Gjykata e Lezhës ka shpallur fajtor një 30-vjeçar, i cili shfrytëzoi situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, për të hapur llogari në ‘Facebook’ në emër të kryeministrit Rama me qëllim mbledhjen e parave.

Arjan Meli u dënua me 7 vite burg për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, por duke qenë se kërkoi gjykim të shkurtuar ju ul 1/3 e dënimit, duke u dënuar me 4 vite.

Mirëpo, ai ka qëndruar vetëm për 3 muaj, nga dhjetori deri në shkurt ku më pas u lirua, pasi gjendja e tij e rëndë shëndësore detyroi togat e zeza t’i pezullojnë dënimin.

Si pasojë, prokurori Arben Agovi dhe gjyqtarja Ornela Naqellari vendosën pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim të mbetur pa vuajtur për të pandehurin dhe vënien e tij në provë për një periudhë prej 3 vitesh duke u detyruar i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s