Dhunoi për vdekje foshnjen 6-muajshe, dëshmia tronditëse: “E vrava sepse po qante”

Mediat greke kanë zbardhur dëshminë e 25- vjeçares, e cila rrahu për vdekje foshnjën e saj 6-muajshe. Ngjarja e rëndë ndodhi në Janinë, mesnatën e së mërkurës.

Atë mbrëmje urgjenca u informua se një foshnjë 6-muajshe ishte mavijosur, kishte humbur ndjenjat dhe nuk i ndjeheshin rrahjet e zemrës. Foshnja u intubua menjëherë dhe u transportua në spitalin Hatzikosta, ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ndërroi jetë.


Por pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar autorësisë së krimit, më vonë para autoriteteve greke gruaja ka pranuar se ajo i mori jetën vajzës së saj në mënyrë të dhunshme.

“Unë e vrava sepse po qante”

Në dosjen e policisë thuhet se gruaja pretendoi që pas orës 13:00 të datës 11. 2. 21 e kishte vendosur foshnjën e saj në dysheme në një rrogoz. Foshnja po qante dhe ajo po përpiqej që ta pushonte. Ajo ka pranuar se e ka tundur fort, duke e goditur më pas në dysheme, pa e kuptuar se çfarë po bënte.

Kujtojmë se 25-vjeçarja për të mbuluar autorësinë e krimit dhe duke u shtirur si e trishtuar nga humbja e vajzës së saj, dyshohet se shkoi të hidhej nga dritarja e spitalit. Më pas ajo u mor dhe u transferua në Klinikën Psikiatrike të Universitetit Spitali i Përgjithshëm për Janinë, por u tërhoq sërish prej aty pasi dolën në dritë faktet dhe më pas u arrestua.

Shën Valentini i parë në Shtëpinë e Bardhë, bashkëshortja e presidentit Biden jep një mesazh dashurie

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe bashkëshortja e tij, Jill, do të festojnë së bashku Shën Valentinin e parë në Shtëpinë e Bardhë.

Jill ka bërë çdo gjë gati dhe ka nisur ë dekorojë ambientet e shtëpisë me rastin e ditës së të dashuruarve. Zonja e Parë ka thënë për gazetarët se i ka bërë zbukurimet para kohe, pasi dëshironte që të ndante një mesazh gëzimi në këtë periudhë të vështirë për shkak të pandemisë së Covid-19.null

Ndërkohë vetë presidenti amerikan u tha gazetarëve se Dita e Shën Valentinit ka qenë gjithmonë e veçantë për Zonjën e Parë dhe tregoi një histori nga ditët e tij si nënpresident kur ajo zbukuronte çdo dritare në zyrën e tij.

Nga fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, presidenti dhe Zonja e Parë, me filxhanë kafeje në duar e dy qentë e tyre, përshkuan lëndinën e Shtëpisë së Bardhë mes pankartave gjigante në formë zemre që mbanin mesazhe të tilla si “shërim”, “kurajo” dhe “dhembshuri”.

Çfarë më shpëtoi nga Covid-i! Qytetarët duhet të…

Mjeku reanimator në QSUT, Artur Hatija, foli në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, për situatën e rënduar nga pandemia e koronavirusit. Mjeku i njohur u shpreh se në spital shkojnë raste të agravuara, që kanë probleme kryesisht respiratorë.

“Në spital paraqiten raste të agravuar dhe me probleme të shumta, sidomos respiratore. Kjo lidhet me ndjekjen në shtëpi. Ne e dimë se jo të gjithë pacientët e infektuar me Covid shkojnë në spital. Madje rekomandohet më shumë qetësia, qëndrimi në shtëpi”, tha mjeku.

Deri kur duhet të qëndrosh në shtëpi?
Janë disa parametra. Janë shumë të rëndësishme analizat, ajo e gjakut, treguesit e infeksionit, etj. Shqetësues është edhe oksigjeni, po ra nën 90 tregon situatën në të cilën ndodhet pacienti.

