Cfare firmosi Presidenti Biden ne diten e pare?

Presidenti Biden ditën e tij të parë në detyrë të Mërkurën propozoi një projekt-ligj për imigracionin që përmban një rrugë drejt shtetësisë për emigrantët e padokumentuar dhe i bën ëndërrimtarët – emigrantë të rinj pa dokumente të cilët u sollën në SH.B.A. si fëmijë – menjëherë të kualifikuar për kartat e gjelbërta.

Ai gjithashtu nënshkroi një memorandum që drejtonte Sekretarin e Sigurisë Kombëtare për të ndërmarrë veprime që synojnë “ruajtjen dhe forcimin” e programit të veprimit të shtyrë për mbërritjet e fëmijërisë (DACA). Një urdhër i veçantë ekzekutiv shfuqizoi një politikë të diskutueshme të ndalimit të udhëtimit të vendosur nga ish presidenti Trump që ndalonte hyrjen e shtetasve nga një grup i vendeve me shumicë myslimane dhe afrikane në Shtetet e Bashkuara.

Pse e beri kengen per spitalin e Fierit

Nga dje, këngëve isopolifonike i është shtuar edhe një këngë kushtuar presidentit turk. Grupi polifonik i Mallakastrës “Gjergj Aranitasi”, publikoi këngën dedikuar Rexhet Taip Erdoganit, si mirënjohje ndaj ndihmës që Turqia po i jep Shqipërisë për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti në Laç dhe ndërtimin e një spitali në Fier.

Teksti i këngës është i mbushur me lëvdata dhe himne për udhëheqësin turk duke shprehur falënderim për ndihmën dhe mbështetjen që po i jep Shqipërisë, “si nëna evlatit”, sikundër thuhet në vargjet e saj.

Në vetëm një ditë pasi është hedhur, kënga ka marrë mijëra shikime në YouTube, por të shumta janë dhe kritikat në rrjetet sociale.

Si për ironi të fatit grupi mban emrin e Gjergj Aranitit që konsiderohet si një nga luftëtarët më të njohur në Shqipëri kundër Perandorisë Osmane pas heroit kombëtar, Skënderbeut.

Shqiptarët të dytët pas kinezëve

Ministria e Jashtme e Greqisë dhe Administrata e Decentralizimit publikojnë statistikat e investitorëve emigrantë dhe tabela përbën padyshim një surprizë të mirë për shqiptarët. Dinamika e komunitetit shqiptar në Greqi, në rritje të vazhdueshme vitet e fundit, përbën një fakt të padiskutueshëm. Dikur të vuajturit, të heshturit e të braktisurit, me vullnet të hekurt e shumë durim, tashmë përbëjnë një pjesë thuajse vendimtare për ecurinë e ekonomisë dhe shoqërisë greke.

Shifrat flasin vetë, krahu punëtor shqiptar inveson në sigurimet shoqërore, në të ardhurat tatimore, brezi i ri në përqindje të lartë të diplomuar e superkualifikuar, të gjitha të dhënat vërtetojnë se komuniteti gradualisht nuk thjesht rrëzon stereotipet, por fiton terren akoma dhe në sferat më të pabesueshme.

Statistikat e fundit janë ndër faktorët më tregues. Kështu, në kategorinë e lejeve të qëndrimit 5-vjeçare, të ashtuquajturat Golden Visa, me investim në pasuri të patundshme 250.000 euro për vitin 2019 shtetasit shqiptarë renditen pas Kinës. Ndërsa, për vitin e pandemisë 2020 renditen të parët.

“Vërtet, kush grek mund ta imagjinonte këtë në vitet 90?” një nga komentet më të përdorura sot në rrjetet sociale, nga kompetentë, juristë e aktivistë grekë për emigracionin. Kategoria e lejes së qëndrimit 5-vjeçare për investim parashikon një procedurë realitivisht të lehtë e të shpejtë, përderisa vendimi dhe leja dalin brenda 2 muajve nga kërkesa. Konkretisht, për shqiptarët nuk kërkohet as Visa e kategorisë D, pasi udhëtojnë lirshëm për 3 muaj në Schengen.

