KOHA PËR PËRRALLA KA IKUR!

Nga Erion Dasho

Java që kaloi u mbyll me mbi 5,800 raste të diagnostikuara me COVID, një rekord negativ për të gjithë periudhën e epidemisë!

Numri i personave të shtruar në spitalet COVID u ngrit në vlera alarmuese, duke kërcyer nga një mesatare ditore nën 300 përgjatë javës, në 365 të shtruar ditën e sotme.

Ajo që është edhe më shqetësuese, numri ditor i vdekjeve, kapi sërish shifra dyshifrore duke arritur në 65 vdekje përgjatë javës (ndërkohë që në dy javët paraardhëse kishte qenë 36 dhe 38).

Sidoqoftë, duhet sqaruar se të diagnostikuarit, të shtruarit dhe humbjet e raportuara të jetëve përfaqësojnë vetëm majën e ajsbergut!

Përqindja e personave të testuar pozitiv sot ishte 29%, ç’ka tregon se numri i personave të infektuar është shumë më i lartë, por që ata të kapen duhet që numri i testimeve të jetë të paktën tre herë më i lartë!

Spitalet rajonale janë mbushur me pacientë të prekur nga COVID dhe kërcimi i mesatares së të shtruarve në tre spitalet COVID me mbi 60 pacientë brenda një dite të vetme tregon se tashmë kapacitetet rajonale kanë arritur pikën e ngopjes!

Vdekjet vazhdojnë të nënraportohen, duke mos përfshirë vdekjet në shtëpi, vdekjet në persona me tampon negativ dhe ato që janë duke ndodhur në spitalet rajonalë!

Ndërkohë vaksinimi në Air Albania vazhdon me ritmin qesharak prej 16 të vaksinuar në ditë ndërsa kryeministri deklaron pa turp se nuk kemi probleme me vaksinimin, thjesht vaksinimi “është spostuar në kohë”!!!

Koha për përralla ka ikur! Janari e futi në kolaps sistemin shëndetësor, ndërkohë që në dy muajt e mbetur nga sezoni i virozave (shkurt dhe mars) rrezikohet katastrofa!

Kjo qeveri, kjo ministri dhe ky komitet janë dorëzuar prej kohësh pa kushte përballë COVID-it!

Në vend të përrallave me vaksina, qytetarët do të preferonin t’i shihnin këta aventurierë të rrezikshëm të larguar një orë e më parë…

Diplomacia serbe dhe çështja shqiptare e Kosovës


Nga Skender Karacica

Serbia nuk e ka ndërruar kursin politik dhe diplomatik lidhur më çështjen shqiptare të Kosovës.Kryetari i Serbisë,Aleksandër Vuçiç,në takimin e tij me presidentin e Francës,Makron nxori nga xhepat disa,,inovacione politike,,për zgjidhjen e çështjes së Kosovës  me ,,kompromise,,(sic!).

Po e (ri)përserisim se,shqiptarët dhe Kosova  mbetën nën ambrellën e ish-Jugosllavisë (1918-1990) dhe të regjimit vrastar e shfarosës deri në shkallë të gjenocit të Serbisë(1844-1999),që,më përkrahjen e fuqive të mëdha (Amerika)me aleatët e saj evropianë u doli në krah të shpetimit dhe të ndarjes njëherë e përgjithmonë të dy popujve të shqipatrëve dhe serbëve,secili në rrugët e ndara dhe në tokën e vet.

Duke folur për çështjen shqiptare dhe të Kosovës,diplomati amerikan Richard Holbrook,pati thënë se,kur i dëgjoj kronikat e kohës nëpër të cilat kanë kaluar shqiptarët në Kosovë dhe koha ugurzezë,popull i shkelur pa të drejta,i denigruar në shkallën në mungesë të lirisë,i vendosur në kapertinat e ish-Jugsollavisë pa vullnetin e tij,më kujton thënien amerikane,,Martesë më pushkë,,(!).

Kryetari i Serbisë dhe pioneri i kryekriminelit Slobodan Millosheviq,Aleksandër Vuçiç,përmes projketit të tij antishqiptar dhe,duket sikur ,,harron,,realitetin historik se Kosova është shtet i pavarur i ndarë njëherë e përgjithmonë nga Serbia,çfarë do me të ashtuquajturin ,,projekt diplomatik,,të kompromisit me shqiptarët dhe me Kosovën…?

