Të rinjtë bëjnë aktin heroik në Francë, kapen pas njëri tjetrit dhe bëhen shkallë për të shpëtuar familjen nga zjarri

Një grup të rinjsh në qytetin francez të Nantes po përshëndeten për shpëtimin e një familjeje nga një zjarr që kishte kapluar një ndërtesë.

Pamjet dramatike i tregojnë ata duke shkallëzuar anën e ndërtesës dhe duke ndihmuar prindërit të shpëtojnë nga banesa e tyre në katin e tretë.

Dyshekët u sollën në këmbët e ndërtesës dhe foshnja gjashtë muajshe e çiftit u hodh në vend të sigurt.

Ajo u dërgua në spital në një gjendje kritike por thuhet se po shërohet, raporton bbc.

Një nga të rinjtë e përfshirë në shpëtim, Tahmid, i tha faqes në internet të Ouest-France se vendimi për të hedhur foshnjën nga ballkoni ishte “zgjidhja e fundit e mundshme” ndërsa tymi dilte nga ndërtesa në rrethin Bottière të Nantes.

Zjarri gjithashtu u përhap në banesa të tjera në ndërtesë dhe zjarrfikësit shpëtuan disa persona të tjerë.

Një peticion në internet që i drejtohet presidentit francez, Emmanuel Macron është nisur gjithashtu, duke bërë thirrje për “nderimin dhe mirënjohje për heronjtë e Bottière”

Vladimir Putin nuk e ndal më asgjë, vendimi i fundit e bën president të ‘përjetshëm’

Këshilli i Federatës Ruse ka miratuar një legjislacionn që do të lejojë Presidentin Vladimir Putin dhe ish-Presidenti Dmitry Medvedev të kandidojë për presidencën në dy zgjedhje të tjera.

Sipas mediave të huaja, legjislacioni thotë se një qytetar rus, i cili ka mbajtur presidencën për dy mandate nuk mund të rizgjidhet për një mandat tjetër. Sidoqoftë, kjo kërkesë nuk vlen për personin që mbante presidencën në kohën kur ndryshimet përkatëse të kushtetutës ruse hynë në fuqi.

Kjo rivendosje e kushteve presidenciale të Putinit do të thotë se ai mund të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036. Tani, pritet vetëm që presidenti rus të nënshkruajë projekt-ligjin.

Flamuri i Kosovës kthehet në ‘mollë sherri’ në Spanjë, dardanëve iu kërkohet të heqin dorë nga simboli i tyre

Përfaqësuesja e Kosovës nuk po kalon një situatë aspak të qetë në Spanjë, ku ndodhet për përballjen me spanjollët në kuadër të ndeshjeve kualifikuese Katar 2022.

Tensionet e mëdha u vërejtën në konferencën e djeshme të teknikut të Kosovës Bernard Challendes, i cili refuzoi t’i përgjigjej gazetarit spanojll që nuk pranonte të përmendte emrin Kosovë.

Situata aspak e qetë ka kulmuar mbrëmjen e sotme para fillimit të ndeshjes mes Kosovës dhe Spanjës, e cila luhet në Sevilla. Gazetarët dhe disa tifozë të ‘Dardanëve’ që janë të pranishëm në stadiumin La Cartuja të Sevillës, ka zbuluar se kanë pasur disa probleme.

Ai ka zbuluar se atyre iu afruan autoritet e Federatës Spanjolle te Futbollit duke kërkuar t’ia marrin flamurin e Kosovës. Sipas videos së Klan Kosovës shihet që kërkesa e tyre për t’ia marrë flamurin e Kosovës nuk ishte armiqësore, me pretekstin se janë urdhërat janë nga lart.Mirëpo me insistimin e tyre, në veçanti të kryetarit të Dardanëve, Lulzim Berisha, flamuri ka qëndruar.

