisë duke e pyetur se çfarë të bënte me statujën, e cila u bë në korrik 2019 si pjesë e një projekti në vazhdim që përfshin një film të shkurtër dokumentar .

Statuja u hoq më 5 korrik dhe Downey tha se ai u kërkoi vendasve të mos shpërndanin fotot e figurës së djegur në mënyrë që ajo të mos bëhej një “meme e dhunshme”.
Downey ka paraqitur një raport policor por tha se ai është i interesuar vetëm në gjetjen e sulmuesve, jo duke ngritur akuza kundër tyre. CNN

Trump hedh hapin e parë drejt njohjes së fitores së Biden

Presidenti Trump sapo urdheroi nisjen e tranzicionit te qeverisjes (drejt administrates se re te z.Biden) “ne respekt te interesave me te mira per vendin”.

Përkundër të gjitha mosmarrëveshjeve, Presidenti në largim Donald Trump i dha dritën jeshile procesit të tranzicionit në një administratë të Biden të hënën, 23 nëntor. Pasi falenderoi Emily Murphy, Drejtoren e Shërbimeve të Përgjithshme të Administratës Amerikane (GSA), për përkushtimin dhe besnikërinë e saj, Presidenti Amerikan shpjegoi, në një cicërimë të dytë, se “në interesin më të mirë të vendit tonë, unë rekomandoj që Emily dhe ekipi i saj të bëjnë atë që duhet bërë në lidhje me protokollet, dhe unë i kam kërkuar ekipit tim të bëjë të njëjtën gjë”.
Por pavarësisht kësaj Trump theksoi se nuk do ta ndërpresë rrugën logjore të kundërshtimit të rezultatit.

Veliaj sfidon rregullat e pandemisë, koncert në shesh për ndezjen e pemës

Rregullat e vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për të mos lejuar aktivitete politike apo grumbullime të më shumë se 10 personave duket se i ngjajnë tashmë “Fermës së kafshëve” të Oruellit. Vetëm atje rregullat nuk janë njëlloj për të gjithë.

Fillimisht ishte ministrja e arsimit Evis Kushi, më pas deputetë të ndryshëm të PS-së publikonin takime elektorale në Facebook dhe se fundmi listës i shtohet edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Mbrëmjen e së dielës ai ka ndezur dritat e pemës së Vitit të Ri në sheshin Skënderbej, por nuk mund t’i rezistonte dëshirës për tu shfaqur sërish.

Veliaj e përcolli mesazhin me një video nga zyra, por në shesh u mbajt një koncert ku këndonin fëmijë. Nuk munguan edhe në këtë rast grumbullimet përpara podiumit. Veliaj thotë se në skenë ishin vetëm 10 fëmijë, por për t’i ndjekur ata dukshëm u mblodhën edhe më shumë.

Policia e shtetit që thotë se vëzhgon kush feston ditëlindjen dhe publikon foto në Facebook ka një rast për të hetuar, edhe pse nuk pritet të ketë gjoba. Më poshtë disa vido që “i shpëtuan” regjisë qendrore të Bashkisë. ©LAPSI.al   

Konsensusi negativ i udhëheqësive politike!

