Këndi i diplomacisë shqiptare

Presidenti Ilir Meta dhe Bujar Osmani asnjë fjalë për çështjen shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut,Bujar Osmani,po qendron për vizitë zyrtare në Shqipëri dhe në takimin  e sotëm me presidentin shqiptar Ilir Meta,që,sipas kumtesës nga kabineti i Tiranës zyrtare,thuhet se u bisedua për integrimet e këtij shteti në organizatat ndërkombëtare dhe në BE për të sjellë paqe në rajonin e Ballkanit.

Është bërë praktikë jo e mirë nga institucionet e shtetit shqiptar dhe Tirana zyrtare,që sa herë ka takime diplomtike me përfqësuesit e shteteve fqinje në rajonit Ballkanit ,ata në asnjë rast nuk kanë në agjendë të flasin për çështjen shqiptare në hapësrën etnike dhe të ndarë në shtete e kufinj të orëve të skenarëve të padrejtësive historike ndaj kombit shqiptar.

Pse në këto takime dhe agjendën zyrtare të Tiranës ,sikundër kjo e sotmja në takimin e Ilir Metës me diplomatin e urtë shqiptar Bujar Osmani,nuk u tha asnjë fjalë për çëshjtjen e (pa)zgjidhur shqiptare në shtetin multietnik të Maqedonisë së Veriut,kur e kur,shqiptarët sipas Kushtetutës janë në pozitën e pakicës kombëtare dhe jo shtetformues,ndërsa gjuha shqipe nuk është zyratare(!)në këtë shtet me një të ardhme të brishtë.

Duhet theksuar se diplomati i urtë shqiptar i këtij shteti,Bujar Osmani,prej se është në korpusin politik të BDI-së në institucionet e shtetit përmes koalicionit,nuk flasin asnjë fjalë  për çështjen shqiptare  në këtë shtet,por ia mësyejnë të kontribuojnë në ,,politika e mëdha,,(!)duke e lënë çështjen shqiptare në margjinat e kohës…!

Kush ua ka ndaluar zyrtarëve të shtetit shqiptar në Tiranë  dhe partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut,që mos të flasin asnjë fjalë për çështjen shqiptare në takimet ndërkombëtare  dhe në takimet e këtij niveli në rajonin ballkanik?

Jo çështja shqiptare në Ballkan nën ambrellën e heshtjes diplomatike  dhe politike para faktorëve ndërkombëtare dhe në relacionet e takimeve me përfaqësuesit e shteteve të rajonit,ku jetojnë të ndarë shqiptarët në hapësirën e vet etnike…!

SKENDER KARACICA Çikago,shkurt të motit 2021

Ndërroi jetë Branislav Sinadinovski, që u deklarua shqiptar ortodoks

U prehsh në paqe Branisllav Sinadinovski!
Dje qenka ndarë nga kjo botë shqiptari ortodoks nga Beliçica e Rekës së Epër z.Branisllav Branislav Sinadinovski .Z.Sinadinovski ishte një intelektual i njohur i komunitetit ortodoks shqiptar në Maqedoni të cilët për një kohë të gjatë kishin mohuar identitetin e tyre shqiptarë dhe kishin kontribuar në themelimin dhe zhvillimin e Republikës së Maqedonisë në kuadër të federatës jugosllave duke shërbyer në shumë poste të rëndësishme. Me daljen në skenë të Branko Manojlovski shqiptarit ortodoks nga Kiçinica e Rekës së Epër i cili pas Josif Bagerit është shqiptari i parë ortodoks i Rekës që theu tabunë duke pranuar përkatësinë e tijë shqiptare.Deklaratat e z.Branko Manojlovski fillimisht tundën opinioni sllav në Maqedoni e në veçanti komunitetin ortodoks Shqiptarë tashmë i asimiluar.Duhet theksuar se Branko Manojlovski nga komuniteti shqiptar ortodoks nuk u prit mirë përkundrazi ky komunitet shprehu gjithë mllefin dhe urrejtjen kundër Branko Manojlovski i vetmi që e përkrahi dhe ju bashkangjit përpjekjeve për të sqaruar të vërtetën në lidhje me shqiptarët ortodoksë të Rekës dhe jo vetëm ishte Branisllav Sinadinovski, një intelektual i mirëfilltë,ish diplomat,profesorë universitarë botues i disa librave në gjuhën maqedonase dhe së fundmi edhe në gjuhën shqipe si biografia e Skënderbeut, ojo për Hasan Prishtinën etj.Veprimtaria e tijë në lidhje me ndriçimin e të vërtetës rreth shqipetareve ortodoks në Maqedoni nuk ishte pa pasoja për atë dhe familjen e tijë,përveç sulmeve mediatike dhe verbale ai në disa raste u sulmua edhe fizikisht.Tentativa e fundit e tijë ishte themelimi i Kishës Ortodokse Shqiptare në Maqedoni dhe mbajtja e meshës në gjuhën shqipe. Shqiptarëve në Maqedoni do tu mungojë një zë i fuqishëm i së vërtetës dhe një dëshmitare kurajoz. Ngushëllime familjes gjithë komunitetit shqiptar ortodoks të Rekës.

Basha përjashton koalicionin me Ramën: Shqiptarëve iu ka ardhur në majë të hundës me 8 vite premtime boshe

null

Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se 25 prilli do të jetë dita kur shqiptarët do të largojnë Ramën dhe do të fitojnë veten e tyre. Në një intervistë për TVKlan, kreu i PD tha se ka një vendosmëri të shqiptarëve për ta kthyer 25 prillin në një ditë ku tashmë do të fitojnë ata, familjet e tyre, ku do të fitojë Shqipëria. Kjo është e padiskutueshme.

