Vunë në rresht ushtarët grekë, masë disiplinore ndaj shqiptarëve pas videos që ‘çmendi’ rrjetin

Një video e publikuar para disa javësh në rrjetet sociale ka shkaktuar tërbim në mediat greke. Bëhet fjalë për dy të rinj shqiptarë, njëri prej tyre me banim në rrugën “5 Maji” në Tiranë, të cilët me sa kuptohet kanë rol drejtues në një repart ushtarak.

Pasi flasin shqip në video dhe përshëndesin shokët e tyre në Shqipëri, dy të rinjtë urdhërojnë ushtarët e tjerë të rreshtuar që të veprojnë sipas udhëzimeve të tyre.

Ministri Grek i Mbrojtjes Nikos Panagiotopulos tregon se shqiptarët janë akuzuar për sjellje të pahijshme dhe ndaj shqiptarëve u morën masa disiplinore.

“Një Provim Administrativ i Betuar u krye për këtë ngjarje specifike në mënyrë që të hetojë kushtet në të cilat ndodhi regjistrimi i videos dhe postimi i tij në mediat sociale. Ajo u përfundua menjëherë,” tha Panagiotopulos, duke shtuar se akuza ishte për sjellje të pahijshme dhe u morën masa disiplinore për palën shqiptare.

Koreja e Jugut akuza asaj të Veriut: Tentoi të vjedhë teknologjinë e vaksinave COVID-19 nga kompania Pfizer

Zyrtarët e inteligjencës së Koresë së Jugut kanë akuzuar Korenë e Veriut se ka tentuar të vjedhë teknologjinë e vaksinave COVID-19 nga kompania amerikane Pfizer.

Agjencia Kombëtare e Inteligjencës informoi privatisht ligjvënësit, ndërkohë që nga Pfizer nuk ka ende reagim.

Pavarësisht se deri më sot Koreja e Veriut nuk informon mbi rastet ndaj COVID-19, ajo ka porositur 2 milion doza nga AstraZeneca-Oxford.

Më parë janë ngritur akuza se disa organizata mbrapa të cilave fshiheshin Rusia dhe Koreja e Veriut kishin shënjestruar dias organizata shëndetësore ndër të cilat dhe Pfizer.

Përse po blihet kaq shumë sigurimi Anti-Covid

Teksa pandemia e COVID 19 duket se nuk ka të ndalur, problem thelbësor mbetet vaksinimi. Në Shqipëri shifrat e infektimeve i kanë kaluar 1100 raste ditore, ndërsa vaksinimi i masës së popullsisë duket ende shumë larg.


Por edhe ajo pjesë e personelit mjekësor që është vaksinuar deri më tani, disa prej tyre sërish u prekën nga virusi Sars Cov 2, ç’ka tregon që edhe nëse vaksinohemi sërish duhet të ruhemi sepse mundësia e infektimit ekziston edhe për një kohë të gjatë pas marrjes së vaksinës.

Kjo situatë e tejzgjatur, krahas stresit dhe ankthit, po i rëndon qytetarët shqiptarë edhe nga financat, sepse trajtimi i COVID 19 është i shtrenjtë.

Një trajtim në kushte shtëpie varion nga 40 mijë lekë të reja për personat e prekur lehtë deri në 120 mijë lekë për ata që janë në gjendje më të rënduar. Kjo faturë është tepër e lartë për pjesën më të madhe të shqiptarëve, të cilët përllogaritet të kenë një pagë mesatare mujore 50 mijë lekë, pa llogaritur këtu ata që janë të papunë apo pensionistët, të ardhurat e të cilëve nuk mjaftojnë për të përballuar një kurim të tillë.

Një pjesë e qytetarëve duket se kanë gjetur zgjidhje duke u siguruar tek kompanitë private të sigurimeve në Shqipëri. Nga hulumtimi i tregut, rezulton se sigurimi Anti-Covid po blihet në masë nga qytetarët, sepse ofron përfitime të larta.

Me vetëm 10 mijë lekë që një individ paguan për siguracionin Anti-Covid, ai përfiton 2 mijë lekë në ditë pagesë ditore nëse kurohesh në shtëpi për 20 ditë; 3 mijë lekë pagesë ditore nëse kurohesh në spital dhe 20 mijë lekë shpenzime për medikamentet e rekomanduara nga mjeku.

Por jo vetëm kaq, ky sigurim ofron edhe sigurimin e jetës me vlerë 1 milion lekë.

Joe Biden letër urimi për Vjosa Osmanin: Kosova ka vend special në familjen time

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka shkruar sot një letër urimi Presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani për 13- vjetorin e pavarësisë. Biden theksoi lidhjen e fortë që ka me shtetin e Kosovës duke shtuar se marrëdhënia mes popullit shqiptar dhe amerikan mbetet e fortë, bazuar në një përkushtim të përbashkët për zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partner dhe mik i përkushtuar i Kosovës në këto përpjekje. Ndërkaq për mua personalisht, Kosova vazhdon të mbajë një vend të veçantë për familjen Biden, në shenjë respekti të kohës gjatë së cilës djali ynë i ndjerë Beau Biden punoi për të siguruar paqen, drejtësinë dhe shtetin e së drejtës për të gjithë qytetarët e Kosovës”, shkruan Biden në letrën dërguar Osmanit.

Vetëvendosje: Të hapur për koalicion me LDK-në nëse e vendosin në krye Vjosa Osmanin

Kosova të dielën votoi për të zgjedhur qeverinë e re dhe pas procesit të numërimit fitoi Lëvizja Vetëvendosje më një rezultat të jashtëzakonshëm. Haki Abazi, që ka mbajtur dhe postin e zv.kryeministrit e cilëson rezultatin një formë proteste të qytetarëve.

“Kjo është protestë demokratike me kulturë dhe elegancë, pasi votuesi kosovar ka arritur në nivel që nuhat ofertën e keqe dhe ka refuzuar, pasi kërkon marrëdhënie kontrate të re me subjekt të ri. Te vetëvendosja kanë parë një koncept të ri politik që mbron interesin publik dhe të shtetit, pa qenë servil dhe cenuar interesin privat,” – shprehet ai.


Abazi jep edhe arsyet që kanë çuar partinë ku ai bën pjesë drejt fitores.

“Unë do ia atribuoj konsistencës dhe ofertës mbi 70% të fitores dhe 30% janë njerëz që duan të mirën e Kosovës, por kanë qenë të lidhur me ideologjinë në këto vite,”- rrëfen Haki Abazi për “Balkan Talks”.

Ish-zëvendëskryeministri tregon se bashkëpunimi me Osmanin ka vendosur shtetin para ideologjisë.

“Nëse Gjermania për të arritur në interesin nacional për problemet madhore bashkëpunoi e djathta dhe e majta, pse mos e bëjmë të njëjtën gjë dhe në për shtetin tonë,” – thotë ai.

Ai jep përgjigje se me cilën parti mund të krijojnë koalicion Vetëvendosja.

“Nuk do jemi peng i Listës Serbe dhe nuk do bëjmë kompromise me ta. Unë mendoj që ka zgjidhje për koalicion, zgjidhje inovative. LDK-ja e mbetur mund të ketë ndonjë reformë dhe të hedhë dritë duke vendosur Vjosa Osmanin në krye” – shprehet ish-zv.kryeministri Abazi.