BASHKE PER SHQIPERINE

Nga Arian Galdini

Për rastin e Shqipërisë mund të themi se vështirë se mund të gjendet një rast tjetër i ngjashëm në të cilin të ketë marrë jetë një ‘marrëveshje e elitës’ apo më saktë e thënë, marrëveshje e udhëheqësive të majta dhe të djathta të politikës shqiptare, për mos-konkurrim të hapur, të vërtetë, të lirë dhe të ndershëm publik, ndërkohë që për ‘konsum demokratik’ ofrohet dhe zhvillohet një sistem multi-partiak, kryesisht me struktura militante, të mbyllura dhe jodemokratike, të cilat konkurrojnë në zgjedhje që pala humbëse i konteston që prej vitit 1996 e këtej.Pikëpamja jonë është se, ‘tranzicioni ende i pasuksesshëm për në demokraci’ në Shqipërinë e pas viteve 1990 pas rënies së regjimit komunist është drejtpërdrejt i lidhur me mungesën e vullnetit të Sali Berishës, askohe President Republike, për të thirrur e realizuar për herë të parë ‘zgjedhjet themeluese’ të lira dhe të ndershme. (McFaul, 1995: 226-227, Linz and Stepan, 1996: 392-394). Mungesa e vullnetit për realizimin e ‘zgjedhjeve themeluese’ të lira dhe të ndershme është domosdoshmërisht atribut edhe i Fatos Nano, Ilir Metës dhe Edi Rames kur të 3 këta kanë kryer detyrën e kryeministrit në periudha zgjedhjesh, ndërsa kanë qenë edhe figura tepër të forta mbizotëruese politike brenda të majtës shqiptare. Jo barazvlefshëm, por gjithsesi qëndron edhe mbi supet e Lulzim Bashës, pesha e tij e atributeve të mosvullnetit për realizimin e zgjedhjeve themeluese të lira dhe të ndershme, për aq sa i ka takuar atij ndërsa ka qenë bashkërendues apo bashkorganizator zgjedhjesh, qoftë si kryetar bashkie, qoftë si lider i opozitës së djathtë. Kjo mungesë vullneti e ‘udhëheqësive’ politike shqiptare pas vitit 1990 ka hapur rrugën për procese zgjedhore vazhdimisht të kontestuara nga pala humbëse. Në fakt, gjithçka e thënë më sipër merr kuptim nëse pranojmë se eksperiencat në Shqipërinë post-komuniste janë shumë larg ‘modeleve të ujdive’ në biseda tryezash të rrumbullakëta me rregulla të qarta loje në funksion të interesit publik, sikurse ka ndodhur në disa vende të Europës Lindore si Polonia dhe Hungaria. (Linz and Stepan, 1996, Elster, 1996). Paradigma se: “Demokracia me dyer të mbyllura është një demokraci e vrarë”, merr plotnjëmendësi në vendin tonë, ngase kuptimi i ‘ujdisë’ apo ‘marrëveshjes’ në tranzicionin e Shqipërisë post-komuniste është larg prej kuptimit që kanë ato në vende sikurse ilustruam më sipër, që janë në ‘tranzicion për në demokraci’ (apo ndoshta janë bërë demokraci). ‘Ujditë’ dhe ‘marrëveshjet’ në Shqipërinë e këtyre 30 viteve kanë qenë më shumë të ngjashme me ‘ujditë’ dhe ‘marrëveshjet’ mes karteleve, klaneve të cilat kanë rënë dakord për eliminimin e konkurrencës politike, ekonomike dhe publike, si edhe për të pranuar institucionet informale në kurriz të shtetit të së drejtës. Kësisoj, këto ‘ujdi’, ‘marrëveshje’ në vend që ta përforconin demokratizimin, e kanë bllokuar atë. Në Shqipërinë post-komuniste ne mund të gjejmë gjurmë e fakte të konsensuseve negative, sikundër janë përfolur e debatuar gjatë marrëveshjet Nano-Berisha në vitin 1991 në Trieste, 2002 dhe 2007 në Tiranë, apo 2010 në Vjenë, marrëveshja Berisha–Rama, në prillin e vitit 2008 në Tiranë dhe marrëveshja e bashkëqeverisjes Berisha–Meta në vitin 2009 në Tiranë, e së fundmi Pakti Rama – Basha i 17 – 18 majit 2017, marrëveshja e 5 qershorit 2020, etj. Thënë të gjitha këto, ç’mund të thuhet më tepër për incentivat e këtyre pjesëmarrësve në ‘pakte’, ‘ujdi’, të cilët në vend që të prodhojnë ligje, rregulla e norma të reja në shërbim të qytetarit–sovran, prodhojnë cikle të reja konfliktesh të tipit: ‘luftë e të gjithëve kundër të gjithëve’. Nëse do të vazhdohet kështu, atëherë ekziston një mundësi e madhe për shpërbërjen e vetë politikës, njëlloj sikurse ndodhi në vitin 1990 kur kolapsoi dhe ra regjimi komunist. Ndonëse udhët e ndjekura duken me fund qorr, është e pakuptueshme përse pjesëmarrësit në ‘pakte’, ‘ujdi’, filldrejtohen nga gjetja e ekuilibrave të mbrapshtë dhe konsensuseve negative, në një kohë kur marrëveshjet për ngritjen dhe forcimin e shtetit të së