Libri shokues/ Pse po zvoglohet penisi tek meshkujt

Penisi mashkullor po zvogëlohet dhe organet gjenitale po keqformohen për shkak të ndotjes së mjedisit, ka paralajmëruar në një libër të ri, Shanna Sëan, një shkencëtare mjedisore.

Dr Sëan, shkruan se njerëzimi po përballet me një “krizë ekzistenciale” në normat e pjellorisë si rezultat i ftalateve, një kimikat i përdorur gjatë prodhimit të plastikës që ndikon në sistemin endokrin që prodhon hormone.
Si rezultat i kësaj ndotjeje, siç shkruan skyneës, një numër në rritje i foshnjave po lindin me penis më të vegjël, shkruan Dr. Sëan.

Libri i saj, i titulluar Count Down, shqyrton “sesi bota jonë moderne po kërcënon numrin e spermatozoideve, duke ndryshuar zhvillimin riprodhues të meshkujve dhe femrave dhe duke rrezikuar të ardhmen e racës njerëzore”.

Ky kimikat përdoret në bërjen e lodrave plastike për ti bërë ato më fleksibël, por Dr Sëan thotë se ai po kërcënon  zhvillimin normal të jetës njerëzore.

Rama inspekton spitalin Rajonal të Fierit: Ka marrë formë një ëndër e vjetër e kësaj treve

Kryeministri Edi Rama ka vizituar mbrëmjen e sotme spitalin Rajonal të Fierit. Përmes një postimi në facebook, kreu i qeverisë bën me dije se objektivi i radhës është ndërtimi i një spitali rajonal në Shkodër që do të përfshijë të gjithë Veriun e vendit.

“Në Kantierin e Spitalit Rajonal Memorial, ku ka marrë formën e saj më të bukur një ëndërr e vjetër e banorëve të krejt kësaj treve, për të pasur një spital dinjitoz, që sot është pak minuta larg Fierit e për pak ditë, gati t’i shërbejë krejt Jugut të Shqipërisë me standardet më të larta. Objektivi i ri: Një spital i ri rajonal i po këtyre standardeve në Shkodër, për krejt Veriun”, tha Rama.

Skandali/ Fake News i Ramës për vaksinat kineze pushton mediat shqiptare

Ndërsa zbriste shkallët e stadiumit Air Albania, ku vaksinoheshin policët, kryeministri Edi Rama i tha kryepolicit Ardi Veliu se për vaksinat kineze, ka shkruar edhe New York Times që i kishte nxjerrë si më të mirat në botë për efektin kundër Covid-19.

Kaq ka mjaftuar që mediat kryesore të Tiranës të pushtohen nga Fake News dhe ta përcjellin fjalën e Ramës me të njëjtën verbëri siç e mori edhe Ardi Veliu. “Dje ishte shumë interesant, kishte nxjerrë New York Times një artikull dhe Sinovac ishte i pari në efiçencë, s’e di” ishin fjalët e kryeministrit, të lëshuara në fund të bisedës me Veliun, pak sekonda se kamera e ERTV të fikej.

Menjëherë në media doli shkrimi i publikuar në New York Times, i shkruar që në datën 5 Shkurt. Më pas, duke shfrytëzuar reputacionin e New York Times, mesazhi është përcjellë sikur vaksina kineze e Sinovac na qenka renditur ndër të parat në botë për efektshmërinë e saj.

Lajmin e gjen kudo nëpër televizionet dhe portalet kryesore në vend, natyrisht, të servirur përmes logos së New York Times, për ta bërë më të besueshme efektin e vaksinës kineze, që Rama solli në Shqipëri.

Por në fakt e vërteta është shumë më ndryshe.

Zbërthimin e Fake News të shpërndarë në disa vende të botës e kanë bërë gazetarët e AFP, përmes Fact checking. Fillimisht ata kanë sjellë disa raste kur shkrimi është keqinterpretuar në të njëjtën mënyrë siç bëri kryeministri i Shqipërisë dhe në të njëjtën formë siç u servir nga shumica e mediave shqiptare.

Keqinterpretimi ka ndodhur kryesisht në mediat kineze dhe ato indiane. Pretendimi është se shkrimi është mbështetur nga New York Times, që megjithëse njihet për qëndrimet jomiqësore përkundrejt politikave të Kinës, ka publikuar artikullin me titull “Është koha t’i besojmë vaksinave ruse dhe kineze” në datën 5 shkurt

Në fakt, shkrimi është një opinion i publikuar në New York Times, por që është shkruar nga Achal Prabhala dhe Chee Yoke Ling. I pari përshkruhet nga AFP si një aktivist i shëndetit publik në Indi, ndërsa tjetri një avokat i interesit publik në Malajzi.

