Veliaj flet për Ramën: Duket i gjatë dhe i fortë, por është në situatë të vështirë dhe emergjente!

Votën e qytetarëve në Rrogozhinë, Erion Veliaj e kërkoi si një ndihmë për Edi Ramën. Jo për të përmbushur nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të kësaj zone, por për Edi Ramën, që sipas Veliajt “duket i gjatë dhe i fortë”, por është në situatë “emergjente” dhe “të vështirë“. Në fakt, vetë Rama nuk thotë se është në një situatë të vështirë apo emergjente, nga e cila mund ta ndihmojë vetëm mandati i tretë. Ndoshta Veliaj si njeri i afërt i Ramës di më shumë.

Shqiptarët japin ushqim falas për 500 amerikanë të goditur nga stuhia

Pronarët shqiptarë të restorantit “Bella Italia” në Dallas të Teksasit janë bërë të famshëm në të gjithë SHBA-të. Ata kanë shpërndarë ushqim falas për të gjithë ata që kanë rënë pre e gjendjes së jashtëzakonshme si pasojë e stuhive dhe motit të keq.

Siç raporton Fox News, Ari Isufaj dhe Blinera Shurreca nga Kosova, kanë gatuar 500 racione tëu cilat i kanë dhënë falas.

Isufaj i tha “Fox News” se ka vendosur ta bëjë këtë për t’u kthyer nderin klientëve besnikë, pasi që sipas tij ata e kanë mbajtur gjallë biznesin e tyre gjatë pandemisë COVID-19.

“Ne kemi nisur të lidhemi më tepër me komunitetin tonë kur na goditi COVID-i. Ata vërtetë na kanë përkrahur për në një nivel tjetër” – tha ai.

Ata nuk kishin energji elektrike në shtëpi, kështu që shkuan në restorant për të gatuar për vete dhe vendosën të bënin të njëjtën gjë “për gjithë tjerët”. 

Si mund të arrihet vota dhe zgjedhja e emigrantëve

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit, debateve thellesisht preokupuese për  publikun lidhur me vaksinimin dhe depolitizimin e pandemise, vulnerabilitetin ekonomik, cilesine e sherbimit shendetesor dhe eficiencen e sistemit gjyqesor, u shtohet dhe ai i votimit të shtetasve shqiptare që jetojne jashte territorit të Republikes se Shqiperise. I gjendur në veshtiresi jo të pakte për të kujtuar një precedent të vetem në keto tre dekadat e fundit ku debati cilesor e i argumentuar të këtë paraprire një vendimarrje inteligjente dhe të vleresuar pozitivisht në sferen e opinionit publik, dëshiroj megjithatë të ndaj modestisht disa ide, i motivuar nga deshira për  të kontribuar realisht në dobi të një zgjidhjeje të mire për  të ardhmen e vendit. E anatemuar nga disa, e drejta kushtetuese e votes së shtetasve shqiptare që jetojne jashte kufijve mund dhe duhet të konsiderohet një projekt i rendesishem në favor të zhvillimit ekonomik, social e politik të vendit.

Një nga argumentet kunder votes së shtetasve që jetojne jashte vendit është ai i votimit të emigranteve në favor të partive dhe/apo politikave të cilat nuk influencojne drejtperdrejt jeten e tyre por atë të bashkatdhetareve që jetojne brenda kufirit. E gjej të tepert dhe tejet të hidhur të kujtoj këtu që në tridhjete vjetet e fundit, kryesisht fale votave të shqiptareve benda kufirit dhe konceptit të saj libertin mbi respektimin e votes, klasa politike shqiptare këmben me sukses tepsi, kazane, sahane, magje, kusi apo sini, çka në vendlindje përben një sinonim të pushtetit politik dhe pertej. Një argument tjeter që kundershton voten e emigranteve lidhet me mospagimin e taksave nga ana e tyre në Shqiperi çka perjashton njekohesisht, me një të rënë të lapsit, edhe shume shqiptare brenda kufirit që perballen për  fat të keq me papunesi të padeshiruar.

Një qasje alternative që fokusohet në interesa apartiake e trajton voten e emigranteve në kontekstin e një ndryshimi të thelle ligjor me impakt ekonomik e politik që gersheton të drejten për  të votuar me detyrimin e shtetasve shqiptare që jetojne jashte kufijve për  të kontribuar financiarisht në të ardhurat e shtetit shqiptar nepermjet taksimit të te ardhurave si dhe mundesine e perfaqesimit në parlament. Për  të ilustruar këtë ide po perdorim një prag reference 3% duke kujtuar që 3% e të ardhurave vjetore të një emigranti, sado modeste qofte pagesa e tij, perben një shifer në vlere absolute në shume raste me të larte se taksa mbi të ardhurat e shume shtetasve që jetojne brenda kufijve.