drejtës u duken më pak të mundura dhe më pak tërheqëse. Ndoshta do të mund të shihnim shans për jetënisjen e mbizotërimit të shtetit të së drejtës dhe të institucioneve formale pikërisht për shkak të qorrsokakut ku mund t’i drejtojë konflikti disa aktorë të lojës politike, të cilët, si rrjedhojë ngase ndihen shumë të dobët për të aplikuar ‘strategji force, mund të shohin vlerën e institucioneve formale si i vetmi burim apo si të vetmet ‘armë’ që mund të garantojnë mbijetesën e tyre në lojë. (Geddes, 1996: 18-19). Përdorimi korrekt dhe i drejtë i rregullave dhe ligjeve formale nga ‘aktorët e dobët’, gjithsesi ngre një standard dhe në një farë mënyre shtyn edhe palët e tjera në konflikt të përdorin të njëjtat ‘armë’ gjithashtu. Ndaj edhe kjo ‘luftë e të gjithëve kundër të gjithëve’ ka gjasa që të mund të transformohet gradualisht në ‘betejë bazuar në ligje, parime e rregulla’. Transferimi i ‘betejës bazuar në ligje, parime e rregulla’ në sferën e politikës elektorale të masave nëpërmjet zgjedhjeve konkurruese dhe ndryshimit të rregullt, paqësor e korrekt të pushtetit, e bën demokratizimin një proces të qëndrueshëm dhe të pakthyeshëm. Por, siç mund ta vëmë re ‘historitë e suksesit’ në Shqipërinë post-komuniste ndërvaren fortësisht nga ‘rezultatet kontingjent konflikti’. Ndaj, në këto raste përdorimi i institucioneve formale rezulton të mos jetë i mjaftueshëm për mbijetesën e garuesve, konkurrentëve të dobët, kështu që në këto raste fatkeqe të gjitha shpresat për lindjen e shtetit të së drejtës varrosen. ‘Lufta e të gjithëve kundër të gjithëve’ ka në çdo rast mundësi ose të zgjasë pa fund, ose të na japë rezultatin neto të fitores së tipit: ‘fituesi i merr të gjitha’. Të dyja këto modele nëpër të cilat do të mund të kalonte udha e lindjes së shtetit të së drejtës, qoftë koalicioni i konsensusit negativ, qoftë ‘beteja bazuar në ligje, parime dhe rregulla’, janë të bazuara në supozimin se instalimi i mbizotërimit të institucioneve formale dhe të konkurrencës politike janë të zhvilluara pak a shumë në mënyrë simultane. Në rastin e Shqipërisë, edhe pse regjimi politik në dukje, normë dhe procedurë është konkurrues, në terma elektoralë, prapëseprapë roli i institucioneve formale është larg mundësive për të mbizotëruar. Këtu konkurrenca politike është e ‘mbijetuar’ me gjithë mungesën e shtetit të së drejtës. As më shumë e as më pak, por grupet në pushtet, udhëheqesitë politike të majta dhe të djathta në Shqipërinë post-komuniste ia kanë dalë mbanë të përqendrojnë mjaftueshmërisht burime, mundësi dhe instrumente për të parandaluar ndryshimin e pushtetit me mjete elektorale, ndaj edhe, më së pari eliminojnë incentivat për vetëpërgjegjshmëri si pjesë e kornizës së institucioneve formale. Debati dhe diskutimet elektorale marrin vlerë për instalimin e mbizotërimit të institucioneve formale vetëm nëse konkurrueshmëria nuk cenohet apo shuhet për shkak të balancës së burimeve dhe nevojave midis aktorëve dhe për shkak të themeleve strukturale të konflikteve ndër/brenda-elitare. Ajo që është e dukshme deri në dhimbje në Shqipëri, është e vërteta se konsensusi negativ i udhëheqësive të majta dhe të djathta të politikës shqiptare ka mbytur dhe synon të vazhdojë të mbysë zgjedhjet e lira, lirinë e mediave, shpirtrat e lirë, njerëzit e lirë, mendimtarët e lirë, aktivistët e lirë, biznesin dhe sipërmarrjen e lirë, njerëzit e talentuar, virtuozë dhe të virtytshëm. Për 30 vite ia kanë dalë mbanë të mbysin konkurrueshmërinë e lirë, të vërtetë dhe të ndershme politike, elektorale , mediatike ekonomike dhe financiare. Volitet të pranojmë se ka ardhur koha që shumica e heshtur dhe e moralshme të ngrejë kokën. Ka ardhur koha që morali, shpresa, virtyti, liria, dinjiteti, talenti dhe zotësia të fitojnë mbi frikën, bindjen, servilizmin, mashtrimin, industrinë e baltës dhe mohimit, grabitjen, vjedhjen, dhe sundimin arbitrar. Ka ardhur koha që ata qytetarë shqiptarë që e kanë kêtë vetëdijësim e njëkohësisht janë edhe guximtarë e të aftë, të shpallin kurajën e tyre për të qenë aktorë, faktorë dhe agjentë të transformimit pozitiv të shoqërisë shqiptare.

