Nuk kishte para për raki, babai i 4 fëmijëve tenton vetëvrasjen me klor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Delvinë ku një person ka tentuar të vetëflijohet.

Personi është identifikuar si Artur Llanaj, 48- vjeç dhe gjendet në spital ku po trajtohet në spital.

Artur Llanaj, baba i katër fëmijëve, ka tentuar t’i japë fund jetës duke konsumuar klor.

Burimet paraprake thonë se shkak ka qenë një tekë e këtij të fundit për të konsumuar raki, por nuk kishte ka siguruar dot lekët.

Mësohet se 48 vjecari është i divorcuar ndërsa ka qenë edhe dy herë i dënuar për dhunë në familje.

Llanaj është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia e Delvinës ka nisur hetimin

ACCOR dhe BALFIN Group partnerë në hapjen e të parit “MGallery boutique hotel” në Rivierën Shqiptare!

Accor, një prej emrave dhe rrjeteve kryesorë të hotelerisë në botë dhe Green Coast Hotel Sh.p.k. kanë kënaqësinë të njoftojnë nisjen e bashkëpunimit për zhvillimin e hotelit të parë MGallery në vend. Hoteli me 112 dhoma i vendosur në Palasë, Vlorë do të mirëpresë vizitorët e parë në Prill 2024 dhe do të shënojë një moment të rëndësishëm për industrinë shqiptare të turizmit.

Accor forcon portofolin në Europën Juglindore duke prezantuar çdo ditë e më shumë emrin e tij në këto vende, të cilat shfaqin mjaft interes për turizmin ndërkombëtar. Accor ka nënshkruar një marrëveshje ekskluziviteti me Green Coast Hotel Sh.p.k., pjesë e BALFIN Group, grupi më i rëndësishëm i investimeve në Shqipëri dhe Ballkan. Projekti do të jetë një zhvillim i paprecedent në industrinë e turizmit në Shqipëri dhe do të vendosë Shqipërinë në hartën e industrisë ndërkombëtare të turizmit. Një hotel unik MGallery Boutique, i pari në brigjet e Jonit në Mesdhe, do të ofrojë 112 dhoma dhe suita luksoze, ku do të spikasë tradita lokale e kombinuar me modernizmin dhe estetikën bashkëkohore. Bare dhe restorante, SPA dhe plazhi privat do të krijojnë një destinacion premium ekskluziv për të gjithë vizitorët.

Shqipëria është një perlë e fshehur në rajonin e Ballkanit me destinacione mahnitëse, piktoreske, një vend vërtet magjepsës. Prandaj ne jemi të lumtur të sjellim markën Accor në vend, duke dëshiruar që më shumë turistë të mund të zbulojnë bukuritë e Shqipërisë. Koleksioni MGallery Boutique është një pikë kyçe për prezantimin e kulturës, traditës dhe historisë lokale në një ambient luksoz. Ne besojmë se hoteli i parë i MGallery në Shqipëri do të fitojë zemrat e vizitorëve të tij falë atmosferës dhe vendndodhjes, çka e bëjnë një vend ideal për pushime – thotë Dilek Sezer, Drejtore e Zhvillimit, Accor – Evropa Juglindore.

Për konceptimin e hotelit është përzgjedhur një studio arkitekturore shumë prestigjioze nga Belgjika. Hoteli pritet të fillojë ndërtimet gjatë tremujorit të fundit të vitit 2021.

Green Coast MGallery do të ofrojë hapësira të shumëllojshme për vizitorët, siç janë restoranti, lobby me pamje ekskluzive të natyrës përreth, salloni i klubit ekzekutiv, klubi VIP, salla banketesh e konferencash, pishinë si edhe hapësirë të dedikuar në zonën e plazhit.

Hoteli pritet të jetë një destinacion i ri ndërkombëtar ku mund të “preket” kultura, arti, historia dhe ku do të përjetohen eksperienca mbresëlënëse.