Këta të dy që kanë bërë një renditje të vaksinave që qarkullojnë në të gjithë botën, duke renditur kinezen Sinovac në vendin e tretë, ndërsa në vendin e parë dy vaksinate tjera, të prodhuara nga Sinopharm.

Duke parë se si është keqpërdorur reputacioni i saj, New York Times ka bërë një sqarim në Twitter në datën 20 mars, ku shkruan: “Jemi të ndërgjegjshëm për disinformimin që po qarkullon në Whatsapp, që në mënyrë të rreme bën një renditje të vaksinave kundër Covid dhe këtë renditje ia atribuon një raporti të publikuar nga New York Times. Ky mesazh është i keqinterpretuar dhe i pavërtetë. New York Times nuk e ka publikuar këtë listë, artikujt tanë nuk sugjerojnë që vaksinat kineze janë superiore ndaj të tjerave, as nuk kemi pretenduar se Kina ka eksportuar më shumë se 500 milion doza jashtë vendit”https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?dnt=false&embedId=twitter-widget-0&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1369659682600722432&lang=en&origin=https%3A%2F%2Flapsi.al%2F2021%2F04%2F03%2Fskandali-fake-news-i-rames-per-vaksinat-kineze-pushton-mediat-shqiptare%2F&theme=light&widgetsVersion=e1ffbdb%3A1614796141937&width=550px

Renditja e sipërme, e cituar nga Rama është përgënjeshtruar nga New York Times.

Dozat e Sinovac ka treguar deri tani efikasitetin më të ulët nga vaksinat e tjera gjatë testimeve të para në Brazil, ku rezultoi me 50.6% efektshmëri. Më pas, në Turqi u raportua për mbi 83% efektshmëri.

Gjasat që Rama të jetë i qartë se si qëndron e vërteta, por ai i bashkohet me ndërgjegje keqinterpretimit të shkrimit të publikuar në New York Times, për shkak të pikëpyetjeve që kanë mbetur pa përgjigje në shumë vende perëndimore për produktin e Sinovac. Kanë qenë këto pikëpyetje që kanë lënë pezull vendimin për ta licensuar atë në Bashkimin Europian.©Lapsi.al

Aksidenti hekurudhor në Tajvan; lirim me kusht për të dyshuarin

Një gjykatë në Tajvan liroi të shtunën me kusht në pritje të gjykimit menaxherin e një kantieri ndërtimi, nga ku besohet se ra kamioni që u përplas me një tren pasagjerësh. 51 vetë humbën jetën në aksidentin e së premtes.

Ky ishte aksidenti më i rëndë hekurudhor në historinë e Tajvanit në shtatë dekada. Një tren ekspres u përplas me një kamion që kishte rrëshqitur nga një bankinë që ndante kantierin e ndërtimit nga shinat.

Besohet se menaxheri i objektit të ndërtimit nuk kishte vënë frenat e dorës të kamionit të parkuar pranë bankinës.

Treni me afro 500 persona në bord po udhëtonte nga kryeqytetit Tajpej për në Taitung në brigjet lindore, kur doli nga shinat. 41 persona janë ende në spital nga 188 të lënduar.

Prokurorët i kanë kërkuar gjykatës ta mbajë në paraburgim menaxherin nën akuzat për neglizhencë, sipas një zyrtari të ministrisë së drejtësissë në komentet e së shtunës për gazetarët.

Por gjykata e liroi të dyshuarin kundrejt pagesës 17 525 dollarë, megjithëse atij nuk i lejohet të largohet nga Tajvani për tetë muaj.


Gjykata tha se megjithëqë duket se rënia e kamionit në shinat e trenit ishte shkaku i aksidentit, nuk duket se kishte “komplot të qëllimtë” në këtë incident.

Barbarët urryesit e së bukurës

Nga Ilir Demalia

Fotot më poshtë janë vila e Zogut në Shirokë.

Foto 1. Si ka qenë
Foto 2-3 dhe 4 si është tash 25 vjet e rrënuar si mall pa Zot për të j’u dhënë ndonje klienti të qeverisë që është apo do të vij.

Barbarinë që kanë bërë të gjitha qeveritë e këtij tranzicioni me pronën publike, me shkatërrimin e trashëgimise kulturore dhe historike, me pronën private është një krim që do ta paguaj rëndë dhe gjatë Shqipëria.

Shqiptarët historikisht nuk kanë ndëshkuar të keqen dhe krimin. Në të kundërt, janë përulur para krimit, banditëve dhe injorancës. E tregon këtë klasa politike e historisë së Shqipërisë dhe sidomos ky Parlament dhe kjo administrate.

Me të drejtë Faik Bej Konica shkruante në gazetēn Delli në 25 tetor 1929, në artikullin, Shqipëria si mu duk: “ Ky vend (Shqipëria) vërtet është i bekuar me njëmijë bukurira, por është e shkelur nga një turmë, e cila ushqen urrejtje kundër bukurisë”.