KQZ publikon draftin e projektvendimit për regjistrimin online të emigrantëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar draftin e projekt aktit “Për Rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit për Zgjedhjet e Kuvendit”, i cili është ende në konsultim.

Shtetasit shqiptarë që do duhet të japin votën për zgjedhjet parlamentare  do të plotësojnë të gjitha të dhënat që do të kërkojë sistemi i KQZ i cili gjithashtu do të bëjë verifikimin e çdo shtetasi nëpërmjet dy mënyrave:


1-Mënyra e parë është të japë të dhënat personale edhe të familjareve

2-Mënyra e dytë nëpërmjet FACE ID.

Nëse të dhënat e marra nuk përputhen hiqet mundësia e votimit

Kështu KQZ ka vendosur që:

1) Të miratojë rregullat procedurale/teknike për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit për Zgjedhjet e Kuvendit sipas lidhjes 1 bashkëlidhur këtij vendimi. Ngarkohet Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve për detajime të mëtejshme teknike për procesin e regjistrimit të kësaj kategorie zgjedhësish.

2) Sistemi qendror në KQZ për nevojat e funksionimit të tij sipas lidhje 1 të këtij vendimi të komunikojë nëpërmjet Platformës Qeveritare të Ndërveprimit me Bazat e të dhënave shtetërore si Regjistri i Kombëtar i Gjendjes Civile, Regjistrimi i adresës së banimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit etj, me qëllim identifikimin e zgjedhësve jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

3) Sistemi qendror në KQZ duhet të lejoje auditimin e tij përpara nisjes së procesit zgjedhor, nga auditë expertë të jashtëm, duke analizuar te dhënat e konfiguruara në sistem dhe loget/gjurmët e veprimeve në të.

4) Afati i fillimit të procesit të regjistrimit të zgjedhësve nga jashtë venditsi rregull i përgjithshëm të jetë jo më vonë se 5 ditë pas shpalljes së dekretit të Presidentit për datën e zgjedhjeve për Kuvendin dhe të përfundojë jo më vonë se 60 ditë para datës së zgjedhjeve. Përjashtimisht për Zgjedhjet e Kuvendit të datës 25 prill 2021 afati i fillimit të këtij procesi të vendoset nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në varësi të procesit të prokurimit dhe të përfundojë jo më vonë se 24 shkurt 2021.

5) Lista e zgjedhësve nga jashtë vendit e hartuar sipas proceseve të përshkruar në lidhjen e këtij vendimi miratohet nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve dhe i dërgohet DPGJC-së.

6) DPGJC jo më vonë se 45 ditë para datës së zgjedhjeve heq zgjedhësit nga jashtë vendit nga lista e zgjedhësve të qendrave të votimit ku ata kanë të regjistruar vendbanimin në Shqipëri në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

7) Subjektet zgjedhore të regjistruara në KQZ, me kërkesën e tyre dhe pa pagesë, mund të marrin nga KQZ një kopje elektronike të listave të zgjedhësve nga jashtë vendit. Kjo listë përmban përbërësit zgjedhorë të përcaktuar në shkronjat “a”, “b”, “ç”, “d” të pikës 1 të nenit 45 të Kodi Zgjedhor, qarkun ku zgjedhësit kanë të regjistruar vendbanimin në Shqipëri në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile si dhe shtetin ku ata kanë regjistruar vendbanimin në “Programin e regjistrimit të adresës”, pjesë përbërëse e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile.

8) Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të KQZ-së.

9) Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë, brenda 5 (pesë) ditëve nga shpallja e tij.

Shqipëria ‘nën ujë’, kreu i KESH: Shqetësim reshjet që priten të dielën e të hënën

Reshjet intensive të shiut kanë bërë që dy prej hidrocentraleve të kaskadës së Drinit të jenë pranë kuotave maksimale duke detyruar KESH-in që të nisë shkarkimet. Sipas të dhënave të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare niveli i ujit në hidrocentralin e Vaut të Dejës shkarkimet totale janë 500 m3/s nga portat e shkarkimit dhe 420m3/s nga prodhimi i turbinave, ose rreth 30% e prurjeve natyrore në lumin Drin.

Niveli I Ujit në këtë hidrocentral është 75,5 metra nga 76 metra që është maksimumi.Drejtori i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare Benet Beci deklaron se shkarkimet aktuale nuk ndikojnë në përmbytje ,ndërsa janë të shqetësuar për reshjet që priten të dielën dhe të hënën.


“Prurjet janë 3 mijë metra kub në sekondë në gjithë kaskadën, nivel shumë i lartë, ditët e mëparshme kanë qenë 4200 metra kub në sekondë, është një nga nivelet më të larta historike të prurjeve në një kohë kaq të shkurtër.

Jemi përgatitur gjatë gjithë kohës edhe gjatë dhjetorit që ta menaxhojmë këtë situatë që ka ardhur, besoj e kemi në kontroll të plotë situatën sa i përket shkarkimeve nga kaskada”, është shprehur ai.

Situata paraqitet e vështirë edhe në hidrocentralin e Komanit i cili është në kuotën 174. 4 metra , ndërsa kuota maksimale e këtij HEC-i është 176 metra.Ndërkohë Fierza ka arritur në nivelin e 280 metrave ose rreth 16 metra larg pikës maksimale.Sipas drejtorit të KESH prurjet në kaskadë kanë arritur nivelin më të lartë historik.

“Ajo që ka rëndësi është pjesa e Vaut të Dejës, që është impakt direkt në zonë, janë shkarkime krejt minimale, janë shkarkime të punës normale të turbinave të prodhimit, edhe në Vaun e Dejës dhe Koman, në Fierzë nuk po prodhojmë, po mbajmë kuotat për të mbushur rezervat për më tej. Shkarkimet nga portat e Zadejës është një shkarkim krejtësisht rregullator, që nuk ka asnjë lloj impakti mbi përmbytjet. As në Obot në asnjë pjesë tjetër.

Ulja e nivelit të Bunës në Dajc edhe në urën e Bahlcallëkut është ulur që mbrëmë, pjesa e Obotit s’ka lidhje me shkarkimet është histori e përhershme që menaxhohet e mesa di unë ka shkuar deri në nivelin e oborreve dhe jo më tej. Meraku që kemi është e hëna, e diela në darkë fillon një sasi reshjesh rreth 40 mm deri të hënën në mëngjes, ku ne po mundohemi të krijojmë rezervë, me pak shkarkime në Vaun e Dejës kemi mundësi të menaxhojmë dhe situatën e të hënes.

Kam shumë shpresë që të jemi në një situatë që s’do ngarkojmë me asnjë impakt të keq sa i përket kaskadës.

Motit nuk i dihet por ne mendojmë që e kem i situatën nën kontroll duke u nis që këto janë raste shumë ekstreme për ata që e dinë në historinë e reshjeve 4200 ne nuk mbajmë mend prurje për kaskadën, jam i kënaqur të them që për momentin e kemi situatën, shpresojmë ta mbajmë kështu më tej”, tha Beci.