Kryeministri Edi Rama deklaroi papritur pasditen e kësaj të diele se të hënën nis vaksinimi anti-covid në Shqipëri.

Në një postim në Facebook Rama shkroi shkurt: “LAJM I MIRË😍 #ShqipëriaBuzëqesh☀️ Nesër nisim vaksinimin antiCovid19💪 #PunëJoGjumë”, por pa dhënë detaje të tjera.


Në 1 janar kreu i qeverisë deklaroi se dozat e para të kompanisë Pfizer do të vinin në javën e tretë të janarit. Nuk dihet çfarë ka ndodhur që vaksinat mbërritën kaq shpejt.

Në postimin e Ramës në Facebook nuk munguan edhe komentet se kjo po bëhej për të tërhequr vëmendjen e publikut nga situata e përmbytjeve apo edhe darka e ministrave në Dubai.