E gjej me vend të sjell në vemendje të gjithe bashkekombesve që jetojne jashte vendit që ushtrimi i të drejtave si shtetas shqiptare eshte i dobishem të konsiderohet në prizmin edhe të detyrimeve të secilit prej nesh për  vendin ku lindem e u rritem dhe kemi ende familjare, miq e të aferm. Nese në fillimet e rrugetimit tone për  një jete me të mire mundesite ekonomike të secilit ishin të kushtezuara nga perpjekjet jo të vogla për  sigurimin e nevojave baze të familjeve tona, sot tabloja është cilesisht e ndryshme. Për  me teper, në ngjashmeri me shume vende të tjera, Shqiperia mund të angazhohet, në marreveshje me vende ku emigrantet shqiptare jetojne, për  deduktimin e kesaj shume financiare nga detyrimet taksore vjetore të çdo individi në vendin ku jeton. Me të ardhurat e gjeneruara nga taksa e emigranteve mund të krijohet një fond zhvillimi strategjik i cili mund të bente të mundur planifikimin dhe implementimin e projekteve me rendesi kombetare në infrastrukture, arsim, shendetesi, apo furnizimin me uje dhe energji elektrike të te gjithe territorit të vendit. Ky fond do mundesonte objekte të kushtueshme me rëndesi afatgjate apo mund të ulte ndjeshem nevojen e borxheve në banka dhe institucione financiare nderkombetare me perqindje jo të vogla huamarrje.

Në aspektin politik, duke konsideruar se rreth 30% e shqiptareve me të drejte votimi jetojne jashte Shqiperise, e gjykoj të arsyeshme që ata të kene një perfaqesim prej 10% në parlament. Perfaqesimi parlamentar, për  shkak të edukimit formal dhe ekspertizes profesionale në vendet demokratike perendimore ku emigrantet punojne, do përmiresonte cilesisht nivelin e vendimarjes nepermjet eleminimit të konfliktualitetit dhe vulgaritetit që karakterizon mardheniet ndermjet palëve politike, defaktorizimit të aleancave regresive ndërmjet partive të medha dhe atyre të blloqeve dhe fletoreve, dhe inkurajimit të kompromisit në emer të interesave madhore dhe progresit të vendit. Deshira e mire për zhvillim real dhe të shpejte është e nevojshme dhe krejt e mundur të materializohet nepermjet kontributeve të secilit, pavaresisht vendodhjes gjeografike.

Personalisht, këtë alternative e gjej teper më të shendetshme krahasuar me hostilitetin absurd ndermjet shqiptareve që jetojne brenda kufijve dhe atyre që jetojne jashte, atdhedashurine dhe nacionalizmin badjava të rrjeteve sociale, apo perparimin e vendit me ritmet e breshkes, të amplifikuar nga kuratore uber të talentuar të propagandes nga njera ane dhe të kontestuar simetrikisht nga tellallë të ngjirur nga ana tjeter. Gjithsesi, klasa politike është e mirepritur të na provoje gabim duke konsideruar meriten e ideve të mesiperme dhe duke u investuar seriozisht në një projekt demokratik gjitheperfshires, në emer të progresit të vendit, i cili nuk mund të kryhet pa njohjen, vleresimin dhe shfrytezimin real të kapaciteteve ekzistues humane dhe financiare, brenda dhe jashte tij.

 Arban Domi Ph.D.Atlanta, GA USA/ Titulli origjinal: “Nuk Dime Apo Nuk Duam?”

Studiuesit kërkojnë shtyrjen e marrjes së dozës së dytë të vaksinës së Pfizer-it

Dy studiues në Kanada thonë se marrja e dozës së dytë të vaksinës anti-COVID e kompanisë Pfizer mund të shtyhet në mënyrë që të vaksinohen të gjitha grupet që kanë prioritet, duke shtuar se doza e parë garanton mbrojtje të madhe nga virusi. Mendimet e tyre u botuan në një revistë mjekësore.

Vaksina kishte një efikasitet prej 92.6% pas marrjes së dozës së parë, thanë Danuta Skowronski dhe Gaston De Serres, bazuar në një analizë dokumentesh të paraqitura nga prodhuesi i ilaçeve tek Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Ekspertët thonë se këto zbulime ishin të ngjashme me efikasitetin që ofron doza e parë e vaksinës Moderna prej 92.1%.

Në përgjigjen e tij, kompania Pfizer tha se regjimet alternative mbi sasinë e dozave të vaksinës nuk ishin vlerësuar ende dhe se vendimi u takonte autoriteteve shëndetësore.

Disa vende, duke u ndeshur me sasi të vogla të vaksinave po shikojnë mundësitë për të ndryshuar sasinë e dozave.

Por strategji të tilla shihen ndryshe nga ekspertë të ndryshëm. Disa argumentojnë se urgjenca që paraqet pandemia kërkon fleksibilitet, ndërsa të tjerë kundërshtojnë braktisjen e qasjeve të drejtuara nga të provar klinike.

Studiuesit Skowronski dhe De Serres paralajmëruan se nuk është e sigurt se sa kohë zgjat mbrojtja pas marrjes së një doze të vetme, por thanë se administrimi i dozës së dytë një muaj pas së parës siguron “pak përfitim në afatin e shkurtër”.

