Olainka me shokë “çmendin” anglezët, bëjnë veprimin e papritur para ndeshjes. Nuk e ndjekin as arbitrin

Diçka e veçantë ka ndodhur pak para fillimit të ndeshjes mes Arsenalit dhe çekëve të Slavia Pragë, në sfidën e vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Europës.

Ashtu siç ndodh në të gjithë stadiumet angleze, 1 minutë para fillimit të ndeshjes, të gjitha skuadrat ulen në gjunjë, si shenjë simbolike kundër racizmit. Megjithatë kjo nuk është bërë edhe nga lojtarët e Slavias, të cilët ndryshe nga kundërshtarët e tyre, refuzuan të ulen në gjunjë, duke qëndruar kështu në këmbë.

Gjesti i Piter Olainkës me shokë ka marrë një vëmendje të madhe, teksa i kanë dhënë një pasqyrim të madh në Angli. Çekët nuk pranojnë të ulen në gjunjë, ndonëse kjo u bë edhe nga arbitri i ndeshjes.

Deklarata për gjenocidin serb në Kosovë/ Beogradi kërcënon Gjermaninë: Nëse ambasadori kërkon të vazhdojë detyrën e diplomatit duhet të kërkojë falje për…

Ministri për Inovacion dhe Përparim Teknologjik në Qeverinë e Serbisë, Nenad Popoviq, ka kërkuar nga ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Thomas Schieb, që t’i kërkojë falje popullit serb për deklaratën e para disa ditëve se intervenimi i NATO-s ishte i domosdoshëm për të ndalur gjenocidin mbi shqiptarët në Kosovë.

German Ambassador to Belgrade, Thomas Schieb: Kosovo is the Condition for  Serbia's Integration - Oculus News

Popoviq në një letër drejtuar ambasadorit, thotë se “ky është kulmi i cinizmit dhe vazhdimësi e disa shteteve perëndimore për të shpallur popullin serb gjenocidial”.

“Kërkojmë nga ambasadori gjerman që të kërkojë falje nëse dëshiron që të vazhdojë punën në mënyrë kredibile dhe detyrën e diplomatit të vendit të vet në Serbi”, ka thënë Popoviq, përcjell gazeta “Danas” të enjten.

Sipas ministrit serb, “është perfide” që kjo deklaratë vjen në 80-vjetorin e sulmit gjerman mbi Beogradin, siç ka thënë ai nga “bombarduesit nazistë”.

“Dua t’ia kujtoj ambasadorit gjerman se populli serb edhe gjatë Luftës së Parë Botërore ka pësuar gjenocid nga gjermanët, kanë vrarë fëmijët serbë”, ka shtuar Popoviq.

Ambasadori gjerman në Beograd, Schieb, me rastin e 22-vjetorit të intervenimit të NATO-s mbi bazat ushtarake serbe, tha se intervenimi ishte i domosdoshëm për të ndalur katastrofën humanitare dhe gjenocidin mbi popullin shqiptar./Koha

“Historia e aeroportit është shpikje”- Presidenti Meta paralajmëron: Do shikoni lojëra në ditët në vijim! Kam një lajm të zi për…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka paralajmëruar se në ditët në vijim mund të shohim lojëra të tjera, sikurse edhe ajo historia e aeroportit, që për Kreun e Shtetit është e sajuar

Meta tha se ka një lajm të zi për të gjithë ata që nuk e duan demokracinë “zgjedhjet e 25 prillit do të mbahen”.Presidenti Meta: Ka deklaratë më rrumpallë se kjo që nuk ka asnjë lidhje me reagimin e një kryeministri normal dhe as me situatën. Është një provokim ndaj Presidentit me qëllim që të bjerë në një lojë çiliminjsh të papërgjegjshëm siç ishte historia e aeroportit që ka sajuar. Çështja e aeroportit është një shpikje. Do shikoni edhe lojëra në vijim se dhe unë kam një lajm të zi për të gjithë ata që nuk e duan demokracinë se zgjedhjet e 25 prillit do të mbahen.

Sondazhi i Euronews e nxjerr PS më lart se ai i Top Channel

Sot dy televizione Top Channel dhe Euronews kanë publikuar sondazhet e tyre të radhës, pak a shumë në të njëjtën orë në Prime Time. Ajo që bie në sy është fakti se  partia qeverisëse vazhdon të dali shumë lart, madje tek matja e MRB për Euronews Albania. PS, ka një rritje pasi nga 47.3% ka shkuar në 49% ( kurse shkon PD  40.5%. dhe LSI 6%, 

Pasi kaloi 44 vjet burg për një krim qe nuk e kreu, ky njeri thotë se jeta e tij vlen më shumë se 750,000 dollarë

(CNN) Ronnie u fut në burg në Karolinën e Veriut për 44 vjet për një krim që ai nuk ka kryer, dhe tani ai po planifikon të luftojë një ligj që thotë se ai perfiton vetëm 750,000 dollarë.

