Shkencëtarët turq arrijnë të diagnosifikojnë virusin COVID-19 në 10 sekonda

Hulumtuesit turq të Qendrës Kombëtare për Kërkimin e Nanoteknologjisë (UNAM) pranë Universitetit Bilkent kanë zhvilluar një sistem të diagnostikimit të bazuar në nanoteknologji, që mundëson diagnostikimin e koronavirusit të ri (COVID-19) për 10 sekonda, me besueshmëri prej 99 përqind dhe pa marrë “asgjë” nga hunda.

Produkti turk i teknologjisë së lartë “Diagnovir”, që pritet të jetë i pari në botë, synon të marrë vendin e testeve PCR me origjinë të huaj. Rektori i Universitetit Bilkent, prof. dr. Abdullah Atalar, zhvillimet në lidhje me produktin i vlerësoi për Anadolu Agency (AA).

“Koronavirusi është një grimcë e madhësisë prej 150 nanometra. Hulumtuesit tanë në UNAM me vite u morën me grimca të madhësive nano”, u shpreh ai. Menjëherë pas fillimit të COVID-19, ai theksoi se në Turqi, ka filluar projekti për zhvillimin e një sistemi testimi që jep rezultate të shpejta.

“Projekti u finalizua dhe u zhvillua një sistem që do të mund të marrë vendin e PCR dhe jep rezultate shumë të shpejta, madje për disa sekonda. Nëse është pozitiv menjëherë jep rezultat, nëse është negativ me disa kontrolle vazhdon pak më gjatë”, tha rektori Atalar duke informuar se produkti është plotësisht produkt turk.

Shkarkimi i Ilir Allkjas/ Mjekët në protestë: Vendim i padrejtë

Siç paralajmërua një ditë më parë, sindikata e punonjësve të shëndetësisë kanë dalë sot në protestë për shkarkimin e kolegut të tyre, mjekut të Urgjencës Kombëtare Mjekësore Ilir Allkja. Mjekët janë mbledhur rreth orës 10:00 para Urgjencës për të shprehur indinjatën e tyre për vendimin e QSUT-së.

Sipas sindikatës, mjekët po punojnë në kushte sfilitëse vetëmohuese. Sipas tyre, ky është një vendim i padrejtë dhe se një mjek nuk mund të shkarkohet vetëm për deklaratat e tij në media.

Vrasësi i dy motrave në polici: E bëra për xhelozi!

Policia ka nisur të marrë në pyetje Përparim Ademin, autorin e vrasjes së dyfishtë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në zonën e Astirit. Sipas burimeve policore ai që në fillim të rrëfimit ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie.

“Vrasjen e kam bërë për motive xhelozie, dyshoja se Zhaneta më tradhtonte, u nisa për tu vetë-dorëzuar në polici”, ka thënë ai.
Ndër të tjera mësohet se në vendin e ngjarjes kanë qenë fëmijët e Zhaneta Metanit, 15 dhe 16 vjeç.

Krimi i dyfishtë ka ndodhur në banesë, ku Ademi ka vrarë me armën tip automatik bashkëjetuesen dhe motrën e saj. Viktimat e kësaj ngjarje janë Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, rreth 40 vjeç.

Ja ushqimet fatsjellëse që nuk duhet të mungojnë në darkën e Vitit të Ri

Ja ushqimet fatsjellëse që nuk duhet të mungojnë në darkën e Vitit të Ri

1. Thjerrëzat
Vendi i parë i listës mund të jetë vetëm i tyre. Ata kujtojnë formën e rrumbullakët dhe të rrafshuar të monedhave dhe për këtë arsye janë simbol i parave që hyjnë në shtëpi. Simbolikisht lënë larg varfërinë. Legjenda thotë se Isai në mosmarrëveshje me vëllanë e tij Jakobin për çështjen e trashëgimisë, shkëmbeu të drejtën e parëbirnisë së tij për një tas supë me thjerrëza të kuqe duke konfirmuar kështu prezencën e lashtë në tryezë të këtyre bishtajave. Thjerrëzat, së bashku me qiqrat, bizelet, fasulet janë perime të pasura me proteina dhe kanë (si të freskëta dhe të thata) një përqindje të lartë të karbohidrateve. Kanë vlera të larta kalorike, janë të ulëta në yndyrë (rreth 2-4%).