Monser qe sda tja dij per asnje,vec njerit,,,,

Image may contain: 1 person, standing

Djall….kuceder….monster… gogol…perbindesh me fytyre njeriu …te gjitha keto epitete te frikeshme i meriton Elisa Spiropali pa patur kurrfare pishmani e frike se po i hyn ne pjese e po e ngarkon a rendon me shume sec duhet…Me nerva Derri sic thote populli ….ndoqa dje deri ne fund nje debat televiziv ne Syri TV mes Monstres Elisa dhe 4 burrave te cilet ajo i vuri perpara …4 burra te cilet nuk ja dolen dot ta frenonin per asnje cast skizofrenine e monstruozitetin e saj …cmendurine njerezore pertej cdo lloj limiti…Mire qe nuk i la te flisnin e nuk i pushoi goja per asnje cast por nuk ju pergjigj asnjeres prej pyetjeve konkrete te bera ne adrese te saj te Shefit te saj e te Partise se saj…duke e mbyllur cdo fjale e fjali te saj se….fajin e ka Saliu, e ka Basha… e ka Meta e Monika…PD e Opozita e jo ne …E pyesnin per pandemine dhe te vdekurit kapice ne Morgun e Tiranes e ajo pergjigjej duke vjelle helm e vrer kunder Bashes e PD…E pyeten per buxhetin ”historik” qe po propagandon Edvini e ajo shau e ofendoi rende Berishen e opoziten…E pyeten per ”kaseten e Bellanices” e ajo i quajti kriminele te gjithe Saliun, vajzen e tij Lulin, PD…Opoziten etj etj E pyeten per zgjedhjet e 25 prillit e mandatin e 3 qe po kerkojne e ajo ju turr Metes e Lulit …e ne fund si gjithnje e per cdo gje tha se fajin e ka Saliu…Madje edhe kur ne ekran i shfaqen me ze e figure fjalimin e saj qe e quan Ramen nje Skenderbe te dyte te Shqiperise …pa u zverdhur, pa u skuqur e pa u nxire fare ajo tha se ju e bete Ramen – Skenderbe…e jo une…Historia boterore e njerezimit ka njohur vec burrave te poshter, kriminele e diktatore edhe plot Gra te liga e mizore…te keqija e me plot kuptimin e fjales Monstra dhe absolutisht nje e tille sot meriton te quhet edhe Kamikazja e Rames dhe e Rilindjes …Elisa Spiropali Ju kujtohet ”Banda e te 4 ”ne Kinen e dikurshme te Mao Ce Duni …kur gruaja e tij dhe tre udheheqes te larte te P.K.Kineze u bene kryefjala e politikes boterore te asaj kohe….saktesisht keshtu eshte sot ne Shqiperi Banda e te 4 -ve te Rilindjes ku monstrat Rama – Veliaj- Balla – Spiropali duket se jane koka e te keqes se tmerreshme qe ka mberthyer ate vend e ate popull prej disa vitesh…E poshter ishte Cian Cini ne Kine ndaj dhe kinezet e urrenin fort …ndaj dhe e kalben ne burg Kriminele ishte Elena Caushesku ne Rumani ndaj dhe rumunet ja dhane plumbin ballit …Mizore ishte Mira Markovici gruaja dhe bashkepunetorja e kriminelit Milloshevic ne sa e sa krime kunder shqiptareve, kroateve e boshnjakeve ndaj dhe u largua e tmerruar nga vendi i vet e vdiq si kerme ne Rusine e Putinit…E keqe e cmirzeze ishte edhe Imelda Markosi e Filipineve ndaj dhe filipinasit e mbyllen ne burg i sekuestruan gjithe pasurine marramendese dhe e flaken tej si lecke…E ndyre deri ne neveri ishte edhe Ministrja e Brendeshme maqedonase Jankullovska …nje antishqiptare e terbuar…e cila perfundoi ne burg e sot fshihet diku nga nje hakmarrje e mundeshme pas gjithe atyre poshtersive qe ka bere …Sadiste dhe vemje e peshtire dhe e pa shpirt ishte edhe Pantera e Zeze e Shqiperise …Nexhmije Hoxha …dhe askush nuk e spjegon dot faktin se si rrojti aq gjate dhe pse e denuan thjesht per ca kafe me shume e per ca te kuq buzesh kur ajo meritonte te varej ne mes te Tiranes ….E megjitheate e permbi te gjitha keto nuk e teproj aspak te them se me e poshter, me e ndyre akoma e me makaber person qe ende frymon mbi toke gabimisht…me djall e perbindesh me fytyre njeriu sidomos fale mentalitetit e mendesise se frikeshme e teper te rrezikeshme qe mbart …eshte Elisa Spiropali …A e imagjinoni dot o njerez se cdo tu kishte bere Shqiperise e shqiptareve ”fenomeni Elisa”…. nese ky lloj Djalli kjo lloj Monstre e ky lloj Perbindeshi do te kish jetuar ne kohen e Diktatorit ?Ne kujtojme nga ajo kohe Nexhmijen, Viton…Fiqireten, Lumturi Rexhen, Vitori Curin, Eminen ..Gjelen, Dese Jakun …Lenka Cukon etj etj….por jo jo Elisa eshte komplet tjeter gje…ndaj dhe ju siguroj se ajo ne ate kohe do ja kish kaluar per makabritetin e kriminalitetin e saj edhe Mehmet Shehut e Shefqet Pecit me shoke dhe rrezik Nexhmija nuk do permendej fare…Dhe kulmi i poshtersise njerezore qendron ne ate se vete Elisa kerkon te mbrohet duke thene se une nuk jam thjesht Elisa politikane por jam edhe femer, nene, grua, moter , shoqe etj etj….Hapu DHE e na fut te tereve brenda ne nje grope !Ti cdo gje je e mund te jesh por te pakten emrin e Femres mos e bej pis…emrin e shtrenjte te Nenes mos e perdhos…emrin fisnik te gruas mos e zhgarravit kesisoj…emrin e dashur te motres mos e denigro keshtu…Sepse perpos te gjithave ti nuk je as me shume e as me pak se sa thjesht nje Monster e llojit tend unikal e nje Perbindesh me fytyre njeriu …ku nese shqiptaret nuk do te dijne ende se si te sillen me ty jo vetem qe do ta pesojne keq shume por do te jene qare me kot deri me sot nga Pantera e Zeze – Nexhmije !Se fundmi…me mirre te te marre me vete Covidi se sa te ta marre kohen e Voten ….Elisa …ndaj shqiptare dalloni te pakten ngjyrat sidomos te zezen nga e bardha dhe te kuqen nga bluja ok…Se sa per te ndare Djallin nga Engjelli ma do mendja se ende megjithe hallet Mal qe keni mbi supe ju kane mbetur sadopak mend per ta bere kete lloj dallimi apo jo?

