Urimet per zyshe Sofije Meco

Një urim të veçantë sot në 88 vjetorin e lindjes për atleten, mësuesen, qytetaren e respektuar, fituesen e titujve dhe medaljeve të shumta, Sofije Meço:
Jetë të gjatë!🎉

E lindur në 17 shkurt 1933, Sofije Meço është e para femër në historinë e sportit shqiptar që është nderuar me titullin ‘’Mjeshtre Sporti’’. Karriera e saj do të niste qysh herët në klubin sportiv “Apolonia”, në kohën kur Apolonia, kishte një ekip solid dhe rezultativ të atletikës me emra të tillë si: Petraq Toska, Miltiadh Dashi, Terezina Gjerazi, Leonara Piro (Nito), Arqile Rrapushi, Mihal Papuçiu, etj. Karriera e saj e sukseshme do të vijonte në Klubin Sportiv Partizani, ku për shumë vite do të dominonte në garat e 👉400👉800 dhe 👉1000 m. Po kështu, Sofije Meço, do të përfaqësonte atletikën shqiptare edhe në aktivitete ndërkombëtare. Kampionia e parë e Shqipërisë dhe rekordmenia e garave të mesme, Sofie Meço, ishte edhe shembull i emancipimit shoqëror, duke thyer tabutë e kohës për femrën shqiptare. Kontributin e saj ajo do të vijonte edhe në qytetin e Fierit, ku punoi deri në vitin 1983 (kur doli në pension) si mësuese e edukimit fizik dhe sporteve në shkollat ‘’Andon Xoxa’’, ‘’Janaq Kilica’’ dhe ‘’Mark Dashi’’.
Edhe 💯 Sofije Meço!

Armando Subashi kryetar i bashkise fier.

Mjeku i “Shefqet Ndroqit”: Situata është e rëndë, në mesditë nuk kishte më vende të lira

Mjeku Arjan Mezini ka deklaruar se spitali Covid “Shefqet Ndroqi”, të paktën deri në mesditën e së mërkurës nuk priste dot më pacientë. I ftuar në emisionin “Open”, Mezini tha se në spital, gjendja është e rënduar dhe se shumë prej tyre që shkojnë për tu shtruar, janë në gjendje të degraduar.

“Spitali “Shefqet Ndroqi” të paktën deri në mesditën e sotme, ishte ezauruar. Nuk e di nëse është liruar ndonjë, por deri në mesditë, nuk prisnim dot më pacientë. Situata është e rëndë. Ata që vijnë, 90% e tyre janë në gjendje të rëndë dhe shumë të rëndë. Të tjerët që janë me simptoma më të lehta, nuk vijnë në spitale. Dihet kjo gjë,” – tha Mezini.

Gjykata pranon kërkesën e SPAK, shtyhet me 6 muaj vendimi për sekuestron e pasurisë së Ylli Ndroqit

Gjykata ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK për të shtyrë dhe 6 muaj sekuestron e Ora News me pronar Ylli Ndroqin. Është zbardhur sot vendimi që ka pranuar kërkesën e prokurorëve Vladimir Mara dhe Dritan Premci për të shtyrë me 6 muaj sekuestron e Ora News për efekt hetimi.

Në dosjen voluminoze të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, emri i Ylli Ndroqit lidhet me trafikun e drogës.


Sipas një njoftimi zyrtar, në vitin 1998, Ylli Ndroqi rezulton të jetë arrestuar në Turqi, nën emrin Xhemal Pasmaçiu, si pjesë e një grupi të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. “Në datë 02.09.1998 nga ekipet e sektorit kundër narkotikëve të Drejtorisë së Policisë së Stambollit Turqi, pas kryerjes së hetimeve proaktive dy mujore, në kuadër të operacionit të policisë “ESAS”, për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, janë sekuestruar 30.5 kg lëndë narkotike heroinë dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit Ismail Cira, Musa Kazim AY, Fatmir Sofia, Hekuran Hoxha, Cevdet Sahin Balcilar, Abdulselam Yunus dhe Ylli Ndroqi, i paraqitur me emrin Xhemail Pasmaçiu”.

SPAK, shpjegon se “nga të dhënat e siguruara nga Shërbimet e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Zyrën Qëndrore Kombëtare, Interpol-Ankara, Turqi, është konfirmuar se shtetasi Ylli Bahri Ndroqi, i datëlindjes 11.03.1965, lindur dhe banues në Tiranë, është i njëjti person me Xhemail (Xhemal) Pasmaciu (Pasmaçiu), i arrestuar në Turqi”.

Po ashtu sipas SPAK-ut, “Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol ka përcjellë të dhëna për aktivitetin kriminal të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), të siguruara nga Interpol Roma/Itali. Autoritetet italiane kanë konfirmuar se në vitin 2004 shtetasi Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaciu), është referuar tek Autoritetet Gjyqësore në përfundim të operacionit “BAKLLAVA”, si organizator i trafikut të drogës për llogari të një grupi kriminal, i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë. Në vijim ai u arrestua më datë 17.02.2015 bazuar në urdhër arrestin e lëshuar në vitin 2006 nga Prokuroria e Milanos”.

Në kuadër të ligjit Antimafia, Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar sekuestrimin e një numri të madh automjetesh luksoze, pronash, dhe aksionesh të zotëruara nga Ylli Ndroqi dhe familjarët e afërt me të, duke qenë se sipas njoftimit, “nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar përsa i përket pasurive të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), dhe familjarëve të tij, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri, Turqi dhe Itali”.

Gjykata ka ngarkuar Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara për administrimin e pasurive.