Skowronski punon për Qendrën e Kontrollit të Sëmundjeve në British Columbia ndërsa De Serres në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në Kebek.

Në Britani, autoritetet kanë thënë se të dhënat mbështesin vendimin e saj për të kaluar tek një cikël prej 12-javësh nga doza në dozë për vaksinën Pfizer-it. Por si Pfizer ashtu edhe partneri i saj BioNTech kanë paralajmëruar se nuk kanë prova për ta mbështetur këtë vendim.

Vaksina e Pfizerit është autorizuar të merret me një diferencë prej 21 ditësh nga doza në dozë.

FDA-ja dhe agjencia evropiane e ilaçeve sugjerojnë intervalin e testuar në prova.

SHBA: Moti i ashpër pengon shpërndarjen e vaksinave

Stuhi të mëdha dimërore, i ftohti ekstrem dhe ndërprerja e energjisë elektirke detyruan mbylljen e më shumë se 2 mijë qendrave të vaksinimit dhe vonuan shpërndarjen e 6 milionë dozave të vaksinës në 50 shtetet amerikane gjatë kësaj jave, tha këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë Andy Slavitt gjatë një konference shtypi.

Një pjesë e madhe e Shteteve të Bashkuara u përfshi nga moti ekstrem gjatë javës së fundit. Reshtje të mëdha dëbore dhe temperatura të ftohta si rallë më parë goditën Oklahomën dhe Arkansasin si dhe shkaktuan ndërprerje energjie në Teksas.

Stuhitë u bënë pengesë në përpjekjet e administratës së Presidentit Biden për shpërndarjen e vaksinave. Në fillim të muajit, më shumë se 1.5 milion doza po shpërndaheshin mesatarisht në ditë.

Moti i ashpër bëri që Presidenti Biden të shtynte vizitën nga e enjtja në të premten në Kalamazu të shtetit Miçigan, për të parë nga afër fabrikën e kompanisë Pfizer që prodhon vaksinat kundër koronavirusit.

Moti po përmirësohet dhe po rifillon me ritmet e mëparshme dërgimi i vaksinave me 1.4 milionë doza vetëm të premten, tha zoti Slavitt.

Një vit pas shfaqjes së virusit në Perëndim

Dje u mbush një vit që kur Italia u bë vendi i parë jashtë konntinentit aziatik që konfirmonte një rast me koronavirus.

Më 20 shkurt 2020, mjekët në Itali diagnostikuan një 38 vjeçar nga Kodonjo me vurisin që sapo ishte identifikuar.

Disa orë më pas, një 77 vjeçar nga rajoni i Venetos vdiq duke u bërë viktima e parë e COVID-it në Perëndim dhe duke treguar se sëmundja kishte filluar të përhapej në komunitet.

Deri tani kjo sëmundje ka lënë mbi 2.4 milionë viktima në shkallë globale dhe ka infektuar mbi 111 milionë të tjerë.

Pasi mbarë bota u vu nën masa të papara izolimi për të futur nën kontroll përhapjen e virusit, shpresa kryesore ishte tek zhvillimi i vaksinave që u realizua në kohë rekord, më pak se një vit nga identifikimi i patogjenit.

Por në mbarë botën vendet po ndeshin vështirësi në vaksinimin e shpejtë të popullsisë, Probleme të ndryshme janë shfaqur në ciklet e prodhimit që kanë rezultuar në ritme më të ulëta imunizimesh se parashikimet.

Autoritetet në Nju Jork kanë njoftuar se kanë aktualisht më pak se 1000 doza vaksine në disponim.

“Vonesat në shpërndarje kanë pezulluar gjithë përpjekjet e vaksinimit,” tha përmes një postimi të shtunën në Twitter Avery Cohen, zëdhënëse për kryebashkiakun e Nju Jorkut, Bill De Blasio.

Problemet në linjat e prodhimit janë komplikuar edhe nga bllokimi i rrugëve dhe rëndimi i linjave të transportit nga stuhia e rëndë dimërore që ka prekur një pjesë të madhe të Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë ka prova në rritje se vaksinat janë të suksesshme për të luftuar pandeminë.

Sipas autoriteteve në Izrael, për ata që bënë të dyja dozat e vaksinës së Pfizer-BioNTech, rreziku për t’u sëmurur nga COVID-19 ra 98.5% ndërsa rreziku për simptoma të rënda që kërkojnë shtrim në spital ra 98.9%.

Ministria izraelite e Shëndetësisë përpiloi të dhëna të mbledhura më 13 shkurt nga 1.7 milionë izraelitë që ishin vaksinuar deri më datën 30 janar. Periudha dy javëshe që nga vaksinimi deri në mbledhjen e të dhënave i jep mundësi organizmit të krijojë antitrupat që luftojnë virusin.

Në Izrael janë vaksinuar deri tani afro gjysma e popullatës prej 9.3 milionë vetësh. Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se brenda dy javëve të ardhshme do të jenë vaksinuar 95% e personave mbi 50 vjeç.