Aplikimi bëhet nga investitori ose përfaqësuesi ligjor, investimi duhet të jetë në shtëpi, tokë, hotel apo pasuri të palëvizshme, me leje qëndrimi të njëjtë pajisen dhe familjarët, ndërsa të drejtat që kanë janë akses si vendasit në sferën e shëndetësisë dhe arsimit si dhe rinovim të lejes me 5 vjet të tjera, nëse disponojnë akoma pronën e blerë.

Përparësitë e 100 ditëve të para të Presidencës Biden

Presidenti i zgjedhur Joe Biden duke folur për pandeminë, 14 janar 2021, Uillmington, Dellauer

Presidenti i zgjedhur Joe Biden mbështet një paketë lehtësimi ekonomik me vlerë 1.9 trilionë dollarë për vendin e goditur nga pandemia njëvjeçare, e cila do të ketë vrarë mbi 400 mijë amerikanë dhe sëmurur dhjetëra milionë të tjerë përpara se zoti Biden të marrë detyrën këtë javë.

Propozimi i njoftuar të enjten është një fillim agresiv për një administratë së cilës do t’i duhet të bashkëpunojë me shumicën me diferencë të vogël në Kongres, dhe që vjen e ngarkuar me një axhendë të gjerë proritetesh të demokratëve. Ato janë që nga luftimi i ndryshimeve klimatike dhe deri tek ruajtja e të drejtës së votës, si dhe reformimi i sistemit amerikan të emigracionit.

Administratës do t’i duhet gjithashtu të konkurojë për vëmendjen e ligjvënësve të cilët do të merren me gjyqin në Senat të pararendësit Donald Trump, ndaj të cilit u ngritën akuza më 13 janar se nxiti një turmë të dhunshme që sulmoi Kapitolin e Shteteve të Bashkuara, ndërsa po çertifikohej fitorja në zgjedhje e Joe Biden-it.

Që nga përpjekja historike e Presidentit Franklin Roosevelt për të mundësuar pjesë të “Marrëveshjes së Re” që luftoi Depresionin e Madh në fillimet e viteve 1930-të, të gjithë presidentët pasardhës janë vlerësuar bazuar mbi përmasat e axhendës së tyre që kanë mundur të vënë në jetë gjatë 100 ditëve të para të administratës. Zoti Biden duket i vendosur për të kaluar që në fillim një pjesë të madhe të axhendës së tij përmes Kongresit, thanë ekspertët.

“Cili president tjetër ia ka filluar, që pa hyrë mirë, duke kërkuar një stimul financiar prej 2 trilionë dollarësh?”, pyet Dan Mahaffee, zëvendëspresident dhe drejtor për politikat në Qendrën për Studimin e Presidencës dhe Kongresit. Krahasimi më i afërt, thotë ai, është me fillimet e administratës Obama, në të cilën zoti Biden shërbeu si nënpresident, kur presidenti nënshkroi një paketë ligjore stimulimi ekonomik me vlerë 787 miliardë dollarë.

Krahasuar me Presidentin Obama, zotit Biden do t’i duhet të punojë me shumicën me diferencë shumë më të vogël në secilën prej dhomave të Kongresit. Megjithatë plani i tij është “edhe më i madh pasi është një sfidë e kombinuar ekonomike dhe e shëndetit publik”, thotë zoti Mahaffee.

“Një krizë vuajtjesh të thella njerëzore”

I shoqëruar nga Nënpresidentja e zgjedhur Kamala Harris, nga qyteti Uillmington të shtetit Dellauer, zoti Biden foli për një vend me nevoja urgjente pas muajsh izolimi që kufizuan shpenzimet e konsumatorëve dhe lanë pas shkatërrim të gjerë ekonomik.

Ndihmat me ushqime ngarkohen në makina në Hacienda Heights, Kaliforni (4 dhjetor 2020)
Ndihmat me ushqime ngarkohen në makina në Hacienda Heights, Kaliforni (4 dhjetor 2020)

“Rreth 18 milionë amerikanë ende mbështeten tek asistenca për papunësinë; rreth 400 mijë biznese kanë mbyllur aktivitetin përgjithnjë dhe nuk është e vështirë të shohim se gjendemi në mesin e një krize ekonomike dhe të një krize të shëndetit publik që ndodhin një herë në disa breza”, tha zoti Biden. “Një krizë e thellë vuajtjesh njerëzore është e dukshme dhe nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të veprojmë dhe duhet të veprojmë tani”.

