Vjosa Osmani: Albin Kurti do të jetë kryeministër

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Albin Kurti do të jetë kryeministër në prononcimin e saj të parë pas vendimit të Gjykatës Supreme për të përjashtuar kreun e Vetëvendosjes nga kandidimi.

Në një shënim në Facebook, Osmani shkruan se me votë ndëshkohet një model qeverisjeje dhe hapet “një kapitull i ri politik”.

Ajo bën thirrje për guxim dhe kurajo dhe shton në fund se “Albin Kurti do të jetë kryeministër”.

Megjithëse Kurti nuk do të kandidojë për deputet ai ka të drejtë për t’u emëruar kryeministër nëse votohet nga Kuvendi i Kosovës.

Vjosa Osmani do të garojë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Gjykata nuk ka lejuar kandidimin e Albin Kurtit, në zgjedhjet e 14 shkurtit duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të PZAP-së.

Sipas ligjit, ata persona që janë dënuar për një vepër penale në 3 vitet e fundit, nuk mund të kandidojnë për deputet.

Kurti është dënuar në vitin 2018 për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në 2015.

Gjermania ndalon udhëtimet me 5 vende

Gjermania ka pezulluar udhëtimet me 5 vende, në të cilat janë zbuluar raste me variantet e reja të koronavirusit.

Kështu vendet janë Brazili, Afrika e Jugut, Irlanda, Britania e Madhe dhe Portugalia.

Kjo masë do të hyjë në fuqi të shtunën mbasdite.Çdo mjet transporti sit ren, autobus, automjete,etj do të ndalohet të sjellë në Gjermani qytetarë nga këto vende.

Masa do të zgjasë deri me 17 shkurt. Nga kjo masë do të përjashtohen ata që kanë shtetësinë apo rezidencën gjermane.

Rama sfidon BE-në: Kemi tregje të tjera, Turqinë dhe Lindjen

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët në Korçë, ku u ndal edhe te tregtimi i mishit. Por mesazhi i tij ishte ndër të tjera një thumb tjetër për Bashkimin Europian.

“Në 3-4 vitet e ardhshme është e mundur që ne të kemi dalje në treg, por ne nuk jemi të detyruar të presim tregun e BE domosdoshmërisht, sepse ka tregje të tjera. Është e mundur që produktet tona të mishit të dalin në tregje të mëdha në Lindje, që nga Turqia në Lindjen e Mesme, e deri tutje”, tha Rama.


Ndoshta nuk është rastësi që këto sulme të Ramës ndaj BE-së janë intensifikuar. Fillimisht e kishte për cështjen e vaksinës, ndërsa së fundi e lidh me aksesin në treg të produkteve tona. Por nuk përjashtohet mundësia që kjo retorikë e Ramës ndaj BE-së të jetë edhe një mllef i tij i shtuar lidhur me rrjedhjen në media të dosjes së Ndraghetas në Itali, ku në një pjesë të përgjimeve flitet për penetrimin e kësaj organizate mafioze edhe në vendin tonë sa i përket pastrimit të parave.

Në korridoret diplomatike flitet se dalja në media e këtyre përgjimeve është jo e rastësishme në një kohë kur Shqipëria pritet në prill të shkojë në zgjedhje. Edhe pse Rama deri më tani ka mbajtur qëndrim përcmues ndaj atyre përgjimeve dhe është munduar me cdo mundësi t’i relativizojë, dosja e Ndraghetës është gjithashtu një goditje tjetër për të dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

©LAPSI.al

Del sondazhi i fundit në Kosovë/ Kush i fiton zgjedhjet e 14 shkurtit

Lëvizja Vetëvendosje do të jetë fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit me 43.8 % të votave. Kështu e ka nxjerrë sondazhi më i ri i PIPOS që është prezantuar në Klan Kosova. E dyta në këtë sondazh ka dalë PDK me 21.1 %, ndërsa pas saj janë LDK me 17.2 % dhe AAK me 7 %. Edhe në këtë sondazh del se Nisma Socialdemokrate nuk do ta kalojë pragun me 2.9 %.

