Ne kete kohe pandemie ku vec lajme mortore shume te dhimbeshme per kedo do shikojme cdo dite, sot do tregojme per ata njerez qe perpiqen dhe punojne me kenaqesi te mbajne gjalle zanatin e orendreqesit ne Fier.
Profesioni i orëndreqësit, ashtu si disa profesione të tjerë po shkon drejt zhdukjes. Në qytetin e Fierit ky zanat vazhdon të ekzistojë falë dëshirës dhe pasionit të orëndreqësit Shyqyri Bofe dhe dy kolegëve të tij.

Shyqo Sahatciu, siç njihet nga të gjithë, ka më shumë se 40 vite që riparon orë të të gjitha llojeve dhe markave. Zanatin e ka të trashëguar nga i ati dhe ka nisur ta ushtrojë në moshë fare të vogël.
Në ambientet e punës, usta Shyqo ka një koleksion me orë të vjetra, të cilat i mban me fanatizëm. Megjithëse përfitimet nga ky profesion janë të pakta, Shyqyriu nuk ka menduar asnjëherë që ta braktisë atë. Madje e ka trashëguar atë te djali i tij, duke vazhduar kështu traditën familjare.
Usta Shyqyriu është mjaft i njohur në qytetin e Fierit. Klientët e tij janë të moshave të ndryshme, por më besnikët janë ata, të cilëve ai u shërben prej shumë vitesh.
Me keqardhjen se ky zanat po shkon drejt zhdukjes, usta Shyqua ndihet mirë që të paktën e ka trashëguar atë tek i biri.
Por Shyqo nuk eshte vetem nje orendreqes model por dhe nje muzikant shume i mire dhe i njohur ne fier.
Kur i pyesje fieraket se ke kishin marre per orkester shumica pergjigjeshin grupin e sahatciut.
Ne emer te sofres fierake i uroj mikut tim shyqo jete te gjate dhe shendet per mbajtur kete zanat lart si nje dukuri qe nuk duhet te harrohet nga rinia.