Por, duke dhënë një shenjë të rrymave të kundërta me të cilat do të përballet zoti Biden, Senatori republikan nga Florida, Marco Rubio, shkruajti me shpejtësi për të shprehur rezistencën.

“Presidenti i zgjedhur Biden shërbeu në Senat për mbi 35 vjet. Kështu që ai e di se plani që paraqiti sot nuk mund të kalohet ‘me shpejtësi’,” shkruajti në Twitter Senatori Rubio. Senatori bëri thirrje për t’i dhënë përparësi pagesave për amerikanët me të ardhura të ulëta dhe të moderuara, dhe tha: “Le t’ua japim njerëzve fillimisht paratë shtesë”.

Komponenti më i madh i propozimit përbëhet nga pagesat e drejtpërdrejta dhe masat e tjera në mbështetje të individëve dhe familjeve në vështirësi. Kjo do të shtonte edhe 1’400 dollarë pagesa të drejtpërdrejta, përveç 600 dollarëve sipas ligjit të nënshkruar nga Presidenti Trump muajin e kaluar, si dhe do të rrisë masën dhe do të zgjasë afatin e asistencës për papunësinë. Pjesë të tjera të këtij plani do të rrisnin pagën minimale në 15 dollarë në orë, do të mbronin qerramarrësit nga dëbimi dhe do të ofronin ndihmë të shtuar në ushqime për personat në nevojë.

Plani i zotit Biden gjithashtu bën thirrje për pagesa të drejtpërdrejta prej 440 miliardë dollarësh për bizneset e vogla, shtetet amerikane dhe qeverisjen lokale, të cilat kanë përjetuar pakësim të madh të të ardhurave nga taksat gjatë rënies ekonomike të shkaktuar nga pandemia.

Një dyqan në Bruklin, Nju Jork, njofton për shitjen e të gjitha mallrave dhe mbylljen e biznesit (1 dhjetor 2020)
Një dyqan në Bruklin, Nju Jork, njofton për shitjen e të gjitha mallrave dhe mbylljen e biznesit (1 dhjetor 2020)

Dhe së fundmi, propozimi do t’i dedikonte 400 miliardë dollarë një përgjigjeje federale të shtuar për pandeminë. Zoti Biden parashikon një program kombëtar të vaksinimit, zgjerimin e testimit diagnostikues të virusit dhe mbështetjen për shkollat dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Një axhendë shumë më e gjerë

Propozimi i zotit Biden i paraqitur të enjten do të bëhet përparësia numër një e administratës së tij të re, por nuk është e vetmja gjë që ai shpreson të arrijë në muajt e tij të parë në detyrë. Prioritetet e tjera të politikës përfshijnë:

Politika e jashtme – Pasi kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij 36-vjeçare në Senatin amerikan duke shërbyer në Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë, zoti Biden ka premtuar të riparojë marrëdhëniet me aleatët dhe vendet e tjera të dëmtuara nga axhenda izoluese e administratës Trump, “Amerika e Para”. Ai gjithashtu u zotua të thërrasë një samit ndërkombëtar të përqëndruar në luftimin e korrupsionit dhe nacionalizmit militant.

Të drejtat e votimit – Demokratët kanë qenë prej kohësh të etur për të miratuar një zgjerim të Ligjit për të Drejtën e Votës, që synon zvogëlimin e aftësisë së shteteve dhe lokaliteteve për të penguar ose kufizuar aftësinë e qytetarëve për të votuar në zgjedhje dhe zoti Biden pritet të bëjë presion për ato reforma.

Reforma në drejtësinë penale – Duke iu përgjigjur zemërimit publik për një valë vrasjesh nga policia të burrave të paarmatosur afrikano-amerikanë, zoti Biden ka premtuar të krijojë një komision kombëtar të mbikëqyrjes së policisë dhe të investojë në strategjitë e policimit në komunitet për të ulur tensionet midis organeve të zbatimit të ligjit dhe komuniteteve ku ata shërbejnë. Ai gjithashtu mbështet reformën gjithëpërfshirëse të sistemit të dënimit dhe programet për të zvogëluar veprimtarinë e vazhdueshme kriminale nga ata që lirohen nga burgu.

