Akuzoi kontrollorët për pagat/ Shikoni sa para mori Balluku në krye të Albcontrol

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku foli me tone kërcënuese dhe shantazhuese ndaj kontrollorëve të trafikut ajror, të cilët shpallën një grevë, për shkak të uljes së pagave prej më shumë se një viti, si edhe probleme të tjera të pashqyrtuara nga qeveria.Balluku, krahas kërcënimeve me polici dhe humbje të vendit të punës, ironizoi punonjësit e “Albcontrol” për nivelin e tyre të pagave.

A duhet marrë peng vendi për ta pasur rrogën 4400 dollarë”, tha Balluku, e cila shtoi se paga e kontrollorëve është ulur në 2490 dollarë, për shkak të efekteve të pandemisë.

Ministrja nuk e përmendi faktin se pagat e punonjësve të “Albcontrol” miratohen nga Bordi, pjesë e të cilës është edhe vetë Balluku.

Ajo zgjodhi të përdorte shifrat e pagës së kontrollorëve, për të hedhur në publik shashkën që grevistët ankohen për rrogat, megjithëse e kanë shumë herë më të lartë se sa mesatarja e të punësuarve në Shqipëri.

Por, ministrja Balluku, prej vitesh, ka qenë përfituese e drejtëpërdrejtë e pagave marramendëse nga “Albcontrol”, kur e drejtoi këtë institucion prej vitit 2013 deri në vitin 2018.

Referuar të dhënave të deklaratave të pasurisë, Belinda Balluku, në cilësinë e titullares së “Albcontrol” ka marrë nga 60 milionë lekë të vjetra deri në 77 milionë lekë të vjetra në vit, me një pagë mesatare mbi 6 milionë lekë të vjetra në muaj.

Më konkretisht, në vitin 2014, Belinda Balluku, në cilësinë e drejtoreshës së “Albcontrol” është paguar me një pagë vjetore në vlerë rreth 63 milionë lekë të vjetra.

Kjo shifër është ndër më të ultat në pagën e Ballukut në “Albcontrol”.

Një vit më pas, në 2015, Belinda Balluku arkëton, vetëm nga paga, rreth 67 milionë lekë të vjetra.

Në 2016, të ardhurat e Ballukut kapin shifër stratosferike për një zyrtar shteti-plot 77 milionë lekë të vjetra.

Në dy vitet e mëpasme, në 2017 dhe 2018, Belinda Balluku është paguar respektivisht me 63 milionë dhe 66 milionë lekë të vjetra.

Dhe më e çuditshmja vjen më pas. Balluku vendos të largohet nga rroga e majme, për t’u mjaftuar vetëm me pagën rreth 16 milionë lekë të vjetra në vit si Ministre e Infrastrukturës.

Si ka mundësi që të lëshonte një pagë mesatare 70 milionë lekë në vit, për një tjetër rreth 5 herë më të ulët?

Ndoshta, është ndjerë keq që u ka marrë shuma gjigande shqiptarëve apo ndoshta ka pëlqyer të provojë postin e ministrit, megjithëse kjo do t’i sillte ulje drastike në të ardhurat zyrtare.

MARRË NGA BOLDNEWS

Investigimi i BIRN/ Kriza financiare e AlbControl filloi kohë përpara pandemisë

null

Greva e pashpallur e punonjësve të kompanisë Albcontrol vuri në dukje vështirësitë ekonomike të një kompanie nën pronësi publike, e cila është në pozicion monopol në treg, ofron një shërbim të domosdoshëm dhe megjithatë, prej vitesh rezulton me humbje.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi se kompania ishte detyruar të ulte pagat e punonjësve për shkak se të ardhurat e kompanisë kanë rënë si pasojë e pandemisë. Ajo e shpalli grevën “një grusht shteti”, ndërsa i deklaroi rrogat e punonjësve të kompanisë [4,400 dollarë në muaj] si shumë të larta.


Balluku ka qenë drejtoreshë e kësaj kompanie që nga dita kur socialistët erdhën në pushtet në vitin 2013 dhe deri në ditën kur ajo u bë ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në janar 2019. Ajo nuk ka ngritur ndonjë pretendim për pagat e larta në kohën që drejtoi Albcontrol.

