Mos bini pre e mashtrimeve ….

Tre burra nga Baltimore janë akuzuar nga prokurorët federalë për vendosjen e një faqe në internet të rremë për të shitur vaksinat Covid-19 për 30 dollarë në dozë, thonë prokurorët.

Burrat, Olakitan Oluwalade, 22 vjeç dhe Odunayo Baba Oluwalade, 25, të cilët janë kushërinj dhe Kelly Lamont Williams, 22, secili përballen me një akuzë për komplot për të kryer mashtrim , tha të enjten Zyra e Prokurorit të Shteteve të Bashkuara për Distriktin e Maryland. .

Prokurorët thanë se burrat krijuan një faqe në internet që i ngjante asaj të Moderna, kompania e bioteknologjisë me qendër në Cambridge, Mass., Që në Dhjetor fitoi miratimin federal për shpërndarjen e vaksinës së saj Covid-19.

Uebfaqja origjinale është modernatx.com, dhe faqja e internetit e krijuar nga burrat, të cilën autoritetet e kanë kapur që atëherë, ishte modernatx.shop. Prokurorët thanë se kodi burimor i domenit të rremë tregoi që krijuesi i tij kishte përdorur një mjet për të kopjuar faqen e vërtetë Moderna.

Logoja, shenjat, ngjyrat dhe tekstet në domenin e rremë ishin vizualisht të ngjashme ”me faqen aktuale të kompanisë, thanë zyrtarët në një deklaratë. Por prokurorët thanë se faqja e internetit e rreme kishte një shtesë: “Ju mund të jeni në gjendje të blini një vaksinë COVID-19 përpara kohës”, me një lidhje tek “Na kontaktoni”.

Burrat u kapën pasi një agjent i fshehtë kontaktoi numrin në faqen e internetit të rremë më 11 janar dhe vendosi një transaksion për 200 doza të vaksinës për 6,000 dollarë, sipas deklaratës. Zyrtarët thanë se të tre burrat nuk kishin kurrë ndonjë dozë.

Piro Toska “nderi i myzeqese” ndahet nga jeta

Nje tjeter njoftim i kryetarit te bashkise Fier zotit Armando Subashi njofton largimin nga jeta te nje personaliteti te shquar te sportit Piro Toska, një tjetër figurë e respektuar fierake, me kontribut në fushën e sportit dhe arsimit është ndarë nga jeta sot, pas një lufte të gjatë me virusin vdekjeprurës.
Në vitet 1960, Piro Toska spikati si një prej futbollistëve të rinj të Apolonisë dhe për një periudhë të shkurtër (1978-1980) do të ishte pjesë e skuadrës së parë, si përgjegjës i këtij ekipi. Nga viti 2005 ai do të drejtonte shoqatën sportive ‘’Miqtë e Apolonisë’’, aktiviteti i të cilës ishte organizimi i tifozerisë sportive dhe ndjekja e ecurisë së skuadrës së Apolonisë. Por kontributi më i madh i Piro Toskës do të ishte në fushën e arsimit, si mësues dhe drejtues në disa shkolla të Fierit. Për karrierën e gjatë në arsimimin e brezave, punën e zhvilluar, arritjet dhe meritat, Piro Toska është vlerëzuar me tituj dhe medalje të ndryshme si: ‘’Naim Frashëri’’, ‘’Mësues i Dalluar’’ dhe ‘’Nderi i Myzeqesë’’.
🕯🙏Lamtumirë Piro Toska!
Ngushëllime familjes Toska!

Zgjedhjet në Kosovë/ Lubonja: Ndryshimi kërkon dyndje të madhe votuesish. Vetëvendosja do jetë parti e parë, por për koalicion e ka më vështirë se me LDK

null

Screenshot 14

Analisti Fatos Lubonja në një lidhje me skype për News24 ka analizuar situatën e zgjedhjeve në Kosovë teksa për punë orësh qytetarët mësojnë se kush do të jetë parti e parë.

Lubonja deklaron se nuk ka dyshime se LVV do të jetë parti e parë, por ka pikëpyetje të shumta nëse do e formojë ajo qeverinë apo koalicioni kundërshtar do i kalojë 50% bashkë.null

Ai thotë se kësaj radhe LVV për të bërë ndryshim i duhet dyndje e madhe votuesish, gjë që nuk është parë deri në orës 15:00, ndërkohë që për koalicion kësaj radhe Kurti e ka më të vështirë se një vit më parë me LDK.

”Ka interpretime të ndryshme. Varësisht nga partitë, ne që jemi asnjënaës përsëri mund të gabojmë sepse nuk jemi aty. Nuk është njësoj si unë prej këtej, dhe si me qenë aty në terren. Doja të thoja që një interpretim, një ndryshim i madh kërkon një dyndje më të madhe se zakonisht, nga ana tjetër në këtë rast ideja e LVV që mendohet se do votojë shumë, do shkojnë shumë mund të vihet në pikëpyetje. Kjo korrigjohet me pandeminë e motin e keq.

