Fonde per permisimin e menaxhimit te vaksinimit ne Illinois

Ekipi i guvernatorit J.B. Pritzker njoftoi javën e kaluar se do të rekrutojë ekipet federale të Ndihmës së Mbijetuarve të Fatkeqësive për të ndihmuar në vendet e vaksinimit COVID-19 në qarqet Cook dhe St. Clair. Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave do t’i japë Cook County 49 milion dollarë për të ndihmuar në shpërndarjen e vaksinave.

Kjo është plotësisht e mirpritur, sepse deri më tani, përhapja e vaksinave të Illinois ka qenë nje katastrofë.

Skandali që na zbuloi fitorja e Albin Kurtit

Nga prof.Artan Fuga.

Para disa ditësh, kur gjykata kushtetuese e Kosovës deklaroi se Albin Kurti nuk mund të ishte deputet, nëse ju kujtohet, kam reaguar ndër të paktët, duke thënë se kjo gjykatë po shkatërronte procesin zgjedhor në Kosovë, po e nxirrte atë nga shinat.

Atë ditë, ca “juristë” më kritikuan duke më thënë se jo, se e kisha gabim, se drejtësia në Kosovë ishte e paanëshme, se ligja nuk njeh politikë, etj.

Sot që Albin Kurti ka dalë fitues me një shumicë që rrallë përsëritet në Evropë, në Shqipëri jo e jo, ne kemi provën e skandalit që ka ndodhur.

Ata që sot na japin si shembull modelin kosovar të establishmentit dhe të drejtësisë, përsëri, tani pas “pilafi” hyjnizojnë atë që dje e mbronin duke hedhur gurin dhe fshehur dorën kundër Albin Kurtit. Askush nuk denoncoi vendimin e gjykatës që shkonte kundër vullnetit politik të elektoratit. Eshtë budallallik që para fushatës elektorale të marrësh vendime gjyqësore që zëvendësojnë vullnetit politik të elektoratit! Eshtë thjesht idiotizëm logjiko-juridik.

Ku qendron skandali?

Në dy aspekte:

E para, që ata që garonin për vende deputetësh, elektorati i braktisi në mënyrë të pamëshirshme, kurse atë që sistemi juridiko-politik e përjashtoi nga zgjedhja, elektorati e votoi maksimalisht.

E dyta, që gjykata që jep drejtësi bëri një veprim dhe dha një gjykim që elektorati i gjerë e hodhi në kosh. I dha besimin pikërisht atij që gjykata i kishte hequr me vendim juridik aftësinë për të marrë besimin e popullit.

Tani kush e di këtë punë? Elektorati që jep me legjitimitet drejtësinë e tij, apo gjykata që vendoset në mënyrë qesharake në vend të elektoratit dhe “voton” në vend të tij.

Eshtë e qartë që funksionimi i lidershipit politik në Kosovë sikundër edhe i gjykatës kushtetuese në këtë rast janë për të ardhur keq, aspak si shembull pozitiv, por janë pikërisht në drejtimin e kundërt me vullnetin popullor.

Albin Kurti i mundi kandidatët për deputet të establishmentit, me kartë dhe çertifikatë “ndershmërie” duke qenë i përjashtuar si kandidat, pra pa garuar personalisht, i mundi me mungesën e vet formalisht në garë.

I mundi dhe shpartalloi me hijen e tij!

Ja sesi paradoksi na nxjerr te e vërteta. Nuk është çështje partish sikundër mundohet establishmenti partiak në Tiranë apo në Kosovë përpiqet ta mbulojë diellin me shoshë.

Unë nuk mund ta di si do të qeverisë Albin Kurti ndonëse i uroj suksese të mëdha. Por, nuk e di. Unë dua prova, jo premtime! Por një gjë është e sigurt. Zgjedhja e tij është pikërisht sesi sovrani në Kosovë votoi pikërisht kundër një legjitimiteti të stabishmentit që u “fsheh” prapa një vendimi gjykate, që kërkoi “fitoren” në tavolinë, pra që bënte sikur garonte ndërkohë që vullneti popullor ishte gjetiu.

Kush nuk kupton këtë nuk di asgjë nga filozofia dhe epistemologjia e politikës, nuk kupton se shpesh herë realiteti është jashtë normës, e vërteta jashtë formalitetit logjik të legjitimuar formalisht, vullneti popullor ndodhet jashtë garimit të deputetëve, nuk kupton se deputetët që garojnë ose edhe fitojnë jo medoemos përfaqësojnë shumicën e qytetarëve aktivë, etj.

Këtu është mësimi i shpartallimit të stablishmentit politik në Kosovë, këtu është mësimi i fitores të Albin Kurtit, dhe jo te ajo që duan të na shesin politikanë establishmenti, sipas të cilësve tërmeti qendron te thjesht te fitora e VV mbi partitë e tjera. Kjo është e zakonshme, kjo ishte e pritshme, por nuk është kjo tronditja e vërtetë.

Tronditja është pikërisht se një politikë stagnative, që rrotullohet rreth “betejave” të të njejtëve me të njejtët është pikërisht mekanizmi i përjashtimit të vullnetit qytetar nga politika, nga gara elektorale.

