Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku foli me tone kërcënuese dhe shantazhuese ndaj kontrollorëve të trafikut ajror, të cilët shpallën një grevë, për shkak të uljes së pagave prej më shumë se një viti, si edhe probleme të tjera të pashqyrtuara nga qeveria.Balluku, krahas kërcënimeve me polici dhe humbje të vendit të punës, ironizoi punonjësit e “Albcontrol” për nivelin e tyre të pagave.

A duhet marrë peng vendi për ta pasur rrogën 4400 dollarë”, tha Balluku, e cila shtoi se paga e kontrollorëve është ulur në 2490 dollarë, për shkak të efekteve të pandemisë.

Ministrja nuk e përmendi faktin se pagat e punonjësve të “Albcontrol” miratohen nga Bordi, pjesë e të cilës është edhe vetë Balluku.

Ajo zgjodhi të përdorte shifrat e pagës së kontrollorëve, për të hedhur në publik shashkën që grevistët ankohen për rrogat, megjithëse e kanë shumë herë më të lartë se sa mesatarja e të punësuarve në Shqipëri.

Por, ministrja Balluku, prej vitesh, ka qenë përfituese e drejtëpërdrejtë e pagave marramendëse nga “Albcontrol”, kur e drejtoi këtë institucion prej vitit 2013 deri në vitin 2018.

Referuar të dhënave të deklaratave të pasurisë, Belinda Balluku, në cilësinë e titullares së “Albcontrol” ka marrë nga 60 milionë lekë të vjetra deri në 77 milionë lekë të vjetra në vit, me një pagë mesatare mbi 6 milionë lekë të vjetra në muaj.

Më konkretisht, në vitin 2014, Belinda Balluku, në cilësinë e drejtoreshës së “Albcontrol” është paguar me një pagë vjetore në vlerë rreth 63 milionë lekë të vjetra.

Kjo shifër është ndër më të ultat në pagën e Ballukut në “Albcontrol”.

Një vit më pas, në 2015, Belinda Balluku arkëton, vetëm nga paga, rreth 67 milionë lekë të vjetra.

Në 2016, të ardhurat e Ballukut kapin shifër stratosferike për një zyrtar shteti-plot 77 milionë lekë të vjetra.

Në dy vitet e mëpasme, në 2017 dhe 2018, Belinda Balluku është paguar respektivisht me 63 milionë dhe 66 milionë lekë të vjetra.

Dhe më e çuditshmja vjen më pas. Balluku vendos të largohet nga rroga e majme, për t’u mjaftuar vetëm me pagën rreth 16 milionë lekë të vjetra në vit si Ministre e Infrastrukturës.

Si ka mundësi që të lëshonte një pagë mesatare 70 milionë lekë në vit, për një tjetër rreth 5 herë më të ulët?

Ndoshta, është ndjerë keq që u ka marrë shuma gjigande shqiptarëve apo ndoshta ka pëlqyer të provojë postin e ministrit, megjithëse kjo do t’i sillte ulje drastike në të ardhurat zyrtare.

MARRË NGA BOLDNEWS

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s