Në vitin 1999,shqiptarët dhe Kosova i ka kryer të gjitha kompromiset me Serbinë,përmes tërë katrahurave fashiste për shfarosje dhe gjenocid ndaj shqiptarëve,që,  nuk janë parë qysh nga Lufta e Dytë Botërore(!).

Çikago,shkurt të motit 2021

Kosova dhe Izraeli firmosin marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve

Kosova dhe Izraeli zyrtarisht njohin njëra-tjetrën si shtete si rezultat i marrëveshjes së 4 shtatorit në SHBA.

Ministrat e jashtëm të dy vendeve kanë nënshkruar sot dokumentin në 4 gjuhë, teksa vendosin për herë të parë marrëdhënie diplomatike.


Dy ministritë kanë nënshkruar memorandum edhe për konsultime politike dhe memorandum për bashkëpunim zhvillimor.

Në ceremoni të pranishëm ishin edhe përfaqësues të SHBA.

Rama: Ermal Mamaqi është gjobitur për shkelje të masave anti-covid

Kryeministri Edi Rama u justifikua për shkeljen masive të masave anti-covid ditët e fundit. Ai tha se edhe aktori i humorit Ermal Mamaqi është gjobitur për shfaqjen e tij në një sallë të mbushur me njerëz.

“Kam shumë respekt për Ermal Mamaqin se e kam mik, por nuk mund të japë një shembull të tillë. Ka marrë gjobën që meriton. Ka shkelur rregullat, është e pafalshme. E mora këtë shembull se e kam mik për të mos thënë ndonjë emër tjetër që të merrej si sulm.


Ka pasur edhe raste të politikanëve edhe në radhët tona që nga mosdija, por edhe nga neglizhimi kanë shkelur rregullat. I kuptoj shumë mirë studentët që duan të rikthehen në auditorë por nuk janë kthyer në vendet e tjera” – tha Rama.

Ithtarët e Thaçit sulmojnë me gurë dhe vezë Albin Kurtin në Skënderaj

Ka qenë e tensionuar vizita e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në komunën e Skenderajt, një bastion i PDK-së.

Sipas asaj që raportojnë mediat e Kosovës, ka qenë një grup mbështetësish të PDK-së dhe ish-kreut të saj Hashim Thaçit që sot ndodhet në Hagë që kanë pritur Kurtin me thirrje: “UÇK! UÇK!, Thaçi! Thaçi!”.


Mediat e Kosovës kanë publikuar edhe një moment kur disa prej mbështetësve të PDK-së kanë hedhur gurë dhe vezë në drejtim të kreut të Vetëvendosjes.

Për mbarëvajtjen e këtij tubimi ishte angazhuare dhe Njësia Speciale e policisë së Kosovës. Pak ditë më parë pati një tjetër incident gjatë vizitës së Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në Mitrovicën e Veriut. ©LAPSI.al  

Shpeton moter e vella nga mbytja ne Gjanice.

Heroizmi i 33 vjecarit fierak qe shpetoje dy femijet e komunitetit Rom qe ishin duke u mbytur ne lumin Gjanica Fier .

Dy femije rome ,moter e vella , duke luajtur ne ane te lumit Gjanice ne Fier kane rene ne lume por fatmiresisht jashte rrezikut.
Ledion Mita 33 vjecari nga Fier ,u be heroi i tyre pasi sfidoj te ftohtin dhe u hodh ne lume
Teksa jane munduar te dalin nga lumi, i ka rrembyer rryma e lumit pasi keto dite per shkak te reshjeve ka patur prurje .Ndersa qytataret vleresojne veprimin e 33 vjecari dhe shprehen se femijet rome jane jashte Kujdesit prinderor ndaj duhet kujdes.
Femijet minorene jane marre nga nje ambulance dhe aktualisht ndodhen ne spital jashte rrezikut per jeten.Rehabilitimi i lumit Gjanica nuk ka perfunduar por panelet mbrojtese pergjate trotuarit shetites nuk mungojne por gjithsesi kujdesi duhet nga vete qytetaret.

U gjet i vrarë në makinë, identifikohet viktima në Fier

Identifikohet personi i vrarë në Fier, i cili u gjet i vdekur në makinën e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orër 10:30 në rrethrrotullimin e Sheqit. Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për Shkëlzen Kastratin.

Kuçi tha se ka dyshime që autori ka qëlluar nga një distancë e afërt, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet ‘Range Rover’. Deri më tani nuk dihen ende motivet e ngjarjes në fjalë, ndërkohë që policia po punon .Ndërkohë që trupi i personit në fjalë është ende në makinë, ndërsa policia ndodhet ne vendin e ngjarjes.