Mediat serbe: FSK-ja po bëhet pjesë e NATO-s

Mediat serbe shkruajnë se shqiptarët e Kosovës do të realizojnë ëndrrën e tyre ushtarake në mars sepse ata do të përfshihen në këmbësorinë e NATO-s përmes Gardës Kombëtare të Iowa-s.

Gazeta serbe “Politika” shkruan se pjesëtarët e Forcë e Sigurisë së Kosovës (“Ushtrisë së Kosovës”) do të bëhen pjesë e misioneve paqeruajtëse të Aleancës në Irak dhe Siri.


Gazeta shkruan se partitë politike shqiptare, të cilat po bëjnë fushata për zgjedhje të parakohshme parlamentare, unanimisht ranë dakord të pranojnë ftesën e dërguar nga Amerika në Prishtinë vitin e kaluar dhe miratuan dërgimin e pjesëtarëve të FSK-së në misionet paqeruajtëse të NATO-s, si pjesë e trupave amerikane.

Në këtë mënyrë Kosova po i afrohet anëtarësimit në NATO.

Komandanti i FSK-së Rahman Rama njoftoi se nga viti 2021, ky formacion do të jetë pjesë e një misioni ushtarak së bashku me Ushtrinë e SHBA.-së për herë të parë, duke shtuar se, është një arritje e madhe për FSK-në.

Ai tha se bashkëpunimi me NATO dhe partnerët e saj strategjikë po rritet. “Ne kemi aq shumë mbështetje dhe kaq shumë oferta saqë ndonjëherë nuk mund t’i dërgojmë dot”, tha Rama, duke shtuar se procesi i nënshkrimit të marrëveshjeve të caktuara është duke u zhvilluar dhe se, “Kosova do të ketë armë aq të sofistikuara sa vendet e NATO-s”, raporton gazeta serbe, përcjell Telegrafi.

Historiani serb Srdjan Graovac nga Qendra për Stabilitet Social tha se Kosova është një shtet i pavarur për Shtetet e Bashkuara dhe se ata nuk kanë hequr dorë dhe nuk do të shmangen nga ajo politikë.

Ai shprehet se njoftimi për ushtrime të përbashkëta është një lloj presioni ndaj Beogradit.

“Gjithçka që po bëjnë amerikanët nuk është e rastësishme dhe këto veprime kanë për qëllim forcimin e të ashtuquajturës pavarësi të Kosovës. Prandaj, përfshirja e Kosovës në misionet ushtarake amerikane është vetëm një vazhdim i asaj politike. Amerika pretendohet se ishte kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës, edhe pse është në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit,” tha Graovac.

Kryetari i dikurshëm i Këshillit Ekzekutiv të Kosovës (në vitet 90’ta], Zoran Andjelkovic, thotë për gazetën se paralajmërimi se shqiptarët e Kosovës do të jenë pjesë e misioneve të NATO-s nuk e befasoi atë, sepse, siç deklaron ai, ata kanë qenë pjesë e forcave të tyre që nga viti 1999 dhe i kanë pranuar në atë mënyrë.

“E kam ndier në lëkurën time njëzet vjet më parë, sepse amerikanët ishin të informuar se ishte ushtria e tyre sapo kanë hyrë në Kosovë. Në atë kohë, ata ishin Ushtri Çlirimtare e Kosovës dhe nuk u transformuan. Ajo që po bëhet tani është një përpjekje për të treguar me çdo kusht, në kundërshtim me të gjitha rregullat ndërkombëtare, se Kosova është një shtet i pavarur dhe sovran. Dhe kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara po i tërheqin me vete, këtu nuk ka asnjë dilemë”, thekson Andjelkoviq.

Ai vlerëson se në këtë mënyrë, në opinionin amerikan krijohet atmosfera, mbi të gjitha, se bëhet fjalë për një vend mik, ushtarët e të cilit shkojnë krah për krah me ushtarin amerikan në misione humanitare. Do të tregohet se është një ushtri që mund të sigurojë paqe në pjesë të tjera të botës, jo vetëm në Kosovë.