Të dhënat e Albcontrol të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit sugjerojnë se kompania është përdorur nga të gjitha partitë politike në pushtet, si një vend në bordin e së cilës mund të vendosësh njerëz pa ndonjë lidhje të dukshme me trafikun ajror. Të dhënat financiare të kompanisë tregojnë gjithashtu se kriza financiare nuk është si pasojë e vetëm pandemisë, por është më e vjetër.

Këto të dhëna tregojnë gjithashtu se shpenzimet e kompanisë për paga dhe trajtime të tjera për punonjësit nuk kanë ndryshuar gjatë viteve, të ardhurat kanë qenë në rritje, ndërsa humbjet janë krijuar nga rritja e shpenzimeve në një zë enigmatik të quajtur “shpenzime të tjera”.

Albcontrol është kompania me numër identifikimi J61908011H dhe që ofron shërbimin e menaxhimit të trafikut ajror. Shqipëria është në një pozicion ku shumë avionë kalojnë tranzit dhe secili prej tyre paguan një tarifë për sistemin e radarëve dhe të kontrollorëve që koordinojnë lëvizjet e tyre për të shmangur përplasjet.

Të ardhurat e kompanisë ishin 3.6 miliardë lekë (afro 29 milionë euro) në vitin 2019, viti i fundit kur bilanci është i disponueshëm për publikun. Të ardhurat janë rritur gradualisht; p.sh., në vitin 2014 ato ishin 3.2 miliardë lekë. Afro 1/3 e të ardhurave të kompanisë ose 1.3 miliardë lekë shkojnë për “shpenzime personeli”.

Kompania realizoi fitime neto në masën 208 milionë lekë në vitin 2014 (rreth 1.7 milionë euro me kursin e sotëm), ndërsa në vitin 2017, fitimet e saj ranë në 48 milionë lekë (392 mijë euro).

Në vitin 2018, kompania humbi afro 1 milionë euro, ndërsa në vitin 2019 humbjet u rritën në 2.3 milionë euro.

Të ardhurat e kompanisë raportohet se janë goditur rëndë nga anulimi i mbi gjysmës së fluturimeve ajrore në Shqipëri dhe në botë, për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri. Por telashet financiare të kompanisë kanë filluar së paku që nga viti 2018.

Siç ndodh zakonisht në bordet e ndërmarrjeve nën pronësi publike, funksionarë të ndryshëm politikë janë ulur në këto borde, ndërkohë që lidhja dhe aftësia e tyre në çështje të menaxhimit të një kompanie kaq specifike nuk janë shumë të qarta. Të dhënat e publikuara në QKB tregojnë se Spartak Braho, ish-deputet i LSI dhe më pas socialist, ka qenë anëtar bordi në këtë kompani në kohën kur LSI ishte në aleancë me PD.

Besart Kadia, i cili u bë zëvendësministër financash nga Rama, u bë edhe anëtar bordi i kompanisë më 25 nëntor 2020.

Genci Gjonçaj, sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit dhe gjithashtu ish-përfaqësues i Partisë Socialiste në KQZ, është anëtar bordi që nga viti 2017. Anëtare bordi janë edhe Albana Koçiu (drejtoreshë e DAP) apo Mirlinda Karçanaj, drejtoreshë e AKSHI. /BIRN

Rruga Levan-Vlorë dhe Durrës-Fier do të bëhet me pagesë. Ja plani i qeverisë me tabelën e çmimeve

Qeveria ka parashikuar edhe 8 rrugë të tjera për t’i kthyer me pagesë. Strategjia e taksimit të rrugëve të hartuar nga BERZH-i rekomandon se tarifa që duhet të paguajnë qytetarët varion nga 0,5 euro cent në 3,5 euro cent për kilometër.

“Panorama” zbardh tarifën pa TVSH që do të paguajnë drejtuesit e makinave edhe për 8 rrugët e tjera, sipas dy tarifave të rekomanduara. Në strategji rekomandohet që aplikimi i taksimit për koncesionin e rrugëve të zhvillohet gradualisht, në 3 faza.

Për zbatimin e menjëhershëm, rekomandohet vendosja e taksës në rrugën Tiranë-Durrës, Tiranë- Elbasan -Korçë dhe Rruga e Arbrit, e cila ende nuk ka përfunduar.