Shqipëria është vizituar nga mbi 8 milion turistë gjatë dy viteve të fundit dhe vendi po tregon kërkesë të lartë për cilësi dhe shërbime premium akomodimi.

Kjo marrëveshje parashikon një hap të madh përpara për industrinë e turizmit në vendin tonë. Më në fund, ne po garojmë si një destinacion premium në Mesdhe përmes Green Coast Resort & Residences që tashmë kompletohet me një gur të çmuar si Mgallery Hotel. Ne, si pjesë e Grupit BALFIN, jemi krenarë për përpjekjet dhe kontributin tonë në zhvillimin e industrisë së turizmit dhe ekonomisë së vendit – thotë Ardiana Sokoli, Zëvendës Presidente për Real Estate, BALFIN Group.

MGallery Hotel Collection, përfshin hotele-butik, secili me stilin e tij origjinal dhe histori unike për të treguar. Çdo destinacion ofron një përvojë të jashtëzakonshme të frymëzuar nga traditat e zonës përreth, duke krijuar momente të paharrueshme që frymëzojnë kujtime të përjetshme. Sot, MGallery zotëron më shumë se 100 hotele Boutique, duke u mundësuar vizitorëve të zbulojnë më shumë se 30 destinacione në të gjithë botën. Në qendër të qytetit, përgjatë bregdetit, të vendosur brenda natyrës ose në hapësira me pamje të jashtëzakonshme, hotelet e Koleksionit MGallery ftojnë çdo vizitor të eksplorojë botën dhe shkëlqimet e saj.
***
RRETH ACCOR

Accor është një nga grupet lider në botë për hotelerinë, i përbërë nga më shumë se 5,000 prona dhe 10,000 njësi shërbimi në 110 shtete. Grupi ka një nga koleksionet më të larmishme të hotelerisë dhe plotësisht të integruara në industrinë e turizmit, që përfshin markat luksoze dhe premium, markat e nivelit të mesëm dhe ekonomik, stilet e veçanta të jetesës, vendet e argëtimit dhe jetës së natës, restorantet dhe baret, rezidencat private, pronat e përbashkëta të akomodimit, hapësira të bashkëpunimit dhe më shumë. Accor gjithashtu mburret me një portofol të pakonkurrueshëm të markave të shquara dhe me afërsisht 300,000 persona staf në të gjithë botën. Mbi 65 milion anëtarë përfitojnë nga programi gjithëpërfshirës i besnikërisë së kompanisë ALL – Accor Live Limitless – një shoqërues i përditshëm i udhëtimeve që siguron akses në një larmi të madhe shërbimesh dhe përvojash. Për më shumë informacion vizitoni group.accor.com ose ndiqni Accor në Twitter, Facebook, LinkedIn dhe Instagram.

RRETH BALFIN GROUP

BALFIN Group është një nga grupet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, i pranishëm në zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjes me pakicë, industrisë minerare, sistemit bankar, turizmit, energjisë, logjistikës, etj. Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Holandë. Në aktivitetin e grupit, partneriteti ndërkombëtar gjithmonë ka pasur një fokus të madh që nga fillimet e themelimit. Grupi dhe kompanitë e tij janë vazhdimisht në përpjekje për inovacion dhe përsosmëri në të gjitha fushat dhe industritë ku operon. Sot numërohen më shumë se 5,000 persona të punësuar si pjesë e Grupit. BALFIN është vazhdimisht në rritje dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, rritjes së punësimit dhe përgjegjësisë sociale.

Green Coast Hotel është pjesë e Grupit BALFIN.

Vuçiç i kthen përgjigje sekretarit amerikan të shtetit: Nuk do të poshtërohet serbia për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ka kthyer përgjigjie sekretarit amerikan të shtetit pas letrës që ky i fundit i ka dërguar ku i kërkonte që Serbia dhe Kosova të arrinin njohjen reciproke mes tyre.

Vuçiç shkruan se nuk e sheh njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë si diçka që do të ndihmonte në stabilizimin e rajonit por mund të ndodhë e kundërta. Ai është shprehur se një gjë e tillë nuk është e mundur.

