U morën peng nga piratët, shpëtohen 15marinarët turq

Autoritetet turke kanë arritur të shpëtojnë 15 marinarë turq që ishin rrëmbyer nga piratët në Gjirin e Guinesë.

Televizioni turk “TRT Haber”, njoftoi se para dy javësh rrëmbyesit kishin kontaktuar pronarin e anijes dhe i kishin kërkuar shpërblim për lirimin e marinarëve.

Shuma e pretenduar nga ata është dorëzuar këtë të premte dhe fatmirësisht marinarët kanë mundur të shpëtohen.

Ngjarja ka ndodhur rreth 1 muaj më parë, ku një anije mallrash me flamurin turk ishin në afërsi të Lagos, e u sulmuan dhe u morën peng nga piratët.

‘’Dy mijë euro do ai’’, si sekretarja e Gjykatës së Krujës ndërhyri për operimin e së ëmës: Do shkojmë direkt tek doktori, ja japim atij Edvinit

Përgjime të reja janë zbardhur nga arrestimet në Gjykatën e Krujës, teksa sekretarja Manuela Mallkuçi është përfshirë në një skemë korruptive për të përshpejtuar operacionin e së ëmës.

Nga përgjimet e siguruara nga gazetarja Klodiana Lala, del se sekretarja ka ndërhyrë nëpërmjet një infermiereje për të dhënë ryshfet.null

Një person Migena Skënderi, profesioni i të cilës nuk dihet, i kërkon 2 mijë euro Mallkuçit, teksa kjo e fundit më pas në bisedë me një person tjetër thotë se është lënë që kjo shumë parash t’i jepet doktorit, që në bisedë del ta ketë emrin Ervin apo Edvin pasi ai ia ka kërkuar.

Po ditën e djeshme, doktorit Edvin Prifti të QSUT iu sekuestruan 250 mijë euro dhe 160 milion lekë.

PJESË NGA PËRGJIMET

PJESA 1

Kontakti në spital Migena Skënderi: Do pysim tak e tak, masanej nëpër spital nji jav e di vet ti mo me pes mij leksha unë dhet mij leksha, me gjona tjera ti e di vet
Manuela Mallkuçi: Po po po, po sido që t’jet do flasim bashkënull

Migena Skënderi: Ne motra ime mëri me vete ato nesër që t’ kopsisim ket, t’ja fusim ktij n’zarf, se me Fadilin, j’e kam fut motra jote përpara kohe se
Emanuela Mallkuçi: Po mir pra sa duhen? Sa t’i jap?
Migena Skënderi: Unë i kam fut dy
Emanuela Mallkuçi: Dy okej, okej shpirt, mir, mir
Migena Skënderi:Dy mij, a e kupton Genën
Emanuela Mallkuçi: Dy milion, po
Migena Skënderi:Un po t’them i këna dhon dy mij euro ne
Emanuela Mallkuçi: S’i kam euro un i kam lekët tona
Migena Skënderi:Ne kshu, t’a pys po qe i her atë, po nejse, nesër ti mëri me vete ato, nji pesqinçe ja japim ksajt, t’tjerat masanaj si t’shkoj spitali
Emanuela Mallkuçi: Po pra, m’thuj njiher sa t’i japim ktijt ktu
Migena Skënderi: S’ke pse me fut mo, a e kupto, ne i vum di mij euro atoj që ja futëm n’zar, kjo thot si kam euro thot Ela i kam dy miljon
Emanuela Mallkuçi: Po jo mir po u boj euro po hë
Migena Skënderi:A ti boj euro me mir, se ai e ka n dor, oo doktor i mir, am mir boj a mtore
Emanuela Mallkuçi: Mor po i boj euro, mir
Migena Skënderi: Aman se kry pun
Emanuela Mallkuçi: Po po, mir po i boj euro, mir
Migena Skënderi:N’gjo motrën tate, futi n’zarfe krejt, do t’hyjm të dyja, t’shoqëroj motra jote, ja ke e ke, folim të dyja mrena, nuk do shum, futna dy veta të dyja bashk

Emanuela Mallkuçi: Po po
Migena Skënderi:Po vetëm boj, rregulloi
Emanuela Mallkuçi: Po po mir
nullMigena Skënderi: Dhe sipas qefit tat i japim dhe ksaj grus që n’a boni gjith kët ner
Emanuela Mallkuçi: Po po
Migena Skënderi: Dihet masanej o motër, nëpër spitale nja nji jav, ke për t’u mor vet, boj pes mi she, dhet mi she
Emanuela Mallkuçi: Po po mir sidoqë t’jet, flasim kur t’vi puna atje po hë
Migena Skënderi: Amon nja dy mij e pesqin u her ktyne t’dyve kryesorve
Emanuela Mallkuçi: Po po s’diskutohet, nuk diskutohet
Migena Skënderi: Nuk e di se sa t’kan thon o motra ime anej, po
Emanuela Mallkuçi: Jo jo jo as e diskutoj, nuk e diskutoj
Migena Skënderi: Maro npun
Emanuela Mallkuçi: O Gena do t’flasim kur t’jena bashk, mir se jam ke puna
Migena Skënderi: Mir zemra ime m’boj telefon nesër mgjes
Emanuela Mallkuçi: Mir, mir gje flasim
Migena Skënderi: Rregulloi

Emanuela Mallkuçi: Se flasim ne masdite, mir a do jesh masdite ti n’shpi?
Migena Skënderi: Po patjetër, po n’shpi moj motër, hajde mos të bezdis, vetëm mëri rekomandime çdo gjë.
Emanuela Mallkuçi: Se jam n’pun, mir zemra ime, mir shpirt, hajt, po po ça kam me vete do t’i mar të gjitha