TARIFAT PËR 8 RRUGËT

BERZH-i rekomandon dy kategori tarifash që duhet të paguajnë qytetarët: tarifa minimale 0,005 cent euro dhe maksimalja 0,035 cent euro. Për zbatim të menjëhershëm kërkohet vendosja e taksës në rrugën Tiranë-Durrës, Tiranë- Elbasan dhe Rruga e Arbrit që ende nuk ka përfunduar.

Sipas tarifave të propozuara nga BERZH-i dhe llogaritjeve për koston minimale dhe maksimale të kalimit, një makinë pa TVSH që të përshkojë aksin Tiranë-Durrës duhet të paguajë 0,17 euro sipas tarifës minimale dhe 1,19 euro pagesa minimale. Për rrugën Tiranë- Elbasan, tarifat që llogariten variojnë nga 0,135 euro cent në 0,945 euro cent. Në Rrugën e Arbrit që ende nuk ka përfunduar, tarifat e taksimit për koncesion variojnë nga 0,375 euro cent në 2,625 euro cent.

Në fazën e dytë propozohet tarifimi për rrugën Levan-Vlorë dhe Durrës-Fier. Kostot e kalimit në rrugën Levan –Vlorë variojnë 0,121 deri 0.847 euro cent, ndërsa në rrugën Durrës- Fier pagesat variojnë nga 0,341 në 2,387 euro cent. Për zbatim në fazën e tretë rekomandohet taksimi për rrugën Elbasan- Kapshticë dhe Tiranë –Hani i Hotit.

Për këto dy rrugë, strategjia e BERZH-it nuk rekomandon dhënien me koncesion të gjithë aksit, por vetëm një pjesë të tyre. Për rrugën Elbasan- Kapshticë rekomandohet dhënia me koncesionin vetëm për 41,6 kilometër.

Tarifat që llogariten për këtë aks variojnë nga 0,208 euro cent në 1,456 euro cent. Për rrugën Tiranë –Hani i Hotit rekomandohet dhënia me koncesion për 45 kilometër. Tarifat që llogariten variojnë 0,225 deri në 1,575 euro cent.

DORINA AZO

‘Bukë, djathë e kofshë pule’ kjo është darka e “begatshme” që Spitali Rajonal i Prizrenit i shërben mjekëve në kohë pandemie

Kjo darkë, të cilën ai me ironi e quan “të begatshme”, thotë se u shërbehet infektologëve kujdestarë për punën e tyre 24 orëshe.Featured image of article: ‘Bukë, djathë e kofshë pule’ kjo është darka e “begatshme” që Spitali Rajonal i Prizrenit i shërben mjekëve në kohë pandemieFoto e darkes se sherbyer ne spitalin e Prizrenit7 Prill, 2021 16:02

KOSOVË– Mjeku infeksionist nga Kosova, Fatos Tolaj ka publikuar shërbimin e darkës në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Kjo darkë, të cilën ai me ironi e quan “të begatshme”, thotë se u shërbehet infektologëve kujdestarë për punën e tyre 24 orëshe, raporton Zeri.info.

Tolaj është shprehur i pakënaqur me shërbimin pasi darka, siç mund të shihet në foton e publikuar nga “Familja Ime”, është shumë e varfër, disa copa bukë, një copë djathi dhe një kofshë pule“Qe darka e “begatshme” e kujdestarit – infektologut në punën 24 orëshe … aq më tepër në këtë kohë pandemie … gjykoni ju vetë …!”,- shkruan ai..

Greva e Albcontroll mbyll Rinasin, s’ka fluturime hyrëse dhe dalëse/ Balluku: Grusht shteti! Rama kërcënon me burg: Meta e Berisha të përfshirë, ndjekje penale për organizatorët. Presidenti: Vlerësoni kërkesat

Aeroporti i Rinasit është mbyllur për shkak të grevës së 65 kontrollorëve të Albcontroll. Situata tashmë ka dalë jashtë kontrollit. Qindra qytetarë kanë qendruar në pritje në Aeroport. Debati merr ngjyrime politike. Ministrja Balluku akuzon Sali Berishën dhe Ilir Metën si të përfshirë në këtë “grusht shteti”. 

