QEVERIA E ZAEVIT PËR SERBINË E HOQI TAKSËN RRUGORE!

Is Serbia cheering Macedonia's setback? - European Western Balkans

Qeveria e Zoran Zaevit në Shkup,në shenjë të respektit vëllazërorë me Serbinë dhe,në emër të  ndihmës për vakskinat të dërguara nga Beogradi,ia hoqi taksën rrugore për qytetarët serbë!

Këtë lajm e bëri  të ditur,kryeministri Zoran Zaev në një intervistë në TV-Kanali 5 të Beogradit,i cili ndër të tjera theksoi se Maqedonia e Veriut popullin serb dhe Serbinë e ka mikun më të afërt e të respektuar për popullin e tij maqedonas.

Në praktikën e deritashme të BE-së nuk ka ndodhur,që,një shtet si Maqedonia e Veriut të marrë ,,vendime qeveritare,,sa i përket taksës rrugore për Serbinë të jenë falas,ndërsa për vendet fqinjë të   jetë në fuqi taksa rrugore(!).

Kujt i shërben kjo?do të pyesnim në kabinetin qeveritar në Shkup,kur dihet se Kosova dhe Shqipëria në këtë vend ka etnitetin e vet kombëtarë  të shqiptarëve dhe në relacionet e këtyre vendeve me Maqedoninë e Veriut,duhet të kalojnë përmes pagesës së taksës rrugore,ndërsa për Serbinë qeveria e Zoran Zaevit i ka bërë falas me ligjin e veçantë!

Ku është dhe çfarë po bënë koalicioni i BDI-së në kabinetin qeveritar në Shkup…?

Skender Karaciqa Çikago,prill 2021

Kremtimi i Pashkëve katolike, Papa Françesku i drejton mesazh të fortë vendeve në konflikt

Papa Françesku ka dhënë një mesazh të fortë paqeje këtë të diel, duke i kërkuar vendeve që janë të përfshira në konflikt të përpiqen të gjejnë zgjidhje.

Në ditën e kremtimit të Pashkëve, Papa Françesku u shpreh se 4 prilli është dita botërore për paqen.

Falenderojmë të gjithë ata që mbështesin. Ata që strehojnë pikërisht ata që janë larguar nga vendet me konflikt, kryesisht sirianët. Duke qenë kështu edhe toka e bashkëjetese për të gjithë ata që duken se kanë më pak fat se ne dhe jetojnë mes konfliktit. Të gjithë njerëzit tani po jetojnë në kushte të vështira. Kemi parë luftë Të gjitha palët e përfshira duhet patjetër të përfundojnë konfliktin. I kërkojmë zotit paqe dhe siguri në këto ditë të vështira.

Të jetojmë pranë njëri-tjetrit në paqe. Të gjitha vendet që kanë një konflikt të gjejnë rrugën e paqes. Të gjitha familjet që kanë të afërmit e tyre në spitale të gjejnë shërim. Për të marrë parasysh dhënien fund të terrorizmit. Vazhdojën përpjekjet për të gjetur zgjidhje paqësore, edhe për faktin që jeta është e shenjtë. Urojmë për një botë më të mirë. Të hiqen kufizimet, të jetojmë lirisht,” perfundoi mesazhin e tij Papa Françesku.

Lind për herë të parë në botë foshnja me tre organe gjenitale

Ekspertët thonë se djali që ka lindur në Irak ka një gjendje të rrallë të quajtur trifalia, rasti i parë i raportuar në botë. Foshnja e paidentifikuar, e cila jeton në qytetin e Duhokut, ishte tre muajshe kur u zbulua se kishte tre organe gjenitale.

Prindërit e fëmijës zbuluan ënjtje në skrotumin e tij dhe dy projeksione të lëkurës. Mjekët e habitur më vonë kuptuan se ato ishin në të vërtetë 2 penisë 2cm dhe 1cm në gjatësi. Revista mjekësore ‘International Journal of Surgery Case Reports’ ka detajuar rastin në Rajonin e Kurdistanit.

Dr. Shakir Saleem Jabali, autori i raportit, thotë se secila rast kishte një prezantim unik. “Për sa kemi njohuri, kjo është rasti i parë i raportuar me tre penise ose trifalia. Asnjë rast i ngjashëm nuk është i pranishëm në literaturë për qeniet njerëzore”, është shprehur ai.

Mjekët për herë të parë diagnostikuan një njeri me dy penisë para 400 vjetësh. Kjo gjendje prek një në 5-6 milionë lindje. Janë raportuar rreth 100 raste të foshnjave të lindura me dy penis të cilat mund të funksionojnë normalisht.

