Tirona ka vdek, tironsit kanë ngordh,,,,

Nje qytet që nuk ka referenca të trashegimisë kulturore dhe urbane është I vdekur.Erion Veliaj i drejtohet Ilir Metës, me këtë status në FB!“Ne tironsit kemi një shprehje për ata që fusin hundët në punën e tjetrit: Graj gomarin tat”.A ka ardhur puna ti thotë vetes tironas, ky 99 mashtrues që sëbashku me Zeusin e tij, paraardhes dhe sot kryeministër e kanë shkatërruar Tironën, në atë farë derexheje sa nuk I kanë lonë nom e nishon në të dhomin sytë me e pa sa të plas zemra?!Tirona ka vdek, ne tironcit kon ngordh.Kështu që Ramë-Veli-Rilindjen nuk ka gjo që e ndalo për me e bo Tironën si qenef të Rilindjes si vetë Rilindja.Do e bëjë se paraja la e ly gjithandej. Opozita është kthyer në nje gadavër që ka qelb dhe më shpresën për të ardhmen e vendit, në luftën e bandave për pushtet , pa ide, pa moral, pa strategji, por si një galloshe ë vjetër, I ka ngel Ora ke “dhjetori” 90 me komunistë e antikomuniste aty ku u bë marveshja e ndërrimit pushtetit për mbajtjen e klasës në pushtet. Dhe rezultati êshtë ky që kemi sot. Media që tashmë qartasi paguhet nga me 2 -3 rroga ekstra nga administrata apo borde të ndryshme, tregon qartasi se media shërben si bisht I bandave të pushtetit. E njejta gjë me shoqërinë civile.Populli? Populli është në pritje të ndonjë qeseje ndihme duke kercyer nga gëzimi si majmunëve kur i hedhin ndonje cope banane dhe as pjerdhin për Teatër apo pse po shëmbet Teatri. Luks I madh Teatri për një vend ku fondet I merr nga shtet-krimi për shërbimin e urruakarizimi I pushtetit dhe artit në përgjithësiVetëm pavarësia e artistit e bën atë krijues të pavarur dhe luftëtar të se drejtës. Artistët në Shqipëri kanë qenë dhe janë peng I shtetit prej ku paguhen. Sot presin një fond nga Lali Eri apo nje pension special nga kryeministri, apo një dekorate nga Presidenti si uturakë pushteti. Pikërisht, sepse, në Shqipëri nuk ka raporte vlerash dhe hierarki vlerash por uturake bandash pushteti, Shqipëria është dhe do tē vazhdojë kështu: duke genjyer-manipuluar dhe simuluar një shoqëri pa vlerë por vetëm që genjen vetveten. Këto I di mirë Rama me krriçin e tij Lali Erin.Foto poshte Lali Erit, është një Mulli me ere I vitit 1787 në James Town, Road Island që ruhet si trashegimi kulturore e qytetit dhe si pike ku shkojne turiste. E fotografova pardje. NGA POSTIM NE FB I ILIR DEMALIA

Infermierja Fierake shpeton jeten e nenes dhe te foshnjes ne Itali.

Eshte bere personazh ne Itali ne raidue apo media set, telenorba dhe ne mediat lokale ne provincen e Pulias nje infermiere shqiptare dhe lindur ne Fier: Matilda Muhaj ,e cila ke nderhyre me guxim dhe shume gjakftohte, pavarsisht se ajo ishte detyra e mjekes qe ne kete emergency nuk ishte prezent per ngarkesen e madhe nga covid 19,ndaj infermierja ishte vetem ne kete rast urgjence.

Ja cfare na tregon Matilda :”Pasi morem telefonaten per ndihme u nisem menjehere pavarsisht mungeses se mjekes sepse menduam ishte nje rast per lindje sipas kerkeses se familjareve.U gjendem ne adrese per 5 minuta dhe ne pakim para pallatit pame ciftin burre dhe grua qe kishte lindur tashme foshnjen e vogel.”