Mjedisi – Zoti Biden ka treguar se ai dëshiron rianëtarësimin në Marrëveshjen e Klimës së Parisit dhe se do të ndërmarrë hapa të tjerë për t’i bërë Shtetet e Bashkuara një udhëheqës global në përpjekjen për të zvogëluar ndryshimin e klimës. Kjo do të përfshijë përpjekjet për të zhbërë relaksimin e rregullave të administratës Trump për nxjerrjen dhe djegien e lëndëve djegëse fosile dhe efikasitetin e karburantit të makinave dhe kamionëve.

Taksat – Zoti Biden shpreson të shfuqizojë një ulje të madhe të taksave të korporatave të miratuar gjatë viteve të Presidentit Trump, e cila uli normën për bizneset nga 35% në 21% dhe për të rritur taksat e të ardhurave për amerikanët më të pasur. Ai ka premtuar se taksat për njerëzit që fitojnë më pak se 400’000 dollarë nuk do të rriten.

Emigracioni – Pas katër vjetësh të një administrate që ishte haptazi armiqësore ndaj shumë formave të emigracionit në Shtetet e Bashkuara, administrata e zotit Biden po propozon një reformë gjithëpërfshirëse të emigracionit që do të mundësonte një rrugëtim drejt shtetësisë për më shumë se 11 milionë emigrantë të padokumentuar. Ai gjithashtu do të vendoste në mënyrë të përhershme mbrojtje për personat e sjellë në vend në mënyrë të paligjshme në moshë të mitur dhe do të ndërmerrte hapa për të bashkuar fëmijët dhe prindërit e ndarë në kufi nën një program të administratës Trump që përfundimisht u anullua.

Advertisements

Infrastruktura dhe teknologjia e gjelbër – Zoti Biden ka premtuar të fillojë përpjekjet e bllokuara prej kohësh për të rregulluar infrastrukturën e shkatërruar të vendit, duke filluar me atë që ai e sheh si një investim disa vjeçar prej rreth 2 trilionë dollarësh në rrugët e vendit, urat, sistemet e tranzitit dhe më gjerë. Ai do t’i kombinonte me investimet në teknologjinë e gjelbër, duke përfshirë makinat elektrike, bujqësinë e qëndrueshme dhe energjinë e rinovueshme.

Luftimi i alternativës Trump

Zoti Mahaffee, i Qendrës për Studimin e Presidencës dhe Kongresit, tha se zoti Biden duhet të jetë në gjendje të mbështetet së paku tek bashkëpunimi i Kongresit në ditët e para të administratës së tij.

“Konsensusi në Kongres, edhe me një Senat 50 me 50, është se duhen ndërmarrë veprime për ekonominë”, tha ai. “Përhapja e ngadaltë e vaksinës është e dukshme, humbjet e vazhdueshme të vendeve të punës – kjo i fokuson ligjvënësit”.

Por zoti Mahaffee parashikoi që administrata e Biden do të kërkojë arritje të mëdha përtej lehtësimit të menjëhershëm ekonomik, si një mjet për të kundërshtuar një pretendim të rremë por të vazhdueshëm nga Presidenti Trump dhe mbështetësit e tij më të flaktë, se zgjedhjet e fundit ishin të manipuluara dhe se presidenca e zotit Biden është ilegjitime.

“Sfida për Presidentin Biden do të jetë ky variant për paligjshmëri me të cilin ai do të përballet jashtë Uashingtonit, duke ardhur nga mbështetësit e Presidentit Trump, ndoshta vetë ish-presidenti dhe të tjerët në mediat e djathta”, tha ai. “Për ta ndryshuar këtë linjë, mendoj se do të ndihet nevoja për veprime të mëdha që do të sjellin rezultate dhe përparim”.VOA

Joe Biden pritet të propozojë një rrugë 8-vjeçare drejt shtetësisë për imigrantët

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, planifikon të shpalosë një projektligj gjithëpërfshirës të imigracionit në ditën e parë të administratës së tij, duke shpresuar të sigurojë një rrugë tetë-vjeçare drejt shtetësisë për rreth 11 milionë njerëz që jetojnë në Shtetet e Bashkuara pa status ligjor, një ndryshim masiv nga politikat e ashpra të të imigracionit të administratës së presidentit Trump.