A mund të përballohet për një pacient në shtëpi, që ka nevojë për më shumë se një burim oksigjeni?
Është një risk i madh, mund të rrëshqasësh në keqtrajtim. Absolutisht që është e rrezikshme. Saturim në shtëpi mund të lejosh në rreth 90%, por duke marrë parasysh edhe parametrat e tjera. Sa herë merr frymë në minutë, si merr, sa vështirësi ka. Nëse pacienti strapacohet, ai është në stres fizik, psikologjik.

Si mund të ndihet një pacient që sheh se cdo ditë humb jetën dikush në spital?
Të sëmurët më rëndë janë në dhoma të veçanta. Në intubim pacientët janë në dhoma të mbyllura, të veçanta. E kemi hasur këtë problem ne, në vdekje të papritura brenda spitalit. Vdekje nga një komplikacion i madh, i papritur që i ndodh pacientit. Në këtë rast mund të ndodhin këto situata, që pacientët janë në një dhomë, por ne marrim masa që sa më pak të ndikojë kjo në gjendjen shpirtërore të pacientëve të tjerë në dhomë. Sa merr lajmin apo përgjigjen pozitive të tamponit, që aty fillon stresi për njerëzit. Kalon një periudhë qetësie, ajo qetësia para furtunës javën e parë, por pastaj vjen dita e shtatë, e tetë, dhe aty covid-i…

A është e vërtetë se meshkujt përjetojnë simptoma më të rënda?
Po, meshkujt mbi 50 vjeç kanë një reagim më të ashpër. Kjo do të shpjegohet më vonë, mbase pasi të mbarojë pandemia, me studime.

Me çfarë kurash trajtohen të sëmurët?
nullOksigjeno-terapia është baza për 90% të pacientëve të hospitalizuar. Pjesa tjetër është mjekimi me likide, antibiotikë, etj., që vlerësohen në bazë të situatës.

Në banesa po përdoren antibiotikë…
Po, përdoren disa antibiotikë. Absolutisht që ka risqe nga kjo terapi. Është jashtë logjike, por kjo pandemi është vetë e jashtëzakonshme. Në të gjithë botën terapitë merren në shtëpi, po rekomandohet trajtimi në shtëpi, por këtu ka humbur diçka me sensin e masës.

Problem është edhe përdorimi i holluesve të gjakut, cfarë efektesh anësore ka kjo?
Çdo gjë ka protokollin e vet të përdorimit. Nëse ne nuk do të kemi një të dhënë të testeve të kalkulimit të gjakut, nuk është normale të fillojmë një terapi me hollues gjaku. Gjithmonë në bazë të analizave dhe të dhënave laboratorike, jepet edhe mjekimi përkatës. Duhen marrë të dhënat klinike, se kur duhet përdorur, se për ndryshe ka efekte.

Ju jeni vaksinuar?
Po, kam marrë të dyja dozat. Unë jam prej 8 muajsh në spitalin Covid-1 dhe nuk rezultoja se e kisha kaluar Covid-in. Në gjykimin tim më ka mbrojtur kryesisht maska. Mua më ka shpëtuar vetëm maska, por sigurisht edhe higjiena e duarve.

Do ta bënit vaksinën po ta kishit kaluar virusin?
Do të bëja vetëm një dozë. Sa i përket riinfektimeve, kjo mund të shpjegohet me variantet e reja të virusit. Por mund të jetë dhe kohëzgjatja e infektimit të parë, se nuk e dimë sa zgjat.

A presim lehtësim të situatës me rritjen e temperaturave?
Ne në krah kemi vetëm edukimin mjekësor të shoqërisë. Kjo është arma kryesore. Pastaj vijnë vaksinat dhe imunizimi natyral. Por, arma kryesore është distancimi, maska, rregullat. Pastaj vjen vaksina, por dihen problemet e gjetjes së vaksinës.

A keni ju një mesazh për qytetarët?
Përvec maskës dhe mjeteve të higjienës, është edhe mosmohimi i infektimit me Covid. Jo vetëm ata që janë pozitivë dhe në mënyrë të papërgjegjshme shkelin rregullat, por janë edhe një pjesë që nuk kërkojnë ndihmën e mjekut, nuk zbatojnë këshillat mjekësore. Është papërgjegjshmëri.

(BalkanWeb)