Polici ne Boston i paguan ushqimet e vjedhura nga nje familjeje per festa.

MASSACHUSTESS : Një oficer policie përdori paratë e tij për të blerë darkën e Krishtëlindjes për një familje në nevojë në vend që të akuzonte dy gra për vjedhje dyqani.

Zyrtari i Policisë Somerset Matt Lima, simbas CNN u thirr nga security i një supermarketi në zonën ku shërbente, në Supermarktein Stop & Shop, pasi siguria e dyqanit tha se gratë nuk skanuan gjithçka që vendosnin në çantat e tyre, kur ato kaluan ushqimet në një regjistër, sipas një deklarate në faqen e internetit të departamentit të policisë.

Gratë, të cilat kishin dy fëmijë të vegjël me vete, u ndaluan ndërsa po dilnin nga dyqani, tha policia.

“Unë vetë kam dy vajza, të ngjashme në moshë me dy vajzat që ishin ndaluar, kështu që më preku disi, më shumë në anën njerëzore”, i tha Lima, gazetarve që bënë lajmin e ditës, njoftimin e policisë federale.

Lima mori një nga gratë mënjanë në mënyrë që të mund të flisnin për atë që ndodhi pa dëgjuar fëmijët. Punonjësit e dyqanit i mbanin fëmijët të mos kuptonin se çfarë po ndodhte, kështu që ata nuk do të dinin se çfarë po ndodhte.

“Gruaja me të cilën fola, më shpjegoi se punonte, por gruaja tjetër nëna e fëmijëve nuk po punonte dhe kishte disa çështje të tjera familjare dhe se ajo që kishte marrë ishte darka e Krishtlindjes për fëmijët,” tha Lima për CNN.

Ai veçse u tërhoqi vërejtjen por nuk ngriti akuza, tha policia. ‘Ata ishin shumë mirënjohës, ato ishin të tronditura. Unë jam i sigurt se shumë njerëz në të njëjtën situatë do të mendonin se do të kishte një rezultat tjetër, dhe ndoshta ata do të arrestoheshin ose do të duhej të shkonin në gjykatë’.

Lima madje u dhuroi një kartë dhuratë, dy grave prej 250 dollarë, në mënyrë që ato të mund të blinin ushqimet e tyre në një dyqan tjetër, për Krishtëlindje

Vandalizohen shtëpitë e udhëheqësve republikan e demokrat

Mediet amerikane thanë se vandalët shënjestruan shtëpitë e udhëheqësit republikan të Senatit, Mitch McConnell dhe kryetares demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

“Ku janë paratë e mia” dhe “Mitch po vret të varfrit” ishte shkruar në derën dhe dritaren e shtëpisë së zotit McConnell në Louisville të Kentuckyt.

Media lokale raportoi se një kokë derri dhe gjak i rremë ishin lënë para shtëpisë së zonjës Pelosi në San Francisco me 2 janar.

Shtëpitë u vunë në shënjestër pas debatit mbi një ndihmë për përballen me COVID-19.

Një paketë ndihmash prej 900 miliardë dollarësh u miratua më në fund në prag të Krishtlindjes, kur Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga Demokratët miratoi një rritje të ndihmës nga 600 në 2 mijë dollarë.

Por Senati i udhëhequr nga republikanët nuk e miratoi rritjen, me gjithë thirrjet e furishme për ta bërë këtë nga presidenti Donald Trump.

Zoti McConnell i quajti mbishkrimet një “zemërim radikal” dhe shtoi se “vandalizmi dhe politika e frikës nuk kanë vend në shoqërinë tonë”.

Shteti i vetëm në botë që ka 6 raste aktive me COVID-19

Greenlanda është i vetmi shtet në botë që shënon vetëm 6 raste aktive me koronavirus. Ndonëse në këtë vend u identifikuan 27 raste, pjesa tjetër e të prekurve janë shëruar.

Sipas faqes botërore të statistikave, Worldometers.info, në këtë shtet nuk është raportuar asnjë i vdekur.

Po ashtu mësohet se 15 mijë e 677 persona janë testuar për COVID-19 në Greenland. Kujtojmë që numri i të infektuarve me këtë virus në gjithë botën ka shkuar në mbi 85 milionë.

Greqia vendos për hapjen e shkollave më datë 11 janar

Zëdhënësi i qeverisë greke, Petsas ka lajmëruar se në Greqi prej 11 janarit do të hapen shkollat e të gjitha niveleve.

Në një intervistë për SKAI, Petsas thotë se edhe masat që janë marrë këtë vit të ri janë për të lehtësuar punën e rihapjes së shkollave.

Në Greqi ka nisur vaksinimi ndaj COVID-19 me Pfizer/ BioNTech teksa për 1 javë qeveria vendosi masa kufizuese nga mbyllja e parukerive, librarive, dyqaneve etj deri në një orë më të shtrënguar policore nga 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

Misteri i dy 16-vjeçareve të zhdukura në Tiranë, dolën natën e Vitit të Ri dhe nuk janë kthyer më

Dy vajza adoleshente janë zhdukur nga data 1 janar në Tiranë. Policia bën me dije se 16-vjeçaret, shoqe me njëra-tjetrën, nuk janë kthyer më në banesë që prej ditës së parë të Vitit të Ri kur dhe kanë qenë për herë të fundit në banesë

Janë dy familjarë që kanë bërë kallëzimin dhe Policia tashmë po punon për gjetjen e tyre. Madje edhe Prokuroria është përfshirë tashmë në këtë çështje.

Çfarë thotë policia 

Më datë 01.01.2021, shtetasja A. A dhe shtetasi L. H, kallzojnë se janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer vajzat e tyre të mitura 16-vjeçare, shoqe me njëra-tjetrën. U bë shpallja në kërkim dhe punohet për gjetjen e tyre. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.