Shqipëria i ka të mbyllura të gjitha fluturimet hyrëse dhe dalëse ende pa afat. Një situatë e paprecedentë dhe kaotike ka ndodhur ditën e sotme, ku 65 kontrollorët e Albcontrol (një kompani me kapital 100% shtetërore), refuzuan të dilnin në punë pasi firmosën edhe deklaratën e paaftësisë në punë. Ata kërkojnë që paga e tyre të vazhdojë si përpara pandemisë në mbi 4 mijë dollarë dhe për këtë kërkojnë ndërhyrjen e ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës.

Por kërkesat e tyre nuk janë mbështetur. Ministrja Belinda Balluku shkoi vetë fillimisht në Rinas ku bisedoi me kontrollorët por mbledhja dështoi dhe fluturimet vijuan të jenë të mbyllura.

Në një konferencë urgjente me gazetarët, ministrja foli për një grusht shteti të mbështetur edhe nga opozita Meta-Berisha. Ky qëndrim u mbështet edhe nga kryeministri Edi Rama i cili në një reagim disa minuta pas konferencës paralajmëroi kontrollorët me burg. “Organizatorët do të kallëzohen penalisht”-tha Rama.

Presidenti Ilir Meta iu përgjigj duke thënë se ai e ka bërë detyrën e tij si numri 1 i shtetit. Meta tha se Shqipëria duhet të garantojë sigurinë e hapësirës ajrore ndërsa tha se ndërprerja e punës nuk është zgjidhje. Presidenti tha se kërkesat e kontrollorëve janë injoruar por puna duhet të vazhdojë. “I kam paralajmëruar institucionet të gjenin zgjidhje”-deklaron sot Meta. 

Mirëpo greva e kontrollorëve të trafikut ajror ka sjellë rrjedhimisht edhe mbylljen e kullës së vrojtimit, duke penguar uljen e aeroplanëve në pistë. Një avion i nisur nga Athina ka qëndruar për rreth 30 minuta në ajër dhe më pas është kthyer pas për në Greqi që është nisur nga Greqia është kthyer pas.

Ndërsa nga “TIA” është njoftuar se avioni i “Air Albania” me destinacion Stamboll-Tiranë, që do të ketë 40 minuta vonesë. Ndërkohë që me pjesën tjetër të fluturimeve po procedohet sipas orareve të planifikuara. Sindikata e Pavarur e Kontrollit të Trafikut Ajror (SPKTA) paralajmëroi që dje protestë pasi ishin të pakënaqur me trajtimin dhe kushtet e punës prej një viti, që nga fillimi i pandemisë, duke renditur të gjitha një më një ankesat e tyre.  Vitin e kaluar bordi i “AlbControl” i uli pagat me 62%, ndërkohë që kontollorët kanë firmosur kontratën e paaftësisë në punë edhe për shkak të stresit ndaj pandemisë, por nuk është marrë parasysh nga drejtuesit.

Kërkesat e kontrollorëve
– Rikthim i kolegëve në punë;
– Shfuqizim i vendimeve të bordit;
– Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive;
– Transparencë financiare e plotë për vitin 2020;
– Një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi.

13 fluturimet e anuluara që ishin parashikuar për ditën e sotme
Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim
Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim
Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim
Ëizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Bergamo dhe kthim
Austrian – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
TUI – Tiranë – Bruksel dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Romë dhe kthim
Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim

Rama shfryn për humbjen me Becchetti-n: Do marrë atë që nuk thuhet, atë që mbetet por nuk hahet

Becchetti fiton gjyqin ndaj Ramës/ Gjykata Europiane dënon Shqipërinë 110  mln euro – Dosja AL

Rama bashkoi në përgjigjen e tij për humbjen e gjyqit edhe Sali Berishën dhe Ilir Metën, pasi siç tha ai patën një gëzim të neveritshëm. “Dy njerëzit më të gëzuar për për një gjyq që ne e humbëm, por pasi kemi fituar tre të tjerë me një marifetçi të paskrupullt që ju këtu e njihni mirë, ishin po këta, Ilir Meta dhe Sali Berisha, një gëzim i neveritshëm. Dhe në ndërkohë një përpjekje po kaq e neveritshme për të nxitur ata të cilët janë ndjekësit e tyre me sytë dhe me veshët top, por me mendjen tapë nga dokrrate tyre duke arritur të shpërndajnë edhe trakte natën në Tiranë se tani shqiptarët do paguajnë një gjobë 11 milion. Unë nuk mund tju them si e qysh, por ai marifetciu bashkë me Ilirin dhe Saliun do marrin atë që nuk thuhet, atë që nuk hahet, që mbetet por nuk hahet, sepse lufta kundër atij marifetçiut vazhdon dhe ai është në kërkim nga drejtësia shqiptare” tha Rama gjatë takimit me socialistët në Tepelenë.

Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve ka rrëzuar ankimin e qeverisë shqiptare duke dënuar vendin tonë me 110 milionë euro. Kjo shumë do ti jepet biznesmenit italiane, Francesco Becchetti, si dëmshpërblim për mbylljen e padrejtë të televizionit në pronësi të tij në vitin 2015. Autoriteti në të cilin u paraqit ankimi i qeverisë shqiptare e ka vlerësuar të padrejtë pretendimin për të rrëzuar vendimin e gjykatës së Strasburgut duke e lënë atë përfundimisht në fuqi.
Përpjekja e qeverisë shqiptare për të anuluar dënimin me 110 milionë euro gjobë në procesin e hapur nga biznesmeni italian, Francesco Becchetti,ka dështuar. Zëri i Amerikës njoftoi se Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015.
Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë në Prill të vitit 2019 me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”.
Ky dënim përfaqëson vlerën më të lartë me të cilën Shqipëria është dënuar nga një gjykatë arbitrazhi.
Autoritetet shqiptare reaguan duke kërkuar anulimin e vendimit të marrë, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama, shpjegoi se Shqipëria nuk ishte dënuar dhe se vendimi nuk ishte përfundimtar.
Në gusht të vitit 2019 Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve pranoi ankimimin duke urdhëruar pezullimin e përkohshëm të ekzekutimit të vendimit të saj.
Ky apelim është një formë e jashtëzakonshme rekursi e parashikuar në mbrojte të parimeve themelore juridike që lidhen më një proces.
Kërkesa e palës shqiptare, u bazua te pretendimi per shkelje të procedurave gjatë procesit të arbitrazhit, por Komisioni Ad-Hoc i ngritur për shqyrtimin e rastit, nuk e ka gjetur të drejtë pretendimin e palës shqiptare, e cila do të duhet tanimë të paguajë dëmshpërblimin prej 110 milion eurosh.
Për t’u përfaqësuar në procesin e ankimimit, Avokatura e Shtetit shqiptar kishte përzgjedhur studion amerikane, Foley Hoag, me një eksperiencë në trajtimin e rasteve të ngjashme.
Ndërsa në anën tjetër sipërmarrësi italian Becchetti, përfaqësohej nga dy studio të mëdha ligjore, Debevoise & Plimpton, me seli në Neë York, dhe Quinn Emanuel Urquhart & Sullivan, me seli në Paris dhe New york.

Ndalimi i fluturimeve në Rinas/ Basha: Pas grevës së Albcontrol qëndron vetë Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas grevës së punonjësve të Albcontrol. Për grevën Basha bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama. Sipas liderit demokratik pas grevës qëndron vetë Edi Rama, që po e përdor këtë situatë si një marifet për interesat e tij. Me anë të një reagimi në Twitter, Basha i bën thirrje që të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve.

“Rama e di tashmë fare mirë se do të humbasë, prandaj po përdor çdo marifet të pisët. Pas grevës në aeroport që dëmton qytetarët shqiptarë qëndron vetë Rama. Ai është i vetmi përgjegjës për këtë. I bëj thirrje Ramës ta ndërpresë menjëherë grevën dhe të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve që sot duan ndryshim dhe shpresë pas 8 viteve të dështimeve të tij“, shkruan Basha.

Për këtë situatë ka reaguar më herët presidenti Ilir Meta si dhe kryeministri Edi Rama. Presidenti Ilir Meta ka thënë se ndërprerja e punës nuk është zgjidhje. Në reagimin e tij presidenti thekson se ka paralajmëruar të gjitha instancat përkatëse shtetërore për moskrijimin e një situate të tillë, si dhe quan të padrejtë injorimin e kërkesave të punonjësve nga ana e qeverisë.

Ndërkohë Rama ka akuzuar kontrollorët për sabotim dhe thotë se organizatorët e grevës do kallzohen penalisht.