Nga Bledar S. Maliqi.

Para 8 vitesh Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Erion Veliaj erdhën në pushtet me premtimet ndaj Diasporës se gjatë mandatit të tyre të parë do të:
- transformonin shërbimin konsullor në një shërbim modern, larg korrupsionit, nepotizmit dhe favoreve partiake
- bënin realitet votën e Diasporës me anë të votimit me postë
- unifikonin transferimin e pensioneve dhe sigurimeve shoqërore dhe arrinin marrëveshje bilaterale veçanërisht me shtetet si Greqia dhe Italia.
- rrisnin buxhetin e arsimit dhe akordonin një përqindje të caktuar për krijimin e shkollave shqipe dhe qëndrave kulturore jashtë vendit.
Partia në pushtet akuzonte per kapjen nepotike të selive tona diplomatike, ndërkohë që sot emëron militantë dhe titullarë partiakë si oficerë koordinues diaspore, madje të atillë, të cilët janë të përjashtuar më parë nga shërbimi diplomatik për arsye korruptive dhe nepotizmi. Sot, pas tetë vitesh në pushtet, asnjë nga këto premtime nuk rezulton të jetë e realizuar.
Arsyetimet burokratike dhe politike nuk pinë më ujë!
Premtimet në deklaratën e Erion Veliaj 8 vite më parë, tingëllojnë sot një tallje therëse ndaj Diasporës por dhe atij elektorati që i votoi.