Aeroporti i Rinasit është mbyllur për shkak të grevës së 65 kontrollorëve të Albcontroll. Situata tashmë ka dalë jashtë kontrollit. Qindra qytetarë kanë qendruar në pritje në Aeroport. Debati merr ngjyrime politike. Ministrja Balluku akuzon Sali Berishën dhe Ilir Metën si të përfshirë në këtë “grusht shteti”. 

Shqipëria i ka të mbyllura të gjitha fluturimet hyrëse dhe dalëse ende pa afat. Një situatë e paprecedentë dhe kaotike ka ndodhur ditën e sotme, ku 65 kontrollorët e Albcontrol (një kompani me kapital 100% shtetërore), refuzuan të dilnin në punë pasi firmosën edhe deklaratën e paaftësisë në punë. Ata kërkojnë që paga e tyre të vazhdojë si përpara pandemisë në mbi 4 mijë dollarë dhe për këtë kërkojnë ndërhyrjen e ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës.

Por kërkesat e tyre nuk janë mbështetur. Ministrja Belinda Balluku shkoi vetë fillimisht në Rinas ku bisedoi me kontrollorët por mbledhja dështoi dhe fluturimet vijuan të jenë të mbyllura.

Në një konferencë urgjente me gazetarët, ministrja foli për një grusht shteti të mbështetur edhe nga opozita Meta-Berisha. Ky qëndrim u mbështet edhe nga kryeministri Edi Rama i cili në një reagim disa minuta pas konferencës paralajmëroi kontrollorët me burg. “Organizatorët do të kallëzohen penalisht”-tha Rama.

Presidenti Ilir Meta iu përgjigj duke thënë se ai e ka bërë detyrën e tij si numri 1 i shtetit. Meta tha se Shqipëria duhet të garantojë sigurinë e hapësirës ajrore ndërsa tha se ndërprerja e punës nuk është zgjidhje. Presidenti tha se kërkesat e kontrollorëve janë injoruar por puna duhet të vazhdojë. “I kam paralajmëruar institucionet të gjenin zgjidhje”-deklaron sot Meta. 

Mirëpo greva e kontrollorëve të trafikut ajror ka sjellë rrjedhimisht edhe mbylljen e kullës së vrojtimit, duke penguar uljen e aeroplanëve në pistë. Një avion i nisur nga Athina ka qëndruar për rreth 30 minuta në ajër dhe më pas është kthyer pas për në Greqi që është nisur nga Greqia është kthyer pas.

Ndërsa nga “TIA” është njoftuar se avioni i “Air Albania” me destinacion Stamboll-Tiranë, që do të ketë 40 minuta vonesë. Ndërkohë që me pjesën tjetër të fluturimeve po procedohet sipas orareve të planifikuara. Sindikata e Pavarur e Kontrollit të Trafikut Ajror (SPKTA) paralajmëroi që dje protestë pasi ishin të pakënaqur me trajtimin dhe kushtet e punës prej një viti, që nga fillimi i pandemisë, duke renditur të gjitha një më një ankesat e tyre.  Vitin e kaluar bordi i “AlbControl” i uli pagat me 62%, ndërkohë që kontollorët kanë firmosur kontratën e paaftësisë në punë edhe për shkak të stresit ndaj pandemisë, por nuk është marrë parasysh nga drejtuesit.

Kërkesat e kontrollorëve
– Rikthim i kolegëve në punë;
– Shfuqizim i vendimeve të bordit;
– Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive;
– Transparencë financiare e plotë për vitin 2020;
– Një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi.

13 fluturimet e anuluara që ishin parashikuar për ditën e sotme
Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim
Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim
Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim
Ëizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Bergamo dhe kthim
Austrian – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
TUI – Tiranë – Bruksel dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Romë dhe kthim
Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s