Per fat te madh te tyre burri ishte doktor dhe mbante foshnjen e porsalindur ne krah dhe i kerkoj ndihme fqinjeve per nje carcaf per ta mbeshtjelle foshnjen qe ishte vajze,nderko nena ishte e shtrire ne rruge por kordoni lidhes i saj me foshnjen ishte i pa keputur .Ne kete situate Matilda hapi canten e mjekes qe nuk ishte prezente dhe megjithse nuk kishte bere nje gje te tille nje jeten e saj si ndihmesmami ajo me kurajo dhe gjakeftohtsi nxori gersheret nga ambalazhi dhe e preu korden lidhese se pari tek femija ,ne kerthizen e foshnjes.Nderko qe kishte mbritur dhe doktoresha me nje emergency te dyte, por kur e pa infermieren e guximshme ja beri me shenje qe ta conte deri ne fund nderhyrjen e saj kirurgjikale.Shume njerez dhe fqinj kishin dale ne rruge dhe duartrokiten gjestin shpetus te infermieres qe pas kesaj mori falenderimet nga te dy prinderit dhe nga grupi i dyte ndihmes.Foshnja e vogel dhe nena gjenden jashte rrezikut nderko qe infermierja jone u be teze per foshnjen e vogel sikuse deklaroj nena ne emisionin fati nostri ne rai due.Dhe media te tjera si tele norba apo media set e kane pasqyruar kete veprim guximtar te fierakes sone,qe sot gjendet nen intervista te shumta te mediave , por pa harruar detyren e saj ne mbrojtje dhe sherbim te shendetit te popullit.Kjo histori e shkurter na ben krenare te gjithe ne kur shohim veprime qe nderojne jo vetem personin dhe familjen por nje komb te tere.Keta jane heronjte e vertete.

tviliriachicago

Distancimi fizik i pandemisë dhe spërkla komuniste…

03_06_2016_6145097_myslim_pasha1

MYSLIM PASHA 

1. FILLIMI SI “DISTANCIM FIZIK”

Është një term që u mbresua këto muaj të pandemisë sëori lufte me virus të padukshëm. Kjo është një largësi që duhet ruajtur dhe duhet mbajtur me njëri-tjetrin prej rrezikut të drejtpërdrejtë të infektimit me Covid-19. Kujtojmë dhe përfytyrojmë në panik dhe pse themi se e zotërojmë veten, se në një largësi të caktuar, e cila jepet në instruksione çdo ditë, t’i duhet ta kesh një rreze të caktuar të sipërfaqeje rrethore vëllimore rreth vetes, tej së cilës është armiku përhapës dhe vdekjeprurës me spërkla që të rrezikojnë. Po ashtu, kjo është e njëllojshme për fqinjin apo individin fqinj në lëvizje apo qëndrim, i cili ka po të njëjtin objekt ruajtjeje të sigurisë. Ikim dhe flasim me vete, duke bërë llogari me secilin se sa larg duhet të jemi dhe sa e ka rrezen spërkla “ushtarët hapësinorë të padukshëm”.

2. PËRQASJE

“Largesë shoqërore e ndërsjellë”, tjetër lloj, shumë më komplekse. Ashtu si në pandemi, rrotull qenies sonë dhe kadastrës morale politike dhe ideologjike njerëzore, je i detyruar të distancohesh në aspektin shoqëror të individëve, grup individësh që lëvizin në hapësirë brenda një bashkësie. Ideologjitë dhe morali që ato sillnin me vete krijonin një ndarje dhe distancim “Larg armikut të klasës”, “Larg ideologjisë borgjeze”, “Larg nga epidemisë revizioniste!”, “Larg imperializmit amerikan dhe sojit e sorollopit të tyre! … Këto e bënin njeriun që të krijonte një gjeometri hapësinore dërrmuese, të ankthshme, gjithnjë me makth e pasoja të rënda që do të vijonin për një kohë të gjatë. Kjo gjeometri infektuese e pushtoi shoqërinë komuniste (socialiste) gjersa ajo së fundmi, pas eksperimentimit të saj, hëngri vetveten. Ky distancim shoqëror kërkonte ndarje individësh apo grup individësh, që ishin të dënuar, që përfaqësonin të afërm të familjeve feudale apo borgjeze, me të afërm dhe bashkësi të tëra, ku kryesore qëndronte lufta e klasave. Po me kalimin e kohës kjo dukuri distancimi filloi e u dimensionua edhe për individë të ndëshkuar, të dënuar, të demaskuar, të cilët e kishin diagnozën në një patologji të caktuar, që kryesisht ishte e thurur prej ideologjisë, komuniste. Njerëzit diferencoheshin, tipizoheshin si të sëmurë, të infektuar, me njolla dhe cene në biografi, që në hapësirën dhe vëllimin që zinin, paraqisnin rrezikshmërinë. Kjo e bënte shoqërinë që të vetinfektohej rëndë, siç u provua më vonë, pa sjellë asnjë dobi shoqërore, politike ekonomike etj. Përkundrazi, çoi në greminën e sigurt.

