Vdes regjisori dhe aktori i njohur shqiptar

Vdes aktori i njohur shqiptar

Aktori dhe regjisori i njohur korçar Dhimitër Orgocka është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare, si pasojë e një hemorragjie cerebrale

Ka ndërruar jetë regjisori i njohur korçar, Dhimitër Orgocka.

Si regjisor Orgocka kishte vënë në skenë 104 premiera në teatrot të Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit dhe mbante titullin “Mjeshtër i madh”.

Si aktor ai ka 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare, ku ka marrë edhe çmime.

Babagjyshi i vdekjes/ Shkon në 27 numri i viktimave në azilin e të moshuarve

Ka shkuar në 27 bilanci i vdekjeve në një azil të moshuarish në Belgjikë, pas një feste me Babagjyshin muajin e kaluar.

Në 4 dhjetor, azili i Molit, në veri të Belgjikës, organizoi një festë me Babagjyshin, i cili shpërndau dhurata, por, njëkohësisht, edhe koronavirusin.

Që nga ajo ditë, në azil ka pasur 130 raste me Covid-19 dhe 27 viktima.

Belgjika, me 11,5 milionë banorë, është një nga vendet e goditura ashpër nga pandemia, me 19 441 viktima zyrtare, shumë prej të cilëve janë regjistruar nëpër azile.

Fëmijët e parë të 2021 në Zvicër dhe Itali janë shqiptarë

Foshnja e parë e 2021-tës në Zvicër është me kombësi shqiptare.

“Foshnja e parë e vitit 2021 në Zvicër lindi në 00:00 në Spitalin Universitar të Bazelit. Nejla është e gjatë 44 cm dhe peshon 2,440 gram” – thuhet në njoftimin e spitalit dhe që sipas albinfo.ch është një foshnjë me prindër shqiptarë.

Ndërsa Alessandro është fëmija i parë i lindur për vitin 2021 në Itali. Babai i tij, tha për Top Channel se ata janë nga Dibra dhe jeton prej 20 vitesh në vendin fqinj.

“Jemi nga Dibra jetojmë në Romë, unë jetoj prej 20 vitesh kam punën të gjitha këtu, me Emanuelën kemi 6 vite të martuar kemi dy djem. Alessandro ka thyer një rekord në Itali pasi lindi në orën 12 e 1 sekondë”, – tha ai.

“Tgcom” që gjithashtu ka raportuar lajmin ka përshkruar gëzimin e familjes.

“Ishte një gëzim për të gjithë punonjësit e shëndetit të Krishtit, Mbretit të Romës, të gjithë së bashku festuam dhe djali është mirë. Unë, babai Maksim dhe vëllai 4-vjeçar, jemi shumë të lumtur me këtë shpresë që Alessandro ka sjellë. Tani ai dhe unë mezi presim të shkojmë në shtëpi”, – tha nëna. ©LAPSI.al

Zgjedhjet në Kosovë, Vjosa Osmani zyrtarizon nismën e saj, “Guxo!”

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani pas përplasjeve që pati në LDK, kishte bërë të ditur se në zgjedhjet e ardhshme do të garojë me iniciativën e saj.

E tani kur Gjykata Kushtetuese e shpalli jolegjitime qeverinë Hoti, dhe kur jemi në pritje të caktimit të datës së zgjedhjeve, Osmani vendosi të bëjë publike sloganin e iniciativës së saj e që është “Guxo”.

Ajo ka shkruar në Facebook se “Të guxosh është rezistencë kundrejt një situate kur pashpresa dominon optimizmin, kur frika krijon hapësirë, kur reagimi merr fund.Vjen një moment dhe një kohë kur nevoja për transformim kërkon veprim. Andaj GUXO! Guximi për sot është ndryshimi për nesër!”.

E rëndë në Bosnjë, 8 studentë dhe gjimnazistë humbin jetën gjatë festimeve të Vitit të Ri

Tetë të rinj kanë humbur jetën nga asfiksia me gaz në fshatin Tribistovo, Komuna Posushje, në jug të Bosnje e Hercegovinës. Viktimat janë gjimnazistë dhe studentë, katër vajza dhe katër djem, të moshave 18-20 vjeç. Tragjedia ndodhi gjatë festimit të Vitit të Ri.

Komisionari i policisë i Kantonit të Hercegovinës perëndimore, Millan Galliç, tha për televizionin N1 se policia ndodhet në terren dhe se hetimet janë duke vazhduar.

“Sipas të gjitha gjasave, bëhet fjalë për asfiksi”, tha Galliç, për të shtuar se informacionet e tjera do të jenë në dispozicion pas kryerjes së hetimeve.

Qeveria e Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës shpalli 4 janarin ditë zi në këtë entitet.

Zyrtarët e Bosnjës, përfshirë anëtarët e Presidencës, Zhelko Komshiç dhe Shefik Xhaferoviç, u shprehën ngushëllime familjarëve. /Rel/