2.Shega
Një pemë antike e kultivuar më shumë si një zbukurues sesa një ushqim. Në kuzhinat antike kishte një përhapje të gjerë, prezente në mish, si lëng në vend të uthullës dhe sot është kryesisht në pastiçeri. Ajo është metaforë e pjellorisë. Një element i vetëm nga ku rriten shumë fara për të porsamartuarit shihet si një shenjë e pjellorisë.

3. Arra
Arra është e pasur me vitamina B dhe kripëra minerale, fosfat kaliumi, kalcium dhe hekur dhe mbi të gjitha nga nga magnezi, i njohur si përmirësuesi i gjendjes shpirtërore. Ajo gjithashtu përmban L-arginine dhe acidin alfa-linolenik të dobishëm për shëndetin e zemrës. Sipas një traditë të vjetër të vendit për çiftet e sapomartuara ajo është simbol i mbarësisë dhe i pjellorisë. Si frut i mbyllur brenda një guaske ajo është konsideruar si simbol i pjellorisë, begatisë dhe forcës.

4. Gështenjat

E quajtur ndryshe pema e bukës është sidomos për banorët e vendeve malore garancia e mbijetesës në muajt e dimrit: burim i ushqimit të lehtë, i tregtisë me banorët e vendeve fushore, e mirë për tu ngrënë në çdo lloj mënyre. Me të prodhohet mielli si gatim apo për të skuqur. Në Francën e shekullit të tetëmbëdhjetë gështenjat shërbenin për të shkëmbyer urime reciproke për prosperitet.

5. Rrushi
Rrush i bardhë apo i kuq përfaqëson braktisjen., simbol i një ushqimi për tu afruar si qerasje apo shpërndarë. I quajtur ndryshe “fryti i tokës dhe i punës së njeriut”, rrushit bëhet një metaforë e falënderimeve të marra dhe dëshirave që realizohen.

6. Mandarinat
Mandarina, portokalli dhe të gjitha frutat e formës së rrumbullakët. Përveç se rikujtojnë idenë e parave, janë simbol i përjetësisë dhe ogur i mirë për një jetë të gjatë. Ngjyra e ndritshme i bën ato të duken si ar dhe është konsideruar si një fatsjellës i vlefshëm.

7. Peshku
Peshku është një zgjedhje e shkëlqyer për darkën e Vitit të Ri. Në Amerikën e Veriut, Azi dhe Evropë është gatuar shpesh një peshk të gjithë për të festuar vitin e ri. Të tjerë mendojnë se peshku simbolizon bollëk. Sardelja në Poloni dhe Gjermani hahet në mesnatë si simbol i dëshirave të mira për vitin e ri. Darka suedeze përfshin një pjatë me shumë varieteteve të peshkut gatuar në mënyra të ndryshme. Në Japoni, vezët e peshkut janë simbol i pjellorisë dhe karkalecat simbol i jetëgjatësisë.

8. Monedhat prej çokollate
Të fundit në listë, por absolutisht nuk duhet të mungojnë. Çokollatë vetë ka një referencë për bollëkun (dikur ishte një luks që mund të përballohej vetëm nga disa). Dhuroni, mbajini në shtëpi, dekoroni tavolinën dhe hani të paktën një.

Eliot Engel largohet në janar, Kosova dhe shqiptarët humbasin në Kongresin Amerikan mikun më të madh

Eliot Engel

Kosova do ta humbasë mbështetësin e saj më të madh në Kongresin amerikan kur përfaqësuesi Eliot Engel të largohet në muajin janar, pas më shumë se tri dekadash në detyrë.

Engel, demokrat, ka përfaqësuar pjesë të Bronksit – një lagje e qytetit të Nju Jorkut me një popullsi të madhe dhe politikisht aktive shqiptare – që nga viti 1989.

Ai ka qenë mbledhësi kryesor i mbështetjes së Kongresit për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, në vitin 2008.