3. BREZI I ‘CENEVE’ DHE NJOLLAVE IDEOLOGJIKE

Edhe unë i kam kaluar disa epidemi në formacionin tim të shërbimit: Epidemia e Njeriut të Ri, Epidemia e gjeneralëve dhe bunkerëve, Epidemia e Kulturës, Epidemia e Inxhinierëve të Naftës… etj. Bisht pas bishti u bëra edhe unë personazh që të diferencohesha në “Distancim social” . Kujtoj se sapo mbërrita në repartin ushtarak ku kisha shkuar i transferuar për t’u riedukuar nga partia, që të rikthehesha në pozicionin e standardeve ideologjike.

Sapo hyra, i hutuar, pa orientim, me një frikë besëtyte, që kish filluar që në organizatë, unë doja të ikja përpara, por po pengohesha. Që në atë moment, mua më duhej që të ndaja gjeometrinë që më takonte, e në atë vëllim brenda vetes, unë isha me “cen”, me “njollë” me “masë ndëshkimore dhe prove…”. Ata që më prisnin, pavarësisht se iu ishte thënë se po vjen për riedukim e do të shikojmë punën e tij, ju “duhet të ruheni nga rreziku i ideologjisë borgjeze revizioniste… dhe kinezërive… nga Karjerizmi i tij… të mos afroheni aq shumë sa të na ndodhë e kundërta… etj.”. Jo vetëm ruajtja e distancës, por edhe e fjalët, buzëqeshjet, kafendënja, e vizitës, e sportit, e kinemasë e leximit të librit, kudo… aty është rreziku i virusit… më kuptoni apo jo!