Burri i cili është i zi, u akuzua për përdhunimin e një gruaje të bardhë në vitin 1976. Një juri e bardhë e gjeti atë fajtor për përdhunim dhe vjedhje dhe e dënoi atë me burgim.

Pas shpalljes së pafajësisë së tij, dhe duke ndjekur një jetë neper apele , ai u lirua nga një falje nga guvernatori në dhjetor 2020 pasi gjykatat gjetën prova se ishte dënuar gabimisht.

Që nga dënimi i tij, “një rrjedhje e dokumentave pas gjyqit ka zbuluar një model te fshehjes së qëllimshme të policisë të provave materiale,” shkroi Gjykata e Katërt e Ankesës me gjyqtare Stephanie Thacker.


Për shkak të pafajësisë së tij, ligji shtetëror kërkon që burri, 65 vjeç, të paguhet për kohën kur ai është mbajtur në burg – 50,000 dollarë në vit. Megjithatë, shuma është e mbuluar në 750,000 dollarë. Në rastin e Long, kjo do të thotë se ai u ndal duke u paguar pas vitit të tij të 15-të në burg.

” 750,000 dollarë në kompensim, shuma është tërësisht e pamjaftueshme për ta kompensuar atë pas heqjes së më shumë se 44 vjetëve të lirisë së tij”, i tha Prokurori Penal.

“Ai ishte në një kafaz kur të dy prindërit e tij vdiqën; kur djali i tij kishte ditëlindje dhe diploma, ai humbi gjithçka për ata 44 vjet, dhe me siguri ai meriton më shumë se ai që ka marrë”.

VIDEO/ Dokumentari i mbështetur nga Ambasada e SHBA: Mashtrimi i Veliajt për “Parkun e Besimit”

Emisioni “31 minuta” në RTSH ka publikuar një investigim në lidhje me projektin “Parku i Besimit” të nisur 6 vite më parë nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe sot, është harruar.

Në investimin e mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, bëhet një përmbledhje e premtimit të Veliajt kur mori detyrën si kryebashkiak i Tiranës, si dhe zotimit të ish-zv.kryeministrit Niko Peleshi.

Gazetarët e “31 minuta”, kanë kërkuar përgjigje nga Bashkia Tiranë në lidhje me lënien në harresë të jo vetëm këtij projekti por edhe të 67 milionë lekëve që u shpenzuan për konkursin e zhvilluar ku u zgjodh dhe projekt-ideja më e mirë, por Veliaj dhe vartësi i tij Arbjan Mazniku, nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërsa Peleshi ia ka pasuar topin Bashkisë Tiranë, duke shtuar se është ai institucioni që duhet ta kishte vënë në zbatim këtë projekt. Ky investigim që zbulon premtimin e pambajtur të kryebashkiakut Veliaj është postuar edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, e cila edhe e ka mbështetur në realizimin e tij.
DOKUMENTARI I PLOTE

Ky ishte një prej premtimeve të para të Erion Veliajt, sapo mori mandatin e parë si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

“Të paktën Piramida dhe pjesa mbrapa e hotel Dajtit do të jenë pjesë e projektit ‘Parku i Besimit’, ajo është një fushë e vdekur tani. Pjesa mes hotel Dajtit dhe katedrales katolike. Momentalisht është një pronë e vdekur, ka qenë një fushë futbolli. Gjithë territori rreth Piramidës, përfshirë edhe vetë Piramidën do të jenë pjesë e projektit të ‘Parkut të Besimit’. Do të kemi një konkurs ndërkombëtar. Ideja ka qenë e kryeministri, që Shqipëria të përfitojë nga një tjetër lloj turizmi, që është ai religjioz. Dhe nga një tjetër njohje, ku Shqipëria nuk njihet si ish-Koreja e Veriut për Europën por edhe një vend që ka një harmoni fetare që sigurisht u eksklamua më shumë nga vizita e Papës. Unë besoj që është një ide fantastike, për të tërhequr turistë që nuk duan vetëm një vend tjetër në pasaportë por duan edhe të shohin diçka,”– thoshte Veliaj.