Mbështetja e palëkundur për Kosovën, gjatë dekadave të tëra, e ka bërë atë të famshëm në këtë shtet, të njohur nga rreth 115 vende të tjera.

Kosova ka emëruar një rrugë dhe një autostradë për nder të Engelit dhe, madje, ka lëshuar një pullë postare me fotografinë e tij.

Kjo e ka bërë atë një figurë të diskutueshme në Serbi, vendin që vazhdon ta refuzojë humbjen e Kosovës dhe lobon kundër njohjes së saj nga komuniteti ndërkombëtar.

Advertisements

Engel: Të hetohet çdokush që ka kryer krime lufte, jo vetëm shqiptarët

Megjithatë, largimi i Engelit nga Dhoma e Përfaqësuesve – ku së voni ka kryesuar Komitetin për Punë të Jashtme, duke përdorur pozicionin e tij për të ndëshkuar Beogradin dhe për të mbrojtur Kosovën – mund të mos jetë një rast për Serbinë që të gëzohet.

Engel, 73 vjeç, ka thënë se nuk e ka në plan të pensionohet pas humbjes së tij të befasishme në zgjedhjet paraprake, në verë.

Ai ka thënë se është pyetur nëse do që të jetë ambasador ose nënsekretar në administratën e Joe Bidenit dhe se po i shqyrton opsionet. Kjo ngre pyetjen nëse ai do të vazhdojë të ndikojë politikën e SHBA-së në Ballkan.

“[Ka] shumë gjëra të ndryshme që mund t’i bëj… Nuk do të marr ndonjë vendim tani, por e dini se jam duke menduar”, ka thënë Engel për Washington Examiner, në fillim të dhjetorit.

”Ndoshta bëj diçka me administratën… Disa njerëz kanë sugjeruar që mbase unë mund të jem ambasador”, ka thënë ai.

Pasioni ballkanik

Ndonëse Engel nuk ka dhënë shumë detaje për planet e tij të ardhshme, ai ka treguar se ku qëndrojnë interesat e tij politikë në një seancë dëgjimore të Komitetit për Punë të Jashtme, të mbajtur më 8 dhjetor.

“Nuk e dija pasionin që do të zhvilloja për një cep të vogël të Evropës, të quajtur Ballkan”, ka thënë Engel në këtë seancë dëgjimore, të cilën e ka thirrur për t’i dhënë rekomandime mbi rajonin administratës së ardhshme të Bidenit.

“Kam udhëtuar në çdo vend të Ballkanit Perëndimor disa herë, jam takuar me aq shumë udhëheqës nga aq shumë parti dhe kam dashuruar larminë e pasur të kulturave, etnive dhe feve”, ka thënë Engel.

“Por, asnjë vend nuk më ka prekur zemrën më shumë se Kosova”, ka shtuar ai.

Engel: Administrata Biden t’i rikrijojë marrëdhëniet me Kosovën

Vendimi i Engelit që në ditët e fundit të tij në Kongres të mbajë seancë dëgjimore për një pjesë të Evropës, që rrallë bën tituj lajmesh në Shtetet e Bashkuara, ishte i rëndësishëm, thonë vëzhguesit.

“Seanca kishte për qëllim të çimentonte trashëgiminë e Engelit në Ballkan, veçanërisht sa i përket Kosovës”, thotë Dan Vajdich, i cili ka mbuluar Evropën dhe Euroazinë për Komisionin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe tani këshillon Dhomën e Tregtisë së Serbisë për tërheqjen e investimeve amerikane në Serbi dhe në Ballkanin Perëndimor.

Engel ka hyrë në Kongres derisa Jugosllavia po ndahej dhunshëm në vija etnike. Ai është përfshirë në shumë mosmarrëveshje rajonale përmes pozitës së tij në Komitetin e Punëve të Jashtme, duke fituar përfundimisht reputacionin si ekspert i Ballkanit.

Ai ka qenë ndër ligjvënësit e parë amerikanë që i ka bërë thirrje administratës së Bill Clintonit të ndërhyjë, në vitin 1998, për të ndaluar veprimet e forcave jugosllave dhe serbe në Kosovë. Padyshim se ka qenë edhe më i zëshmi në Kongres për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga SHBA-ja, një dekadë më vonë.