4. DOJA TË NGUSHTOJA “DISTANCIMIN TIM FIZIK”

Ishte një stinë kur për studimin tim gjeografiko-ushtarak të zonës do të ishte edhe një provë ku do të dilte vigjilenca ime ideologjike dhe trajtimi real i Dheut Shqiptar, që është i rrethuar nga superarmiq. Kjo do të ishte një Domethënie Ideologjike e Terrenit, që unë e kisha shkruar në vërejtjet që mund të bënin. E dija se shefi im i përkohshëm që shikonte draftin, e kishte shumë frikë anën ideologjike, e si njeri që nuk donte të më bënte keq, në njëfarë mënyre dëshironte që ta hiqte nga by…a e tij. Unë i kisha dalë para kësaj për të bërë shpjegimet e duhura me pikëpyetje për ngjarjet që kishin ndodhur në fundin e Derdhjes së Vjetër të Semanit. “Pse interesohet Marksizëm Leninizmi lidhur me Luftën e klasave dhe pse lumi iku nga gjurma e vjetër për t’u derdhur në Karavasta? pikërisht këtu në breg të detit, e kishim ngritur kampin tonë topografik-studimor, asaj stine. Veç kësaj, unë duhej të shkoqisja bindshëm se pse përdorej ‘Lumi i Vdekur’ dhe ‘Lumi i Gjallë’ shtrati i Vjetër etj. Isha i përgatitur që të jepja shpjegime lidhur me qarkullimin e ujërave nga deti në Lagunën e Karavastasë dhe e kundërta, ç’lidhje mund të ketë kjo me fatin e Shqipërisë?! E po, kështu në përshkrim duhet të gjente vend edhe pse i lihej kaq vend Semanit të Vdekur, kur çdo gjë në Shqipëri ishte e gjallë dhe kurrë vdekje! Ishte harruar edhe një detaj gjeo-historik, lidhur me ca konsiderata të luftës së klasave dhe si shpjegohet që Jul Qezari dhe Pompeu, zhvilluan luftën civile në Iliri dhe jo në vendin e tyre… kjo donte thellim për rastin shqiptar. Jul Qezari e kish ngritur kryekomandën në breg të Semanit të dikurshëm, që ishte Gradishta e sotme. Mirëpo, pyetjet mund të ishin akoma më të thella, sidomos pse aty te duna e rërës ishte një pikë trigonometrike shumë e dalluar nga të tjerat…a mos kish lidhje gjë kjo me ardhjen e nëndetëseve këtu te Dajlani… oh si e paskam harruar! Kur përshkruhej krijimi e tokës së re, te kordonët litoralë, se aty kishte ardhur Xhevdet Mustafa me nëndetëse. Pse? ’mund të jetë ky përkim?!”. Duhej përshkruar thellë, mbasi Xhevdet Mustafa, nuk ta nxë goja ta thuash, kish ardhur që të vriste Enver Hoxhën… Të zihej fryma në grykë. Se Terreni është përbërësi i tretë i luftës. Dhe se topografia ushtarake është shkencë Marksiste Leniniste. Ky ishte një kryeshpjegim që unë duhej që të tregohesha ekzigjent e kërkues për të dhënë sqarime në përshkrimin topo-ushtarak që po mbaronte. Ne ndodheshim për gati tre muaj në çadra para se të takohej koka e Semanit të Vjetër (të vdekur) me detin. 5. ‘PSE’ PAFUND! Atë ditë, kur shefi im i përkohshëm kish ardhur që të bënte dhe pyetjet përfundimtare, ndodhi një nga ato gjërat që iu thonë “E gjetsh nga mos e pandehsh!”. Unë prisja që të merrje vlerësimin e terrenit nga ana ideologjike, pikërisht në kokën e Semanit të Vdekur. E kur nga kjo të varej edhe heqja përfundimtare e “Distancimit Social” dhe unë të kthehesha në gjirin e shëndoshë ideologjik të Partisë sime, fare pa merak se kishin ardhur efektet shndërruese të Njeriut të Ri. Me këtë rast, shpëtonte dhe shefi im i përkohshëm, i cili kishte shumë frikë nga natyra, por ama edhe mua, nuk donte të më bënte keq. “Pse”-të e tij do të pillnin njëqind “Pse” të tjera dhe s’do të dilja dot, sidomos arsyeja topo-ushtarake e lindjes së mikroishujve ranorë në ata kordonët litoralë duhej të dyshohej se ishte dhuratë e fshehtë e Imperializmit amerikan dhe pse jo atij italian. Pse nëndetësja zbarkoi te këta kordonë litoralë? Veç kësaj, unë e dija se do të kërkohej edhe një shpjegim ideologjik se pse vallë qarkullon uji nga deti në lagunë dhe në të kundërt, pa dhënë shpjegime për rolin e Hënës, e cila nuk ndrin vet, por e merr dritën nga Dielli. “ Mirëpo, terrenit i jep dritë partia!” Kjo është lojë e perëndimit dhe duhej sjellë si dyshim. Gjithçka u prish brenda asaj ditë kur unë shpresoja shumë.

6. VIVA L’ITALIA

Ja se ç’ndodhi? Në pasqyrën ranore të fundit të Semanit të Vjetër, kishin ardhur dhe po loznin nja tre çuna nga ata të Bedatit. Këta ishin fëmijë, prindërit e të cilëve ishin të dëbuar politikë, të cilët banonin në Bedatin e njohur, ku rronin bij armiqsh klasorë. Ne po afroheshim në argjinaturë për të parë. Ata ishim katër vetë.

Po vështronim. Në sheshinën ranore, nuk po na shihnin. Njëri prej tyre më një kallam të gjatë filloi të shkruajë mbi syprinë. V I V A….dhe ne po prisnim se çfarë do të vijonte më tej. Kur ne shqyem sytë. Aty kish dalë: “VIVA ITALIA”.

Po shihnim njëri-tjetrin dhe Shefi u struk më keq për atë që kishte ndodhur, afër ngulimit të çadrave tona studimore për “Terrenin Shqiptar”. Shefi i përkohshëm pa nga unë. Unë isha ai, “i dënuari”, që e kisha vulën te “Distancimi shoqëror”, që po vuaja. Dhe ja se si erdhi puna, gjithçka do të shkarkohej te “peri i hollë” dhe “peri i hollë” isha unë… Më flakëriu në mendje vrapimi, për të kapur atë djalin që kish kryer këtë vepër. Dhe ia nisa vrapit, sikur të isha në një garë të çuditshme, për të kapërcyer “shtratin e vdekur”, që ta kapja “armikun” që na ë kishte bërë polem aty për aty. Rashë dytri herë dhe u gërrica nga gjembaçët… u përplasa, po nuk e zura dot. Ata ishin larguar që të katërt, po shenjën vdekjeprurëse e kishin lënë në terrenin tim. Në këtë terren që unë e doja si shpirt, kishin shkruar një parullë ku thoshin “Rroftë!” për një vend armik, kapitalist, i urryer për ideologjinë time!

