Ajo ka gjoksin më të mirë në botë: Kontrolloni si është gjoksi juaj – duhet t’u kushtoni vëmendje këtyre masave

Ka aq gjokse të ndryshme – të vogla, të mëdha, të tendosura, të lëshuara, forma të ndryshme…

Advertisements

Dhe të gjitha gjokset janë të bukura në mënyrën e vet, mirëpo, sipas teorisë së artë të zhvilluar nga grekët e lashtë, jo të gjitha janë perfekt, shkruan The Sun, përcjell Telegrafi.Pronarja e atyre e cila do të mund të quhej perfekt është Michelle Keegan, ndërsa lart në këtë listë vlerësohen gjoksi i Miranda Kerr dhe gjoksi i Amanda Holden.

Nëse pyesni për rezultatet, çështja qëndron aty që gjoksi i përsosur ka proporcionet 45:55. Kjo do të thotë që 45 për qind e sisëve gjendet mbi sisë, ndërkaq 55 për qind nën.

Në harmoni me ato porcione, listën e sisëve më të pasura e ka përpiluar kirurgu plastik Allen Rezai, mirëpo ai thekson që lista ndoshta nuk është qind për qind precize, sepse dukja e gjoksit megjithatë varet edhe nga sutjenat dhe rrobat të cilat barten.

Nga damat e përmendura Michaelle Keegan i ka proporcionet 45:55, por edhe disa të tjera mund të krenohen me gjoksin e mirë.Moderatorja Holly Willoughby, ka proporcionin 55:45, gjë që konsiderohet perfekt, mirëpo është afër kësaj, ndërsa Amanda Holden i ka proporcionet 60:45, që do të thotë se është një pjesë mbi thimthat dukshëm më të mëdha se pjesa e poshtme.“Engjëlli i Victorias” Miranda Kerr, e cila konsiderohet si njëra ndër femrat më të bukura të botës, gjithashtu është afër gjoksit të përsosur me përpjesëtimin 55:45, ndërsa e bukura Denise Richards gjithashtu mund të mburret me gjoksin ideal ”shkencor”, një bust ideal me përmasa 45:55.

telegrafi

Bill Gates parashikon se kur do të ndodh pandemia e ardhshme

Advertisements

Vaksinat COVID-19 të zhvilluara nga Pfizer dhe BioNTech po presin aprovimin e FDA, por miliarderi i teknologjisë paralajmëron se një virus tjetër është i pashmangshëm.

Themeluesi i Microsoft Bill Gates ka zbuluar në programin e tij, Bill Gates dhe Rashida Jones, mendimet e tij mbi të ardhmen e pandemive globale, transmeton Telegrafi.

Në një bisedë të gjerë me aktorin dhe shkrimtarin Jones, Gates përshkroi shpresat e tij për një botë post-COVID dhe çfarë sfidash do të përballet njerëzimi.

Sipas gazetës AS, Gates kishte paralajmëruar më parë për mundësinë e një pandemie në mbarë botën dhe beson se një tjetër është pothuajse e pashmangshme në një botë gjithnjë e më të globalizuar. Kur u pyet për këtë, ai tha:

“Shpresojmë se mund të jetë 20 vjet nga tani, por ne duhet të supozojmë se mund të jetë 3 vjet nga tani. Ekziston një probabilitet i arsyeshëm që bota të përballet me diçka të tillë në 10 ose 15 vitet e ardhshme”, tha ai.

Në programin e tyre, Rashida Jones dhe Bill Gates biseduan me doktor Anthony Fauci për atë që mund të presin në muajt e ardhshëm dhe si do të duket bota pas COVID-19.

Gates jep mendimet e tij mbi botën post-covid

Përparimet mjekësore në javët e fundit kanë dhënë shpresë se një fund i pandemisë së coronavirusit është i mundur, me një numër të kompanive farmaceutike që kanë regjistruar prova të suksesshme të vaksinimit. Por sipas Gates eliminimi i virusit nuk do të çonte në një kthim në jetën para-covid.

Advertisements

Ai tregon për rritjen e ‘punonjësve nga shtëpia’ pasi punonjësit dhe punëdhënësit janë detyruar t’i përshtaten kufizimeve të distancës sociale. Teknologji si video konferenca e bëjnë punën në distancë më të vlefshme se kurrë më parë dhe Gates tha në konferencën DealBook të New York Times se praktikat e punës janë ndryshuar për të mirë.