Bashkia e Tiranës e ndërmori hapin e parë duke i kërkuar Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit për të zhvilluar një konkurs me idetë më të mira të këtij parku. Konkursi nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit u bë brenda vitit 2015 dhe iu dorëzua Bashkisë Tiranë për realizimin e projektit. Vetëm për organizimin e këtij konkursi, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit harxhoi rreth 67 milionë lekë. “31 minuta” kontaktoi me nënkryetarin e Bashkisë Arbjan Mazniku, i cili ishte edhe anëtari i jurisë, për ta pyetur por Mazniku refuzoi të përgjigjet.

Gjithashtu ju drejtuam edhe Bashkisë së Tiranës, me një kërkesë zyrtare për informacion. Në përgjigjen e Bashkisë së Tiranës e cila ishte deleguar Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, thuhej se kjo e fundit nuk kishte informacion pasi nuk i ishte kaluar procedura për realizimin e këtij projekti.

Një tjetër premtim për ndërtimin e ‘Parkut të Besimit’ u dha edhe nga zëvendës kryeministri i asaj kohe Niko Peleshi, i cili ishte i pranishëm gjatë zhvillimit të konkursit për shpalljen e idese fituese.

“Unë jam i gatshëm që në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, të realizojmë këti ide. Angazhohem në emër të qeverisë shqiptare. Do të alokojmë buxhetin e nevojshëm për të ndërtuar kopshtet e besimit në qendër të Tiranës që janë pranë një objekti që është më i vlefshmi në Shqipëri, por nuk mun dtë ketë një funksion domethënës pa këto investime,”- thoshte ai.

“31 minuta”, kontaktoi dhe me zotin Peleshi për premtimin e dhënë prej tij para gjashtë vitesh. Ish-zëvendës kryeministri ia kaloi topin e tij Bashkisë së Tiranës, duke thënë se duhet ta zbatojë ajo projektin. Ndërsa arkitekti Jurtin Hajro, i cili ishte fituesi i idesë më të mirë në bashkëpunim me ‘unlab’, u shpreh në një intervistë për ‘31 minuta’, se ideja e tyre ishte reaksionare ndaj kontekstit.

“Ne menduam të kishim një qasje reaksionare kundrejt kontekstit. Projekti kërkohej të realizohej përgjatë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit”, një element fizit që u instalua për të manifestuar pushtetin fashist dhe më pas atë komunist. Në të njëjtën mënyrë janë prezantuar dhe kanë qëndruar me vite institucionet gjatë këtij aksi. Ideja jonë ishte të reagonim ndaj këtij imponimi. Menduam si ta sillnim në një raport sa më njerëzor dhe qëllimi ynë ishte si ta demonumalizojmë, duke përdorur peizazhet. Mund të shkrinte pas tensionin që krijohet mes njeriut dhe botës fizike, me synimin dhe dëshirën për të krijuar diçka spirituale,”- tha ai.

Ndërsa për sa i përket pjesës nëse mund të kishte vend tani pas pesë vitesh ideja tyre, arkitekti shprehet se ideja e tyre mund të aplikohet në vende ku nuk ka patu ndryshime.

“Mendoj se ka qenë një projekt ide dhe janë hedhur parime që kanë qenë të lidhura me gjendje ekzistuese të asaj kohe. Janë ide që gjejnë vend edhe në kohët e tanishme. Synimi nuk është bërja dhe zhbërja e një vendi. Synimi është që ne nëpërmjet këtij projekti të bëjmë një thirrje për fetë. Mendoj se mund të bëhet aty ku nuk ka pasur ndërtime dhe do ia vlente t’i ktheheshim,”– tha ai.

Sakaq jashtë kamerave ai shprehet se ky projekt nuk do të realizohet asnjëherë.

Por çfarë përfshinte realisht ky projekt?

Ky projekt përfshinte bulevardin ‘”Dëshmorët e Kombit” me hapësirat e saj përreth dhe Piramidën. Në projekt-idenë fituese, pikat që ishin përfshirë për tu kthyer në parqe besimi ishin Piramida, Lulishtja “Ismail Qemali”; “3 vëllezërit Frashëri”; hapësira midis hotel ‘Dajtit’ dhe Katedrales, Parku Rinia dhe Parku Fan Noli pranë Parlamentit. Nga një vëzhgim i bërë nga “31 minuta”, u vu re së në këto pika janë bërë ndërhyrje, të cilat nuk kanë lidhje me projektin.

