Lëreni Trumpin, shikoni trapin tuaj!

Nga Ilir Levonja

Çfarë ndodhi mbrëmë në Amerikë mori vulën e Kongresit. Tashmë Trump është një kapitull i mbyllur. Koha vertetoi se trampizmi apo egoja politike mund të tentoj të kafshoj edhe demokraci të forta. Mund të shpërbëj gjithçka që ke arritur, madje dhe statutin historik të demokracisë së konsoliduar, në pak orë. Por kjo nuk i përket vetëm radikalëve të mbrëmshën. Edhe atyre para zgjedhjeve të nëntorit të kaluar, pra Antifa-s, të majtës po aq radikale. Rrymat që në moton e lëvizjes se jeta e njerëzve me ngjyrë vlen po njësoj sa e të bardhëve, tensionuan rizgjedhjen e një presidenti si rrezik kombëtar. Madje lanë të kuptoje se po të rizgjidhej ky president mund të shpërthente edhe ndonjë luftë e re civile. Ndërsa në hollet e jetës e amerikane , shitore, stacione, institucione flitej deri me përbuzje për presidentin aktual. Efektin radikal po punonte po njësoj si corona vrastare e Kinës kontinentale. Ashtu sikundër nga radikalët e djathtë, bulçisnin në terminologji ekstremistësh të majtë, mbi rikthimin e socializmit në Amerikën e kapitalit të fortë. Kështuqë sot, i bie që çdo mendje a shpirt njerëzor amerikan nuk është aspak i pafaj. Kjo për faktin e thjeshtë se dozat me kripë si majtas dhe djathtas janë një rrezik real për rënien një shteti. Mirëpo ndërsa Amerika e e rigjen veten pasi ka balancë pushtetesh, ka vitalitetin social etj. Ka ta zëm kongresin, ku mund t’i thuhet stop çdo marrëzie a budallallepsje kalamajsh 80 vjeçarësh, a çdo ëndrre inatçore për forcimin e kultit të individit. A ka vallë Shqipëria jonë? Një vitalitet institucional të tillë? Për më tepër kur shikon sot se si një valë e tmerrshme radikale e majtë shqiptare, po shqyhen duke dënuar dhunën amerikane. Madje me foto të protestave të fundit. Një makineri e tmerrshme intelektuale që thyejnë gurë 24 orë mbi atë se çfarë bën një ”kriminel” si Berisha, Luli, Meta. Por kurrë nuk kanë fuqi të shohin se si përkulet shtetari i tyre gallof para një grupi jeniçerësh në sulltanatin e kokave të prera. Një gallof që shan perëndimin dhe Europën duke vrarë pikërisht atë që është prirja ndër shekuj e shoqërisë shqiptare. A kemi ne intelektual ta zëm të tipit Xhorxh Bush që u tha amerikanëve se ne nuk jemi republika e bananeve. Apo ka Lefterët dhe Nasipët, jeniçerët e konmplotit bëje për mua. A nuk ju vjen turp të merreni me Trump-in, me dhunën amerikane kur shikoni video të tilla me trapin tuaj me nasipët. Se është është të vësh duart në kokë kur merreni me dhunën amerikane dhe nuk shikoni fuqinë institucionale të sajën, fuqinë intelektuale. Bëjini krahasimin aty ku duhet jo tek memet me Berishën në xhamat e thyer të dyerve të Kongresit amerikan. Nuk ju tmerron kur shikoni ato çallma jeniçerësh që simbolizojnë jo pak, por 500 vjet dhunë, reprezalje, mizori. Nuk janë asgjë tjetër, por një konkludim i thjesht, ne nuk jemi çliruar akoma nga otomanët. Se plani për shpërndarjen, shpërbërjen, shfarosjen e kombit dhe racës shqiptare vazhdon.