Elez Biberaj: Shqipëria po rrëshqet pas, PS kontrollon çdo pushtet

Në Tiranë, 30-vjetori i rivendosjes së marëdhënieve diplomatike SHBA – Shqipëri u përkujtua sot në konferencën e Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare: “Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane: e Shkuara, e Sotmja dhe e Nesërmja”.

Në konferencë, Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare ftoi sot studiues, diplomatë dhe historianë. Marrëdhëniet mes dy vendeve u vlerësuan nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ministrja e jashtme, Olta Xhaçka, si dhe studiuesi njohur, Dr. Elez Biberaj, Drejtor i Drejtorisë së Euroazisë në Zërin e Amerikës.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, kujtoi detaje nga hapat e parë të veprimtarisë diplomatike të ambasadës së rihapur amerikane në Shqipëri dhe vizitën e Sekretarit të Shtetit James Baker, që u përcoll nga mbi 300 mijë shqiptarë. “Qysh nga ajo kohë marrëdhëniet shqiptaro – amerikane janë zhvilluar mjaft” – tha ambasadorja Kim.

“SHBA kanë qenë dhe janë një partner, mik dhe aleat i fortë në përpjekjet e shqipërisë për të forcuar demokracinë, për të hapur dhe rritur eonominë, dhe për të shtuar mundësitë për gjithë popullin. SHBA mbështet qëllimet e shqipërisë për anëtarësim në BE pas anëtarësimit në NATO. Po ashtu e mbështet shqipërinë në zbatimin e reformës në sistemin gjyqësor, dhe do të mbështesë gjithmonë përpjekjet e saj për integrim dhe zhvillim” – tha ambasadorja Kim.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka tha se marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA janë shumë të rëndësishme edhe jetike, siç janë dëshmuar në gjithë historinë.

“Marrëdhëniet midis dy vendeve janë historikisht të jashtëzakonshme dhe aktualisht tepër të ngushta si në aspektin diplomatik, ushtarak dhe ekonomik. Mjafton të hidhet një vështrim i shpejtë në historinë para regjimit komunist dhe tani në 30 vjet demokraci për të vërtetuar rëndësinë dhe frytet e aleancës strategjike” – tha ministrja Xhaçka.

Folësi kryesor në konferencë ishte studiuesi i njohur, dr. Elez Biberaj, Drejtor i Drejtorisë së Euroazisë në Zërin e Amerikës, me temën ‘Amerika dhe Shqipëria: Nga armiq të papajtueshëm te partnerë strategjikë’.

Zoti Biberaj tha se marrëdhëniet mes Amerikës dhe Shqipërisë duhet të ushqehen vazhdimisht dhe jo të merren si të mirëqena, statike dhe të përhershme dhe se në themel të marrëdhënieve janë vlerat e përbashkëta demokratike dhe angazhimi i Shqipërisë për demokracinë, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë.

Sipas tij, veprimet që minojnë praktikat demokratike jo vetëm që mund të minojnë marrëdhëniet, por mund të sjellin një ndryshim në qëndrimet e SHBA dhe, në rastin më të keq, një rishikim thelbësor të lidhjeve mes dy vendeve.

“Vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar një rrëshqitje të konsiderueshme prapa në rrugën e demokracisë dhe një autoritarizëm në rritje, duke e bërë atë një nga vendet më jofunksionale dhe më të korruptuara në Evropë. Sistemi politik i Shqipërisë në thelb është prishur dhe vendi është shndërruar në një shtet njëpartiak, autoritar, me Partinë Socialiste në fuqi që kontrollon pushtetin në të gjitha nivelet” – tha zoti Biberaj.

Ai shtoi se polarizimi politik, korrupsioni i përhapur në radhët e zyrtarëve publikë dhe atyre në poste të larta, krimi i organizuar dhe kultura e mosndëshkimit kanë pasur një kosto të madhe dhe vazhdojnë të paraqesin një kërcënim ekzistencial për demokracinë e Shqipërisë.

