Faik Konica ne 1899

“Sot kanë dalë ca zuzarë

Që u lindnë shqipëtarë
E punojnë natë e ditë

Që të mbetemi pa dritë
Është turp prej kësi krimbash

Të mundohet një komb trimash”
1899

Faik Konica

Zoti president mirsevjen ne chicago.

Nje ngjarje e madhe ne diaspore pritet te ndodh ne chicago me bashkeatdhetaret tane atje,presidenti shqiptar zoti Bujar Nishani viziton kombasit e tij ne chicago.Mirsevjen zoti president per te miren e shqiptareve ne diaspore,per te shkembyer mendime rreth funksionimit me te mire ne dobi te diaspores,per te vlersuar punen e bashkeatdhetareve tane ,institucioneve qe pa asnje interes punojne ne dobi te shqiptarise,dhe prezantimit te etnise shqiptare me nje kujdes presidencial nga shteti ame.Do ishim shume te lumtur te merrnim informacione rreth kesaj vizite per te dhene sa me shume ide dhe qellime qe qendrojne pas kesaj vizite.Fotoja lart tregon nje takim te presidentit te madh Ibrahim Rugova me komunitetin shqiptar me vitin 2000 ne chicago.Zoti president i vendit mos harroni te sillni dekoraten nderi i kombit per plakun 98 vjecar nga Dobrosha e Tetoves,bashkepuntorin e ngushte  te Mithat Frasherit ,Fan Nolit e  Faik Konices, plakut te diaspores ne chicago Hafez Jusuf Azemi.Eshte njeriu qe ka takuar duart me keta ikona te diaspores.Tv iliret chicago eshte perjekur dhe perpiqet qe kesaj vizite ti vere dhe pak kohe ne dispozicion per te dhene dekoraten e nderit per plakun e diaspores  Hafez Jusuf Azemi.Doni me shume  per te kontrolloni emailet ne presidence.

Festa e kurban barjamit ne illinois

 

14333170_1182645508462121_3286628663120166942_n
qendra shqiptare pas faljes se barjamit ne berkely illinois

 

 

 

 

 

 

 

.Sot besimtaret myslymane tne te gjithe boten festuan me madheshti diten e kurban barjamit.ne te gjitha xhamite ne shtetet e amerikes u festua kjo dite nga besimtaret myslymane shqiptare dhe te mbare etnive te tjera myslymane qe jetojne ne keto shtete.Ne shtetin e illinoisit ne xhamite ne rockford dhe berkely besimtare te komunitetit myslyman u mblidhen per te festuar kete dite te shenjte te barjamit.qysh te djelen shume familje besimtare kenduan mevlude ne festa familjare dhe dhuruan mish te fresket per besimtaret e tjere.nje feste e madhe u mbajt ne familjen e fisit te begove nga tetova ne rrockford.  “Festa e Flijimit” i quajtur kurban barjami  është një nga dy festat me te medha të cilën e kremtojnë myslymanet në mbarë botën, tjetri është Fiter barjami. Festa, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e ibrahimit të flijoj djalin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhërit të  zotit, para se Zoti të ndërhyj, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftoj Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë.Historikisht zoti kur pa vendesmerine e ibrahimit te therte femijen e vetme Xhebraili njoftoje ibrahimin se zoti i ka falur femijen dhe ne vend te tij te sjelle nje bageti per te therur si kurban. Mishi nga kafsha e flijuar ndahet në tre pjesë. Familja mban një të tretën; një e treta tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa një e treta e mbetur i ndahet të varfërve dhe nevojtarëve.Në  kalendarin haxhri (islam), Kurban Bajrami bie në ditën e 10-të të muajit dhe zgjat për katër ditë. Në  kalendarin gjeorgjan  data ndryshon nga viti në vit duke shkuar përafërsisht 11 ditë më herët çdo vit

Kerkohen punetore ne Gjermani, paga mesatare deri ne 2000 euro.