“Vota pro meje, pro Partisë Demokratike nuk është thjeshtë një votë kundër Ramës. Është një votë për një përqasje që zgjidh problemet e shqiptarëve, ku nuk ka më premtime boshe.
Shqiptarëve iu ka ardhur në majë të hundës me 8 vite premtime boshe, premtime të parealizuara, dështime të cilat kanë çuar në varfërimin e shumicës dërmuese të shqiptarëve dhe pasurimin e një grushti qeveritarësh dhe klientësh të lidhur me ta. 25 prilli do të jetë ku shqiptarët do të votojnë për veten e tyre, për familjet e tyre, dhe me këtë votë do të fitojë Shqipëria. Do të fitojnë shqiptarët. I vetmi që do të humbë dhe do të largohet është Edi Rama”, theksoi kreu i PD.


Sa i përket programit të PD, Basha tha se është konsultuar me qindra nga specialistët më të mirë të çdo fushe. “Të shëndetësisë, arsimit, ekonomisë. Kemi marrë ekspertizën e tyre, kemi marrë ekspertizën perëndimore, të cilët na kanë ndihmuar për të parë problemet reale të vendit, por edhe zgjidhjet reale.
Zgjidhje të cilat do të funksionojnë, jo premtime boshe të cilat nuk do të mbahen. Ka qenë një proces jashtëzakonisht profesional, i gjatë, i vështirë, por ama angazhimet që përmban plani ynë i punës janë angazhime konkrete.
Ky plan nuk ka asnjë premtim ka vetëm angazhime konkrete të cilat do të përmbushen sepse asnjë angazhim nuk qëndron në vetvete po është pjesë e zhvillimit ekonomik e klimës së biznesit që do të sjellë investime të huaja, do të hapë vende të reja pune, do ta rikthejë Shqipërinë në parametra normale të zhvillimit”, deklaroi kreu i PD.

Ai tha më tej se Edi Rama është i fundit që duhet të merret për bazë kur flitet për ekonominë duke e akuzuar për shkatërrimin e ekonomisë shqiptare.
“Edi Rama është njeriu përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë së vendi dhe ekonomive familjare të shqiptarëve dhe arsyeja është fare e thjeshtë, po të vjedhësh qumështin sigurisht që nuk do të prodhosh dot djathë.
Në qoftë se ministrat trefishojnë me letra pasurinë në shtatë vite siç pamë nga raportet e fundit të BIRN-it ndërkohë që të gjithë Shqiptarët e tjerë varfërohen atëherë kuptohet fare qartë ku është problemi.
Shqipëria nuk është e varfër, Shqipëria është e vjedhur dhe të gjitha këto angazhime që ne ndërmarrim, të gjitha këto angazhime të cilat parashikohen në planin tonë konkret të punës janë produkt i reformave të cilat do të mundësojnë që Shqipëria t’ju kthehet shqiptarëve dhe mos ti takoj më një grushti qeveritarësh apo një grushti klientësh të qeveris të cilët janë përfituesit e vetëm gjatë këtyre 8 viteve ku ka humbur Shqipëria dhe ka fituar vetëm Rama dhe ky grusht njerëzish”, tha Basha.

Kreu i PD mohoi mundësinë e një koalicioni me Edi Ramën.
“Në 25 Prill Shqipëria Fiton i vetmi që humbë dhe që largohet është Edi Rama. Nuk është një program elektoral, fakti që është një program pune, që kemi 2 vite që e punojmë, s’kemi pritur për ditën e zgjedhjeve të dalim e të deklarojmë më premtime siç ndodhi para 8 vitesh të pambajtshme dhe të pambajtura, por që është një plan pune mbi të cilin kanë punuar dhjetëra faktorë.
Kolicion me Ramën? Absolutisht e përjashtoj, për arsyen e thjeshtë sepse pas 8 vite dështimesh nuk ke çfarë të presësh apo të kërkosh më nga i njëjti njeri, një njeri që ka pasur të gjitha pushtetet”, tha Basha.

Raqi Tavanxhiu, personaliteti qe simbolizon sportin fierak.

Në historinë e sportit shqiptar, qitja konsiderohet si një ndër sportet cilësore, me arritjen më të mirë, ku një vend të nderuar zënë edhe sportistët fierakë. Një prej tyre ishte edhe Raqi Tavanxhiu, i shquar si sportist elitar dhe trajner ekipesh triumfatore.
I lindur në Fier në 5 shkurt 1928, ai i përkiste atij brezi, që qysh në rininë e hershme iu përkushtua luftës antifashiste dhe më pas zhvillimit të shoqërisë e të vendit. Kontributin e tij, Raqi Tavanxhiu e dha në sportin e qitjes, fillimisht si sportist në disiplinën e pistoletës 30+30 dhe më pas në rolin e trajnerit të ekipin të Apolonisë, me të cilin do të fitonte disa here titullin, “Kampion”. Për rezultatet e larta në kampionatet kombëtare do t’i ngarkohej edhe detyra e drejtimit të ekipit kombëtar, sportistët e të cilit do të nderoheshin me medalje e tituj në turne të ndryshme ndërkombëtare, si në atë të të Rumanisë dhe Kinës. Për merita të veçanta në këtë sport, Raqi Tavanxhiu mban titullin ‘’Mjeshtër Sporti’’.
🙏Personalitete që lënë gjurmë!

Nga Armando Subashi kryetar i bashkise Fier.