“Nëse dikush mendon se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor do të ndërtohet në mënyrë që serbët të poshtërohen, kjo nuk do të jetë e mundur”, tha Vuçiç, duke theksuar se kjo do të jetë gjithmonë përgjkigjia e tij ndaj kësaj pyetje.

Vuçiç vlerësoi se paralajmërimi për ngritjen e bazës së Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut dhe pjesëmarrja e saj në stërvitjen ushtarake të NATO-s nuk është as përpjekja e parë dhe as e fundit e palës shqiptare për të treguar se si mund të bëjnë atë që dëshirojnë.

“Unë besoj se paqja dhe stabiliteti do të ruhen në Kosovë dhe Metohi. Kjo nuk është as përpjekja e parë dhe as e fundit e palës shqiptare për të treguar se si ata mund të bëjnë atë që duan, pa shumë përgjegjësi. Nëse ekziston një rrezik më serioz ose kërcënim për popullin serb… Unë nuk kam pse të vazhdoj. Serbët nga Kosova dhe Metohia dinë gjithçka”, tha Vuçiç.

Trajneri i Hungarisë paralajmëron Poloninë e Shqipërinë: “Dua ta çoj kombëtaren në Botëror”

Hungaria pas tre ndeshjeve të para kualifikuese për Botërorin Katar 2022 është në vendin e dytë më 7 pikë, dy pas Anglisë, një para Shqipërisë e tre mbi Poloninë. Një situatë e komplikuar në Grupin I, me Anglinë që duket se mund të bëjë një garë më vete e tre të tjerët të sfidohen për vendin e dytë, të paktën në letër: “A dua ta çoj Hungarinë në Kupën e Botës? E kam thënë këtë prej kohësh. Duhet të ecim me këmbët në tokë. Të gjithë e dimë që në futboll diferencën e bëjnë vlerat e lojtarëve. Në planin afatgjatë, vlerat e vërteta do të shpërfaqen. Besoj se në grupin tonë, në fund anglezët dhe polakët do të renditen të parët dhe të dytët. Ne do të bëjmë më të mirën për ti shqetësuar. E kemi nisur mirë, por duhet të mbajmë këmbët në tokë për të realizuar ëndrrën tonë”, deklaroi Marco Rossi, trajneri i Hungarisë, duke folur për mikrofonat e Radio Punto Nuovo.

“Hungarezët kanë shumë respekt për të kaluarën. Le të themi që unë e di mirë se në cilin vend dhe çfarë tradite futbolli ka në Hungari. Është një përgjegjësi, një krenari e madhe dhe një nder. Për mua, të kisha këtë mundësi ishte një nder i madh. Pothuajse si të jem trajner i kombëtares italiane”, shtoi trajneri italian i Hungarisë, që krahas anglezëve e polakëve duhet të bëjë llogaritë edhe me bashkëkombasin e tij në pankinën e Shqipërisë Edy Reja.

Basha: Rama është kthyer në një satelit rreth meje

Kryetari i opozitës Lulzim Basha tha në emisionin “Opinion” se Rama është kthyer në një satelit për të pasi merret gjithë kohës me opozitën dhe me të personalisht.

“Detyrimi im para shqiptarëve është pse e dua unë mandatin për çfarë zotohem para tyre dhe si garantoj për zotimet e mia. Në një vend të qytetëruar është baza e një politike të arsyeshme. Në nuk jemi në këtë terren, ne nuk mund të pretendojmë në një nga studiot më të lashta të medias shqiptare se jemi në një realitet normal.

Nga njëra anë ka një fushatë time dhe kandidatëve që shtrihet kudo dhe merret me çështje konkrete dhe hallet e qytetarëve. Nga ana tjetër po ndodh diçka që me thënë të drejtën nuk është se nuk më jep një farë kënaqësie.