Engel vazhdon të luftojë për drejtësi për vëllezërit Bytyqi, tre shqiptaro-amerikanë që kanë luftuar në anën e shqiptarëve dhe janë ekzekutuar nga policia serbe në vitin 1999. Vrasësit e tyre nuk janë ndjekur ende penalisht.

Rasti i vëllezërve Bytyçi “duhet t’i përcaktojë” marrëdhëniet SHBA-Serbi

“Siç e dini të gjithë, Eliot ka qenë përkrahësi më i madh i Kosovës në Kongresin e Shteteve të Bashkuara”, ka thënë përfaqësuesi Kevin McCarthy (republikan nga Kalifornia), anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme, në seancën dëgjimore të Dhomës së Përfaqësuesve, më 8 dhjetor.

Pozita e ambasadorit

Pozitat e ambasadorëve në Ballkan pritet të hapen në fillim të vitit 2022, kur ambasadorët amerikanë në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë arrijnë kufirin standard të mandatit trevjeçar në një vend.

Administrata e Bidenit mund të caktojë gjithashtu të dërguar të posaçëm për rajonin, përfshirë bisedimet Kosovë-Serbi.

Uashingtoni është ende i përqendruar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë, që do t’iu hapte derën të dyja vendeve për të lëvizur më pranë anëtarësimit në BE dhe potencialisht në NATO.

Uashingtoni po bën po ashtu presion për reformën kushtetuese në Bosnje, me synimin për të ruajtur integritetin e saj territorial nga kërcënimet e Republika Sërpskës për shkëputje.

Në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA dërgohet rezolutë që dënon gjenocidin në Srebrenicë

Stafi i Engelit nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse ai është i interesuar për post të ambasadorit ose të të dërguarit të posaçëm në Ballkan.

Ronald Neumann, president i Akademisë Amerikane të Diplomacisë dhe një ish-ambasador i SHBA-së, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se dikush si Engel do të ishte më i mundshëm për drejtimin e ndonjë ambasade të madhe, në një kryeqytet të Evropës Perëndimore, si Londra ose Berlini.

Jellena Milliq, drejtoreshë e Qendrës për Studime Euro-Atlantike në Beograd, thotë se Serbia do ta shihte si pengesë nëse Engel përfshihet në bisedimet e paqes Serbi-Kosovë, për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me Prishtinën.

Për të njëjtën arsye, ajo dyshon se ai do të kishte ndikim pozitiv në çështjet rajonale, nëse do të caktohej ambasador në Kosovë ose në Bosnje e Hercegovinë.

“Engel nuk do të ishte lajm i mirë për negociatat midis Prishtinës dhe Beogradit. Ai është bërë shumë i njëanshëm dhe është plotësisht jashtë rrjedhave për atë që po ndodh në terren në Serbi. Ai ende e shikon Serbinë përmes [prizmit të] viteve 1990”, thotë Milliq.

Seanca dëgjimore e 8 dhjetorit ishte shembull, thotë ajo.

Vuçiç: Qëndrimet për Kosovën në Kongresin amerikan nuk na konvenojnë

Engel, në atë seancë, ka folur për disa mangësi të Serbisë, përfshirë dështimin e saj për të ndjekur kriminelet e luftës, ngecjen e demokracisë nën presidentin Aleksandar Vuçiq dhe lidhjet e ngushta ushtarake të Serbisë me Rusinë. Engel ka kritikuar edhe politikën aktuale të SHBA-së për Kosovën, duke e cilësuar si më të favorshme për Serbinë.

“Ne i amortizojmë marrëdhëniet tona dypalëshe në atë masë saqë ne, Shtetet e Bashkuara, i kufizojmë zgjedhjet e Kosovës, për të shmangur zemërimin e Beogradit”, ka thënë Engel.

Shumë analistë të Ballkanit në Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Engel ka pasur të drejtë që i ka vënë në dukje ato çështje.

