Respekto tabelen

Respekti ndaj identitetit të tjetrit në minorancë, është shenjë e demokracisë së shëndetshme.

Nga Auron Tare

4 janar 2021. Dikush ka fshire mbishkrimin greqisht te fshatit Dhrovjan. Mesiguri ne emer te nacionalizmes. Ne fakt nje komb i kulturuar i respekton ne maksimum te drejtat e minoriteteve. Sa bukur duken tabelat ne shqip ne Molize Piana deli Albanese apo kudo ku ka minoritet shqiptar ne Jug te Italise. Dhrovjani eshte nje nga fshatrat me te bukura ne Shqiperi. 100% minoritar. Nje fshat qe eshte lene ne harrese me 16 kisha te mrekullueshme. Shtepi te medha dukshem dikur i pasur nga emigracioni. I mbajtur paster me pyje qe nuk jane prere dhe me hauze guri per te mbledhur ujin e shiut. Nacionalizmi primitiv nuk ka perse trazon njerez qe jane ne pune te tyre dhe kane te drejten ti kene tabelat edhe ne greqisht. Perkundrazi respektimi i ketyre detajeve tregon kulturen dhe tolerancen e nje kombi qe nuk i trembet asimilimit nga ata qe kane shekuj qe banojne atje. Qe te mos zgjatem me shume respektoni tabelat o udhetare 😃😃

Dy motrat u vranë në Astir, vëllai shokon me deklaratën: Kanë lindur 10 fëmijë me Përparimin që ai i ka shitur në Selanik

Detaje të reja nga ngjarja makabre e ndodhur në 31 dhjetor, ku shqiptari i Maqedonisë së Veriut Përparim Tela vrau dy motrat Kristina dhe Zhaneta me breshëri plumbash, kanë dalë në dritë. Vëllai i tyre, Bashkim Metani në një rrëfim për emisionin “Shqipëria Live” ka thënë se dy motrat janë përdorur prej shumë kohësh për prostitucion nga Tela.

Në rrëfimin e tij, Metani ka thënë se shqiptari i Maqedonisë së Veriut i ka strehuar për një kohë në shtëpinë e tij dy motrat dhe u merrte atyre qira. Në këtë shtëpi jetonte edhe gruaja e Telës. Përvecc kësaj ai ka shtuar hollësi të tjera, duke thënë se Tela i përdorte dy motrat, po ashtu edhe për trafikim fëmijësh. Sipas Metanit, pasi ai i linte shtatzënë ato, Tela u merrte fëmijët dhe i shiste në Greqi. Në bazë të deklaratës së tij janë të paktën 10 fëmijë që Përparimi ka trafikuar në Selanik.

Korçë, nusja nga Durrësi rreh vjehrrën, kunatin dhe vajzën

Një sherr në familje ka përfunduar me dhunë dhe një të arrestuar ditën e sotme në Korçë. E arrestuara është nusja e shtëpisë H. A. 33-vjeçe.

Vajza nga Durrësi e martuar në Korçë pas një debati në familje në lagjen nr. 13, Korçë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj vjehrrës M. A., 63 vjeçe, kunatit E. A., 37 vjeç si edhe ndaj vajzës së saj të mitur 4-vjeçare, ndërsa ka thyer orendi dhe sende të tjera shtëpiake.

Pas sinjalizimit, policia arriti në vendin e ngjarjes duke e arrestuar nusen e shtëpisë. Materialet në ngarkim të saj i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Keqtrajtimi i të miturit” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Maqedonia miraton ilaçin që kushton pak dhe ndihmon kundër Covid

Ilaçi Ivermektin, i cili përdoret për të trajtuar pacientët e infektuar me coronavirus, do të arrijë nesër në Maqedoni. Agjencia e barnave MALMED dha dritë jeshile për sjelljen në vend.

Epidemiologët bëjnë thirrje që ilaçi Ivermektin, i cili prej vitesh përdoret në shërbimin tonë veterinar, të bëhet pjesë e terapisë për trajtimin e pacientëve me ndërlikime të coronavirusit, sepse studimet nga vendet perëndimore kanë treguar se ka dhënë rezultate të shkëlqyera.

Drejtori i agjencisë, Lirim Shabani, thotë se ky është një lajm i mirë sepse është një ilaç i lirë, kështu që nuk dihej nëse do të kishte interes për import.

Ivermektin është një ilaç që nuk prodhohet në vend dhe madje nuk ishte regjistruar atje. Edhe Komisioni i Sëmundjeve Infektive ka miratuar këtë ilaç.