Rezultatet e sondazhit të fundit:
Lëvizja Vetëvendosje – 43.8 %
PDK – 21.1 %
LDK – 17.2 %
AAK – 7 %
Nisma Socialdemokrate – 2.9 %
Refuzoj të përgjigjem – 4 %
I pavendosur – 3.2 %
Të tjerë – 1 %

Nëse këto të dhëna i krahasojmë me ato të sondazhit të kaluar del se Lëvizja Vetëvendosje ka një rënie të lehtë prej 0.4 %. PDK është rritur në 21.1% nga 20.40% duke shënuar rritje prej 0.7 %.

LDK si partia e tretë ka shënuar rënie edhe më të lehtë me 0.15 % në matjet e fundit. Këtë parti e kanë zgjedhur 17.2 % të të anketuarve, derisa javën e kaluar ishte zgjedhja e 17.35 % e të anketuarve. AAK dhe Nisma Socialdemokrate kanë ruajtur përafërsisht rezultatin e njëjtë.

Sipas këtyre të dhënave Vetëvendosje do të ketë 49 deputetë, PDK 23, LDK 20 dhe AAK 8 deputetë ndërsa 20 deputetë i marrin komunitetet. Për të krijuar qeverinë duhen 61 deputetë.

Covid, Franca mbyll kufijtë me vendet jashtë BE-së

Franca ka shkuar në një tjetër “lock-down”, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit, ku tashmë në Evropë po qarkullon edhe mutacioni i ri i virusit të rrezikshëm. Duke filluar nga dita e nesërme, Franca do të mbyllë kufijtë për të gjithë njerëzit që vijnë nga jashtë Bashkimit Evropian.

Ky i vendim i fundit i qeverisë franceze është marrë për të parandaluar përhapjen e varianteve të reja të virusit, si dhe për të shmangur një bllokim të tretë total. Kryeministri i Francës, Jean Castex, njoftoi masat e reja mbrëmjen e djeshme, pas një takimi urgjent me ekipin e shëndetësisë në pallatin presidencial, ku paralajmëroi një “rrezik të madh” nga variantet e reja.


Ndërkohë, të gjithë ata që vijnë nga vendet e BE do iu kërkohet një test negativ i virusit Korona. Franca, gjithashtu, do të mbyllë të gjitha qendrat e mëdha tregtare, duke filluar nga e diela, si dhe do të kufizojnë udhëtimin për qytetarët, që duan të shkojnë jashtë vendit.

Kryeministri Castex urdhëroi një rritje të kontrollit policor për ata që shkelin shtetrrethimin 12 orë në ditë, organizojnë festa sekrete ose rihapin restorantet në kundërshtim me urdhrin e mbylljes, që është në fuqi prej muajit tetor.

5 shenjat që tregojnë se ai ose ajo po gënjejnë për atë që thonë

Ekspertët e gjuhës së trupit thonë se ka disa shenja shumë delikate të cilave u duhet kushtuar vëmendje për të kuptuar se personi me të cilin po bisedoni është duke gënjyer. Shumica prej nesh përdor gënjeshtra të vogla në jetën e përditshme dhe kjo është deri diku pranueshme, por kur bëhet fjalë për partnerët, sinqeriteti është shumë i rëndësishëm. Atëherë, si ta kuptoni nëse partneri juaj po ju gënjen?
Ekspertët Nick Davis dhe Sophie Zadeh kanë renditur 5 shënjat kryesore se partneri po gënjen për atë që thotë.

1. Fërkimi i veshit

Në mënyrë të pavetëdijshme një gënjeshtar përpiqet të bllokojë tingullin e gënjeshtrës që po thotë ose mund të fërkojnë veshin për t’ju tërhequr vëmendjen dhe të ndërpresin kontaktin me sy. Partneri juaj gjithashtu mund të tërheqë ose përkulë veshin, gjë që gjithashtu mund të sinjalizojë se ai ka dëgjuar mjaftueshëm dhe nuk dëshiron të vazhdojë bisedën.

2. Mbulon hundën

Shenja kryesore së cilës i duhet kushtuar vëmendje është fërkimi i pjesës së poshtme të hundës. Disa nga gishtat janë pranë gojës pasi ai ose ajo po përpiqet të mbulojë të pavërtetat që po thotë.

3. Prekja e gojës

Prekja e gojës shpesh mund të përdoret pa e ditur për të fshehur atë që thotë gënjeshtari. Ky gjest nganjëherë maskohet nga një kollë e rreme.