“Pikërisht institucionet që kanë rëndësi të dorës së parë për të luftuar korrupsionin – zyrtarët qeveritarë, anëtarët e parlamentit, politikanët, gjykatat dhe gjyqtarët, prokurorët dhe policia – janë ato që po e minojnë fushatën kundër korrupsionit”– tha zoti Biberaj.

Shqipëria dhe SHBA rivendosën marrëdhëniet diplomatike në marsin 1991, pas 45 vjet diktature komuniste. Megjithë egërsinë e diktaturës komuniste, shqiptarët e thjeshtë në Shqipëri dhe Kosovë panë dhe shohin tek SHBA shpresën dhe mikun e tyre më të madh./ Zëri i Amerikës

Cna duhet diaspora

BASHKOHU ME NE

Një heshtje e pazakontë e kaploi Këshillin e Ministrave me portofol të trashë i mbledhur posaçërisht për çështjet e diasporës. Gjithë ato personalitete mbetën pa fjalë kur i Shefi i shefave bëri pyetjen e papritur: “Për çfarë na duhet diaspora?”.

Qetësi. Asnjë zë apo zhurmë, përveç fëshfëritjes së mikrofonit. Vështrime të hutuara. Shefi i shefave vinte nga fusha e artit dhe e mediave, dhe dinte t’i shfrytëzonte pauzat si mjeshtër i vërtetë skene. “Le të flasim pa doreza. Shkurt e troç fare”, tha me ton babaxhani.

Akullin e theu Ministri i Ekonomisë informale, z. Tim Investi: “Diaspora është forcë e madhe ekonomike për vendlindjen dhe vendin ku jetojnë. Ata sjellin investime thjesht nga malli. Ndihmojnë pa kërkuar asgjë. Pastaj as që votojnë…”. Të gjithë pohuan me kokë.

“Përveç kësaj, flukset e remitancave, pra dërgesat në para, janë të vyeshme për buxhetin, shtoi i sigurt Ministri në krah i financave dhe i lavazhit, z. Lek Kacidhja. Pa prurjet e tyre, monedha jonë do të kishte shkuar tatëpjetë e rrezik t’u ktheheshim tollonave si dikur”.

U duk sikur anëtarët e tjerë morën guxim në diskutim. Me bindje e mori fjalën Ministri i zhvillimit ekonomik dhe i papunësisë, z. Përparim Amvisi: “Diaspora është gjithashtu zhvillues i vendeve të punës, sepse me kursimet e tyre krijojnë vende të reja pune dhe profesionistë. Tek e fundit janë fitoret tona”.

“Mos harroni peshën në sektorin turistik – ndërhyri Ministri i Turizmit dhe i rrjepjes, z. Endi Vërdalla. Pa diasporën e hershme e të vonët nuk do të kishte turizëm e si rrjedhim të ardhura. Përveç kësaj vijnë me pasaporta të tjera dhe i numërojmë si të huaj”.

Ministrja e Tregtisë dhe e allishverisheve, znj. Vlera Pazari, ngriti dorën për të kërkuar fjalën: “Emigrantët me paratë që dërgojnë nxisin tregtinë dhe konsumin: kafe, qofte, raki, celularë… kurse vetë nuk rrinë kurrë nëpër lokale”.

Shefi i shefave me vëmendjen e vet i inkurajonte, por pa lëvizur asnjë muskul në fytyrë.

Ministri i Infrastrukturës, i Ndërtimeve pa leje dhe i Betonizimit, z. Murat Ori, u shpreh pak e saktë: “Ata blejnë shtëpi në atdhe. Kështu justifikojmë ndërtimet pa fund”.

E ngarkuara me punët e Kulturës e të padijes, znj. Dituri Gdheja, u përpoq t’ia ndërrojë drejtimin muhabetit: “Diaspora është kulturë. Emigrantët përthithin njohuri të reja. Mësojnë edhe gjuhën tonë të lashtë. Të paktën ata besojnë dhe kënaqen me dy abetare”.