Tentoi të vidhte banesën, i riu shqiptar bie nga pallati

Një i ri shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë, gjatë një tentative për të vjedhur një banesë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 minuta të mëngjesit në zonën e Milanos, Itali ku një 33-vjeçar shqiptar kishte lidhur një litar në tarracë dhe po përpiqej të zbriste, për tu futur në një apartament.

Sipas policisë, bëhej fjalë për një vjedhje, që shqiptari kërkonte të realizonte.

Por fatkeqësisht shqiptari ka rënë në tokë, duke marrë plagë të rënda. Në vendngjarje kanë shkuar dy autoambulanca dhe policia. I riu është transportuar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut.

Policia ka nisur hetimet për vjedhje, ndërsa po kërkon bashkëpunëtorët e tij.

Dreka mes Agaçit dhe Becchettit që fundosi Shqipërinë

Ne fillim të vitit 2014, në një restorant të Tiranës, Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, ulet të drekojë me Francesco Becchetin, biznesmenin italian, i cili në atë kohë ishte vënë nga qeveria nën hetim për pastrim parash. Kjo ishte dhe tema kryesore e bisedës mes të dyve.

Francesco Beccetti: Përse qeveria ka nisur hetime për pastrim parash ndaj kompanive të mia?

Engjëll Agaçi: Duhet të flasësh me Enkelejd Jotin, drejtorin e përgjithshëm të Top Channel.

Francesco Becchetti: Përse duhet të flas me z. Joti, i cili nuk është një zyrtar publik, por drejtori i përgjithshëm i një televizioni privat?

Engjëll Agaçi: Nuk është ide e mirë t’i bësh opozitë shtetit.   

Ky dialog i dëshmuar nga biznesmeni italian, Francesco Becchetti, në Uashington, ishte një nga tre provat kryesore që fundosi Shqipërinë në gjykatën e arbirtrazhit ndërkombëtar duke detyruar qytetarët shqiptarë të paguajnë 110 milionë euro gjobë. MCN publikon ekskluzivisht vendimin e gjykatës ICSID, e cila ka e pranuar si të vërtetë dialogun mes Becchetit dhe Agaçit. Vendimi thotë:

“Që në fillim të hetimeve për pastrim parash, një përfaqësues i qeverisë i tha zotit Becchetti në mënyrë eksplicite se duhet të fliste me një nga konkurrentët e tij, nëse dëshironte të kuptonte se pse investimet e tij ishin nën hetim, dhe që nuk ishte një ide e mirë t’i bënte opozitë shtetit,”– argumenton Gjykata e Arbitrazhit.

Por ky pasazh i vendimit ngre disa pikëpyetje të mëdha. Së pari, cila ishte arsyeja që Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, njëkohësisht një nga figurat më të pushtetshme të qeverisë, z. Agaçi, pranon të takohet dhe të drekojë me një biznesmen, i cili ishte vënë nën hetim për pastrim parash nga vetë qeveria? Së dyti, pse avokatura e shtetit dhe studioja ligjore që mbronte Shqipërinë nuk ka tentuar për asnjë moment gjatë gjyqit në arbitrazh që ta mohojë këtë dialog, ose të thërriste zotin Agaçi si dëshmitar në këtë proces me qëllim mohimin e këtyre thënieve për të mbrojtur interesin e shtetit shqiptar?

Kjo e ka nxjerrë gjykatën në përfundimin se goditja e qeverisë ndaj Agon Channel u bë për motive politike dhe për llogari të televizoneve konkurrente, që ishin afër qeverisë.  

“Hetimet kriminale ndaj kompanive të z. Becchetti u filluan nga një qeveri, e cila ishte e afërt me konkurrentët e tij, operatorët ekzistues të stacioneve televizive, kundër një stacioni që ishte kritik me qeverinë,”– thuhet në vendim.

Edhe në këtë rast qëndrimi i mbrojtjes së shtetit ngre pikpëyetje. Nga tërësia e vendimit rezulton që nga ana e Avokaturës së Shtetit apo studios së huaj nuk është tentuar që të mohohet, kundërshtohet apo të hidhet poshtë lidhja midis qeverisë dhe një media tjetër private në Shqipëri. Madje personat e përmendur në dëshmi nuk u thirrën fare me cilësinë e dëshmitarit që të shpreheshin apo të pohonin të kundërtën e asaj që pretendonte z. Beccheti.

Gjykata e Arbitrazhit duket se e ka patur të lehtë të vendosë se shpronësimi i Agon Channel kishte motive politike. Dhe për këtë kanë ndikuar jo pak deklaratat publike të kryeministrit Edi Rama.