“Parashikimi im do të ishte që mbi 50% e udhëtimeve të biznesit dhe mbi 30% e ditëve në zyrë do të zhduken”, tha Bill Gates mbi efektet e qëndrueshme që do të ketë pandemia e coronavirusit në vendin e punës.

Parashikimet pandemike nuk janë asgjë e re për Gates

Ndërsa shpërthimi i coronavirusit në vitin 2020 dukej se i zinte në befasi udhëheqësit botërorë, Gates ka vite që flet për kërcënimin e një pandemie globale. Në një video ku ai flet në vitin 2015, Gates paralajmëroi se SHBA dhe vendet e tjera nuk ishin të përgatitur për një pandemi:

“Nëse ndonjë gjë vret mbi 10 milionë njerëz në dekadat e ardhshme, ka shumë të ngjarë të jetë një virus tepër infektiv sesa një luftë”, tha ai. “Jo raketa, por mikrobe”.

Advertisements

Kohët e fundit, në vitin 2018, filantropi miliarder i tha një audience në një diskutim epidemie të organizuar nga Shoqëria Mjekësore e Massachusetts se një pandemi mund të zhdukë dhjetëra miliona nëse nuk luftohet në mënyrë efektive. Ai përmendi një simulim të kryer nga Instituti për Modelimin e Sëmundjeve që sugjeronte që një version modern i pandemisë së gripit të vitit 1918 tani do të vriste rreth 30 milionë njerëz në vetëm gjashtë muaj.

“Ne nuk do të jemi kaq budallenj për herë të dytë”

Pavarësisht paralajmërimit të tij për pandemitë e ardhshme, Gates është optimist se ne do të mësojmë disa mësime nga keq-trajtimi i COVID-19, të cilat mund të ndihmojnë njerëzimin të shmangë një përsëritje. Në programin e tij ai sugjeroi që sëmundja tjetër do të ishte “më pak shkatërruese” sepse ne “do ta kemi praktikuar” përgjigjen tonë ndaj saj. /Telegrafi/

Policia greke arreston këngëtarin Notis Sfakianakis. Kokainë dhe armë pa leje

Policia greke ka arrestuar mbrëmjen e së dielës këngëtarin e njohur Notis Sfakianakis pasi në makinën e tij u gjet një armë dhe një sasi droge.

Advertisements

Policët ishin duke kryer kontrollet e zakonshme për masat ndaj koronavirusit, kur gjetën në automjetin e këngëtarit një armë 9mm dhe një sasi të vogël droge që mendohet se është kokainë.

Këngëtari u transferua në stacionin policor Argyroupoli ku ndaj tij u regjistrua çështja për drogë dhe armëmbajtje pa leje.

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën i riu shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë në një aksident të ndodhur pasditen e së dielës në Argenta të Italisë. Sipas medieve vendase viktima është identifikuar si Gevis Muhaj. I riu, me profesion mekanik punonte në një kompani dhe ishte duke u kthyer me makinë për në shtëpi, por humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një pemë.

Advertisements

Siç shihet edhe nga fotot përplasja e makinës tip “Ford Fiesta” ishte e fortë duke i shkaktuar 22-vjeçarit vdekjen e menjëhershme. Në vendin e ngjarjes mbërritën ambulancat, por i riu nuk arriti të mbijetonte. Për nxjerrjen e trupit nga makina u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. Policia tha se po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. ©LAPSI.al

Vetëvendosje fiton në Podujevë, bastionin e LDK-së

Sipas të dhënave nga qendrat e numërimit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, po prin në zgjedhjet për kryetar të Podujevës dhe është drejt fitores që në raundin e parë pa pasur nevojën e një balotazhi.

Advertisements

Nga ritmi i votave të numëruara deri tani, Bulliqi do të fitojë me mbi 50% të votave. Sipas rrjetit të OJQ-ve Lokale “Demokracia Fillon Këtu” rezultati i zgjedhjeve në Podujevë është 51.1% për Bulliqin e VV, 37.67% për Nexhmi Rudarin e LDK dhe 11.32% për Naim Fetahun e PDK.

Nëse konfirmohet zyrtarisht ky rezultat, LDK-ja e humbet Podujevën për herë të parë në 20 vite, një komunë që e konsideronte bastionin e saj. Humbjen në këto zgjedhje e pranoi edhe kandidati i LDK-së, Nexhmi Rudari që tha se ishte vendimi i sovranit”.