Ministrja e çështjeve të jashtme, ndërkontinentale dhe e notave verbale, znj. Amba Sada, e kapi menjëherë temën dhe vijoi konceptin sikur po e korrigjonte me kunj: “Emigrantët, më shumë se njohuri, kanë njohje, të cilat i përdorin për të mirën e mëmëdheut. Ata janë ambasadorë të qeverisë, ose më mirë të shtetit. Prandaj na duhen shumë”.

Që të mos ia digjte idenë, krejt pa leje ndërhyri Ministri i Drejtësisë dhe i ujdive, z. Pajtim Kadiu:  “Diasporën e përbëjnë Avokatët e Kombit, sepse ata e mbrojnë vendin e tyre kudo që janë. Lipsen patjetër. Historia do të na gjykojë”. 

Ministri për Emigrantët dhe për refugjatët e suksesshëm, z. Flamur Mërgimi, preferoi të mos fliste, sepse kishte konflikt interesi. Po kështu Ministrja e dekoratave, e titujve dhe e krekosjes, znj. Merita Ylli.

Edhe Shëndetësia, farmacitë dhe spitalet private, e kishin Ministren e vet, znj. Fitime Barna, e cila u shpreh: “Emigrantët në diasporë i ndihmojnë familjarët me probleme shëndetësore. U blejnë ilaçe pa hile dhe paguajnë spitalet e doktorët. Pa dyshim që i duhen sistemit”.

Ndërkohë që titullarët e Ministrive të tjera po mendonin se çfarë gjërash inteligjente të thoshin, u dëgjua zëri kumbues i Shefit të madh, që praktikisht e ndërpreu mbledhjen: “Jo, askush prej jush nuk e ka kapur thelbin e çështjes, dobinë e vërtetë të diasporës. Gabimi juaj është se i shikoni emigrantët ngushtësisht nga këndvështrimi i profesionit dhe i detyrës që keni. Qasje e reduktuar”.

Ministrat panë njëri tjetrin në sy, midis habisë e keqardhjes, edhe ngaqë dukej sikur e kishin filluar mirë diskutimin. Shefi nuk u la kohë të mendonin: “Diaspora është dritë, duartrokitje, shikueshmëri, fabul, vëmendje, ekran, telekamerë, pëlqim, lojë, retorikë, platformë… me dy fjalë është skenë e publik njëkohësisht”.

Heshtja fillestare u shfaq përsëri rreth tryezës. Në vështrimet që kërkonin njëri tjetrin kishte hutim e pikëpyetje bashkë. “Besoj se e kuptuat këndvështrimin tim gjithëpërfshirës e modern. Skenë e publik, përsëriti duke shkelur syrin. Trajtimi i diasporës është art më vete”, shtoi duke buzëqeshur shejtanisht, me qëndrimin e tij prej protagonisti.

Duartrokitja që pasoi vetvetiu tingëlloi më shumë si pranim faji.

Rando Devole

[rubrika Humor/Satirë]

Shantazhi me vaksinat/ Rama luan me frikën nga Covid për votën e 25 Prillit

Që kur nisi vaksinimi masiv në të gjithë vendin me mbi 190 mijë dozat kineze, Edi Rama e shndërroi procesin në një nocion thelbësor të fjalimeve të fushatës së 25 prillit. Llogjika e tij është e tillë: Nëse shqiptarët e votojnë dhe ai fiton zgjedhjet, atëherë ata do të përfitojnë nga vaksinat edhe pas 25 Prillit, por nëse nuk e votojnë dhe ai humb zgjedhjet, shqiptarët nuk do ta marrin mbrojtjen nga virusi. që po bën kërdinë kudo në botë.

“As mos t’ju shkojë mendja se rindërtimi vazhdon kështu dhe siç do të vazhdojë me ne në qeveri, nëse ata kthehen në detyrë. As mos të ju shkojë mendja se vaksinat do të vazhdojnë të vijnë, kështu siç po vijnë. Mos t’ju shkojë mendja. Nuk ka për të ndodhur” ishin fjalët e kryeministrit nga Lezha ditën e martë, për të vazhduar një ditë më pas nga Shkodra.

“Erdhën nga qielli dhe ranë në Shqipëri vaksinat? Me parashutë? Jo me, ishte këmbëngulja, këmbëngulja, këmbëngulja, durimi, durimi, durimi dhe puna, ditë natë që ne kemi bërë nga të katër anët. Si kujtoni se po erdhën këta vazhdon kjo njësoj? Harrojeni! Harrojeni! Këta nuk dinë t’i bëjnë këto gjëra” ishin fjalët e kryesocialistit, që duket sikur ka dalë në fushatë dhe kërkon votat me gjilpërë në dorë.

Por mënyra se si po e servir Rama rolin që pati personalisht në gjetjen e vaksinave, ngre pikëpyetje të mëdha nëse do të funksionojë për t’ia marrë votën shqiptarëve ditën e zgjedhjeve.

Qasja është shantazhuese dhe tenton që përmes frikës të çojë elektoratin në kutinë e votimit, duke menduar për atë që mund të ndodhë me pandeminë (në rast se Rama nuk është më kryeministër pas 25 Prillit). 

“Merr punëtorë nga Bangladeshi”! Bushati “godet” Ramën: Po ti, a mban përgjegjësi për ekonominë?

Deputeti socialist Ditmir Bushati i lënë jashtë listës së PS-së për zgjedhjet e 25 prillit i ka kujtuar kryetarit të partisë së tij, Edi Rama përgjegjësinë për ekonominë dhe modelin zhvillimor të vendit në 8 vitet e qeverisjes.

Kryeministri sot nga Shkodra i sugjeroi një pronari fasonerie që të merrte punëtorë të huaj nga Bangladeshi, Afganistani dhe India, pasi sipërmarrësi u ankua se nuk kishte fuqi punëtore. Gjithashtu Edi Rama shtoi se të huajt, “janë pronto, nuk dinë as shqip dhe nuk merren me thashetheme”.

Por Bushati, në një postim në Facebook replikon me Edi Ramën duke i thënë se përpara se t’i përkufizojë shqiptarët si ‘thashethemexhinj’ e ‘dembelë’, duhet të pyesë veten a mban ndopak përgjegjësi.

E ndërsa i kujton sërish Edi Ramës koncesionet në rafinerinë e Ballshit dhe minierën e Bulqizës, Bushati shprehet se shteti duhet të kujdeset për të drejtat e punonjësve në sektorin privat, për shëndetin dhe sigurinë e tyre në punë.

“Para se t’i përkufizojmë shqiptarët si ‘thashethemexhinj’ e ‘dembelë’, duhet të pyesim veten a mbajmë ndopak përgjegjësi për strukturën e ekonomisë shqiptare dhe modelin zhvillimor që ndjekim.
Gjovalinin, dhe shumë sipërmarrës si ai në sektorin e fasonerisë në Shkodër, kam pasur mundësi t’i takoj disa herë e të bisedoj për sfidat me të cilat përballet sektori. Natyrisht, asnjë vend nuk është zhvilluar nga të tjerët. As Shqipëria nuk bën përjashtim. Ndaj, nuk ka sesi të vij zgjidhja magjike përmes zëvendësimit të shqiptarëve që ikin drejt veriut të Europës dhe Amerikës me Bangladeshas, Afgan dhe Indian, meqë këta të fundit nuk paskan ‘pretendime’. Në fakt, në të dy rastet bëhet fjalë për njerëz dhe jo robot!

Mirëqenia në shoqëri është produkt i kontributit të komunitetit. Fjala vjen, rafineria e Ballshit apo miniera e Bulqizës, nuk mund të jenë vetëm ‘pronë e koncesionarit’, sepse aty kanë kontribut punëtorët, komuniteti lokal dhe shoqëria.

Kjo është arsyeja që të tilla biznese duhet të paguajnë detyrimet që punëtorët dhe komuniteti lokal të jenë pjesëmarrës në të mirën që sigurohet nga sipërmarrja. Sipërmarrësit në partneritet me shtetin duhet të investojnë për kapacitetet njerëzore, për t’i zhvilluar e jo thjesht shfrytëzuar këto sektorë të ekonomisë.

Sado i suksesshëm të jetë një sipërmarrës nuk bën dot pasuri e as prodhon të mira për shoqërinë pa ekipin apo punonjësit. Për një parti të qendrës së majtë, puna, djersa e punëtorit, risku i sipërmarrësit në investim dhe vlera e shtuar në ekonomi, duhet të kenë përparësi absolute.

Në këtë kontekst, shteti duhet të kujdeset për të drejtat e punonjësve në sektorin privat, për shëndetin dhe sigurinë e tyre në punë. Ndërkohë që me sipërmarrësit duhet të vendoset një raport besimi e mirëkuptimi që lehtëson rrugën e sipërmarrjes jo vetëm në funksion të xhepit të tyre, por të sigurimit të të mirave për shoqërinë.

Ky episod na fton që të mos mbetemi as tek konstatimi dhe as tek mohimi i ikjes së shqiptarëve drejt veriut të Europës dhe Amerikës. Pa rikonceptimin e strukturës ekonomike dhe modelit zhvillimor nuk do të mund të frenojmë braktisjen e vendit. E as do të jemi në gjendje të identifikojmë avantazhin e krahasuar të ekonomisë shqiptare, apo të përqafojmë vlerat sociale europiane për punonjësit” shkruan Bushati.

Nderko kane plasur memet ne fb me Ylli Dygjerin

May be an image of 7 people, people standing and outdoors

Gjesti i turpshëm i Ramës/ U tregon gishtin e mesit të rinjve në Shkodër

Kryeministri Edi Rama ka bërë një gjest të turpshëm gjatë vizitës së tij në Shkodër.

Ai u ka treguar gishtin e mesit një grupi të rinjsh që ishin mbledhur për të parë.

Nuk dihet se cila ishte arsyeja që Rama ka humbur qetësinë duke bërë këtë gjest të pahijshëm në publik.

Rama ka parë nga të rinjtë dhe u ka drejtuar gishtin e mesit duke u futur më pas në makinë.

“Na e ban me dorë,” – dëgjohen teksa thonë të rinjtë në video. ©LAPSI.al

Nuk kanë fund skandalet e Spanjës, TV shkruan emrin e Kosovës me shkronja të vogla

Televizioni publik spanjoll, RTVE ka bërë një skandal të madh gjatë transmetimit të ndeshjes Spanjë – Kosovë.

Emri i Kosovës është i gjendur kudo i shkruar me gërma të vogla, në të kundërt nga ai i Spanjës. Kjo ka ndodhur si në momentin e shfaqjes së formacioneve zyrtare, ashtu edhe në tabelën që tregon rezultatin e takimit dhe ekipet mes të cilave zhvillohet

Kosova është mposhtur 3-1 nga Spanja.

Spanja ka dominuar gjithë ndeshjen e luajtur në Sevilla, por edhe Kosova pati momentet e saj, sidomos nëpërmjet Lirim Kastratit në minutën e 61-të dhe 88-të, kur u gjet në mundësi të mira shënimi.

Shqipëria ka fituar me shumë vështirësi ndaj San Marinos.

Kuqezinjtë përballë një Kombëtare amatore, fituan 0-2.

Duhet të vinte minuta e 63′ që Rey Manaj të zhbllokonte shifrat.

4 minuta nga fundit ishte Veseli ai qe dyfishoi shifrat.

Nderko qe Maqedonia me 8 lojtare shqiptare e beri nje fitore historike ne duisburg kunder gjermanise duke e mposhtur ate me reziltatin 2-1