Agjencia Gjermane e Punësimit ka publikuar listën e profesioneve ku ka vende të lira në ekonominë më të fortë në Evropë.

Ky konkurs është për njerëzit që jetojnë jashtë Bashkimit Europian, që do të thotë se qytetarët e Maqedonisë, Kosovës, Shqipërisë mund të konkurrojnë.

Paga mesatare neto në Gjermani është 2.000 euro, ndërsa paga e personelit mjekësor dhe kujdestarëve varion nga 2000 deri në 2200 euro në vlerë bruto.

Personat e kualifikuar, inxhinierët kanë më shumë se dyfishin e pagës,shkruan Botapress.

Për të konkurruar për vendet e punës, është e nevojshme të tregoni se keni nivel arsimor dhe të respektohen rregullat e lejes së qëndrimit në Gjermani.

“Egizston një shans për punonjësit të cilët nuk janë nga BE-ja për të marrë vende pune, pasi këto profesione kërkohen shumë në Gjermani, pasi nuk ka kandidatë të mjaftueshëm të brendshëm”, thekson Agjencia Gjermane e Punësimit.

 Në portalin e Rrjetit Evropian të të dhënave të punësimit, raportet tregojnë se dje Gjermania ka hapur konkurs për 267,144 vende të lira pune.

Këtu janë disa nga profesionet që kërkon Gjermania:

– Asistent Teknik

– Inxhinier Mekanik

– Elektriçist

– Instalues elektrik

– Elektriçist për ndërtimin

– Hidraulik

– Teknikë i ngrohjes

– Punëtorë pa kualifikime për ujë

– Shofer

– Monitorimi i infrastrukturës hekurudhore

– Mirëmbajtja e infrastrukturës në hekurudhat

– Infermiere në pediatri

– Infermiere në kirurgji

– Infermiere në klinikë

– Anesteziolog

– Ndihmës anesteziolog

– Kujdestarë për të moshuar

– Specialistët në klinika Gjeriatrike

– Specialistë në Onkologjis

– Specialistë në endoskopi

– Specialistë në nefrologji

– Specialistët në rehabilitim, dhe shumë profesione tjera

Samsung note 7 ne probleme dhe aviacionin civil ne usa.

Pas raporteve mbi rrezikun e zjarrit ne telefonat samsumg note 7 gjate fazes se karikimit.abc  njofton se sigurimi civil i avioneve ne isa ka urdheruar ndalimin e karikimit dhe perdorimin e ketij lloj smartfone ne bordin e cdo avioni qe fluturon ne territorin e amerikes.Pavarsisht se kompania samsung e pranoi fajin dhe po pynon fort per te riparuar kete dem mbi konsumatorin,duket se iphone 7 e ka kaluar parashikimin ne raport me samsungun.

Miss kosova 2016 ju dha  nje vajze nga argjentina

SKANDALI I “MISS KOSOVA”, AGNESA VUTHAJ AKUZOHET PËR SHITJE TITULLI

Sipas njohësve të fushës, pazaret e Agnesa Vuthaj, që është organizatorja e “Miss Kosova Universe” bënë që në vend të një vajze vendase, të zgjedhet argjentinasja Camila Barraza, sikur të ishte duke u organizuar “Miss Bota” dhe jo “Miss Kosova”. Rrjetet sociale kanë vluar gjatë ditës së sotme nga akuzat për Agnesën, akuza të cilave ajo nuk i është përgjigjur. Është kërkuar që argjentinases t`i heqet titulli.