Një dyndje, mundet ata të LVV që janë më militantë dhe më të angazhuar kanë shkuar që herët, ndërkohë ka pasur një hezitim apo abstenim për partitë e konsumuara, apo atyre që s’duan të votojnë LVV. Pra s’kanë pasur entuziazmin.null

Interpretimet janë të ndryshme ,rezultati do e tregojë. Duke patur parasysh, pandeminë, të ftohtin, jemi në shifra të pranueshme të një votimi, duke shpresuar. Deri në 3 duket e ulët.

Mund të jetë dyfishuar, por mund të ketë shkuar tek 50-60%

Tregon se ata janë përgjigjur kësaj ndjeshmërie që është e madhe. Mendoj që kanë bërë mirë, i mbështes. Pastaj sa mund të thithen, përthithen në problemet me Serbinë, Europën dhe SHBA. Unë mendoj që meqenëse çështja e negociatave, çështja që i përket interesave të të gjithëve, jo vetëm të LVV si parti, edhe njohjes etj etj. Do të jetë shumë më e varur dhe nga ndërkombëtarët, axhenda nuk e bën dot qeveria e ardhshme, por faktorët ndërkombëtarë. Ajo që duan të zgjidhet kjo punë. Mendoj se edhe kjo ndikon që të ketë më shumë hapësirë nëse fiton LVV, kemi dhe një problem që nuk është zgjidhur, a do arrijë LVV të kapi shifrën që i munëdson krijimin e qeverisë apo koalicionet kundër saj mund të kapin ato 50%.

Besoj se do jetë parti e parë, sipa gjithë sondazheve, vihet në dyshim qeveria. Në këtë rast sa mund të angazhohet në problemet e brendshme, varet nëse LVV do të jetë formuesja e qeverisë. A do e ketë krejt, a do e marrë qeverinë. Nëse fiton koalicioni kundërshtar s’priten ndryshime për shtetin e kapur.

Mendoj që e ka më të vështirë, se sa kur bëri marrëveshjen me LDK. E shoh pak më shumë të polarizuar skenën politike, këto dy parti janë akuzuar shumë. Partia e Thaçit, PDK, Haradinaj mbetet mundësi por gjithsesi dyshoj se kjo mund të ndodhi. Do ta ketë të vështirë ose më të lehtë, nga sa afër do jetë  me rezultatin, sa pak do i duhen apo sa më shumë do i duhen nëse nuk plotëson 50%. Ajo që do i duhet padyshim është një lloj maturie se unë kam shprehur dhe rezerva, për atë krejt, drejt. Supozojmë, nëse do vijë puna për të zgjedhur një President, s’besoj se duhet të jetë i LVV. Ndërsa ata kanë deklaruar që Vjosa Osmani do jetë, ndërkohë që ajo është bërë pjesë e LVV. Ato duhet të zgjidhen, problemet.”- tha Lubonja.

(BalkanWeb)

Pas votimit vdes një 81 vjeçar në Kaçanik

Një 81 vjeçar ka ndërruar jetë menjëherë pasi ka kryer të drejtën e tij kushtetuese për votim.

81 vjeçari fillimisht ishte alivanosur në qendrën e votimit në fshatin Biqec të Kaçanikut, njofton Klan Kosova.

Rastin për KlanKosova.tv e ka konfirmuar Drejtori Rajonal për komunë e Ferizajt, Emin Beqiri.

“Ngjarja ka ndodhur, një 81 vjeçar pasi ka votuar fillimisht ishte alivanosur në qendrën e votimit dhe pastaj është përcjellë për në Shtëpinë e Shëndetit – ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, tha Beqiri.

Ndërsa në Kosovë mbahen zgjedhjet ndodh e papritura: hakerohet faqja e KQZ-së

Në Kosovë po mbahen sot zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Ndërkohë faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është hakeruar. Ky veprim vjen në një kohë kur në Kosovë po mbahen zgjedhjet për krijimin e qeverisë së re.

Në faqen zyrtare, në versionin në gjuhën angleze të faqes së KQZ-së janë duke u shfaqur disa reklama “të çuditshme”. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga KQZ në lidhje me incidentin në fjalë.

Meta për bllokimin e qytetarëve në akset rrugore: E patolerueshme dhe e dënueshme

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar për situatën problematike në Shqipëri me bllokimin e shumë qytetarëve nëpër akset rrugore.

Meta thotë se pavarësisht se situata ishte paralajmëruar, strukturat qeveritare nuk po angazhojnë asnjë strukturë për të ndihmuar banorët në zonat e bllokuara.