Njoftimi i papritur i Ramës: Të hënën nisim vaksinimin kundër covid

Kryeministri Edi Rama deklaroi papritur pasditen e kësaj të diele se të hënën nis vaksinimi anti-covid në Shqipëri.

Në një postim në Facebook Rama shkroi shkurt: “LAJM I MIRË😍 #ShqipëriaBuzëqesh☀️ Nesër nisim vaksinimin antiCovid19💪 #PunëJoGjumë”, por pa dhënë detaje të tjera.


Në 1 janar kreu i qeverisë deklaroi se dozat e para të kompanisë Pfizer do të vinin në javën e tretë të janarit. Nuk dihet çfarë ka ndodhur që vaksinat mbërritën kaq shpejt.

Në postimin e Ramës në Facebook nuk munguan edhe komentet se kjo po bëhej për të tërhequr vëmendjen e publikut nga situata e përmbytjeve apo edhe darka e ministrave në Dubai. 

Agron Kadhe iku ne parajse dhe rruga e stadiumit mbeti pa te.

Sot u nda nga jeta nje shok i familjes sime nje djale i familjes Kadhe.Agron Kadhe nuk do ta shoh me ne rrugicen time ne lagjen Kastriot. Ajo rruga jone e stadiumit qe te conte te tribuna C me se fundi u rikontruktua dhe Agroni artiti ta shoh ashtu sic ne e enderronim se bashku.I pari komshi qe do takoja ishte Goni fjalepak dhe puneshume.Nje jete te tere kishte punyar per te ndertuar ate shtepi ngjitur me kabinen elektrike dhe dy djemte e tij u bene shoke te mire per kedo ne rrugice.Heren e fundit e takova ne tetor dhe ai sikur me tha :

Gimi do shkoj kjo qenka jeta ,,

Jo -i thashe ,Goni tani ne kemi kohen ta jetojme me ate qe dhame per femijet dhe familjet tona.Ai i menduar tundi koken dhe nuk erdhi te pinte kafene e fundit me mua.

Jo – kam probleme me stomakun ,mesaduket kam pire shume kafe turke me tha me te qeshur dhe u largua me shpresen se do takoheshim .Komshijte me treguan se ishte semure ndaj nuk qendronte shume jashte ne rrugice.Sot me duhet te kerkoj nga miqte ne sofer te shkrujne sa me shume per te ,per mikun tim Agron.Ata kishin ardhur nga tepelena, me duket qysh pas lufte dhe kishin bere emer te mire ne lagje.Baba Turhani kishte edukuar djem te shkelqyer dhe nje vajze te cilet ishin martur dhe trasheguar me femije, por te gjithe njerez te punes dhe te komshise se mire.Ngushellime dy djemve, Irvi ,Agli, vellezerve ,bashkeshortes Vasilika dhe familjes.

Te qofte dheu i lehte shoku dhe miku im Agron Kadhe.

Zemaj: Kosova ka siguruar 1 milion e 220 mijë vaksina anti-COVID

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj tha se ka siguruar 1 milion e 220 mijë vaksina anti-COVID. Deri në arritjen e vaksinave anti-Covid në Kosovë ai kishte një këshillë për qytetarët “të vazhdojmë t’i respektojmë masat, të mos i ngarkojmë institucionet shëndetësore”.

“Përderisa të gjitha shtetet evropiane janë duke u përballur me numër të madh të pacientëve të infektuar me Covid 19, vendi ynë suksesshëm po vazhdon ta menaxhojë situatën epidemiologjike në vend.


Nga 1586 mostra të marra brenda 24 orëve, 253 kanë rezultuar pozitive, 646 kanë fituar betejën me Covid 19, ndërsa kemi dy vdekje

Dëmet nga moti i keq/ Ministria e Mbrojtjes reagon zyrtarisht duke dhënë detaje

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë shifra zyrtare lidhur me dëmet nga mot i keq së fundmi në gjithë territorin e Shqipërisë.

