Shtetet e Bashkuara te Amerikes, jane te supozuara te funksionojne si nje komb, por pergjate viteve ka ndodhur nje ndarje graduale e pandjeshme deri ne ditet e sotme, ku ngjan se egzistojne dy kombe te ndryshme ne vend te nje.

Shtetet e kuqe/ republikane/ konservative quaji si te duash.
Dhe shtetet blu/ te majta, liberale, progresiviste.

Shtetet e kuqe, republikane jane ne favor te konservatorizmit te jetes, impaktit minimal te qeverise mbi individin, tregut te lire: taksave te ulta, kufizimeve te ulta, polici qe qendron permbi krimin, dhe liri e atij qe punon. Keshtu sot funksionojne pak a shume Florida, Texas, Tennesee, Arizona, Utah.

Shtetet e blu nga ana tjeter, ato te majta, liberale progresiviste – kane nje filozofi liberale deri ne anarki, qeveria qe kontrollon gjithcka, taksa te larta, kufizime te panumerta, sigurojne nje page minimale, dhe u meshojne unioneve dhe fuqise se tyre, mbi individin. Ketu hyjne, New York, New Jersey, Connecticat, Massachusetts, Illinois, Oregon dhe sigurisht pa harruar California-n.

Progresivistet e majte argumentojne se kontrolli I qeverise, taxat e larta jane ekonomikisht superiore, dhe ne kete menyre perfitojne shtresat e varfera, dhe minoritetet apo klasa punetore. Ata argumentojne se ne shtetet konservative, perfitojne vetem klasat e pasura.

Por – le t’I krahasojme pak tre shtetet e medha konservatoive Florida, Texas dhe Tennesee me tre shtetet e medha liberale te majta: California, NY and Illinois.

  • Nese narrativa e te majteve do funksiononte atehere te gjithe amerikanet do dyndeshin ne shtetet e majta. Por ne fakt po ndodh krejtesisht e kunderta.

Amerikanet po mbledhin plackat dhe po vershojne drejt shteteve repoblikane.
Sipas New York Times, ne Gusht 2020, aq shume njerez donin te shpernguleshin nga NY sa kompanite e transportit nuk po I perballonin dot me. Ky lloj eksodi brenda per brenda Amerikes, mund te kete arritur kulmin kete vit, por nuk eshte asapk nje fenomen I ri.
Pergjate dekades se fundit secili nga keto shtete te majta, humbi nje mesatare prej 1 milion banoresh, dhe shtetet konservative u shtuan ne popullsi me nga 1 milion banore respektivisht.
Dhe kjo nuk perben cudi. Amerikanet e duan lirine. Dhe liria, ka kuptimin e lirise se individit, dhe jo shtetit qe I rri cekan permbi koke, dhe e penalizon me taksa sa me te larta ate qe punon me shume. Liria ka kuptimin e mundesive, dhe pa liri, mundesite dhe individi vete ndrydhen.

Ja psh. Te themi se jeni duke kerkuar nje pune, nese nuk jeni dembel dhe doni te mbaheni me “welfare” nga qeveria. Pergjate dekades se fundit Florida, Texas dhe Tennessee kane krijuar 2 here me shume vende pune sesa shtetet e majta progresiviste.

Jo vetem kaq, por paraja juaj ka shume me teper vlere ne shtetet republikane, nderkohe qe cmimet e konsumit jetik, duke filluar nga energjise jane me te ulta ne shtetet republikane sesa keto te majtat ku edhe taxat jane me te larta. Psh. nese fuqia e 100$ ne Tennesse, mund te te bleje dicka 111$ ne New Jersey me 100$ mund te blesh nje vlere vetem prej 89$.

Nese ti je nje njeri I ndershem, qe do te rrosh me djersen e ballit, qe do te krijosh biznesin tend te vogel, dhe me pune ta rrisesh ate, nuk eshte me ceshtje nese do te preferoje nje shtet te kuq apo blu, por cilin nga shtetet e kuqe.

Progresivistet e majte thone, por jo, nuk eshte per shkak te ekonomise, por te kushteve klimaterike? Atehere si shpjegohet qe po zbrazet California, me kushtet klimaterike nga me te mirat ne USA?

Cfare e shpjegon avullimin e popullsise se shteteve te majta?

  • TAXAT e larta. Shtetet me popullore si California, NY dhe Illinois kane taxat me te larta ne USA dhe ne ngritje. Ndersa dy nga shtetet republikane konseervative Texas dhe Florida, nuk kane fare Income Tax. Ku taxat jane te larta, njerezit qe punojne do levizin drejt vendeve me taxa te uleta, ndersa ata qe s’punojne do mbushin rruget.
  • Kriminaliteti ne rritje.
    Ne shtetet e majta liberale, te cilat si per ironi duan edhe te shfuqizojne policine, krimi ka arritur majat me te larta, vrasjet me arme zjarri, vjedhjet dhe pasiguria kane arritur kulmin aq sa te duket se s’behet me fjale per Ameriken por nje vend te botes se trete.
    Keto shtetet jane drejtuar nga te majtet, per dekada te tera.
    Nje pjese e madhe e Mineapolis u shkrumbua si pasoje e revoltave anarkiste te lejuara nga guvernatoret majtiste.

Portland eshte shfytyruar nga 90 dite-nete te pergjakura, jo protestash paqesore, po anarki antikushtetuese, ndaj cdo gjeje qe mban emrin shtet.

Seattle, lejoi nje pjese te madhe te qytetit te vetedeklarohej zone Autonome, nga anakriste qe pastaj filluan t’I merrnin jeten njeri tjetrit. Kjo s’ka ndodhur kurre ne historine e Amerikes.

Te gjitha keto shtete jane ne duart e guvernatoreve majtiste, majoreve majtiste, atehere perse nuk kane lulezuar por jane katandisur ne pike te hallit.

Shiko Los Angelosin dhe San Franciskon prej nga fillojne idete majtiste te perhapen. Pyeti banoret e tyre per cmimet e paimagjinueshme te jeteses, dhe rruget e mbushura me te pastrehe, droge dhe krim. Te dy keto qytetet jane drejtuar historikisht nga e majta.

  • Te majtet flasin pa pushim rreth te varferve, barazise, minoriteteve dhe klases punetore. Por si perfundim me dekada te tera ne pushtet cfare u kane siguruar. Varferi edhe me te madhe.
    Ata qe mund te levizin levizin drejt shteteteve te rregullta, te tjeret mbeten aty, te vuajne denimin.

Atehere narrativa Majiste eshte joshese. Ka qene qe nga fillimi. Liri, Vellazeri, Barazi, por cdo here ka deshtuar. Se lirine dhe barazine, nuk ta japin protestat neper rruge, as shteti, por vetem puna, dija dhe suksesi qe jane individuale.

Pershatur nga Prager University.

Ida Mengjesi