Podujeva shkoi në zgjedhjet e parakohshme pasi kryetari i saj, Agim Veliu, la detyrën për t’u bërë pjesë e qeverisë në muajin shkurt të këtij viti. Ai që e merr mandatin do ta mbajë detyrën vetëm për 8 muaj pasi në vjeshtën e vitit 2021 parashikohet mbajtja e zgjedhjeve lokale në të gjithë Kosovën.

SHBA nis aplikimin e vaksinës anti-covid më 12 dhjetor

Të infektuarit me covid në botë i kaluan tashmë 62.2 milionë raste sipas të dhënave të Johns Hopkins University ndërsa janë konfirmuar edhe 1 452 430 viktima. Shtetet e Bashkuara, një nga vendet më të goditura njoftuar të dielën se do të nisin shpërndarjen e vaksinës Pfizer-Biontech që nga 12 dhjetori.

Vendimi pritet të merret në mbledhjen e FDA më 10 dhjetor. Miliona doza pritet të shpërndahen në mbarë vendin në vetëm 24 orë sipas mjë operacioni që është quajtur “Warp Speed” dhe i firmosur nga Donald Trump.

Advertisements

Zyrtarët amerikanë parashikojnë me anë të këtij operacioni të vaksinojnë 20 milionë amerikanë deri në fund të dhjetorit. Krye-eksperti amerikan Anthony Fauci tha se vendi do të goditet “valë – valë” nga virusi ndaj nuk besonte se masat kufizuese të lëvizjes do të hiqen përpara krishtlindjeve.

Ai tha se në këtë periudhë festash duhet të shmangen vizitat në familje dhe grumbullimet e mëdha të personave.

Mashtruesit e Call-Center shqiptarë me shtrirje ndërkombëtare/ Zbardhet skema. Banda fuste në kurth pensionistët e vetmuar me premtime për…

Goditje e suksesshme kundër mashtruesve të një Call-Center me shtrirje ndërkombëtare që operonte nga Kosova. Banda mashtronte pensionistët e vetmuar me premtime për fitore në loto duke kërkuar tarifa të caktuara.

Albania lobbies Italy over call center bill putting 25,000 jobs at risk –  Tirana Times
Advertisements

Autoritetet e sigurisë në Gjermani të drejtuar nga policia e Trierit së bashku me policinë në Kosovë ia kanë dalë të godasin në një aksion ndërkombëtar një bandë kriminele që operonte nga Kosova dhe përfitonte miliona euro, duke gënjyer pensionistët me premtime për fitore në loto.

Sipas policisë në Ansbach, mashtruesit flisnin një gjermanishte të pastër, por ishin rritur në Kosovë dhe Shqipëri. Procesi gjyqësor kundër këtyre personave me gjasë do të zhvillohet në Kosovë. Qëllimi është konfiskimi i parave të marra dhe zhdëmtimi viktimave, por sipas policisë, kjo nuk është e lehtë.

Aksioni policor u zhvillua në mes të nëntorit, njoftoi policia, sipas të dhënave të agjencisë gjermane të lajmeve, dpa, të premten (27.11.). Në Kosovë u arrestuan nëntë persona të dyshuar mes tyre edhe “krerë të bandës”, bëri të ditur policia e Trierit, po ashtu u siguruan prova materiale si edhe vlera pasurie. Pjesëtarët e bandës për vite të tëra nga një Call-Center në Kosovë telefononin më së shumti persona të moshuar dhe të vetmuar, shkruan agjencia e lajmeve, afp, duke iu referuar të dhënave të policisë. Ata u premtonin fitore në loto prej disa qindra mijëra eurosh. Por për të siguruar paratë e fituara në gjoja loton, kriminelët kërkonin, sipas policisë, pagesa tarifash si për transportin, siguracione apo kosto për noterin.

Telefona mashtruese për të krijuar mirëbesim

Përmes telefonatave të shumta, mashtruesit krijonin një marrëdhënie besueshmërie me personat e dëmtuar. Për viktimat, sipas policisë, mashtrimi krahas humbjeve materiale sillte shpesh edhe probleme psiqike. Një pensionist madje u gënjye me një gjysmë milioni euro. Policia gjermane bën të ditur se ka pasur “tragjedi njerëzore”, madje edhe persona që duhet të shpallnin tek autoritetet falimentimin privat financiar.

Si pikëfillesë e hetimeve gjermane shërbeu rasti i një gruaje 71 vjeçare nga Idar-Obershtain dhe një burri 64 vjeçar nga Trieri. Gruaja 71 vjeçare kishte paguar 53.000 euro gjithsej, duke i dhënë në dorë, me transfertë apo në formë të E-Cash-codes, kurse 64 vjeçari humbi një shumë më të vogël katërshifrore. Si këta dy persona ka pasur viktima të mashtrimit në të gjithë Gjermaninë.

