Veliaj akuza KQZ-së: Po favorizon opozitën, do apeloj vendimin

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë mbas vendimit të KQZ për ta gjobitur atë.

Në një intervistë për BalkanWeb, Veliaj deklaroi se po gjobitet pasi po punon dhe lajmëroi se do të apelojë vendimin.

Ai akuzoi opozitën se po përpiqet të ndalojë procesin e rindërtimit, ndërsa theksoi se nuk gjobitesh “nëse bëhesh me 5 vila, gjatë pandemisë” apo je i dënuar për shitjen e shtëpive disa herë. Ai akuzoi KQZ se po favorizon opozitën, pasi “vjen prej opozitës”.

Ka diçka thellësisht amorale. Do e apeloj. Ka drejtësi në apel, ligji nuk është shkelur.”, u shpreh Veliaj.

Më herët KQZ gjobiti me 75 mijë lekë Veliajn për zhvillimin e aktiviteteve të ndaluara. Vendimi i KQZ erdhi pas denoncimit të LSI për vizitat e kryebashkiakut Veliaj në shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019

Kokainë me logon “koronavirus”, arrestohet shqiptari në Itali

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike. Shqiptari është kapur në Varese me 55 kg kokainë. Fillimisht policia ka dyshuar pasi ai po lëvizte në një zonë që ishte në izolim.

Policia e ka ndjekur shqiptarin dhe pasi e kanë ndaluar efektivët kontrolluan automjetin dhe gjetën tre çanta të mbushura me pako të mbështjella me celefon të cilat përmbanin pluhur të bardhë. Pluhuri rezultoi të ishte kokainë, e ndarë në pesëdhjetë pako. Logoja e “koronavirusit” ishte shtypur në pako, me një karikaturë që përshkruante molekulën e virusit.

Përmbytja në Shkodër/ Arrin në 2 metra uji në tokat bujqësore

Bashkia e Shkodrës njoftoi sot se pas reshjeve të fundit, lartësia e ujit në disa toka bujqësore ka shkuar deri në 2 metra.

Hidrometri shënon 6.58 cm, me një rritje prej 3 cm në hidrometrin e Dajçit, 7 cm në vendin e quajtur Urrela të Shirqit në krahasim me 1 ditë më parë.


1550 tokë bujqësore është përmbytur në fshatrat Darragjat, Shirq ,Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore.

Ka rrugë të bllokuara në Darragjat, Shirq, tek Urrelat e Shirqit, ku lartësie e ujit arrin 100-130 cm në rrugë.

Shtëpi të përmbytura s’ka, por prani uji në121 oborre: në Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 9, Rrushkull 12, Suka 9.

Energji elektrike ka në të gjithë zonën, por me shkëputje.

Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2 metra. Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë mbetet parësore,” thekson bashkia