Kemi një kryeministër që është kthyer një satelit i kandidatit për kryeministër, ai është kthyer në satelitin tim. Nga mëngjesi deri në darkë merret me fushatën time, me fjalimet e mia, i inspekton rresht për rresht, me veshjen time, me flokët, madje më monitoron dhe orët e gjumit. Kryeministri është katandisur në satelitin e fushatës time, pra sateliti im.

Kjo ndodh sepse nuk ka asgjë për të treguar, prandaj nga mëngjesi deri në darkë merret me mua. Fushata ime dhe e PD-së ia ka arritur qëllimit. Është hera e parë në 30 vite që kryeministri është satelit i kryetarit të opozitës, kandidatit të opozitës për kryeministër” – tha Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur për tubimet që po vihen re në fushatën e tij elektorale në qytete të vendit. Basha e pranoi se ka një numër të konsiderueshëm në takimet e tij, por u justifikua se kjo është spontane dhe se ai kujdeset për respektim të rregullave.

“Pa diskutim që ka një numër shumë të madh njerëzish që dalin spontanisht në rrugë ndërkohë që unë shkoj në aktivitete. Sikundër unë marr të gjitha masat e nevojshme dhe jam i pari që në mënyrë rigoroze mbaj maskën, bëj thirrje për mbajtjen e maskës, bëj thirrje për distancë. Aktivitetet i kryej në vende të hapura. Kur i kam në vende të mbyllura i kam me normat me numrin e kufizuar të personave”- tha Basha që shtoi se ka edhe një arsye tjetër që njerëzit dalin pasivisht në takimet e tij.

“E kam të pamundur të kufizoj entuziazmin e njerëzve që vijnë dhe ky është një moment për tu analizuar. Me të vërtetë ata shpërfillin një rrezik që nuk duhet ta shpërfillin por mesa duket dëshira për ndryshim apo ta them siç e thonë ata “Na ka ardhur në majë të hundës. Nuk durojmë dot më. Mezi presim datën për ta votuar për ta hequr, për të ndryshuar”.

Kjo është arsyeja e atyre grumbullimeve për të cilat siç e keni parë unë mundohem vet i pari, i bëj thirrje, të mbajnë maskat, të mbajnë distancën. I keni parë i përshëndes sa më shkurt dhe vazhdoj” – tha Basha në Opinion duke shtuar se masat nuk respektohen as në vende të tjera si baret, kafenetë apo dhe urbanët.

“Mjafton të shkosh tek Blloku ose tek një nga rrugët e Tiranës dhe do të shikosh që kafetë janë plot me njerëz. Mjafton të shikosh këtë foto të këtij urbani në Tiranë. Unë bëj gjithçka në fushatën time për t’ju përmbajtur rregullave dhe kjo është e vërtetë që e kam të pamundur, unë stafi, partia të kontrollojmë mbledhjen e njerëzve në përmasa të tilla dhe kjo është evidente dhe shprehje e entuziazmit të njerëzve dhe e dëshirës për ndryshim. Por nuk ka hipokrizi më të madhe sesa kjo që bën ky që nuk ka fut një autobus shtesë. Shiko si e ke situatën e autobusëve, kafet i ke plot” –tha Basha që më pas u ndal edhe në mbështetjen që qeveria u ka dhënë bizneseve.

“Erdhi Artan Grubi, zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut. 1.5 miliard euro, një shtet me më pak banorë dhe me buxhet të krahasueshëm me Shqipërinë, 1.5 miliardë ka dhënë. 15 herë më pak ka dhënë ky. Pra, shqetësimi i tij real nuk është Covidi” – tha Basha. ©LAPSI.al