Por, Milliq thotë se Engel nuk ka pranuar disa “ndryshime pozitive” që kanë ndodhur gjatë viteve në Serbi, përfshirë respektimin e integritetit territorial të Bosnjës dhe “bashkëpunimin” me Gjykatën Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi – pavarësisht dështimit të Beogradit për të ekstraduar kriminelët e dyshuar në Hagë.

Milliq thotë se Engel ka minimizuar edhe vdekjet e 2,000 serbëve gjatë luftës në Kosovë, më 1999.

Engel dhe Menendez të shqetësuar me qasjen e SHBA-së ndaj Kosovës

Vajdich thotë se komentet e Engelit e bëjnë “politikisht të vështirë” për politikanët në Beograd që të mbështesin lidhje më të forta me Shtetet e Bashkuara dhe ato përdoren nga Rusia për qëllime propagandistike dhe për të krijuar ndarje midis Serbisë dhe Perëndimit.

“Mesazhi rus është se Amerika nuk do t’ju pranojë kurrë dhe gjithçka që i intereson është Kosova”, thotë Vajdich.

Janusz Bugajski, ekspert për Ballkanin në Fondacionin Jamestown në Uashington, thotë se Engel mund të bëjë ende punë për Ballkanin në administratën e Bidenit, të cilat nuk lidhen me bisedimet e paqes midis Kosovës dhe Serbisë, të tilla si puna me evropianët për të luftuar ndikimin rus dhe kinez në rajon. Engel, sipas tij, ka përvojë të gjerë me marrëdhëniet transatlantike.

“Ka shumë mundësi” për Engelin në administratën e Bidenit, disa prej të cilave do të ishin “më të ndjeshme ndaj Beogradit”, thotë ai.

Asnjë humbje për Kosovën?

Tanya Domi, eksperte për Ballkanin në Universitetin Columbia, thotë se nuk pret që largimi i Engelit ta dobësojë mbështetjen e SHBA-së për Kosovën.

Engel, sipas saj, mund të jetë bërë i zëshëm për Kosovën dhe çështjet e tjera të Ballkanit, pjesërisht për faktin se vëmendja e Shtëpisë së Bardhë për rajonin ka rënë gjatë viteve.

Kjo ka ndryshuar në fund të administratës së Donald Trumpit, me emërimin e Richard Grenellit, në vitin 2019, si i dërguar special në bisedimet Kosovë-Serbi dhe me nënshkrimin e një marrëveshjeje në shtator për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.

Kjo prirje ka të ngjarë të vazhdojë nën Bidenin, i cili e njeh rajonin nga ditët e tij në Komisionin e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë.

Domi parashikon që Biden të merret me çështjen e rajonit edhe më agresivisht se presidentët e mëparshëm.

“Eliot ishte mbrojtës i pazakonshëm i Kosovës. Por, kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë të tjerë që do të dalin [në Kongres]”, thotë Domi.

Engel do të zëvendësohet si kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme nga Gregory Meeks (demokrat nga Nju Jorku), i cili do ta marrë detyrën më 6 janar, kur Kongresi që është zgjedhur më 3 nëntor, të mblidhet për herë të parë./REL

Zonja BioNTech, “nëna e vaksinës”: Në verë i rikthehemi jetës normale

Redemption': How a scientist's unwavering belief in mRNA gave the world a  Covid-19 vaccine

Një grua e lindur në një qytet të vogël hungarez, e cila u rrit e lumtur në një shtëpi pa ujë të rrjedhshëm dhe pa energji elektrike, është sot një nga shkencëtaret më me ndikim në botë. Gjetjet e saj kanë qenë të dobishme për të bërë të mundur prodhimin e dy vaksinave kryesore, që mund të na nxjerrin nga kjo pandemi. “Isha një fëmijë i lumtur. Babai im ishte kasap dhe më pëlqente ta shikoja duke punuar, të vëzhgoja kafshët, zemrat e kafshëve, mbase aty lindi thirrja ime shkencore”, thotë Katalin Karikó, nga shtëpia e saj në periferi të Filadelfias.

