146 helikopterë, 1800 mjete ushtarake dhe dhjetra mijëra ushtarë amerikanë dhe grekë pritet të zhvillojnë stërvitjen e madhe ushtarake në kuadër të NATO-s në Aleksandropulos.

Stërvitja, e cila zhvillohet në disa vende të NATO-s, përfshi edhe Greqinë quhet “Defender Europe 2021” dhe synon testimin e aftësisë ushtarake të vendeve anëtarë ndaj kërcënimeve te jashtme.

Mediat raportojnë se stërvitja është duke u zhvilluar edhe në vende si Gjermania, Franca, Italia, Belgjika si edhe vendet e Ballkanit, përfshi Shqipërinë, raporton abcnews.al.

Në kuadër të kësaj stërvitjeje në portin grek të Aleksandropulosit ka filluar zbarkimi i anijeve ushtarake amerikane, të cilët pritet të sjellin 115 helikopterë të avancuar Apache, 10 helikopterë Chinooke si edhe 20 helikopterë Sikorsky.

Ndërkohë, Turqia merr pjesë në këtë stërvitje me staf të reduktuar duke futur në inventarin e NATO-s vetëm një fregatë dhe një nëndetëse.

Angazhimi i ulët i Turqisë ndaj NATO-s vjen për shkak të përplasjeve të vazhdueshme pas blerjes së raketave ruse S-400 nga Ankaraja, gjë e cila i ka mërzitur jo pak amerikanët.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s