Unë u ktheva te shokët. Kuptohet se sa fyese ishte për mua, një oficer, që vrapoja në mënyrë groteske për të kapur rrugaçët e të dëbuarve politikë, që më kishin përdhosur terrenin tim “të fisëm” komunist. E dyta që më duhej të bëja, ishte ajo që do t’i tregoja shefit tim të përkohshëm se më duhet po ashtu mua, para së gjithash, që ta ndëshkoja veprën që ishte kryer. Po vija kokë ulur. Bashkimi, Fejzo, Delo dhe unë po shkonim te shenja “VIVA ITALIA”.

Shefi iu shmang afrimit dhe këqyrjes në vend. Kjo mua më theri se ishte edhe thikë me dy presa. Ne ishim afruar, me sy të dridhur, duke parë pankartën prej rëre. Asnjë fjalë nuk po e thoshim. Mua më takonte i pari që ta fshija e shuaja, sa më shpejtë të ishte e mundur, nën tabanët e këpucëve të mia ushtarake, ashtu i latërzyer, gjithë nerva. Unë prisja dhe shikoja nga shokët se ç’përshtypje po bëja në “shuarjen” e VIVA-s. Më shumë kërshëri dhe shikime të prasme kishte Delua, sepse ai ishte nga Lumi i Vlorës, kurse unë isha ai me “Distancim shoqëror” që dukesha po kaq grotesk. Po ktheheshim pa folur, ashtu siç kishim ardhur. Mosprania e shefit të përkohshëm e bënte edhe më zgjyrë situatën. Përshkrimi im topo-ushtarak pothuajse e kishte marrë notën. Pse erdhën çunat… pse lozën… pse nuk ishit vigjilent se ata ishin armiq klase… pse u shkrua ‘Viva Italia’ dhe nuk u shkrua ‘Viva Albania’…, pse pikërisht te koka e Lumit të Vdekur… pse te pika trigonometrike që ka lidhje me yjet… dhe pse atë ditë kur përshkrimi topo-ushtrak do të merrte notën përfundimtare?!

“Distancimi social” imi kish ngelur sërish në rënë. Idenë kordonëve litoralë që formoheshin, e kisha hedhur unë, po si do të shpjegoja se pse Xhevdet Mustafa kish ardhur për të vrarë Enver Hoxhën?

7. NË VEND TË EPILOGUT …

E gjitha kjo, erdhi prej asaj mbresës së dikurshme të “distancimit social” ideologjik dhe të pandemisë së sotme, një “armik” global që kërcënon botën dhe mua më ka lënë larg atdheut. Flas me vete kur dalë tani me maskë dhe doreza, për të llogaritur mirë se larg do të jenë “ndofta” ato spërklat infektuese që kërkojë qelizat e mia të gjalla.

Këtej e tutje maskat me detyrim/ Gjermania përcakton rregullat ku duhen mbajtur

Në Gjermani nga e hëna është vendosur detyrimi i mbajtjes së maskës në shumë ambiente publike, si supermarkete apo në qarkullimin urban. Si land i fundit e vendos detyrimin e maskës të mërkurën edhe Saksonia.

Në qarkullimin urban, në supermarkete, dyqane, qytetarët gjermanë duhet të mbajnë nga e hëna maska mbrojtëse, prej pambuku të qepura vetë ose edhe shall pambuku. Por landet kanë rregullore të ndryshme për mbajtjen e maskave. Në landin Renani-Veriore Vestfali për shembull maskat duhen mbajtur edhe në stacione autobusi, në taksi, bankë, pika karburanti, postë apo klinika. Si land i fundit e vendos detyrimin e maskës të mërkurën edhe Saksonia.

Detyrimi i maskës është prej moshës 6 vjeç dhe nuk vlen për njerëzit e sëmurë apo shpesh edhe për punonjëset në kasë. Në shkolla, për nxënësit e klasave të maturës nuk është detyrim mbajtja e maskës në mësim, por rekomandohet në korridore apo në oborret gjatë pushimit.