Legjislacioni e vë zotin Biden në rrugë për të përmbushur një premtim të madh fushate të rëndësishëm për votuesit latino-amerikan dhe komunitetet e tjera të imigrantëve pas katër vitesh të politikave kufizuese të presidentit Donald Trump dhe dëbimeve masive. Ai siguron një nga rrugët më të shpejta drejt shtetësisë për ata që jetojnë pa status ligjor vitet e fundit, por nuk arrin të përfshijë një kompromis rreth rritjes së sigurisë së kufirit të favorizuar nga shumë republikanë, duke vënë në dyshim miratimin në Kongres.

Sipas një personi të njohur me legjislacionin, që foli me kusht që të mos identifikohet, projektligji që pritet të ketë qindra faqe, do të paraqitet pasi që zoti Biden të bëjë betimin të mërkurën.

Si kandidat, zoti Biden i cilësoi veprimet e presidentit Trump mbi imigracionin një “sulm të pamëshirshëm ” ndaj vlerave amerikane dhe tha se ai do të “zhbëjë dëmin”, ndërsa do të vazhdojë të mbajë kufijtë të përforcuar.

Sipas legjislacionit, ata që jetojnë në Shtetet e Bashkuara që nga 1 janari i vitit 2021 pa status ligjor, do të kishin një rrugë pesë-vjeçare drejt statusit të përkohshëm ligjor, ose një leje të përhershme qëndrimi (Green Card), nëse kalojnë kontrollet e sigurisë, paguajnë taksa dhe përmbushin kërkesat tjera themelore. Prej andej është një rrugë tre-vjeçare drejt natyralizimit, nëse synojnë shtetësinë.

Për disa emigrantë, procesi do të ishte më i shpejtë. Të ashtuquajturit ëndërrimtarë, (dreamers) të rinjtë që kanë hyrë në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të paligjshme si fëmijë, si dhe punëtorët e bujqësisë dhe njerëzit me status të përkohshëm mbrojtës, mund të kualifikohen menjëherë për Green Card nëse janë duke punuar, janë duke u shkolluar, apo plotësojnë kërkesa të tjera.

Projekt-ligji nuk është aq gjithëpërfshirës sa rishikimi i fundit i madh i imigracionit i propozuar në kohën kur zoti Biden ishte nënpresident gjatë administratës së zotit Barack Obama.

Zoti Biden pritet të ndërmarrë veprime të shpejta ekzekutive për të ndryshuar veprimet e tjera të presidentit Trump rreth imigracionit, duke përfshirë edhe dhënien fund të ndalimit të hyrjeve të personave nga disa vende me shumicë myslimane.VOA

SHBA, shënohet Dita e Martin Luter Kingut mes pandemisë dhe dhunës politike

MLK

Amerikanët shënojnë të hënën Ditën e Martin Luther Kingut mes pandemisë globale që ka detyruar zhvendosjen e shumë aktiviteteve në internet dhe në një kohë kur vendi po përballet me kërcënime për dhunë politike në prag të inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Çdo vit të hënën e tretë të janarit, amerikanët nderojnë udhëheqësin e vrarë të të drejtave civile, i cili në vitet 1950 dhe 1960 organizoi protesta jo të dhunshme kundër ndarjeve racore në jug të vendit, në mbështetje të luftës për barazinë e afrikano-amerikanëve dhe të drejtën e votimit.

Tradicionalisht kjo ditë ofron mundësi që njerëzit të përkujtojnë punën e Martin Luter Kingut duke marrë pjesë në projekte të ndryshme në mbështetje të komunitetit. Megjithatë, pandemia dhe paralajmërimet për dhunë në qytetet anembanë vendit kanë ndikuar në mënyrën e përkujtimit të kësaj dite këtë vit.

Ajo vjen vetëm dy ditë para inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden në Uashington, ku janë dislokuar rreth 25,000 trupa të Gardës Kombëtare për t’u kujdesur për sigurinë pas dhunës së javës së kaluar në Kapitol nga një turmë e mbështetësve të Presidenit Trump, në të cilën humbën jetën pesë njerëz.

Zyrtarët federalë kanë thënë se një numër i pjesëmarrësve në protestën e dhunshme ishin supremacistë të bardhë. Ata kanë paralajmëruar gjithashtu për potencialin për dhunë të mëtejshme politike në Uashington dhe në kryeqytetet e shteteve në të gjithë vendin.