Pedonalja ne Vlore drejt inagurimit

Vija bregdetare e qytetit (“Lungomarja”), është tanimë në fazën e sistemimeve të hapësirave të larmishme që ka projektuar arkitekti i famshëm Xavier de Geyter, pas përfundimit të një pune shumë voluminoze me rrjetet e reja nëntokësore; zgjerimin e konsiderueshëm të zonës së rërës, të parkut të madh, të sheshit publik; krijimin e hapësirës së re të zonës sportive apo të “ishullit” të baticë-zbaticave… Pas mbylljes së sezonit do të progresohet shpejt me rrugën, korsitë e biçikletave dhe hapësirat e reja përgjatë krahut të godinave, ndërkohë që ka nisur puna për rrugën e re pas godinave, e cila më pas do të lidhet unazë, me rrugën e re dytësore që po rindërtohet me zgjerim e trotuarë, prej matanë tunelit të “Ujit të Ftohtë”Kjo vepër e rëndësishme dhe komplekse e programit kombëtar të Rilindjes Urbane, e cila shtrihet në një aks prej rreth 5 km do të jetë pa asnjë dyshim, një model rrezatues i zhvillimit modern urban, ekonomik e social në një qytet me përparësi turizminNdërkohë vazhdon puna për transformimin e Transballkanikes në një aks të mirëfilltë urban; pritet shpallja e fituesit dhe lidhja e kontratës për rrugën e re të Lumit të Vlorës; po përgatitet dokumentacioni i garës për rrugën e re të Pyllit të Sodës; po përgatitet gjithashtu gara për projektin e rikualifikimit urban të qendrës historike

Hapni syte se mund te jeni fitues te llotarise amerikane 2017

Ambasada Amerikane në Tiranë njoftoi ditën e sotme se aplikantët e programit te vizave te shumellojshmerise DV/2017 që nuk janë përzgjedhur më parë, mund të shohin sërish statusin e tyre, pasi do kete nje tjeter faze perzgjedhese. Në një njoftim në faqen zyrtare të Ambasadës jepen udhëzimet e mëposhtme.

Të gjithë ata që aplikuan për Lotarinë Amerikane në muajin tetor dhe në fazën e parë nuk u shpallën fitues, tashmë kanë një shans të dytë.

Lajm i mirë për të gjithë të Regjistruarit për Lotarinë DV-2017: Janë shtuar të përzgjedhur të rinj për programin e lotarisë DV-2017. Kontrolloni statusin tuaj për të parë nëse jeni përzgjedhur serish. Hyni tek faqja e Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve http://www.dvlottery.state.gov/ESC duke përdorur numrin tuaj unik të konfirmimit. Nese kontrolli juaj ka resultat pozitiv, te përzgjedhurit duhet të plotësojnë menjëherë formularin elektronik DS-260, në mënyrë që t’u caktohet një datë takimi në Konsullatën e SHBA-së. Konsullatat kanë në dispozicion vetëm një numër të kufizuar datash takimi çdo muaj për aplikantët e lotarisë, ndaj është thelbësore që të përzgjedhurit e lotarisë të fillojnë procesin e vizës menjëherë.

Pilula e kakaos do ti thote viagres bye bye

Sipas kërkimeve të fundit të publikuara në British Journal of Nutrition, rezulton se të hahet 100 gr çokollatë çdo ditë mund të jetë mirë për shëndetin tuaj.

Lajmi i mirë nuk ka të ndalur, adhuruesit e çokollatës në kërkimet e fundit të botuara në revistë, sugjerojnë se një çokollatë e tërë, kontribuon edhe më shumë në funksionin kognitiv të trurit duke përfshirë këtu edhe kujtesën.

Por kjo nuk është e gjitha, shkencëtarët tashmë kanë goditur!

Ata janë duke punuar shumë që të arrijnë që çokollatën, si një gjë tejet e shëndetshme për njeriun, të kthejnë atë në një pilulë kakaoje.

Kjo pasi hulumtimi i vitit të kaluar ka rezultuar që e mira e çokollatës është se lufton sëmundjet kardiovaskulare duke përfshirë këtu edhe sulmet në zemër.

Prandaj adhurues të çokollatës së zezë, ky është një lajm i gëzueshëm, e gjithë bota do të ketë pranë çokollatën, pasi shkenca ka vendosur me planin gjenial, të krijojë pilulë nga çokollata e cila do të quhet Choc, e që nuk do të jetë asgjë me efekte anësore pasi do të jetë pa yndyrë dhe sheqer.

%d bloggers like this: