Golf star Tiger Woods in hospital with leg injuries after being cut free from car crash

US golf star Tiger Woods is in hospital after being cut free from car crash, say authorities in California.

The vehicle had rolled over in the accident and suffered major damage, said Los Angeles County Sheriff’s Department.

Woods was taken to hospital with multiple leg injuries to undergo surgery, authorities and his manager said. His condition isn’t yet clear.

A statement by the sheriff’s department said police had responded to a “single vehicle roll-over traffic collision” at around 7.12 in the morning, identifying a residential area near the coast south of LA airport.

Aksidentohet me makinë ylli i golfit Tiger Woods

Tiger Woods

Ylli amerikan i golfit, Tiger Woods u dërgua të martën me urgjencë në një spital të Los Anxhelosit pas dëmtimeve të shumta që pësoi kur makina e tij doli nga rruga dhe u përmbys.

Ekipet e shpëtimit e nxorrën atë jashtë makinës duke përdorur mjete metalprerëse.

Woods, 45 vjeç, ishte i vetëm në automjetin SUV kur bëri aksident rreth orës 7:12 të mëngjesit pranë komuniteteve periferike Rolling Hills Estates dhe Rancho Palos Verdes, thanë zyrtarët në Los Angeles në një deklaratë me shkrim.

“Tiger Woods pësoi aksident me makinë këtë mëngjes në Kaliforni ku mori dëmtime të shumta në këmbë. Ai aktualisht është në operacion…,” tha agjenti i tij, Daniel Rapaport, në një deklaratë.

Woods u dërgua në Qendrën Mjekësore Harbour-UCLA me fraktura në të paktën njërën nga këmbët, sipas njoftimeve. Ai është në gjendje të rëndë, thanë zyrtarët.

Shkalla e plotë e lëndimeve ende nuk dihet, megjithëse autoritetet thanë se ato nuk konsiderohen me rrezik për jetën.

Autoritetet nuk e kanë zbuluar shkakun e aksidentit, por Los Angeles Times njoftoi se Woods po udhëtonte me një shpejtësi të madhe para se të humbte kontrollin e automjetit.

Makina e tij kaloi vijën ndarëse të rrugës dhe u rrokullis disa herë para se të ndalej rreth 30 metra larg rrugës, sipas njoftimeve.

Woods është nga Kalifornia Jugore dhe ka fituar 15 kampionate të rëndësishme golfi të turneut PGA.

I konsideruar si një nga më të mëdhenjtë në historinë e golfit, Woods kishte qenë gjatë fundjavës që shkoi mikpritës i turneut Genesis Invitational në Riviera Country Club.

Ai nuk mori pjesë në turne, për arsye të problemeve me shpinën, e cila i ishte nënshtruar kirurgjisë.

Departamenti i Shtetit nderon gjykatësin Ardian Dvorani, si Kampion të Antikorrupsionit

Departamenti i Shtetit nderoi të martën individë të vendeve të ndryshme për luftën kundër korrupsionit, mes së cilëve edhe gjykatësin shqiptar Ardian Dvorani.

Çmimi i ri “Kampionët Ndërkombëtarë të Anti-Korrupsionit”, siç u shpreh Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, “vlerëson individë që kanë punuar pa u lodhur, shpesh në kushte të vështira, për të mbrojtur transparencën, luftuar korrupsionin dhe për të siguruar mbajtjen e përgjegjësisë në vendet e tyre”.

Zoti Blinken tha se ky çmim tregon se administrata e Presidentit Biden e kupton se “do të jemi të suksesshëm në luftën ndaj korrupsionit vetëm duke pasur partnerë të përkushtuar”.

Në motivacionin e Departamentit të Shtetit për nderimin e zotit Dvorani, thuhet se ai është “një mbështetës kryesor i reformimit të sistemit gjyqësor të Shqipërisë.”

“Gjykatësi Dvorani zhvilloi mekanizma për të reduktuar ndikimin politik dhe kriminal në sistemin e drejtësisë, hapa që kontribuan në vendimin e BE-së në mars për të hapur negociatat për pranimin e Shqipërisë”, thotë Departamenti i Shtetit.

Po ashtu në motivacion thuhet se zoti Dvorani ishte një nga anëtarët kryesorë të grupit të ekspertëve që zhvilluan vizionin dhe dispozitat ligjore për reformën në drejtësi të Shqipërisë, duke ndihmuar në luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e institucioneve gjyqësore të reja të Shqipërisë, pas ndryshimeve të mëdha kushtetuese në sektorin e drejtësisë në 2016.

Përveç zotit Dvorani, Departamenti i Shtetit vlerësi individë nga vende të ndryshme përfshirë nga Ekuadori, India, Iraku, Sierra Leone dhe Ukraina.

“Mami, kam njohur njërin në Tik Tok dhe s’kthehem më”: Historia e trishtë, 33-vjeçarja nga Tirana braktis 4 fëmijët

Një 33-vjeçare, nënë e katër fëmijëve është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës jo vetëm sepse ka braktisur të miturit, duke i lënë në mëshirë të fatit, por edhe sepse familja e saj nuk di asgjë për adresën se ku ndodhet.

Një burim i Gazetës Si pranë Drejtorisë Vendore shpjegoi se largimi i shtetases I. M nga kryeqyteti u denoncua nga mamaja e saj, një 64-vjeçare që kërkon ndihmën e policisë për t’i kthyer të bijën në banesë. Bëhet me dije se e moshuara rrëfeu në komisariat se vajza pretendon që ka njohur një të panjohur në platformën tik tok, por nuk ka asnjë informacion se kush është ky shtetas.

“Ime bijë ka katër fëmijë. Më i vogli një vjeç e gjysmë dhe më i madhi 11 vjeç. Të voglin kur u largua e ka marrë me vete, ndërsa të tjerët i ka braktisur në shtëpi”, përmend mes të tjerash e moshuara. Sipas saj, vajza u kthye në shtëpinë e prindërve pas debateve me bashkëshortin dhe siç i kishte treguar ishte kthyer për t’u qetësuar dhe për t’u menduar.

“Sapo i shoqi mësoi që gruaja i kishte ikur edhe nga shtëpia e prindërve, erdhi në shtëpinë tonë mori fëmijët dhe iku i shqetësuar”, përmend e moshuara në denoncimin kësaj radhe jo kundër dhëndrit, por kundër vajzës të cilën e akuzon se braktisi fëmijët e vegjël, duke u larguar befas dhe pa asnjë adresë.

“Të nesërmen e telefonova vajzën, e hapi. Më tha, mami kam njohur njërin në tik tok dhe nuk kthehem më. E pyeta ku ndodhej dhe më tregoi në Vlorë. Kërkova të dija se me kë kishte shkuar në këtë qytet, por nuk më tregoi as emrin dhe as vendin ku ndodhej saktësisht”.

Policia bën me dije për gazetën Si se e moshuara mbasi 33-vjeçarja i ka fikur telefonin përballë pyetjeve të saj, e ka provuar këtë numër qindra herë.

“Mbasi ajo e fiku dhe nuk dilte më e disponueshme, e provova disa herë, por pa asnjë rezultat. Jam e merakosur për bijën dhe fëmijën e vogël, nuk mund ta besoj që një nënë me katër fëmijë t’i braktisë ata dhe familjen për një burrë në tik tok”, shprehet e moshuara, e cila nën merakun për fatin e 33-vjeçares dhe fëmijës së vogël, pret nga policia.

Burimet e gazetës Si shtojnë se janë vënë në kërkim të I. M që nga këqyrjet në sistem, saktësohet se nuk ka dalë jashtë Shqipërisë.

“Ne nuk mund të jemi të sigurt nëse kjo shtetase gjendet vërtet në Vlorë ashtu sikurse ka treguar, apo gjendet në kryeqytet. Veprimi i parë që kryhet në këtë rast është pyetja e të gjithë familjarëve, mes tyre edhe bashkëshorti dhe fëmijët, të cilët duhet të japin detaje mbi konfliktin dhe dyshimet e tyre dhe nëse kjo shtetase është larguar për arsye pasioni nga një njohje në tik tok, kjo do konfirmohet vetëm pasi të gjendet adresa e saj”, theksoi për Gazeta Si një zyrtar i policisë së Tiranës që këmbëngul se në fillim 33-vjeçarja do vendoset nën hetim për braktisje të fëmijëve të mitur.

“Vepra e parë penale që ne dyshojmë që ka kryer është abuzimi me përgjegjësinë prindërore, nuk është kompetencë e policisë të hetojë njohjen në tik tok, por nëse I. M ka një adresë në këtë platformë dhe është e mundur që përmes Tik tok t’i zbulojmë adresën, sigurisht që do të vendosim nën verifikim edhe historinë e saj të dashurisë”, mbylli prononcimin për Gazeta Si zyrtari./Gazeta Si

Habisin autoritetet në Filipine, dërgojnë në Britani dhe Gjermani infermiere në këmbim të vaksinave anti-COVID

Philippines Studentscalamy 780x439

Autoritetet në Filipine, janë të gatshëm të dërgojnë në Gjermani dhe Britani infermierë, nëse të dyja vendet do t’i japin në këmbim doza të mjaftueshme vaksinash anti-COVID. Filipine, e cila është një nga vendet me numrin më të lartë të rasteve me COVID-19 në Azi, ka kufizuar numrin e profesionistëve mjekësorë që largohen nga vendi në pesë mijë në vit.

Infermierët janë midis miliona Filipinasve që punojnë jashtë shtetit, duke siguruar më shumë se 30 miliardë dollarë në vit në dërgesat e parave jetike për ekonominë e vendit, shkruan Reuters.
Britania po përballet me numrin e gjashtë më të lartë të vdekjeve në botë nga koronavirusi dhe një nga goditjet më të këqija ekonomike nga pandemia.

Ndërsa të dy vendet në total, Gjermania dhe Britania e Madhe kanë vaksinuar 23 milionë njerëz, Filipinet ende nuk kanë nisur fushatën e tyre të vaksinimit. Vendi sipas autoriteteve po pret këtë javë dozën e parë ta vaksinave, që do të dhurohen nga Kina.

Basha shpërthen kundër oligarkëve: Marrin para nga taksapaguesit shqiptarë. Kemi naftën më të shtrenjtë në rajon

Whatsapp Image 2021 02 23 At 2.54.29 Pm

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, renditi arsyet, pse sipas tij, duhet votuar më 25 prill, teksa shpërtheu me tone të ashpra ndaj “oligarkëve”

Gjatë një takimi me bizneset përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, kryedemokrati theksoi se “Biznesi është në kolaps total, oligarkët shijojnë favoret e qeverisë. Nga kriza nuk dilet duke dhënë para për oligarkët dhe duke lënë mënjanë biznesin prodhues dhe shtresën e mesme”.

Lidhur me këtë, Basha deklaroi se PD ka një plan konkret dhe të zbatueshëm për nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë e pandemisë së koronavirusit.

“Nuk dilet nga kriza, duke ua dhënë paratë oligarkëve. Ekonomia dhe shqiptarët mund të dalin nga kjo krizë, vetëm kur jemi të gjithë duke iu afruar finishit, pa lënë asnjë pas. Përndryshe, pandemia vetëm do ta thellojë krizën. Ndaj vijmë këtu me një plan konkret, me vendosmërinë për ta zbatuar atë. Jemi të gatshëm të rishikojmë akcizën e birrës dhe problemin e pullës dhe kodit të akcizës, deri në heqjen e tyre. Do të shfuqizojmë taksën e ambalazhit. Sot vetëm 4-5 vetë janë te tavolina e kryeministrit, ortakë për xhepat e tyre. Fatura e këtij korrupsioni ka arritur 7.2 miliardë euro, në këto 8 vite.

I gjithë ky program, që kemi shpalosur hap pas hapi, për hapjen e vendeve të punës, pagën minimale 36 mijë lekë të reja në muaj, për uljen e taksave, si dhe masa të tjera që do të sjellin përmirësim në familje dhe biznes, janë pjesë e një plani që funksionon si i tërë. Është produkt i dy viteve punë me specialistët më të mirë.

Kam takuar me qindra pensionistë, është i njëjti realitet sot. Ndryshimi është mes një plani konkret e i zbatueshëm, që funksionon si i tërë, dhe që do të sjellë përmirësim, dhe atij që hap thesin e premtimeve boshe vetëm kur vjen dita e zgjedhjeve.

Ne do të rrisim konkurrueshmërinë e biznesit. Dy modele janë, ai i liberalizimit, ku përfitojnë të gjithë, dhe ai i monopolizimit, ku përfitojnë një grusht njerëzish. Gjithëpërfshirja dhe aksesi është zgjidhja që japim ne me planin tonë. Sot këto vendime që ka marrë qeveria janë të konsultuar me ortakët, që përfitojnë. Me planin tonë fitojnë të gjithë, sipërmarrjet prodhuese, punonjësit, familjarët e tyre dhe natyrisht edhe shteti. Pra fiton Shqipëria. Kjo është filozofia jonë e gjithëpërfshirjes dhe aksesit në vendimmarrje. Nëse në vendimmarrje përfshihen 5 veta, ata përfitojnë, nëse përfshihen të gjithë, të gjithë do të përfitojnë.

Do të ulim çmimin e energjisë, vendosim fasha mbrojtëse për familjet në nevojë. Fashën e sotme nuk do ta paguajnë familjet me të ardhura të vogla, do të ketë një fashë tjetër për ta. Ne do të nxisim teknologji të veçanta, nuk do të ngurrojmë të përdorim edhe subvencionimin, me qëllim që prodhimet tona të depërtojnë dhe në tregjet rajonale dhe evropiane. Industria e birrës është fare e qartë, se si kemi dështuar, si nuk japim dot rolin në tregun e brendshëm, e jo më të kthehemi në treg sfidues.

Në këto dy muaj që kanë mbetur duhet secili të marrë vendimet e veta. Me 25 prill dy janë zgjedhjet, një qeveri dhe një kryeministër, që iu ka premtuar 8 vite dhe ka bërë të kundërtën e atyre që ka premtuar dhe rruga tjetër është një plan i konsoliduar.

Më 25 prill është dita që Rama të humbë dhe gjithë Shqipëria të fitojë, sepse ky plan do të mundësojë çlirimin e energjive që mbahen të mbyllura. Shqipëria reale rënkon nga dhimbjet dhe vuajtjet e shkaktuara prej 8 vitesh. Dita po vjen, është 25 prilli”, tha kryedemokrati Basha.

Tifozi miliarder, çek i bardhë për San Paolon, që ti dhurojë titullin Internacional

Thuhet se ndonjëherë paratë nuk mund të blejnë gjithçka. Kjo është ajo që ndodhi me sipërmarrësin e pasur brazilian Elusmar Scheffer, i cili hyri në mënyrë prepotente në sprintin për titull mes Flamengos dhe Internacional, që përjetoi kapitullin e tij më emocionues (dhe mbase vendimtar) me përplasjen e drejtpërdrejtë të dielën në mbrëmje. Po, sepse biznesmeni, pronar i një prej grupeve më të fuqishme agrare në botë (Scheffer Agrobusiness), ndërhyri personalisht duke u mbështetur në pasurinë e tij të jashtëzakonshme për të ndihmuar Internacional, me të cilin është tifoz i madh. Por diçka shkoi keq …

Scheffer ka menduar të dhurojë 1 milion Reais (rreth 185 mijë euro) klubit gaucho në mënyrë që të mbulojë shumën e gjobës që Internacional duhet ti paguajë Flamengos për të nxjerrë në fushë mbrojtësin Rodinei, në huazim nga rivalët e drejtpërdrejtë për titullin. Nga ana tjetër, për shkak të të ashtuquajturës “clausula del miedo”, mbrojtësi i cili deri më tani kishte rezultuar të ishte një nga pikat e forta të Internacional, tashmë kishte humbur ndeshjen e parë. Por kësaj here ishte në lojë një gjysmë titulli, ai që tifozët e Internacional e kanë pritur si një fiksim për 42 vjet. “E zgjidh unë,” njoftoi Shefer. Në fund të fundit, për atë që në vitin 2014 ishte në vendin e shtatë në renditjen e brazilianëve më të pasur të përpiluar nga Forbes me një pasuri të vlerësuar prej 4.9 miliardë dollarësh, nuk duket një shifër problematike. Drejtuesit e Internacional e falënderuan atë me një deklaratë zyrtare, ndërsa trajneri Abel Braga e përshëndeti gjestin me lehtësim, duke qenë tashmë në gjendje të aktivizonte rregullisht liderin e tij difensiv.

Sa keq që ndodhi e papritura. Rodinei u ndëshkua me karton të kuq pas 49 minutash lojë, duke e lënë në inferioritet numerik Internacional, me rezultatin 1-1. Rezultati? Goli i Gabigol një çerek ore pas ngjarjes i dha fitoren Flamengo, që i kaloi kështu renditje kur mbeten vetëm 90 minuta për të luajtur. Të pashmangshëm ngacmimet dhe memet në internet drejtuar mbështetësve të Internacional dhe, mbi të gjitha, Scheffer. Por miliarderi nuk u shqetësua dhe është gati të marrë hak. Ai është gati të hapë portofolin për të garantuar një “nxitje thelbësore” për lojtarët e San Paolos, kundërshtari i Flamengos në javën e fundit të kampionatit të planifikuar për të enjten mbrëma. Në rast të një humbje të kuqzinjve dhe një fitore e Internacional kundër Corinthians, Gaùchos do të bënin kundërkalimin dhe do të merrnin duart e tyre kampionatin. “Do të bëj një dhurim për arkat e San Paolos. I kam udhëzuar tashmë avokatët e mi, “shtoi Scheffer pa specifikuar shumën e dhurimit.

Vetëm 24 orë nga publikimi, trajleri i filmit “Cruella” thyen rekorde

Disney arriti të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve pasi publikoi trailerin e e parë të filmit të shumëpritur “Cruella”. Rolin kryesor në këtë film do ta ketë aktorja shumë e dashur për publikun, Emma Stone. Aktorja amerikane do të portretizojë rolin e keqbërëses nga filmi “101 Dalmatët” të njohur si Cruella de Vill. Në këtë film do të luajnë edhe aktorët e njohur Joel Fry, Paul Ëalter Hauser, Emma Thompson, Emily Beccham, Mark Strong dhe shumë emra të tjerë të njohur të botës kinematografike.

Ndërkohë traileri i parë i filmit ka bërë “namin” në të gjitha platformat. Deri më tani është parë 71 milionë herë brenda 24 orësh, sipas një raporti të publikuar nga Deadline. Ndërsa hitet më të famshme të Disney si Maleficient: Mistess of Evil dhe Aladdin knë pasur më pak shikime, respektivisht nga 61.7 milionë dhe 60.8 milionë.

Gjithashtu filmi që pritet të dalë së shpejti në transmetim, është përmendur 265 mijë herë në rrjete sociale, duke ja kaluar Aladdin (228 mijë herë) dhe Beauty and the Beast (154 mijë herë).
Për regjinë e filmit Cruella është angazhuar Craig Gillespie. Vlen të theksohet fakti që aktorja që ka luajtur rolin e Cruellas në filmin e vitit 1996, “101 Dalmatët”, Glenn Close është producente ekzekutive e filmit të ri. Në mars të këtij viti, pritet që filmi “Cruella” të nisë shfaqjet në kinema. Në vitet e fundit janë bërë shumë të populluara rolet negative në botën kinematografike dhe për këtë arsye duket se përqendrimi i Disneyt është në këtë pjesë.

Bashkim Kosovë-Shqipëri? Kosnett zbulon qëndrimin e SHBA për deklaratat e Kurtit dhe Haradinajt

Ambasadori i SHBA’-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka komentuar në emisionin Pressing në T7 deklaratat e Albin Kurtit dhe Ramush Haradinajt për bashkim kombëtar me Shqipërinë. Gjatë fushatës, Kurti dhe Haradinaj kanë përmendur bashkimin e Kosovës me Shqipëri, Kurti tha se në rast të referendumit, ai do të votonte ‘Po’. Gjatë fushatës zgjedhore edhe Haradinaj e ka përmendur idenë e bashkimit me Shqipërinë. Ndërkohë Kosnett ka thënë se ushtarët amerikanë nuk kanë vdekur për krijimin e Shqipërisë së Madhe apo edhe për krijimin e Serbisë së Madhe.

“Çka kam menduar me këtë? Së pari, qëndroj prapa asaj që kam thënë. Vizioni i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin nuk është Shqipëria e Madhe dhe Serbia e Madhe. Njerëzit kanë pyetur, cilët ushtarë amerikanë kanë vdekur? Kur flas për ta, atëherë flas për dy pilotë amerikanë të helikopterit, që kanë vdekur në vitin 1999 gjatë operacioneve këtu. Ata kanë vdekur kur helikopteri i tyre është rrëzuar në Shqipëri. Kevin Riker dhe David Gibbs. Kjo nuk është fshehtësi.

Në Prizren është ngritur memorial në nderim të tyre, por gjithashtu e kam thënë dhe mendoj se kjo është me rëndësi që Kushtetuta e Kosovës bën thirrje që Kosova të jetë vend shumetnik e jo vend i vetëm një etnie. Të njëjtën gjë ua përmendim edhe njerëzve në vendet e tjera në rajon. Shtetet e Bashkuara e marrin një pjesë të madhe të fuqisë së tyre nga fakti që jemi vend me larmi fetare dhe shumetnik. Nga kjo nuk e marrim vetëm larminë kulturore; marrim edhe larminë e ideve dhe mendoj se do të ishte e vështirë për çfarëdo qeverie amerikane se përgjigja për paqe në Ballkan qëndron në ndarjen e të gjithëve sipas etnisë dhe ndërtimit të mureve. Duhet të ndërtojmë ura e jo mure”, tha ai.

Ndërkohë bashkimi kombëtar është përmendur si alternativë pasi qytetarët e saj jetojnë të izoluar dhe nuk iu mundësohet udhëtimi pa viza në shtetet e BE-së. Kosnett thotë se nuk e sheh të ardhmen e Kosovës në izolim.