Pas studimeve për biologji në Hungari, Karikó shkoi në SHBA për të marrë doktoratën në vitin 1985, dhe nuk është kthyer më. Në vitet 1990, askush nuk e mbështeti idenë e Karikós: të zhvillonte terapi dhe vaksina të bazuara në molekulën e ARN-së. “Kam marrë një letër refuzimi pas tjetrës nga institucionet dhe kompanitë farmaceutike, kur u kërkova parà për të zhvilluar këtë ide”, shpjegon biokimistja, e lindur në Kisújszállás, rreth 100 kilometra nga Budapesti, 65 vjet më parë. Tani Moderna dhe BioNTech kanë marrë qindra-miliona euro për të zhvilluar vaksinat e tyre, që përdorin ARN mesazhere.

Advertisements

Ideja ishte e mirë, por nuk ishte në modë. Ata donin të përdornin një molekulë të brishtë dhe efemere për të kuruar sëmundjen, ose për të parandaluar infeksionet përgjithmonë. ARN është një molekulë që ka për detyrë të hyjë në bërthamën e qelizave tona, të lexojë ADN-në dhe të marrë “recetën”, për të prodhuar proteinat që na duhen. Karikó dëshironte të përdorte qelizat e pacientit për të bërë proteina, që do t’i kuronte duke injektuar një ARN të vogël mesazhere. “Tani të gjithë e kuptojnë, por atëherë jo”, thotë shkencëtarja. Në ato vite, triumfoi terapia e gjeneve, bazuar në modifikimin e përhershëm të ADN-së, për të korrigjuar sëmundjet. Kjo pikëpamje filloi të relativizohej kur u tregua se modifikimi i ADN-së mund të gjenerojë mutacione vdekjeprurëse dhe disa pacientë vdiqën në testet klinike.

Vaksinat e bazuara në ARN paraqisnin dy probleme. Nga njëra anë, nuk mund të bënin mjaftueshëm proteina. Nga ana tjetër, ARN mesazhere mund të gjenerojë një inflamacion të fortë, të shkaktuar nga sistemi imunitar. Në fillimin e viteve 2000, si studiuese në Universitetin e Pensilvanisë, Karikó vazhdoi të koleksionojë refuzime. Një ditë u takua me Drew Weissman, një shkencëtar i sapoardhur nga ekipi i Anthony Faucit. Weissman dëshironte të gjente vaksinën e AIDS-it dhe e mirëpriti Karikón, në laboratorin e tij për ta provuar me ARN mesazhere. Në vitin 2005, ata zbuluan se modifikimi i një shkronje të vetme në sekuencën gjenetike të ARN-së, e parandalonte shkaktimn e inflamacionit. Të dy shkencëtarët patentuan teknikat e tyre për krijimin e ARN-së së modifikuar, por Universiteti i Pensilvanisë vendosi t’i shiste ato te kompania Cellscript, për 300,000 dollarë.

Në vitin 2010, Moderna e sapokrijuar fitoi të drejtat e patentës së Karikó dhe Weissman. Brenda disa viteve, ajo mori qindra-miliona dollarë kapital privat, përfshirë 420 milion nga Astrazeneca. Kompania premtoi se do të jetë në gjendje të trajtojë sëmundjet infektive me ARN mesazhere. Një kompani tjetër e vogël gjermane, BioN-Tech, bleu disa patenta nga Karikó dhe Weissman për ARN e modifikuar, për të zhvilluar vaksinat e kancerit. Në vitin 2013, Karikó u punësua nga BioNTech, sot ajo është zëvendës presidente. Disa ditë më parë, Karikó dhe Weissman u takuan përsëri për të marrë dozën e parë të vaksinës BioNTech. “Nuk më tremb”, thotë shkencëtarja. “Vaksina mbron vetëm 10 ditë pas dozës së parë, kur mbrojtja është 88.9%. Me dozën e dytë rritet në 95%. Ne morëm mostrën e gjakut nga të vaksinuarit në testet klinike dhe krijuam kopje të të gjitha varianteve ekzistuese të koronavirusit. Gjaku i këtyre pacientëve, i cili përmban antitrupa, ishte në gjendje të neutralizonte 20 variante të virusit”.