PJESA 2

Emanuela Mallkuçi: Ej, m’ka thon nesër me e shtru
Përdoruesi i paidentifikuar: Nesër ë?
Emanuela Mallkuçi: Po, do t’shkoj me Genën, do ‘ti fusim lekt nën dor
Përdoruesi i paidentifikuar: Po mir
Emanuela Makuçi: Kupto, ee nji mij euro gjejm, po se dy mij euro do ai me ja dhon direkt, tha Gena, do t’ja fusim bashk, t’ja japim n’dor atij Ervinit ose (Edvinit), se do t’shkojm direkt ke doktori
Përdoruesi i paidentifikuar: Po po po
Emanuela Makuçi: Po dy dy nji mij euro m than që ti bijm m’tha Ilir Kurti tashi
Përdoruesi i paidentifikuar: Po ku t’i marim nji mij euro tjera, kujt t’i bim n’qaf
Emanuela Mallkuçi: Me i thon Sabait ai
Përdoruesi i paidentifikuar: Kujt Saba?
Emanuela Mallkuçi: Sabait halls, he se i këna dhe ato thuj, borxh ktu, ktu thuj, amo si them gjo moms un, hajde thuj vet
Përdoruesi i paidentifikuar: Mos i thuj njiher mos i thuj, kur ‘tvi un mos i thuj, mir
Emanuela Mallkuçi: Po, mir, pra mir.

(BalkanWeb)

Të “ndëshkuar” nga fati, trafikantëve iu hapet dera e furgonit dhe mbushin autostradën me kanabis

Ndryshe nga herët e tjera, ku çdo gjë kishte shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, një gabim qesharak i ka kushtuar shtrenjtë një grupi trafikantësh në Britaninë e Madhe.Çdo gjë ishte e rregulluar, sasia me lëndë narkotike ishte vendosur në furgon dhe trafikantëve i kishte mbetur vetëm për të transportuar sasinë në destinacion.

Por, teksa ndodheshin në një autostradë në Bedfordshir, furgonit me të cilin po udhëtonin iu hap dera e prapme dhe e gjithë lënda narkotike filloi të shpërndahej në autostradë.

Në këtë moment, policia nisi një aksion dhe arriti të arrestonte gjashtë persona. Pas incidentit, policia i kërkoi falje qytetarëve që bllokoi autostradën për disa momente, pasi punonjës të shërbimi të pastrimit po kujdeseshin për largimin e bimëve narkotike nga rruga.

Covid-19 mbërthen burgun e Peqinit, infektohen dhjetra të dënuar

Covid-19 mbërthen burgun e Peqinit, infektohen dhjetra të dënuar

Burimet jo zyrtare bëjnë me dije se aktualisht situata në këtë burg është e rëndë sa i përket gjendjes së pandemisë.


Mësohet se disa autoambulanca kanë dalë ditet e fundit te burgu i sigurisë së lartë në Peqin, duke transportuar të prekur me Covid, drejt kryeqytetit

Ambasadorja amerikane në Shqipëri rezulton pozitive me COVID-19, ndan një mesazh me ndjekësit

Rezulton pozitive me COVID-19 ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim. Lajmin e ka dhënë përmes një postimi në “Twitter” ku shkruan se do të vijojë detyrat e saj dhe do të vetëizolohet në shtëpi për ditët në vijim.
 “Miq, doja t’ju njoftoja se kam rezultuar pozitive me COVID-19. Unë do të vazhdoj të kryej detyrat e mia ndërsa do vetë-izolohem në shtëpi për ditët në vijim. Faleminderit për urimet tuaja dhe ju lutemi qëndroni vigjilentë për shëndetin tuaj!”, shkruan ambasadorja amerikane.

Kush është prokurori i SPAK që çoi në qeli gjykatësen e Krujës

Altin Dumani është prokurori i SPAK që udhëhoqi operacionin që çoi në pranga 10 persona mes të cilëve edhe gjyqtaren e Gjykatës së Krujës Enkeleda Hoxha që lironte të fortët nga qelia. Me origjinë nga Shupenza e Dibrës, Dumani vjen nga radhët e Prokurorisë së Apelit.

Ai është një nga prokurorët që drejtoi i pari njësinë Task Forcë, ngritur vite më parë për të luftuar krimin e jakave të bardha. Ka një karrierë prej 20 vitesh si prokuror, në mars të vitit 1999, ka shkelur për herë të parë në prokurori, me detyrë në Sarandë, ndërsa sot është kreu i komanduar i prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda.


Ai u bë drejtues prokurorie për herë të parë në Tropojë, në vitin 2000, një post sipas Dumanit që u refuzua nga shumë të tjerë për shkak të çështjeve problematike atje. Ai bëri bujë me qëndrimin që mbajti gjatë gjykimit të 29 të pandehurve të Gërdecit dhe 3 dënimet e përjetshme që kërkoi për 3 nga të pandehurit kryesorë të tragjedisë së 15 marsit 2008.

Kur u pyet se pse vendosi që të jetë pjesë e SPAK, Dumani u përgjigj duke thënë se ka lënë mënjanë komoditetin e prokurorisë së apelit dhe do ti përkushtohet luftës ndaj krimit.

Ditën që doli përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i ftuari i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs i tha Dumani: “Kam marrë pjesë në 25 çështje dhe kjo është hera e parë që s’kam asnjë pyetje. Zoti Dumani qenka me fat”, – u shpreh Jacobs. 

Për shkak të pëlqimit që gëzonte te ndërkombëtarët, Dumani ishte një nga kandidatët më të përfolur për të marrë në dorë drejtimin e SPAK, por nuk u kuptua se si në fund u parakalua nga Arben Kraja. ©LAPSI.al