Shëtitorja Kombëtare e Uashingtonit është mbyllur për publikun dhe sistemi i transportit publik të qytetit është kufizuar në mënyrë dramatike për shkak të kërcënimeve para ditës së inaugurimit.

Për sa kohë Qeveria shqiptare nuk reagon, grekët do të vijnë deri në Sazan!

Nga Osman Metalla

Të dashur miq!
Zakonisht në ditë Krishtlindjesh bëhen urime e këmbehen dhurata në shënjë dashurie mbështetje e respekti për njëri tjetrin.
E në fakt fqinji ynë jugor një popull i Krishterë me besim tek ringjallja e Krishtit i ka bërë “dhuratë” popullit të vet pikërisht ditën e Krishtlindjeve, Dekretimin e zgjerimit të ujërave territorial Greke nga 6 në 12 Milje nga ana e Këshillit të Lartë të Shtetit, (një organ ky i barasvlefshëm me Gjykatën Kushtetuese në Shqipëri). Ky Dekret përfshin hapësirën veriore të Detit Jon të ishujve të Jonit e deri në Kepin Tenaro të Peloponezit.
Mediat Greke i kanë bërë një jehonë të gjerë këtij dekreti, duke anatemuar dhe mesazhin qe Greqia i dërgon Turqisë nëpërmjet këtij zgjerimi. Sipas mediave Greke, Greqia rezervon të drejtën për të ushtruar të njëjtën të drejtë edhe në zgjerimin e ujërave territorial në zona të tjera.

Advertisements

Zgjerimi i detit territorial nga 6-12 milje, bën ndryshimin e statusit të një zone të gjerë ujore në veri të Korfuzit, nga Zonë Ekonomike Ekskluzive, në Territor sovran Grek! Në një prononcim timin ka thene se është një lloj “pushtimi” territori, çka në fakt u anashkalua dhe u përbuz me gallatë e perbuzje na ana e kryeministrit të vëndit. Tashmë këtë gjë po e thonë mediat Greke! Shpresoj të përbuzë dhe ata! Gazeta Greke “To Protothema” shkruan se ishujt Diapontia (Othonoi) përbëhen nga një kompleks prej 11 ishujsh duke përbërë në këtë mënyrë një arkipelag. Kështu ata i referohen ishujve Ereikuza, Mathraki, si dhe ishujve të tjerë të pabanuar si Diakopo, Diaplos Karavi, Kastrino Lipso (shkëmbi Barketa).
Kjo gazetë aludon më tej se ishulli I Sazanit është pjesë e këtij kompleksi!!!???
Me këtë Dekret, Greqia vazhdon aksionin e saj strategjik me synime të qarta ne Mesdhe, dhe sigurisht nëpërmjet dhe këtij dekreti synon ti minimizojë shanset Republikës së Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare.
Të gjitha shqetësimete e ngritura në prononcimet e bëra për këtë temë, tashmë po vërtetohen dhe po marin zë pikërisht nga vetë media Greke. Si gjithnjë kur ka ndonjë “arritje” duhet ti themi “Faleminderit” palës Greke, dhe natyrisht dhe në këtë rast nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Heshtja e qeverisë zyrtarizon dhe një herë atë se çka është rënë dakort ndërmjet kryeministrave, dhe deklarimeve se “Zegjerimi detit territorial të Greqisë është një e drejtë e tyre dhe nuk na cënon në hapësirat tona” jo vetëm që paskësh qenë i drejtë, por shkoka dhe përtej asaj që mendonim. Dmth situate nuk ishte aq keq sa e kishim menduar, por qënka akoma dhe më keq! Grekët na pretendokan deri në SAZAN! Për aq kohë sa Qeveria Shqiptare hesht dhe nuk reagon, natyrisht që çdo qytetari i lind e drejta të ndjehet i shitur, i tradhëtuar, i papërfaqësuar në këto interesa madhore Kombëtare!
O.M 25-12-2020

Analiza e DW: Kosova në kolaps politik dhe para atij institucional në kohë pandemie

Njohësit e zhvillimeve politike thonë se Kosova s’e ka luksin që gjatë pandemisë të ndërrojë dy qeveri. Pa president të zgjedhur dhe një qeveri të shpallur antikushtetuese Kosova ka vështirësi për funksionimin e shteti.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e cila e shpalli zgjedhjen e qeverisë së kryeministrit Avdullah Hoti antikushtetuese, e specifikon qartë që Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

Nuk ka rrugë tjetër. Kosova nuk ka as president të zgjedhur, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit i akuzuar për krime lufte nga Gjykatat Speciale. Funksionin e presidentit e ushtron kryetarja e kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, por jo më shumë se edhe katër  muaj.