Kjo shmangie e realitetit nga norma, e aktualitetit nga parashikimet formale, kjo dramë, ky skandal i politikës, ky iluzion disadekadash duhet të mbaronte një ditë. Albin Kurti ka meritën se e provoi këtë që filozofia postpozitiviste e mospërputhjes parimore mes normës dhe realitetit është e pranishme mjerisht edhe në politikë kur ajo është e gënjeshtërt, e manipuluar, stagnative, kur zgjedhjet e lira janë një farsë për një kohë të gjatë.

Ndodh pra sikundër u provua në Kosovë që vullneti popullor mund të mos jetë aspak mes deputetëve gjoja të pozicioneve të kundërta që garojnë, por përtej politikës të legjitimuar nga gjykata, nga komisioni zgjedhor, përtej garës të atyre që janë rregjistruar si deputetë në komisionin zgjedhor, etj.

Tani edhe në Shqipëri politikanë bëhen me Albin Kurtin sikundër janë mësuar pa parime të lëpijnë atë që kanë pështyrë, por harrojnë mësimin e madh të këtij tërmeti politik që nuk është thjesht fitorja e tij, por se ai fitoi pa qenë në garë personalisht si deputet, madje me damkën e turpshme për gjykatën duke e quajtur atë të padenjë për të marrë besimin popullor!!!
Cfarë komedie, çfarë tragjedie e pashoqe!
Këtë po na mundohen të na e fshehin!

Meta reagon ashpër për situatën nga moti: Ministria jepte show 3D, kompanitë kontraktore s’kishin kripë

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka kritikuar qeverinë për mosmarrjen e masave gjatë përkeqësimit të motit të ditëve të fundit. Ai thotë se kompanitë private, ARRSH dhe Agjencia për Mbrojtjen Civile nuk kishin kapacitetet njerëzore dhe teknike, si borëpastruese, fadroma e traktorë, në segmentet rrugore për të operuar që në orët e para të dëborës dhe stuhisë, duke i braktisur njerëzit e bllokuar në automjete, të cilët qarkullonin në rrugë. Meta gjithashtu kritikoi kompanitë kontraktore, ku sipas tij nuk kishin rezerva kripe edhe pse kanë përfituar miliona euro kontrata. Sipas presidentit, ministria jepte shoë me 3D në vend që të merrte masat e nevojshme.

E gjithë kryesia e LDK jep dorëheqjen pas Isa Mustafës

null

Humbja e thellë e LDK në zgjedhjet e 14 shkurtit duket se po sjell ndryshime të menjëherëshme brenda partisë.

Pas dorëheqjes së kryetarit Isa Mustafa, tashmë edhe kryesia e LDK në bllok ka paraqitur dorëheqjen.


Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i LDK Lutfi Haziri i cili ka thënë se “Nuk ka të bëjë me emra. Kryetari e tha, ne jemi kryesi në dorëheqje”.

LDK deri më tani nuk ka marrë asnjë komunë në gjithë Kosovën, teksa renditet e treta me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%

Flet Tom Doshi: Kryetari i zgjedhur i PSD-së jam unë, në zgjedhjet e 25 prillit kandidoj në 4 qarqe

Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi regjistrimin e PSD-së si parti garuese më 25 prill, por me kryetar Engjëll Bejtja, vjen edhe reagimi i Tom Doshit. Në një prononcim për “BalkanWeb”, vetë Doshi sqaron se në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë ai kryetari i Partisë Social Demokrate në listat zgjedhore.

Doshi sqaron se në një mbledhje të strukturave të partisë është votuar që ai të jetë kryetar, por që vendimi në fjalë të marrë formë të prerë edhe në gjykatë duhet pritur data 19 shkurt. Nisur nga ky fakt, PSD për të mos shkelur afatin e regjistrimit në zgjedhje vendosi t’i drejtohej KQZ-së me emrin e kryetarit Engjëll Bejtja.


Doshi shton se pas 19 shkurtit, pasi vendimi që ai është rikonfirmuar sërish në krye të PSD-së të marrë formë të prerë, do të jetë ai kryetari. Madje shton se do të garojë në katër qarqe./ bw

Pas Biden, SHBA tjetër mesazh Beogradit: Presim marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe njohje reciproke Kosovë-Serbi

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, në emër të Qeverisë së SHBA, ka uruar qytetarët e Serbisë për Ditën e Shtetësisë dhe njëkohësisht, ka shfrytëzuar këtë rast për të përsëritur qëndrimin e presidentit Joe Biden, për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi.

“Departamenti i Shtetit mirëpret përpjekjet që çojnë në krijimin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën dhe arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse që synon njohjen e ndërsjellë do të kërkojë fleksibilitet dhe një gatishmëri për kompromis nga të dy palët”, ka thënë se Sekretari amerikan i Shtetit në një deklaratë zyrtare në ditën e shtetësisë serbe.

Kërkesa e sekretarit Blinken vjen pas letrës së urimit për Ditën e Shtetësisë së Serbisë, që Joe Biden, ia kushtoi presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Mes rreshtash, Biden i kërkoi presidentit që të arrihet një marrëveshje me Kosovën dhe të përqendrohet maksimalisht në njohjen reciproke mes dy vendeve.

“Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për qëllimin e Serbisë për integrimin evropian dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të bëni hapa të fortë përpara për të arritur atë qëllim – duke përfshirë krijimin e reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën të përqendruar në njohjen reciproke”, thuhej në letrën e Biden.