Skandal në Serbi: 15 muaj burg për arbitrin për një penallti të kontestuar

Arbitri nga Jagodina, Srdjan Obradovic u dënua me 15 muaj burg për shpërdorim detyre në ndeshjen midis Spartak Subotica dhe Radnicki Nis, luajtur më 13 maj 2018 në Subotica. Obradović kishte akorduar një penallti në minutën e 59-të, pas një kontakti mes Čečarić, një lojtar i Spartak, dhe Stanković, një lojtar i Radnički, që u kthye në gol nga Nikolić në favor të Spartak. Në atë ndeshje ai më pas tregoi pikën e penalltisë për herë të dytë në minutën e 79-të. Nikoliç shënoi përsëri, por për askënd nuk ishte e qartë se çfarë pa gjyqtari nga Jagodina. Të gjithë e quajtën një penallti “skandaloze”. Pas kësaj, Obradoviç ndëshkoi me të kuq Milan Pavkov, lojtarin e atëhershëm të Radnički, i cili u thirr në gjyq si dëshmitar. Arbitri i tregoi Milan Pavkov dy kartona të verdhë në vetëm dy minuta. Dëshmia e gjyqtarit: “Kur akordova një penallti për vendasit, Pavkov reagoi duke thënë:” Çfarë po luan, majmun. “Ndërsa regjistroja informacionin për kartonin e verdhë në fletoren time, isha i indinjuar, edhe pse i thashë të më linte të bëja punën. Sidoqoftë, Pavkov vazhdoi të protestonte dhe, ndërsa unë u largova, ai tha: “Je vërtetë një majmun, çfarë po gjykon,” tha Obraović në sallën e gjyqit, “Pas kësaj, për herë të dytë në një interval prej 10-15 sekondave, unë i tregova përsëri kartonin e verdhë dhe pastaj të kuqin, “i tha ai gjykatësit.

Duke folur për penalltinë e kontestuar, Obradović tha se ai pa që një nga lojtarët e Radnički e kishte prekur topin me dorë, dhe se ky informacion i ishte konfirmuar nga ndihmësi i tij në atë ndeshje. Ishte një ndeshje për javën e parafundit të sezonit 2017/18, që kishte një ndikim të drejtpërdrejtë në kualifikimin për në Europa League. Obradoviç u dha vendasve të Subotica dy penallti të diskutueshme, duke i shtyrë ata në një fitore 2-0. Sipas vendimit të shkallës së parë të Departamentit Special për Parandalimin e Korrupsionit në Novi Sad, për Obradoviç është vendosur një masë që e ndalon atë të kryejë funksione gjykimi ose ndonjë punë tjetër në Federatën Serbe të Futbollit (FSF) për dhjetë vitet e ardhshme. Dënimi i shkallës së parë në Novi Sad kundër gjyqtarit Srdjan Obradovic gjithashtu përfshin burgim për 15 muaj.

Rama e pranon: S’kam program, kam plan-veprimi 2021-2025!

Kritikat që iu bënë në fushatën e vitit 2017, se nuk kishte program por dilte para elektoratit me ofertën e “tepsisë”, “timonit”, “kusisë” etj, po përsëriten sërish për Edi Ramën. Gjatë Open, Rama ka pranuar se nuk ka një program mirëfilli si ai që e solli në pushtet në vitin 2013, por ka atë që e quan “plan-veprimi”.

“Ne kemi plan-veprimi 2021-2025. Dhe është i qartë, për shembull, ne nuk themi do ulim taksën se e kemi bërë zero dhe ajo që themi është se këto do rrinë zero. Në 1 janar të vitit tjetër, kush ka 400 mijë lekë nuk do paguajë tatim mbi pagën do e ketë zero. Paga minimale 300 mijë do rritet çdo vit dhe në fund të mandatit do jetë 380 dhe 400 mije. Se ne bëjmë kalkulime . Kështu në gjithë sektoret. Plani i veprimit është program për kudo në të gjithë sektorët” tha Rama në Open.

Sfida në televizione/ Sonte në “Prime Time” Basha kundër Ramës

Ndërsa zgjedhjet afrojnë dita ditës, edhe daljet televizive të liderëve të dy kampeve politike intensifikohen. Sonte, Lulzim Basha dhe Edi Rama do të jenë të dy Live në ora 21:00, i pari në ‘Opinion’, ndërsa kryeministri në ‘Open’.