4. Fërkimi i qafës

Disa njerëz mund të tërheqin jakën ose të fërkojnë pjesën e pasme të kokës ndërsa gënjejnë. Kështu mund të ndodhë, sepse gënjeshtari përjeton ndjesi mpirjeje në qafë dhe fytyrë kur thotë të pavërteta, por edhe një ndjenjë nxehtësie ose djersitje.

5. Mbyllja e syve

Truku i fundit se si të zbulojmë nëse partneri juaj po ju gënjen është të vëreni nëse ai mbylli sytë apo shikon larg kur ju afrohet. Burrat përpiqen të fërkojnë sytë më fuqishëm, nëse gënjeshtrat që ata thonë janë të mëdha, ndërsa gratë kanë më shumë të ngjarë të prekin nën sy dhe të shikojnë lart

E reja i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë

Në Tiranë, rreth orës 12:20, një e re është vetëvrarë në rrugën “Prokop Mima”.

Policia njoftoi se ka dyshime se është vetëhedhur nga lartësia e katit të 5-të të pallatit ku banonte shtetasja me inicialet L. H., 28 vjeçe, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Vota e emigrantëve në dorë të partive politike

Votimi i emigrantëve nuk do të realizohet nëse nuk ka dakordësi mes partive politike.

“Duhet konsensus për të siguruar votën e emigrantëve. Nëse nuk bie palët dakord ne nuk do ta zbatojmë projektin”, u shpreh Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një konferencë për shtyp, të enjten.

Më herët, Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka nisur manipulimin e votës së emigrantëve duke emëruar eksponentë të lartë të Partisë Socialiste për regjistrimin e tyre.

Ndërsa, përfaqësues të grupimit ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’ (DSHL), pjesë e grupit të punës së ngritur nga KQZ për votën e diasporës u shprehën se partitë politike i tremben votës së emigrantëve.

Në dhjetor 2020, KQZ propozoi votimin e emigrantëve “përmes postës dhe shkarkimin e fletës së votimit online nga faqja e KQZ-së”.

Kujtojmë se me 24 shkurti është afati i fundit për regjistrimin e emigrantëve për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit.

Këshilla e fundit e ekspertëve/ Pse tani duhet të mbajmë 2 maska kundër covid

Shprehja “vër maskën” tashmë po ndryshon në “vër maskat”.

Zbulimi i varianteve shumë ngjitëse të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara i ka bërë ekspertët e shëndetit publik që të kërkojnë ndryshim të maskave të thjeshta prej lecke që tashmë konsiderohen si mburoja kryesore gjatë pandemisë.


Ndryshimi? Mbi maskën kirurgjikale duhet vënë edhe një maskë prej pëlhure që gjendet tashmë në çdo dyqan apo mund të qepet edhe në shtëpi. Disa ekspertë thonë se është koha për të blerë maskat me cilësi më të lartë KN95 ose N95 edhe pse autoritetet thonë se kjo mund të bënte që te mbeteshin pa maska punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Sipas Washington Post, Shtetet e Bashkuara mbeten ende pas pjesës tjetër të botës kur bëhet fjalë për maskat. Disa vende aziatike, duke përfshirë Singaporin dhe Korenë e Jugut, kanë prodhuar maska me cilësi të lartë për t’i dërguar direkt te banorët. Javët e fundit, vendet evropiane kanë filluar të kërkojnë maska më cilësore në ambientet publike për shkak të mutacionit të identifikuar në Mbretërinë e Bashkuar. Shkencëtarët britanikë vlerësojnë se ai mund të jetë 70% më infektues.

Anthony Fauci, eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA doli me 2 maska në fytyrë të hënën duke thënë se dy shtresa “thjesht janë më efektive”.

Abraar Karan, një mjek në Spitalin dhe Shkollën Mjekësore të Harvardit, që në pranverën e kaluar bëri thirrje që të prodhohen në masë maska komode dhe efektive. Ai tha se vendi mund të kishte shmangur situatën e tij aktuale vetëm me këto barriera cilësore.

Linsey Marr, një profesor i inxhinierisë në Virginia Tech, i cili ka hulumtuar efektivitetin e maskës, tha se publiku ka mjete më të mira për të zvogëluar ngarkesat virale që hyjnë në ajër dhe në trup. Sipas tij një maskë e dyfishtë është njëlloj si një vaksinë që merret në 2 doza