Hetimet e policisë vazhduan për një kohë të gjatë, vetëm vitin e kaluar, policia arrestoi tre persona në moshën 21-24 vjeç në momentin e marrjes së parave cash. Ndërsa ditën e arrestimit të të dyshuarve të tjerë ishte planifikuar tërheqja e parave tek personat e gënjyer në Bavari, Austri dhe Zvicër. Me informacionet e përfituara nga këto arrestime, policia arriti të identifikojë organizatorët, të lokalizojë Call-Centerin në Kosovë e në fund ta shkatërrojë bandën, shkruan dpa. Nga pala gjermane ishin aktivizuar në këtë aksion autoritetet e policisë në Drezden, Ansbach, Bavarinë e Poshtme. /Dw/

Denoncimi i PD/ Ish-deputetja: Klanet në qeveri luftë për tendera. Pajisjet anti-Covid u blenë 3 herë më shtrenjtë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri në një deklaratë për mediat ka denoncuar një tjetër tender korruptiv të qeverisë.

Democrats accuse govt of cutting expenditures at the peak of pandemic –  Gazeta Tema
Advertisements

Sipas Pampurit, tashmë ka nisur një luftë mes klaneve të qeverisë për tenderat, ndërsa së fundmi në një tender të ministrisë së Shëndetësisë pajisjet anti-covid u blenë 3 herë më shtrenjtë.

Shqipëria është sot vendi i dy kontrasteve të mëdha. Nga njëra anë janë shumica e qytetarëve që luftojnëpër të mbijetuar në kuptimin e parë të fjalës, luftojnëpër bukën e gojës, luftojnë për shëndetin, luftojnë për jetën në kushte shumë të vështira. Nga ana tjetër, janë klanet brenda qeverisë, që luftojnë njëra-tjetrën se kush do të gllabërojë tenderin e radhës.

Kjo ka ndodhur këto ditë. Është ajo pjesë e kalbjes sëpushtetit nga korrupsioni që Edi Rama e mban nëhije. Kur qytetarët vuajnë në dyërt e spitaleve për pak oksigjen më shumë, qeveria tregon se i vetmi shqetësim i saj është mbushja e xhepave të klientëve, duke shfrytëzuar pandeminë.

Në shtator të këtij viti, Ministria e Shëndetësisë ka hapur një tender me vlerë 5 milionë euro për të blerëdisa mjete mbrojtëse anticovid, vlera e të cilave nuk shkon kurrë më shumë se 1.5 milionë euro.

Tenderi kualifikoi disa kompani me oferta nën 2 milionë euro, por një vendim i organi tjetër tëqeverisë, Komisioni i Prokurimit Publik, i skualifikoi të gjithë ofertat më të ulëta.

Ndër 12 kompani ofertuese, ai shpalli fituese kompaninë me ofertën më të lartë, e renditur e 10-ta. Për shkak të kësaj lufte mes klanesh në qeveri, pajisjet anticovid do të blihen me çmim 3 herë më tëlartë se ofertat e skualifikuara.

Në vend që paratë e qytetarëve të përdoren me kujdes në këtë kohë krize, qeveria e Edi Ramës, në mënyrëarbitrare, vendos t’i ndajë këto para me klanin qëofron më shumë para për xhepin e tij. 

Kjo është një qeveri që vjedh edhe në kohëpandemie. Këta nuk heqin dorë nga pasurimi i paligjshëm, edhe kur e dinë se qytetarët mezi ia dalin të mbyllin muajin dhe marrin borxh për të blerë ilaçet anticovid.

Pandjeshmëria e kësaj qeverie dhe e këtij kryeministri, arroganca, babëzia për të përfituar nëçcdo kohë dhe në çdo rrethanë është fytyra e kësaj qeverie.

Duhet ta kemi parasysh sa herë të shihni ambulancat në radhë se nuk ka shtretër, sa herë të mos gjeni oksigjen për familjarët, sa herë të merrni borxh për ilaçet, sa herë dilni me humbje në biznesin tuaj tëvogël, duhet takeni parasysh, kur dikush humb vendin e punës dhe kur i bëhet një padrejtësi.

Babëzinë, pandjeshmërinë dhe arrogancën e pushtetit do ta largojmë më 25 ptill. Qytetarët kanë nevojë për një qeveri që punon për interesin e tyre!