Deutschland Maskenpflicht Mundschutz Mund-Nasen-Schutz (picture-alliance/dpa/S. Gollnow)

Lidhur me gjobat në rast të shkeljeve, shumë lande gjermane në fillim do të reagojnë të rezervuara. Fillimisht do të jepen paralajmërime, por në raste të caktuara do vendosen edhe gjoba. Në Berlin apo Saksoni-Anhalt thuhet se nuk do të ketë penalizime. Në Renani-Veriore Vestfali u lihet në dorë komunave vendosja e gjobave. Bavaria është më e rreptë. Në rast të shkeljeve në publik vendosen gjoba deri në 150 euro. Për ata pronarë dyqanesh apo qendrash ku vihen re shkelje të detyrimit të maskës mund të vendosen gjoba deri në 5000 euro.

Mundschutz Behelfsmaske Mund,- Nasenschutz Deutschland (picture-alliance/dpa/T. Hase)

Ndërkohë të hënën Bundeswehri solli më shumë se 10 milionë maska profesionale për mjekët e infermierët nga Kina. Ministrja e Mbrojtjes, Anngeret Kramp-Karrenbauer i mori maskat në Leipzig në dorëzim, nga ku ato do të shpërndahen tek ministritë e Shëndetësisë së landeve. Kramp-Karrenbauer theksoi rëndësinë e furnizimit. Vendimi për lirime të mundshme të masave të Coronës “varet shumë nga sigurimi i pajisjeve duhura mbrojtëse”, tha ajo. Aktualisht 15.000 ushtarë gjermanë janë aktivë në luftë kundër Coronës. DW

Uji i hudhrës – Përfitimet e mëdha për shëndetin në vetëm 15 ditë

Hudhra është një nga përbërësit më të përdorur në kuzhinën shqiptare.

Përveç se u jep gatimeve një shije të mrekullueshme, ajo ka dhe vlera të panumërta për shëndetin.

AgroWeb.org ka shkruar rreth vlerave të hudhrës si dhe përdorime të saj të shumta.

Por përdorimi i i hudhrës me ujë është trajtimi më i lehtë që mund ta përgatisni në shumë pak kohë.

Përbërësit
Një thelbi hudhër

Një gotë me ujë (jo të mbushur plotë)

Përgatitja
Mjafton që hudhrën ta shtypni ose ta prisni në pjesë shumë të imta me ndihmën e thikës.

Hudhrën e grirë imët ta përzieni në një gotë me ujë e më pas ta pini.

Këtë kurë mund ta përdorni përreth 15 ditë duke e pirë esëll në mëngjes.

Për personat që vuajnë nga tension i ulët, nuk këshillohet që të përdoret.

AGROWEB

Njoftimii ambasades Shqiptare ne Amerike per personat qe duan te udhetojne ne Shqiperi nga Amerika

Në se je qytetar shqiptar që ndodhesh momentalisht në SHBA dhe dëshiron të udhëtosh drejt Shqipërisë, ky udhëtim mund të realizohet duke u koordinuar me procesin e riatdhesimit me Air Albania që operon nga qyteti i Frankfurtit (Gjermani), Vjena (Austri), Roma dhe Milano (Itali).Në çdo rast ju mund të fluturoni nga SHBA drejt Europës, të qëndroni tranzit në aeroportin që keni zgjedhur, dhe më pas të merrni fluturimin e Air Albania drejt Tiranës.Sugjerojmë që fillimisht të siguroni një vend në pjesën e dytë të fluturimit me Air Albania. Për të realizuar këtë klikoni ne linkun e mëposhtëm si edhe të ndiqni hapat e vëna në diapozicion nga kompania Air Albania dhe Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës.

https://www.airalbania.com.al/en/

Paralelisht duhet të keni koordinuar fluturimin nga SHBA drejt qytetit që keni zgjedhur, e për këtë sugjerojmë t’i drejtoheni agjensive të fluturimit/ajrore.Për çdo paqartësi lidhur me këtë proces jeni të lutur të kontaktoni në Telefon ose Whatsap nga ora 8.00 deri në ora 18.00 numrat e vendosur në dispozicion nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë:

‪+355 4 224 60

00‪+355 69 80 47 619 ‪+355 69 80 47 625 ‪+355 69 80 47 633

Vlen të theksojmë se gjatë këtyre ditëve, shumë shtetas shqiptar në SHBA që e kanë pasur të domosdoshme largimin drejt Shqipërisë, përpara fillimit të linjave të zakonshme, kanë operuar nëpërmjet itinerarit të mësipërm dhe tashmë kanë mbërritur në Shqipëri.Për ato që udhëtojnë, ju urojmë rrugë të mbarë!