Lajmi i mirë është se sipas Ministrisë jugu dhe rajoni qendror paraqesin një situatë drejt normalizimit, teksa edhe Lezha ka një përmirësim të dukshëm.


Në Shkodër, qark që është në monitorim të vazhdueshëm ka aktualisht gjithsej 4 mijë e 80 hektarë të përmbytura, dhe asnjë familje të evakuuar. Në Pikë ka 3 banesa të pabanueshme. Ndërkaq aksi rural Bogë-Qafë Thore është i bllokuar dhe i pakalueshëm.

Në Lezhë lumi Drin është ulur 70 cm nga kuota kritike, teksa janë evakuar 28 familje. 2 mijë e 850 hektarë tokë vijojnë të jenë nën ujë në gjithë qarkun. Nga ana tjetër prej rrëshqitjes së dherave 6 banesa janë të pabanueshme në Lezhë e 2 në Mirditë.

SITUATA PËR SHKAK TË KUSHTEVE TË MOTIT 

Në jug të vendit dhe në rajonin qendror situata është drejt normalizimit, ndërkohë që ka një përmirësim të dukshëm edhe në Lezhë.

Qarku i Shkodrës është në monitorim të vazhdueshëm si nga strukturat vendore ashtu edhe nga ato qendrore.

Forcat e Armatosura po mundësojnë lëvizjen e banorëve me mjete lundruese dhe mjete të larta. Gjithashtu FA po transporton pakot ushqimore nga Rezervat e Shtetit, drejt zonave të prekura.
Të gjitha hidrovoret në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës funksionojnë me kapacitet të plotë.

Në Shkodër nuk ka asnjë familje të evakuuar, ndërkohë që janë përmbytur 4080 ha tokë.

Si pasojë e rrëshqitjeve të tokës 3 banesa janë bërë të pabanueshme në bashkinë Pukë.

Aksi rrugor rural Bogë-Qafë Thore është i bllokuar, i pakalueshëm, ka rreth 1m borë.

Rruga e fshatit Dardhë, bashkia Fushë Arrëz është shembur rreth 60-70 metra (që më dt. 31.12.2020) duke e bërë rrugën të pakalueshme.

Në qarkun Lezhë lumi Drin është ulur 70 cm nga kuota kritike, ndërkohë që janë evakuuar
28 familje. 2850 ha tokë në këtë qark është nën ujë.
Nga rrëshqitjet e tokës 6 banesa janë bërë të pabanueshme në Lezhë dhe 2 të tjera në Mirditë.
Rruga Gallat-Minjollë në Milot dhe rruga pranë lumit Drojë janë të bllokuara.

600 pako ushqimore janë shpërndarë në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë.

Në qarkun Durrës janë evakuuar 8 familje, ndërkohë që 20 banesa janë përmbytur dhe ka prezencë uji.
Sipërfaqe nën unë janë 520 ha.

300 pako ushqimore janë shpërndarë në këtë qark në Durrës, Krujë dhe Shijak.

Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bashkë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj dhe drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile ndodhen në zonat e prekura në Shkodër dhe Lezhë për të koordinuar nga afër situatën.

Pagoi 1 milion dollarë për të qenë në juri, Rita shkëlqen natën e parë

Rita Ora është bërë tashmë pjesë e jurisë së “The Masked Singer”, së bashku me Davina McCall, Mo Gilligan dhe Jonathan Ross.

Gjatë edicionit të ditës së djeshme.”, këngëtarja është përgatitur për të shkëlqyer, shkruan Daily Mail. Ajo në rrjetin social Instagram ka ndarë disa imazhe të shkrepura në prapaskenë, ku merr poza atraktive.Rita kësaj radhe zgjodhi të shfaqej me një fustan prej gëzofi, i kombinuar me ngjyrën e bardhe dhe të verdhë. Padyshim që në fokus ka vënë tiparet trupore, por edhe flokët dhe makijazh profesional i perfeksionuan dukjen.