Me një situatë politike të ndezur, ku Covidi, korrupsioni, krimi e bilancet e qeverisë ‘Rama’, kanë peshën më të madhe të debatit zgjedhor, Lapsi.al ka mësuar detaje nga emisionet e sotme.

Lulzim Basha do të jetë i ftuar në ‘Opinion’. Paneli që ka përgatitur Blendi Fevziu përbëhet nga katër gazetarë. Gerta Zaimi, Mentor Kikia, Andi Tela, dhe Blendi Sala. Ende nuk ka detaje specifike mbi temat e debatit.

Nga ana tjetër kryeministri i vendit do të jetë i ftuar në Open. Ndërsa nuk dihet ende paneli përballë Ramës, temat për të cilat ky i fundit do të pyetet kanë rrjedhur në media. Ato do të jenë: bilanci i qeverisë, premtimet e pambajtura dhe reformat e papërfunduara; fushata elektorale, krahasimi me opozitën; pikëpyetjet rreth vaksinimit; çështja Doshi dhe replikat me ambasadën amerikane, ndërhyrjen e BE-së në fushatë dhe raportet e Transparency International dhe Departamentit Amerikan të Shtetit.

Edhe pse liderët politikë konkurojnë në një palë zgjedhje, e i shohim të përplasen kudo e për gjithçka, vetëm ballë për ballë në debat nuk i kemi parë dot kurrë. Ndërsa një debat i tillë do kuriozonte gjithkënd dhe do mblidhte një audiencë rekord, asnjë emision, panel a rrethanë nuk e ka bindur dot Ramën të përballet Live me kundërshtarin e tij në TV.

Basha i ka bërë thirrje të njëpasnjëshme kryeministrit. Në një pikë kryedemokrati tha para kamerave se ka që në vitin 2011 që e fton Ramën në debat por ky i fundit refuzon. Ndërsa Rama në ‘Opinion’ para pak ditësh tha se nuk do të bëjë debat me një lider fals, duke përmendur Sali Berishën dhe Ilir Metën si kryetarë të opozitës.LAPSI.AL

Shqipëri, dështon votimi i emigrantëve, palët akuzojnë njëra-tjetrën

Në Shqipëri ka një debat të hapur për votimin e shtetasve shqiptarë me banim jashtë territorit të republikës, në vendin ku ata janë rezident. Ky proçes u përfshi për herë të parë në Kodin e ri zgjedhor, por palët përgjegjëse për realizimin e tij thonë se për zgjedhjet politike të 25 prillit ai nuk mund të aplikohet. Opozita akuzon qeverinë dhe KQZ se nuk arritën të bëjnë të mundur regjistrimin e emigrantëve me të drejtë vote, ndërsa përfaqësues të shoqërise civile mendojnë, se në këtë proçes mungonte vullneti i të gjitha palëve politike. Në zgjedhje janë thirrur të votojnë afro 3 mln e 600 mijë votues në një popullsi me shtetësi shqiptare prej afro 4,5 mln persona.

Shqipëria është ndër të vetmet vende në rajon që nuk u mundëson shtetasve të saj me banim jashtë territorit të republikës, votimin në vendet ku ata janë rezidentë. Marrëveshja politike mes shumicës qeverisëse dhe opozitës në 5 qershor të vitit të kaluar, parashikonte dhe votimin e tyre. Për herë të parë ai u përfshi në Kodin e ri zgjedhor. Por sot në prag të zgjedhjeve politike të 25 prillit ky proçes konsiderohet i dështuar nga të gjitha palët, të cilat rendisin për këtë arsye të ndryshme. Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha për Zërin e Amerikës, se në këto zgjedhje nuk do të jetë i mundur votimi i qytetarëve shqiptarë jashtë vendit, atje ku ata kanë vendbanimin

.

“Për fat të keq, duket që për këto zgjedhje nuk do të jetë i mundur, që qytetarët shqiptarë me vendianim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, të votojnë atje ku kanë vendbanimin, megjithë përpjekjen dhe angazhimin real dhe serioz të KQZ, për t’ja dalë në këto zgjedhje në kundërshtim më kohën që patëm në dispozicion. Por fakti është se rezultoi një proçes më i komplikuar nga sa mendohej”, tha Ilirjan Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve.