Në këtë situatë, Kosova tashmë ndodhet në një krizë institucionale duke u ballafaquar edhe me pandeminë. Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë u bënë thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve, që të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Autoritetet e Kosovës duhet të sigurojnë që qytetarët e Kosovës të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe paqësore”, u tha në reagimin e ambasadës së SHBA-së. Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës. Vjosa Osmani, tashmë ka filluar takimet me përfaqësuesit e partive politike për t’u dakorduar për datën e zgjedhjeve të reja.

Kështu kërkohej në vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku thuhet se “presidenti i Republikës së Kosovës shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre”. Qeveria e kryeministrit Avdullah Hoti mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

Partitë që janë pjesë e koalicionit qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK,  Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK Nisma Socialdemokrate dhe partitë e pakicave thanë se do të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe po përgatiten për zgjedhje të reja.

Kosova në krizë institucionale

Ndërkohë, njëra nga partitë politike opozitare, Partia Demokratike e Kosovës PDK, e mirëpriti vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e qeverisë Hoti, duke theksuar se ”koalicioni aktual qeverisës, tash e disa muaj nuk e ka shumicën parlamentare për të kaluar asnjë ligj dhe ka bllokuar funksionimin normal të institucioneve shtetërore”.

Lëvizja Vetëvendosje që në zgjedhjet e shkuara doli e para, në vazhdimësi ka kërkuar që të mbahen zgjedhje të reja. Kjo parti e dërgoi në Kushtetuese për interpretim “joligjshmërinë e zgjedhjes së qeverisë Hoti”, duke marrë edhe të drejtë nga kjo gjykatë.

Njohësit e zhvillimeve politike thonë se tashmë Kosova gjendet në një krizë institucionale dhe në një situatë jo të provuar më parë edhe pa president të zgjedhur.

Blerim Burjani, analist politik dhe njohës i Kushtetutës në Kosovë, i tha DW-së se “partitë politike me veprimet e tyre tash e 20 vjet e kanë dëmtuar sensin e demokracisë dhe kjo i vështirëson edhe të drejtat kushtetuese të qytetarëve.

“Politika jo stabile po sjell konfuzione dhe vështirësi në funksionimin e shtetit. Shoqëria kosovare është shndërruar në arenë politike dhe me një skenë politike të pandryshuar tash e 20 vjet. Partitë politike janë prona private të liderve dhe njerëzve përreth tyre e që janë shumicë dhe politikën e shohin si të vetmin mjet për me marrë rroga dhe privilegje të tjera. Andaj kjo e prish sensin e demokracisë dhe e vështirëson zbatimin e të drejtave kushtetuese të qytetarëve”, thotë Blerim Burjani. Ai nuk sheh shpresë që edhe pas mbajtjes së zgjedhjeve të reja, vendi të mund të këndellet.

Advertisements

“Tash brenda 40 ditëve do të ketë serish zgjedhje, por jo edhe optimizëm për zgjidhje të problemeve të qytetarëve. Partitë riciklohen, janë  po këto të njejtat, po ashtu edhe problemet sa vijnë dhe grumbullohen dhe nuk kanë zgjidhje. Demokracia është në konfuzitet dhe në paqartësi të plotë me këtë mentalitet të qeverisjes me shtetin”, thotë Burjani.

Kosova para kolapsit ekonomik

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Avdullah Hoti, tash e 200 ditë është në pushtet, por, gjithnjë ka pasur telashe me miratimin e ligjeve për shkak se nuk e kishte gjithmonë numrin e mjaftueshëm prej 61 votave që të kalonte ligje. Në këtë fazë qeveria Hoti duhet të miratojë buxhetin për vitin 2021 dhe si duket do të ketë telashe. Kryeministri i Hoti, tha sot se “është duke u angazhuar dhe është në komunikim me përfaqësuesit e partive politike që përbërja aktuale e Kuvendit të miratojë buxhetin për vitin e ardhshëm si dhe disa marrëveshje ndërkombëtare që lidhen me buxhetin”.