Meta e cilëson këtë situatë të patolerueshme dhe të dënueshme, teksa i bën thirrje Prokurive të rretheve të ‘zgjohen’ dhe të hetojnë kompanitë kontraktore dhe zyrtarët e shteti që janë bërë shkak për këtë situatë.

“TË NDIHMOHEN QYTETARËT DHE FAMILJET E IZOLUARA NGA DËBORA! PROKURORIA TË REAGOJË NDAJ ZYRTARËVE, QË BRAKTISIN NJERËZIT NË NEVOJË!

Dëbora, që po bie në të gjithë Shqipërinë, për fat të keq nuk ka gjetur asnjë strukturë operacionale të pushtetit qendror e vendor dhe kompani me detyrime kontraktore në krye të detyrës për të garantuar funksionimin normal të akseve rrugore.

Dhjetëra drejtues mjetesh raportohet nga terreni të jenë të bllokuar në segmente rrugore, si dhe shumë familje janë izoluar në Dibër, Kukës, Has, Tropojë, Malësi e Madhe, Shkodër, Mirditë, Librazhd, Skrapar, Korçë, Devoll, Ersekë, Përmet e Vlorë.

Temperaturat po shkojnë drejt uljes ekstreme dhe vështirësitë po shtohen, ndërkohë Qendra Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Sallat e Policisë nuk po ju përgjigjen telefonatave të qytetarëve në nevojë.

Strukturat qeveritare përgjegjëse për Mbrojtjen Civile jo vetëm nuk njoftojnë publikun për alarmin e dhënë nga Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, por nuk angazhojnë asnjë strukturë operacionale për ndihmë në zonat e bllokuara.

Disa ditë më parë IGJEUM, ashtu si edhe gjatë gjithë periudhës janar-shkurt ka dhënë alarmin, për përkeqësim të motit me reshje intensive shiu dhe dëbore me stuhi, në të gjithë territorin, në datat 12-13 shkurt, duke shkaktuar përmbytje në zonat e Ultësirës Perëndimore e konkretisht në rajonin e NënShkodrës, por dhe bllokime të segmenteve rrugore nga dëbora, si dhe izolime të rajoneve të ndryshme në veri, verilindje dhe juglindje të Shqipërisë.

Nga strukturat përgjegjëse në Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Infrastrukturës e Energjisë dhe Ministrinë e Bujqësisë nuk po komunikohet me strukturat vendore për të vlerësuar paralajmërimet e IGJEUM, për përmbushjen e detyrimeve ligjore në ndihmë të popullatës në nevojë dhe drejtuesve të automjeteve dhe familjeve të bllokuara.

Është përgjegjësi e strukturave shtetërore për informimin në kohë dhe menaxhimin e situatave problematike për shkak të motit.

Bllokimi i rrugëve nga dëbora dhe mos reagimi i strukturave qendrore e vendore, si dhe i kompanive private me detyrime kontraktore, duhet të zgjojë Prokuroritë e Rretheve për të proceduar penalisht përgjegjësit e braktisjes së qytetarëve në mëshirë të fatit.

Është e patolerueshme dhe e dënueshme, që me dhjetëra familje me të moshuar e fëmijë, të kalojnë natën në makina të bllokuara nga dëbora, vetëm se strukturat qeveritare e vendore nuk kanë marrë asnjë masë.

Ju bëj thirrje të gjithë zyrtarëve përgjegjës, të cilët kanë detyrime për Mbrojtjen Civile, të angazhohen maksimalisht për përmbushjen e detyrës shtetërore duke ju shkuar në ndihmë të gjithë qytetarëve në nevojë”, shkruan Meta.

Fshati digjet ….

Nga Andi Bushati

Pasi kam kaluar me orë të tëra i bllokuar pranë Lezhës bashkë me qindra të tjerë, pasi nuk pashë për be asnjë borëpastruese, asnjë kripëhedhëse apo qoftë dhe makinë policie që të jepte informacion elementar, sa mbërrij në shtëpi, falë një aventurieri që çau rrugë pa rrugë mes fshatrave, shoh ministren që jep shfaqe pasi ia ka hypur një borëpastrueseje.
Do e kuptoja po të thoshte që jemi një shtet shkërdhat, që kështu kemi qenë dhe kështu do mbetemi, kaq fuqi kemi përballë situatave të tilla etj…
Por ama me këto inskenimet e shpifura ku e vetmja makinë që mund të vihej në punë përdorej për xhirime, këta edhe njeriun më të duruar mund ta shndërrojnë në vrasës…
I imagjinoj fytyrat e atyre që pata me orë pranë kur të shohin në ekran Belindën sapo të futen në shtëpi…