A.R.DOSTI marre nga Facebook i tij

Rama shkon shumë larg, përdor dhe vdekjen e Bashkim Koplikut për të sharë mediat

Edi Ramës nuk po i del e keqja në këto ditë kur duket sikur djajtë i kanë dalë nga shishja dhe skandalet po i plasin gjithëandej. Këtë çoroditje e ka dëshmuar edhe në vendin më të papërshtatshëm të mundshëm, në mesazhin për ndarjen nga jeta të ish zv kryeministrit të qeverisjes së parë të PD-së, Bashkim Koplikut.

Ish themeluesi i partisë së parë opozitare u ndaj nga jeta në moshën 77 vjeçare. Dhe kryeministri Rama ka bërë një mesazh duke e portretizuar atë por njëkohësisht duke mos fshehur dot mllefin me mediat, analistët dhe gazetarët. Ai thotë për Koplikun:”.. burrë i ndershëm, fisnik nga ata kokëfortët deri në fund në të tijën, çka vihej re pa vështirësi edhe në ato që shkruante a thoshte kur e ftonin në ekrane – vite drite larg prej pazarxhiut tipik të kohëve që jetojmë, kategori e ulët e parimorëve mediatikë, të cilët në mexhelis predikojnë virgjërinë teksa larg syve të publikut kurvërojnë me para, në këmbim të predikimeve të radhës”.
E vështirë të kuptohet se ç’hynin këto fjalë këtu aq më tepër duke thyer kodin e lashtë të mos përgojimit të dikujt në vakinë e një tjetri.

©Lapsi.al