Kosovë: Dështon nisma për ndryshimin e ligjit për zgjedhjet e përgjithshme

Kosova ndodhet në prag të krizës së re politike, që mund të çojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Lëvizja Vetëvendosje në pushtet nuk siguroi numrin e mjaftueshëm të votave për të miratuar në procedurë të përshpejtuar ndryshimin e ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, këeksë që u hodh papritmas të premten duke nxitur shumë reagime e pakënaqësi të opozitës.

Kërkësa u hodh në një seancë të jashtëzakonshme në orët e mbrëmjes por nuk kaloi meqë opozita votoi kundër.

Lëvizja Vetëvendosja tha se ndryshimi i ligjit për zgjedhjet është një detyrim elektoral për t’i mundësuar diasporës votimin nëpër ambasada. Në zgjedhjet e 14 shkurtit Vetëvendosje mori 75 për qind të votave të mërgimtarëve të hedhura nëpërmjet postës.

Kërkesa e lëvizjes Vetëvendosje u kritikua ashpër nga partitë opozitare dhe organizatat për vëzhgimin e zgjedhjeve, që e cilësuan si nismë të ngutshme dhe përpjekje për shantazh ndaj partive tjera politike para votimit për presidentin.

Më herët gjatë së premtes kryeministri Albin Kurti tha se vendi ka nevojë që së pari të përmbyllë procesin e formimit të institucioneve duke zgjedhur presidentin e ri.

“Është e domosdoshme që ta përmbyllim hapin e tretë të konstituimit të institucioneve në mënyrë që ta kemi mandatin katër vjeçar. Përndryshe, shkojmë në zgjedhje”, tha kryeministri Kurti, partia e të cilit mbështet kanidaturën e zonjës Vjosa Osmani për këtë post.

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, i cili ishe zotuar se do të marrë pjesë në votimin për presidentin, i bëri thirrje kryeministrit Kurti që të tërheqë nismën për ndryshimin e ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, duke nënvizuar që kjo nuk ndodhë, atëherë kryeministri Kurti, qëllimshëm do ta çojë vendin në zgjedhje të reja.

“Shantazhi i sotëm lë të kuptohet se Kurti ose nuk dëshiron të zgjidhë ketë çështje ose dëshiron të krijojë destabilitet politik për të fshehur paaftësinë e tij për t’u përballur me probleme të mëdha të cilat ka premtuar se do t’i zgjidhë dhe për të cilat e kanë votuar qytetarët”, tha zoti Abdixhiku.

Kundër nismës u deklaruan edhe Partia Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Një grup organizatash të shoqërisë civile thanë se “Përkundër nevojës që vendi të ketë reformim të legjislacionit zgjedhor, kjo nuk e arsyeton urgjencën me të cilën po tentohet të ndryshohet Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Një proces kaq i rëndësishëm për demokracinë në vend, duhet të jetë gjithëpërfshirës, me pjesëmarrje të opozitës dhe konsultim të gjerë me organizatat e shoqërisë civile, publikun dhe të fund të kërkohej edhe opinioni i Komisionit të Venedikut”, thuhet në një deklaratë të këtyre organizatave, duke bërë thirrje për tërheqjen e kërkesës së lëvizjes Vetëvendosje.

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të kësaj lëvizjeje, Mimoza Kusari Lila, tha se ndryshimet e ligjit janë përmbushje e premtimit elektoral.

“Kjo në fakt është një domosdoshmëri e kohës për të siguruar që në rast se, nuk është dëshirë as vullnet i yni, nuk është aspak as shantazh, në fakt është një rikujtim për të gjithë ne se kemi nevojë për një proces zgjedhor në të cilën vullneti i qytetarëve të Republikës së Kosovës nuk mohohet pa marr parasysh ku jetojnë ata dhe në rastin më të keq në dështimin e zgjedhjes së presidentit është e pashmangshme, edhe nuk do të jetë vullnet i yni. por është e pashmangshme shkuarja në zgjedhje nacionale”, tha zonja Kusari Lila.

Tash për tash është e paqartë se kur mund të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit të ri, një proces që duhet të përfundojë brenda pak ditësh.

Zonja Kusari Lila tha më herët gjatë ditës se janë paraqitur dy kandidatura për postin e presidentit, Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta, që kishte kandiduar në zgjedhjet e 14 shkurtit në listën e lëvizjes Vetëvendosje. Pjesëmarrja në votim e dy e më shumë kandidatëve, është e domosdoshme në mënyrë që të mund të fillojë procedura për zgjedhjen e presidentit.

Sipas Kushtetutës, zgjedhja e presidentit kërkon në dy raundet e para të votimit dy të tretat e votave, ndërsa në raundin e tretë, mund të zgjidhet me shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në votim duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.

