Më 23 tetor, Amazon Prime Video lëshoi një vazhdim të aventurave të Boratit, në film me titullin punues “Dorëzimi i një miti mrekullibërës të regjimit amerikan për dobinë e kombit njëherë të famshëm të Kazakistanit” ose thjesht “Borat 2”.

Ajo që është interesante është se Sacha Baron Cohen e bëri filmin në fshehtësi dhe i referohet skandaleve seksuale dhe politike në Amerikë, të cilat ndërthuren dhe lidhin njerëzit në pozicione të pushtetit. Rudolph Giuliani është avokat prej kohësh i Trumpit dhe filmi mbështetet gjithashtu në sugjerime për lidhjen midis presidentit amerikan dhe famëkeqit, Jeffrey Epstein, një biznesmen i cili zhvilloi një zinxhir të prostitucionit të fëmijëve duke organizuar në shtëpi “parajsën” për pedofilët. “Borat 2” është një pasqyrë histerike, në kohë dhe disi shqetësuese për ngjarjet globale, të cilat gatuhen sipas recetave amerikane dhe kryesisht në kuzhinën amerikane.