“Sapo dolën vendimet e konfiskimit, kryeministri Edi Rama deklaroi se lufta e tij ndaj investitorëve si paditësi kishte qenë një sukses dhe shkoi më tej duke kërcënuar gjyqësorin se në një mënyrë apo tjetër ishte i implikuar në shkeljet e këtyre investitorëve”, shkruan gjykata në vendim.  

Sipas trupit gjykues te arbitrazhit, edhe provat mbi të cilat qeveria shqiptare ngriti akuzat kriminale ndaj Becchettit kane qenë me cen, pasi kur iu kërkua që të justifikojë mandatet e arrestit nga Interpol Shqipëria dështoi.

Këto fakte e kanë nxjerrë gjykatën në Uashington shpronësimi i Agon Channel nga qeveria ishte i padrejtë.

“Të marra së bashku të gjitha cështjet e diskutuara mbështesin fuqishëm përfundimin se vendimi i konfiskimit ishte kulmimi I një fushate politike kundër paditësit.  

Gjoba prej 110 milionë eurosh që takspaguesit shqiptarë do ti paguajnë biznesmenit italian është fatura më e rëndë e një gjyqi në historinë e Shqipërisë

Mcntv.al

Kush është “Kumbari i Shkodrës” që u ekzekutua të dielën e Pashkës

Ekzekutohet me armë zjarri një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Shkodër dhe veriun e vendit. Bardhok Planaj, u qëllua me breshëri plumbash në makinën e tij në unazën e qytetit. Polica ndodhet në vendngjarje, ndërsa afër vendit ku ka ndodhur krimi është konstatuar një automjet .

Në 2014-ën Planaj u arrestua edhe për trafik droge. Emri i tij trazoi edhe politikën pasi rezultoi se kishte lidhje me ish-deputetin Mark Frroku.

Në vitin 2014, ai u fsheh në makinën e Frrokut, për t’iu shmangur arrestimit nga policia, e cila e kërkonte për trafik droge. Frroku mohoi ta ketë ndihmuar Planajn që t’i shmangej arrestimit, por në raportin e oficerëve të gjurmimit në sektorin e narkotrafikut shkruhet se i dyshuari në survejim prej tyre ka lëvizur nga lokal “Antika” në Tiranë drejt Laprakës me automjetin Audi në pronësi të deputetit.
Pllanaj është hetuar së bashku me disa persona të tjerë, si pjesë e grupit të të arrestuarve në kuadër të operacionit “Laguna e Vilunit”, madje ndaj tij u nxorr edhe një urdhër arrestimi, por në atë kohë nuk u gjet. Më pas ai i shpëtoi dënimit për shkak të mungesës së provave.

Bardhok Pllanaj është përfshirë në disa ngjarje kriminale. Në dhjetor të vitit 2018 ai u arrestua për një sërë akuzash si “Pastrim parash”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim pa leje”. Disa orë më pas, policia e arrestoi 44-vjeçarin, pasi dyshohet se ka ndërtuar një pallat 10-katësh me para nga burime kriminale dhe pa leje ndërtimi.

Historia e Lagunës së Vilunit

Gjatë operacionit “laguna e Vilunit të zhvilluar më datë 30 shtator 2014, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” midis Lagunës së Vilunit dhe Shëngjinit, shërbimet e policisë kufitare dhe ato të Guardia di Finanza, panë të hidheshin nga një mjet lundrues, në det çanta të zeza në përmasa të mëdha. Pasi u nxorën nga deti, rezultoi se brenda thasëve kishte drogë me peshë 210 kg.
Të nesërmen, në vendin e quajtur Grykëderdhja e Bunës në Velipojë, forcat e policisë kufitare gjetën të hedhura në det edhe 15 çanta të tjera me peshë 594 kg. Hetimet provuan se sasia e lëndës narkotike ishte ngarkuar në skaf në Velipojë për t’u dërguar në Itali, te pritësit e saj, njëri prej të cilëve është identifikuar si shtetas italian.

Meta e Basha urojnë Vjosa Osmanin për zgjedhjen si Presidente e Kosovës

Ka përfunduar sot votimi i tretë në Kuvendin e Kosovës dhe Vjosa Osmani është zgjedhur Presidente e vendit. Në votim morën pjesë 82 deputetë dhe për Osmanin kanë votuar 71 deputetë ndërsa 11 kanë qenë të pavlefshme.

Nderko Krerët më të lartë të shtetit dhe politikës kanë uruar Vjosa Osmanin pas zgjedhjes si presidente e Kosovës. Presidenti i Republikës Ilir Meta u shpreh se ishte i bindur se Presidentja Osmani, “në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, do t’i shërbejë me përkushtim dhe përgjegjshmëri të lartë unitetit mes të gjithë qytetarëve, frymës së konsensusit, dialogut, forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe marrëdhënieve të shkëlqyera vëllazërore mes dy vendeve tona.