Qeveria dhe opozita fajësojnë KQZ-në se nuk miratoi aktet nënligjore në kohën e duhur, ndërsa Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve u shpreh se për të patur konsensus të gjerë, u ka dërguar partive politike një draft për votimin e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit, dhe se ato nuk kthyen përgjigje. Përfaqësuesi i PD Ivi Kaso thotë se roli i opozitës ka qenë aktiv dhe përgjegjësia duhet kërkuar tek ata që kanë në dorë proçesin.

“ Ne kemi bërë vërejtjet dhe sugjerimet tona për aktin e propozuar, por duhet të kuptojmë që proçesi i votimit të shtetasve shqiptarë jashtë vendit, për kompleksitetin dhe karakterin e vet kërkon një set shumë të detajuar rregullash, të cilat sigurisht nuk mund të zgjidhen me një akt të vetëm”, tha për Zërin e Amerikës Ivi Kaso, përfaqësues i PD për çështjet zgjedhore.

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko shmang përgjegjësinë e shumcicës qeverisëse kur thotë se KQZ-në e detyron Kodi zgjedhor që brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e tij, të miratojë, aktet nënligjore për votimin e shtetasve shqiptarë me banim jashtë vendit, në vendin ku ata janë rezidentë.

“Nuk thuhet në asnjë rresht të Kodit zgjedhor që KQZ duhet të kërkojë mendim nga partitë politike. Për më tepër të gjithë përfaqësuesit në KQZ, janë propozuarnga partitë politike si më të besuarit. Shpesh ata kanë status të vlerësimit njësoj me ministrat e ekzekutivit. Është jashtë çdo diskutimi që këta persona të kërkojnë mendimin e partive kur janë zgjedhur prej tyre”, tha për Zërin e Amerikës Pandeli Majko, Ministër Shteti për Diasporën.

Por Komisionieri Shtetëror i Zgjedhjeve thotë se është normale të marrësh konsensus për aktin e parë të regjistrimit të shtetasve më banim jashtë, që do të përcaktonte institucionin përgjegjës të regjistrimit dhe mënyrën e votimit të tyre. Ai hedh poshtë çdo pretendim se KQZ nuk pati vullnet.

“Aktet nuk janë si puna e kulaçit, që ti merr miell, ujë dhe kripë dhe mbaron punë. Kërkohet angazhim subjektiv, mendor të njerëzve, sepse njerëzit kanë pikpamje dhe mendime të ndryshme. Vërtet nga njëra anë Kodi Zgjedhor ka detyrime për KQZ për nxjerrjen e akteve, por nga ana tjetër i ka lënë kompetencënKQZ-së të vendosë se në cilat zgjedhje do të jetë i mundur aplikimi i votës së emigrantëve”, u shpreh Ilirjan Celibashi, Komisioner shtetëror i zgjedhjeve.

Përfaqësues të opozitës sjellin dhe një argument tjetër të dështimit të këtij proçesi, kur thonë se qeveria s’ka asnjë regjistër të shtetasve të saj më banim jashtë edhe pse për këtë e detyron një ligj i miratuar në vitin 2016. Z. Kaso mendon se kjo është pikënisja për votimin e tyre.

“Është vetë shteti shqiptar që duhet të dijë sa shtetas ka me banim jashtë vendit në mënyrë që pas këtij proçesi të mund të bëjë proçeduart e tjera, që kanë të bëjnë me listat përfundimtare të zgjedhësve. Pra nxerrjen nga lista e zgjedhësve që votojnë brenda vendit, të shtetasve që kanë deklaruar banesën e tyre jashtë vendit. Theksojmë këtu se sipas të dhënave të INSTAT-it, që edhe qeveria i disponon, janë 1.2 milion shtetas shqiptar më banim të përhershëm jashtë vendit”, u shpreh Ivi Kaso, përfaqësues i PD për çështjet zgjedhore.