Nëse nuk mund ta arrijë këtë atëhere njohësit e ekonomisë parashohin kolapsim të vendit. Safet Gerxhaliu ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë se para së të shkohet në zgjedhje të reja, kuvendi urgjentisht duhet ta miratojë buxhetin në mënyrë që të shmanget kolapsi financiar

.

Advertisements

“Edhe pas  vendimit të Kushtetueses ndaj qeverisë, ajo ka të gjitha kompetencat e një qeverie legjitime në funksion, prandaj edhe në rast të votimit të buxhetit të propozuar aktualisht, qeveria e re e cila do të dalë pas zgjedhjeve që do të mbahen në 2021, e ka të drejtën e rishikimit të buxhetit të propozuar nga Qeveria dhe Kuvendi aktual. E gjithë kjo me të vetmin qëllim që të mos paralizohet Kosova në aspektin social, ekonomik e në veçanti atë pandemik”, thotë Safet Gerxhaliu. Sipas tij, partitë politike duhet të ngrihen mbi interesat e veta dhe me urgjencë ta votojnë buxhetin për vitin e ardhshëm.

“Politizimi i skajshëm i proceseve të rëndësishme në Kosovë dhe efektetet negative të pandemisë Covid-19, e kanë sjellë Kosovën para sfidave të shumta të natyrës politke, ekonomike, sociale e intergruese”, thotë Gerxhaliu.

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Abdullah Hoti u miratua në kuvend me 61 vota, me tre qershor, pas rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit me një mocion mosbesimi të ngritur nga partneri i koalicionit me Vetëvendosjen, Lidhja Demokratike e Kosovës LDK. Kurti ishte kryeministër vetëm 50 ditë, ndërsa, pasuesi i tij, Avdullah Hoti, është kryeministër që prej 200 ditësh. Pas dorëheqjes së presidentit Hashim Thaҫi, që u akuzua për krime lufte nga Gjykata Speciale, këtë post si president në detyrë e mban kryetarja e kuvendit Vjosa Osmani, por jo më shumë se gjashtë muaj, respektivisht edhe katër muaj. Vjosa Osmani vjen nga LDK, por, që nga rrëzimi i qeverisë Kurti, Osmani i ka ndarë rrugët politike me LDK-në duke paralajmëruar se në zgjedhjet e ardhshme do të garojë me një listë tjetër politike të sajën. Ajo paralajmëron bashkëpunim me partinë e Albin Kurtit, lëvizjen Vetëvendosje.  /DW/

Gashi: Nusen e dua shqiptare dhe dasmën në Kosovë

Gashi ka shprehur dëshirën që gruaja e tij e ardhshme të jetë shqiptare.
Së fundmi reperi ka publikuar në Instastory një video të shkëputur nga një dasmë dhe thotë se ajo e tija do të mbahet në Kosovë.

“Dasma ime do të mbahet në Kosovë, të gjithë janë të ftuar!”-ka shkruar ai.Ndonëse flet shpesh për dasmat dhe nuset shqiptare, Gashi është tejet i rezervuar rreth jetës personale dhe nuk preferon t’i ndajë me fansat romancat e tij.
Momentalisht nuk dimë të themi nëse është ‘single’ apo jo, por mezi po presim të mësojmë më shumë rreth jetës së tij personale.
Disa javë më parë Gashi ka nënshkruar një kontratë me studion muzikore RCA Records, që është akronim i Radio Corporation of America. Kjo studio muzikore është në pronësi të Sony Music Entertainment, që është kompania muzikore më e njohur në mbarë botën.
Këtë vit, ai është përqëndruar tek albumi i fundit, që mban titullin “1984”. Në një postim në Instagram Gashi tregoi se e quajti albumin “1984” sepse vuan nga ankthi dhe gjen paqe vetëm kur është në shtëpi duke parë filma ose duke dëgjuar muzikë të viteve ’80.
Pak kohë më parë, reperi i njohur ka sjellë bashkëpunimin e ëndrrave me Sting duke shënuar një hap goxha të rëndësishëm për të.