“Këto vaksina do të na nxjerrin nga pandemia. Në verë ndoshta do të jemi në gjendje të kthehemi në plazh, në jetën normale. Dhe me më shumë se 3,000 vdekje në ditë SHBA, nuk kam dyshim se njerëzit do të vaksinohen. Sidomos të moshuarit”, thotë ajo. Karikó e kupton që ka njerëz që kanë dyshime për këto vaksina, “sepse një vaksinë e bazuar në ARN nuk u miratua kurrë. Por prototipat e përdorur për më shumë se 10 vjet janë provuar se janë të sigurt. Ajo që ne përdorim ka të njëjtën përbërje si ajo që ju bëni, në qelizat tuaja ”, thekson ajo.

Disa javë më parë Derrick Rossi, një nga themeluesit e Moderna, tha se Kariko dhe Weissman duhet të merrnin Çmimin Nobel në Kimi. Karikó refuzon. “Në 40 vitet e kaluara nuk kam pasur asnjë shpërblim të vetëm për punën time. Nuk kam nevojë. Unë e di se çfarë bëj. Dhe unë jam shumë e moshuar për të ndryshuar”, thotë ajo. Kur ishte një shkencëtare e re dhe ende jetonte në Hungari, nëna i tha se një ditë ajo do të fitonte çmimin Nobel. “Dhe unë iu përgjigja: “Por nëse nuk mund të marr as një bursë studimesh, nuk mund të kem as një punë të përhershme në universitet!’”. / La Repubblica

Pse lejohet lotaria e “Big Market”; me të cilën deputeti Vullnet Sinaj, do mashtrojë blerësit me shortin fals “Alo 0800”-ta

Pse lejohet lotaria e “Big Market”; me të cilën deputeti Vullnet Sinaj, do mashtrojë blerësit me shortin fals “Alo 0800”-ta

Çfarë “punësh” ka bërë në Itali dhe përse nuk fillon procedimi penal për deputetin kumarxhi?/ Prej disa ditësh, po inskenohen bisedat telefonike të llojit 0800-ta, me të cilat do shpallen fitues vetë pronarët e grupit mafioz “Big Market”; mirëpo megjithëse ligji ndalon çdo lloj loje fati në Shqipëri, babloku e ka lejuar sepse e përdor këtë kompani ushqimesh skarco të deputetit, për të dhuruar qese ushqimesh gjatë fushatës elektorale, siç bëri gjatë show-t pas tërmetit

Prej afro 2 muajsh, rrjeti “Big Market”, me pronar deputetin “rilindës” Vullnet R. Sinaj, ka shpallur dhe po transmeton në disa media pranë pushtetit, një lojë fati të llojit bixhoz me kuponë dhuratash tregu, për ata që blejnë një vlerë të caktuar mallrash.

Kjo lojë fati e organizuar në media nga deputeti Sinaj, po lejohet nga Autoriteti i Lojërave të Fatit, policia, tatimet dhe Ministria e Financave, sepse shefat e tyre po ndalojnë inspektorët që kanë bërë raportimet për këtë aktivitet, i cili quhet “Vepër penale” sipas Ligjit Nr. 75/2018, datë 25.10.2018.

Pse lejohet deputeti pronar i rrjetit “Big Market”, të organizojë lojëra fati; ndërkohë që për të të njëjtën vepër penale, pas futjes në fuqi të ligjit ndalues me 1 janar 2019, janë gjobitur e skuestruar 378 biznese dhe janë prangosur e çuar në burg 476 qytetarë.

Në rastin konkret, shkelja e ligjit që ndalon lojërat e fatit, ka për bazë veprën penale të mashtrimit publik në media, me joshjen që deputeti Vullnet Sinaj po u bën qytetarëve, nëpërmjet ofertës me thirrjen: “Bli në Big Market e fito dhurata”.

Brenda kësaj loje fati, fshihet dhe mashtrimi tjetër me përmbatje krim ushqimor, që po bën deputeti i “Big Market”, si marifet për të shitur produktet ushqimore e higjenike skarco dhe të rrezikshme për shëndetin, të pajisura me data skandence false.

Ndërsa siç e kemi raportuar disa herë, AKU po e lejon krimin ushqimor që bëhet me mashtrime etiketash e data skandence nga “Big Market”, paçka se çdo ditë i shkojnë qindra denoncime me vido-produkte nga qytetarët.