Ministri i Shtetit për Diasporën thotë, se ka qenë i gatshëm të marrë çdo përgjegjësi në takimet me përfaqësuesit e opozitës. I pyetur se përsenuk është zbatuar ligji për regjistrimin e shtetastve me banim jashtë vendit i miratuar 5 vjet me parë, Zoti Majkojep këtë përgjigje:

“Janë 3500 adresa të regjistruara deri tani. Proçesi po vazhdonte me shpejtësi, sipas informacioneve të përfaqësuesve të Ministrisë së Brendshme. Unë nuk besoj që edhe opozita e cila është larguar nga parlamenti prej kohësh, nuk ka marrë pjesë në zgjedhjet lokale, do të ishte e gatshme të hynte në këto zgjedhje, duke futur në sistem 100 mijë apo 200 mijë votues. Duhet patur parasysh që edhe administrata ishte e pamësuar me këtë çështje dhe në kushtet kur opozita ishte në rrugë dhe nuk merrte pjesë në asnjë lloj negociate dhe në asnjë tavolinë, të diksutoje për të drejtën e votimit të shtetasve jashtë vendit në vendin ku banojnë, të shikonin si ufo”, argumenton Pandeli Majko, Ministër shteti për Diasporën.

Përfaqësues të shoqërisë civile i shohin pengesat për votimin e emigrantëve atje ku kanë rezidencën, si mungesë të vullentit politik të partive dhe qeverisë përtej të gjitha justifikimeve. Gerta Meta përfaqësuese e Koalicionit të Vëzhguesve Vendor, veçon vonesat në ngritjen e institucionit zgjedhor, dhe kohën e pamjaftueshme që iu la KQZ në këtë proçes, dhe thotë se përtej asaj që duket, e vërteta lidhet me pasigurinë e partive për drejtimin e votës së emigrantëve.

“Përplasja midis mazhorncën aktuale dhe opozitës së bashkuar ishte se kush punon më fort me pjesën e emigrantëve, kush është më prezent. Kështu që ata nuk kanë qenë shumë të sigurt në menaxhimin e votës së emigrantëve, ndoshta e meduan që në këto zgjedhje të mos provohet, por t’a lënë për zgjedhjet e tjera”, u shpreh për Zërin e Amerikës Gerta Meta, përfaqësuese e Koalicionit të Vëzhguesve Vendor.

Edhe Anila Hyka me banim në Francë, Nënkryetare e Këshillit Kordiunes të Diasporës, pjesë e grupit të punës pranë KQZ, thotë se ka konstatuar mungesë tëvullnetit të partivepolitike dhe të institucioneve përgjegjëse gjatë diskutimeve për votimin e qytetarëve shqiptarë me banim jashtë vendit.

“Si çdo gjë filloi me shumë vonesë. Qeveria ka patur mjaft kohë për të ngritur të gjithë infrastrukturën e mundshme për të krijuar një regjistër të plotë të diasporës, të shtetasve që kanë të drejtë të votojnë. Ka një mungesë vullneti të të gjitha palëve politike”, tha për Zërin e Amerikës Anila Hyka, Nënkryetare e Këshillit Kordinues të Diasporës.

30 vjet pas rrëzimit të regjimit komunist dhe valëve të pandalshme të emigracionit në këto tre dekada, shteti shqiptar ende nuk ka një regjistër të veçantë për shtetasit e tij që banojnë jashtë, edhe pse për këtë ka një ligj të posaçëm. Votimi i tyre atje ku ata banojnë në këto zgjedhje nuk mund tw realizohet. Ata kanë të drejtë të votojnë, ashtu si dhe me herët, vetëm nëse paraqiten në qendrat e votimit brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Analistët e lidhin këtë dështim me mungesën e vullnetit politik, që sic thonë ata në Shqipëri ka munguar në vijimësi në mjaft proçese me rëndësi për zhvillimet demokratike.VOA