Ambasadori britanik i përgjigjet Ramës: Nuk publikohen bisedat private

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha se “nuk e kuptonte se pse ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman, ishte kaq i përfshirë në çështjet e brendshme të Shqipërisë kur bëhet fjalë për zgjedhjet”. Në përgjigje, diplomati i Mbretërisë së Bashkuar, thotë se zgjedhjet e rregullta janë të rëndësishme jo vetëm për popullin shqiptar por edhe për miqtë e Shqipërisë.

“Zgjedhjet, sigurisht që janë të rëndësishme për popullin shqiptar. Kështu është dhe kështu duhet të jetë. Por zgjedhjet e suksesshme në Shqipëri janë të rëndësishme edhe për miqtë e Shqipërisë. Ne e kemi mbështetur Shqipërinë për dekada me radhë. I kemi dhënë ndihmë dhe mbështetje dhe e dëshirojmë shumë suksesin e Shqipërisë. Ne dëshirojmë ta shohim Shqipërinë të anëtarësohet në BE dhe ne si Mbretëri e Bashkuar do të bëjmë gjithë çfarë mundim për të ndihmuar Shqipërinë në këtë proces.


Një nga gjërat që ne të gjithë e dimë që kërkohet është: mbajtja e zgjedhjeve të suksesshme. Kështu që absolutisht, është një gjë mjaft e rëndësishme për popullin shqiptar, por ka rëndësi gjithashtu edhe për ndërkombëtarët, për ata që mbështesin Shqipërinë, për miqtë e Shqipërisë dhe këtu sigurisht përfshihet Mbretëria e Bashkuar. Unë nuk jam i përfshirë në zgjedhjet, unë qartësisht nuk po organizoj zgjedhjet, madje nuk ka pikë rëndësi për mua se kush i fiton zgjedhjet, por ka shumë rëndësi për mua dhe për Mbretërinë e Bashkuar që këto zgjedhje të jenë të suksesshme” – tha Norman në RTSH.

“Si diplomat nuk do të ishte e përshtatshme për mua për të folur për bisedat private. Nuk do ta bëja kurrë këtë… Disa njerëz e shohin këtë gjë ndryshe, por për mua çfarë thuhet në mënyrë private mbetet private” – tha Norman i pyetur nëse të tilla biseda i kishte bërë edhe me Ramën.

“Mendoj që diplomacia është që miqtë t’u thonë miqve të vërtetën dhe siç e thashë ne kemi qenë shumë mbështetës për procesin elektoral në Shqipëri dhe e kemi mbështetur prej vitesh. Marrëveshja e 5 qershorit është një shembull i mirë që provon këtë. Ne punuam ngushtësisht me kolegët amerikanë dhe të BE-së. Ne ndihmuan në gjetjen e një rruge për të sjellë në proces opozitën jashtëparlamentare dhe mendoj se kjo ishte e rëndësishme. Reforma elektorale, për mendimin tim ishte diçka që duhej bërë me pjesëmarrjen e të gjithë “lojtarëve”.

Mendoj se kjo ishte e rëndësishme dhe ne bashkë me SHBA dhe BE shpenzuam shumë kohë për të mbërritur te marrëveshja e 5 qershorit dhe ky ishte një hap i rëndësishëm përpara që plotësoi shumë kërkesa, do të thoja kërkesat kryesore të ODHIR-it dhe kjo ishte ajo që çfarë synonim.

Sigurisht nuk ishte reforma më e madhe e ndërmarrë ndonjëherë, por sigurisht ishte një reformë që përmbushi kërkesat e ODHIR-it. Mendoj se është e rëndësishme të theksohet fakti se pas kësaj u vijua me reformë të mëtejshme pa këtë konsensus, mendoj se kjo nuk u bë në frymën e bashkëpunimit që kishim deri në këtë kohë. Por kjo tashmë është histori. Ne jemi këtu ku jemi. Të gjithë partitë do të marrin pjesë në zgjedhje dhe ne të gjithë duhet të fokusohemi dhe të jemi të sigurt se 25 prilli do të jetë sa më i suksesshëm që të jetë e mundur dhe kjo është ajo çfarë ka rëndësi” – tha Norman. ©LAPSI.

Pavarësia e Kosovës, Osmani dhe Kurti homazhe te varri i Rugovës

Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kanë bërë homazhe tek varri i Presidentit Ibrahim Rugova, për nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Osmani dhe Kurti kanë vendosur kurora me lule te varri i Rugovës. Pas homazheve, Osmani uroi të gjithë qytetarët e Kosovës për ditën e shënuar. Kurti kujtoi dëshmorët dhe martirët, falë të cilëve Kosova gëzon lirinë.

Gjatë ditës, Osmani dhe Kurti do të jenë bashkë edhe në disa aktivitete të tjera, që janë organizuar me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë.

Tentuan të kalojnë lumin dhe i mori rryma, polumbarët nxjerrin trupat e elektriçistëve

Selfo Kallfa dhe Ismet Isaraj janë dy elektriçistët që humbën jetën mesnatën e Gjirokastrës pasi automjeti i tyre u rrëzua në lumin Drin. Dy punonjësit e OSHEE në rajonin Gjirokastër, ishin duke inspektuar pasi kishte avari në linjat e përcjelljes së rrymës elektrike. Në momentin që dy elektriçistët janë përpjekur të kalojnë lumin janë marrë nga rrjedha.

Punonjësit e OSHEE s’kanë mundur dot të dalin. Pas disa orë kërkimesh polumbarët e RENEA-s kanë arritur që të gjejnë dhe të nxjerrin nga uji trupat.