Partia Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë hedhur poshtë mundësinë që të votojnë kandidaten e lëvizjes Vetëvendosje për këtë post, Vjosa Osmani, ndërsa Lidhja Demokratike, është zotuar se do të marrë pjesë në votimet për presidentin e ri, por të premten mbrëma kjo u vu në pikëpyetje. Dështimi për të zgjedhur presidentin e vendit, e çon vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.VOA

Rama flet për herë të parë pas humbjes së gjyqit me Beketin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas vendimit të marrë nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit sipas të cilit vendi ynë duhet t’i paguajë 110 milionë euro biznesmenit italian Frencesco Bechetti.Në një postim në Twitter, Rama e konsideron të padrejtë këtë vendim, teksa biznesmenin Francesco Bechetti e quan një individ që kërkohet nga drejtësia shqiptare. Në reagimin e tij, Rama u është përgjigjur edhe Presidentit Ilir Meta dhe Partisë Demokratike, që fajësuan kryeministrin për humbjen e këtij gjyqi.

Gëzimi i Ilir Metës dhe i Lulepartisë për vendimin e padrejtë të arbitrazhit në favor të një individi që kërkohet nga drejtësia shqiptare është sa i neveritshëm, aq dhe i parakohshëm! Shqipëria ka fituar 3 nga 4 gjyqet ndërkombëtare ndaj këtij marifetçiu dhe beteja vazhdon!

Gëzimi sharlatanesk i Presidentit mendjehumbur dhe i partisë që për pushtet po infekton përditë shqiptarët, do të zgjasë pak dhe ata do të humbasin, jo Shqipëria! E cila siç po fiton mbi Armikun e Padukshëm, do të fitojë edhe mbi Marifetçiun e Paskrupullt!”- shkruan Rama në reagimin e tij.

Biznesmeni italian Becchetti kishte kërkuar 650 milionë euro dëmshpërblim, pasi prokuroria shqiptare sekuestroi pronat e biznesmenit italian, përkatësisht televizionin Agon Channel, kryeministri e pati akuzuar publikisht Beçhetin për pastrim parash. ©LAPSI.al

Aksident në Fier, motori përplas kalimtarin dhe largohet

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti që ndodhi pasditen e sotme në qendër të qytetit të Fierit.

Një motor picerie ka qënë më shpejtësi tej normale të lejuara ku pranë vijave të bardha ka përplasur një të moshuar i cili po tentonte të kalonte rrugën nga njëra anë në tjetrën. Drejtuesi i motorit pasi e ka përplasur të moshuarin është larguar nga vendngjarja por më pas është paraqitur në spitalin e Fierit pasi ishte dëmtuar nga përplasja.

Capitol sulmohet nga nje makine ne Washington

Këtë të premte dy oficerë të Policisë së Kapitolit në SHBA janë goditur nga një makinë. Si pasojë godina e Kapitolit është izoluar dhe e kanë rrethuar forca të shumta policie. Këta të fundit kanë hapur zjarr ndaj dy personave të dyshuar.

Deri më tani raportohet se dy oficerët e policisë që janë plagosur janë në gjendje kritike për jetën.

Policia e Kapitolit të SHBA (USCP) tha në një deklaratë në Twitter, pak para 13:30 me orën lokale  se ata janë “duke iu përgjigjur pikës së hyrjes së automjeteve në Barrikadën e Veriut përgjatë Rrugës së Pavarësisë pas raporteve që dikush përplasi një automjet në dy oficerë të USCP”.

Ndërkohë sipas autoriteteve shoferi qe ka goditur barrerrat ka dale me nje thike per te goditur policet jashte por eshte goditur dhe ka nderruar jete ne spital, ndërsa oficerët e plagosur janë dërguar në spital.

Lavdi 4 martirëve te demokracise

Si sot 30 vjet më parë, më 2 prill 1991, regjimi gjakatar i Partisë së Punës vrau pa mëshirë dhe qëllimisht 4 djem të rinj, bij të Shkodrës dhe pishtarë të demokracisë.
Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka u qëlluan nga falangat e regjimit që po jepte shpirt, sepse guxuan t’ia thonë në sy dhe publikisht diktaturës në panik se koha e saj kishte përfunduar dhe shqiptarët kishin zgjedhur lirinë dhe Europën.

Ai lumë njerëzish të lirë që vërshoi në rrugët dhe sheshet e Shkodrës dëshmoi se edhe në momentet më të vështira dhe përballë tiranisë më të pashpirt, shqiptarët janë të gatshëm të përqafojnë lirinë me çdo çmim.

Heronjtë e 2 prillit janë heronjtë e gjithë Shqipërisë. Dëshira, guximi dhe përpjekja për ta bërë Shqipërinë një vend të lirë, ngritën themelet e ndërtimit të një shteti demokratik. Përpjekje nga e cila ne nuk kemi hequr dorë asnjëherë dhe për të cilën punojmë çdo ditë.

Kjo ditë i jep një kuptim të veçantë dhe lëvizjes që ne kemi nisur sot.

30 vite më pas, 2 prilli, emrat e 4 martirëve të asaj dite të zymtë kumbojnë fort në ndërgjegjen tonë dhe na japin sigurinë se jemi në rrugën e drejtë dhe në rrugën e fitores mbi të keqen, të ndryshimit që po vjen për çdo shqiptar, në rrugën e Shqipërisë si gjithë Europa. Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit.

Lulzim Basha