Tek Piramida po zbatohet një projekt tjetër, mes hotel Dajtit dhe katedrales po ndërtohet një pallat, në parkun Rinia është një projekt tjetër. Në pikat e tjera nuk ka ndonjë ndryshim. Gjashtë vite më pas ideja e këtij parku ‘Parku i besimit’ është harruar. Nuk është harruar vetëm projekti, por edhe 67 milionë lekë që u shpenzuan për konkursin. /RTSH

Të huajt marrin nën kontroll “qiellin” shqiptar, pas turqve, në Rinas edhe kontrollorë nga Greqia

Pas kontrollorëve turq, në vend të kontrollorëve shqiptarë që bojkotuan punën ditën e djeshme do të vijnë edhe disa grekë. Lajmi bëhet me dije nga burime për ABC.Prej dy ditësh në vendin tonë nuk u krye asnjë fluturim për shkak se kontrollorët ajror të “AlbControl” bojkotuan punën duke deklaruar se u është ulur rroga. Tre prej këtyre kontrollorëve vijojnë të jenë të arrestuar.Kontrollorët u futën në grevë urie! E gjithë kjo situatë nisi pasi disa prej tyre shpallën paaftësinë për punë duke deklaruar se ishin të stresuar dhe një ndër shkaqet ishte edhe fakti që iu ishte ulur rroga. Me bojkotin e punës u pezulluan të gjithë fluturimet në qiellin shqiptar.Kriza në Rinas vonoi edhe ardhjen e vaksinave të cilët u sollën ditën e sotme nga Air Albania. Për këtë situatë kreu i qeverisë Edi Rama bën fajtor ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta. Ndërsa ky i fundit sot i kërkoi Kontrollit të Lartë të Shtetit të bëjë auditimin e plotë të firmës AlbControl./mv.abcnews.al

Bllokimi i aeroportit/ Ministrja Balluku zbulon negociatat: Sot nisin fluturimet esenciale

Ditën e sotme pritet të rinis udhëtimi i pasagjerëve në Rinas dhe avioni i parë që pritet të ngrihet është një avion pasagjerësh drejt Dubait.  Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri me dije se nga ky moment në aeroport do të nisin fluturimet esenciale. Fluturimet: humanitare, emergjente, shëndetësore, diplomatike, shtetërore e ushtarake, do të nisin që ditën e sotme. Ndërsa, gjatë ditës së nesërme do të nisin që nga orët e para të mëngjesit edhe fluturimet komerçiale.

“Në këto momente në Aeroportin e Rinasit do të nisin fluturimet esenciale, ato që futen në këtë kategori, fluturimet humantirare, emergjente, shëndetësore, diplomatike, shtetërore dhe ushtarake. Ju njoftoj se kemi arritur të ruajmë sasinë e vaksinave të konsiderueshme që do të vinte dje në Shqipëri dhe është bllokuar, do të vijë sot rreth orës 15:00 pasdite. Dua të informoj të gjithë qytetarët që na kanë shkruar që do jetë e pamundur këto momente që të kemi fluturime komerciale, por gjatë ditës është duke u punuar për të arritur në një zgjidhje të këtij problemi shumë të madh. Sipas planave tona do të arrihet ditën e nesërme. Nesër që nga orët e para të mengjesit dhe gjatë gjithë ditës do të kemi fluturime normale për të gjithë udhëtarët e fluturimeve komeraciale”, u shpreh Balluku.

Sekretari Amerikan i Shtetit letër Albin Kurtit: Kosova të përfshihet në dialogun me Serbinë, hap esencial për avancimin e Kosovës drejt BE

Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, nëpërmjet një letre drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i ka kërkuar përshfirjen e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë.

Në letër, Bliken thekson që ky proces të kalojë pa vonesa dhe të jetë i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe SHBA.
Shefi i politikës së jashtme të SHBA se në fokus të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë njohja reciproke, që sipas Blinken është esenciale për avancimin e Kosovës në rrugën e BE.

Më tej ai shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mirëpritur formimin e qeverisë së re dhe se presin të punojnë ngushtë për të siguruar, siç ka thënë ai, që Kosova sovrane, e pavarur, shumë-etnike dhe demokratike të zë vendin e saj si partner i barabartë në familjen euro-atlantike.

Sekretari Blinken ka thënë se i kanë mirëpritur zotimet e kryeministrit Kurti për luftimin e korrupsionit, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe rikuperimin nga pandemia COVID-19, si edhe përpjekjet e tij për realizimin e aspiratave të popullit të Kosovës.