NASA publikon pamjet satelitore, Venecia e zbrazur nga trafiku ujor

Venecia ka qenë shpesh herë në qendër të vëmendjes, për shkak edhe të pastrimit të ujit këto kohë izolimi.

Në media kanë qarkulluar foto ku gjallesat e ujit, dukeshin me sy të lirë në kanalet e Venecias, si pasojë e pastrimit në masë të ujit.

Pamjet e satelitore të bëra publike nga NASA, janë një dëshmi e qartë se nga ka ardhur ky ndryshim rrënjësor.

Disa foto të shkrepura nga agjencia satelitore, në prill të vitit të kaluar dhe të këtij viti, shihet qartë se në Venecia nuk ka pothuajse fare trafik ujor.

Nëse i referohemi trafikut ujor nga Venecia për në ishullin Murano, ky trafik nuk ekziston.

Tashmë kjo hapësirë është kthyer në një zonë fantazme dhe e zbrazët nga anijet, duke e pastruar ujin dhe lejuar gjallesat të fitojnë terren.

Plazh me autorizim? Klosi tregon ku duhet të merrni leje

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka folur për masat që do të merren, në mënyrë që  qytetarët të frekuentojnë plazhet këtë sezon.

Klosi tha se do të ketë distancë mes pushuesve, nuk do të lejohen festat në plazhe dhe se për të vajtur në plazh, do të merret leje në portalin e-albania.

“Po përgatisim një rregullore të re të plazheve, duke i dedikuar një punë të imët, sigurisë së jetës dhe rrezikut të pandemisë. Do të kërkojë punë dhe detaje. Një draft e kemi, me rregulla të përcaktuara qartë. Me distancë më të madhe nga çadrat e plazhit. Nuk do të ketë festa masive në bregdet. Do të jetë drejt një turizmi familjar, të qetë, natyrisht duke marrë leje tek e-albania besoj. Pa leje, do të jetë e vështirë të mendohet sezoni turistik”, tha Klosi në Tv Tema.

Zbulohet prapaskena/ Si dështoi Rama në gjyqin ndaj gazetarit të BILD

Publikimi i përgjimeve në qershor 2019 nga gazeta gjermane BILD dhe që implikonin rëndë qeverinë e kryeministrit Edi Rama në përfshirje të manipulimit të zgjedhjeve apo dhe me lidhje me eksponentë të njohur të botës së krimit në Durrës dhe Dibër shkaktoi tronditje te mazhoranca. Vetë kreu i shumicës njoftoi se do të ndiqte rrugën ligjore ndaj gazetarit Peter Tiede i cili kishte botuar përgjimet.

“Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD! Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije” – shkroi Rama në atë kohë Twitter.

Dhe në fakt, në muajin gusht 2019 kryeministri Rama e ka hedhur ne gjyq gazetarin gjerman, Tiede. Burime të lapsi.al konfirmojnë se gjyqtari i çështjes në Hamburg i rrezoi pretendimet e Ramës duke u shprehur se “Rama me siguri ka qenë në dijeni të manipulimit të zgjedhjeve”.

Të njëjtat burime thanë se më pas Kryeministri i Shqipërisë ka provuar edhe dy herë të tjera për të hapur një gjyq civil në Frankfurt, por në fund është tërhequr pasi e kanë informuar se gazetari gjerman Peter Tiede ishte duke grumbulluar fakte dhe prova të reja si dhe dëshmitarë konkretë.

Duke qenë se këto procedura ligjore Rama i ka ndjekur në cilësinë e Kryeministrit, ai është i detyruar të publikoje me transparencë të gjitha shpenzimet që ka kryer në ndjekje të gazetarit gjerman. Gjë që ende nuk e ka bërë.

I pyetur për këtë çështje, gazetari Tiede nuk pranoi të komentonte vetëm tha në mënyrë ironike: “Tërheqja e Ramës është i vetmi veprim i mençur i tij”©LAPSI.al