Fieraku Kudret Cimo ndahet nga jeta ne Philadelphia

Me hidhёrim tё thellё njoftojmё se mё datё 2 Shkurt 2021, ndёrroj jetё z.Kudret Çimo. Ai lindi mё datё 8 Qershor 1962 nё qytetin e Fierit, Shqipëri.
Vdekja e tij e parakohshme la nё pikёllim tё thёllё bashkëshorten, tre fёmijёt si dhe të gjithё miqtё e shoqёrinё e tij.
Homazhet (Viewing) në respekt tё Kudretit e familjes sё tij, do tё bёhen ditën e Shtunё, datё 6 Shkurt 2021 ora 9:00 AM-10:00 AM nё shtёpinё Funerale “Petner Funeral Home” me adresë: 6421 Frankford Ave, Philadelphia, PA 19135.
Pёrcjellja pёr nё banesёn e fundit tё trupit tё tё ndjёrit do tё bёhet tё njejtёn ditё ora 10:30 AM. Trupi i tij do tё prehet nё “William Peen Cemetery” me adresё: 13041 Bustleton Ave, Philadelphia, PA 19116.
Dreka nё nder tё tёe ndjerit Kudret do tё bёhet pas varrimit nё Restaurant “Osteria Saporino” me adrese: 1051 County Line Rd, Huntingdon Valley, PA 19006.
Shoqata “Bijtё e Shqipes Philadelphia i shprehin ngushёllimet mё tё sinqerta familjes Çimo pёr ndarjen nga jeta tё njeriut tё tyre tё dashur. Shpirti i Kudretit u prehtё nё paqe!

Sofra fierake shpreh ngushellime familjes per kete humbje te parakoheshme.