KUJTESË/ Sipas informacioneve, pronar faktik i rrjetit “Big Market”, është një grup mafiozësh italianë, që krijojnë rrjete tregjesh të produkteve ushqimore e jo ushqimore në vendet “geto” si Shqipëria; të cilët i administrojnë me persona që kanë lidhje të vjetra në Itali dhe i promovojnë në politikë e pushtet.

Në Shqipëri, ata kanë përzgjedhur e caktuar si administrator, deputetin “Rilindës”, Vullnet R. Sinaj, ish-emigrant prej vitit 1993.

Mirëpo në shkelje të ligjit, deputet-xhambazi i ushqimeve skarco, nuk rrëfen se çfarë punësh ka bërë e me cilët “kolegë” ka qenë në Itali; por në vijim do t’ia rifreskojnë kujtesën me fakte konkrete, duke i depozituar një material dhe KQZ-së e SPAK, por jo kryeministrit, sepse ai i di./Pamfleti

Zvicër, ndërron jetë një qytetar pasi bëri vaksinën antiCovdi

Një zviceran, i cili ishte ndër të parët në vend që u vaksinua me një vaksinë kundër COVID-19 ka ndërruar jetë më vonë. Kështu kanë thënë të mërkurën zyrtarë në kantonin e Lucernit, megjithëse ata nuk treguan nëse vdekja kishte lidhje me vaksinimin, shkruan Reuters.

“Ne jemi të vetëdijshëm për rastin”, tha një zëdhënës, duke shtuar se çështja i ishte referuar rregullatorit zviceran të ilaçeve Swissmedic.

Kantoni nuk dha as detaje për ngjarjen, as për kohën që kaloi midis kur personi mori vaksinën dhe kur ndodhi vdekja.

Lucerni ishte vendi i vaksinimeve të para në Zvicër duke filluar javën e kaluar, me një vaksinë nga Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech, të dhënë kryesisht për të moshuarit.

Zvicra ka marrë 107,000 doza vaksine, deri më tani, dhe pret që të marrë 250,000 të tjera në muaj duke filluar nga viti i ardhshëm.

Reuters shkruan se Swissmedic nuk ka bërë ndonjë koment deri më tani dhe se deri më tani nuk ka ndonjë përgjigje nga Pfizer. Vaksina e Pfizer dhe BioNTech është e vetmja vaksinë e aprovuar, deri më tani, në Zvicër.

Cilët janë vendet që kanë kryer më shumë vaksina në botë

Në të gjithë botën, 4.87 milion njerëz kanë marrë tashmë dozën e parë të vaksinës kundër covid pavarësisht kompanive farmaceutike që e kanë zhvilluar atë.

Shtetet e Bashkuara, me 2.13 milion njerëz kryesojnë renditjen në terma absolutë përpara Kinës me 1 milion, Mbretërisë së Bashkuar me 800 mijë dhe Izraelit me 643 mijë. Rusia, megjithëse është përpjekur gjithë këtë kohë për të reklamuar Sputnikun e saj, deklaron vetëm 52 mijë të vaksinuar.

Në Evropë sprint drejt imunizimit nga virusi duket se ka marrë Gjermania me 78 109 doza të kryera. Ajo ndodhet përpara Portugalisë me 16 700 ndërsa Italia ka ngecur në 8 300 të vaksinuar.

Renditja ndryshon nëse u referohemi numrit të njerëzve të vaksinuar për 100 banorë. Në këtë rast Izraeli po bën më mirë nga të gjitha me një indeks prej 7.44%. Çuditërisht pas tij është shteti i vogël arab i Bahreinit me 3.29% dhe më pas Britania e Madhe me 1.18%, vendi i parë me një popullsi të konsiderueshme. Renditja vazhdon me Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja.

Tani për tani, kombet më të mëdha si Gjermania (0,05) ose Italia (0,01) janë larg përqindjeve të konsiderueshme; por siç u përmend, në vendet e BE fushata e vaksinimit filloi pas vendeve të tjera të botës. ©LAPSI.al