Ndertimi i tunelit te Llogarase, tenderin për projektin e së cilës e ka fituar edhe një kompani e Alban Efthimit, mikut të Ramës, do nise ne muajt e pare te vitit te ardhshem.

Megjithese nuk preferoi te jape date, apo muaj, sepse gjithcka mund te ndryshoje nga ndonje e papritur, lajmin e dha kryeministri Rama nga Vlora ku foli dhe per projektin e transformimit te parkut te shtepise se Pavaresise.


Ky projekt do të lidhë bulevardin “Ismail Qemali” me buzën e detit dhe Lungomaren.

“Më në fund do të dalë në dritë shtëpia më e rëndësishme e Shqipërisë, e fshehur pas gardheve e kioskave prej dekadash të tëra; do mbillen shumë pemë e gjelbërim dekorativ, në një tjetër hapësirë fantastike për banorët, vizitorët, turistët”, tha Rama, teksa theksoi se shume shpejt do nise puna edhe per Portin e Madh te Jahteve.

“Per tunelin është bërë gara e projektit, s’po vë data e muaj se për gjithcka mund të ndryshojë por në pjesën e parë të vitit të ardhshëm, ne do fillojmë ndertimin e tunelit të Llogarasë, ama pjesa nga Uji i Ftohtë në Orikum përmes Radhimës do rindërtohet e do bëhet një zonë që ata që kanë bizneset e shtëpitë të kenë forcë tërheqëse më te madhe.

Duam që në Vlorë të kemi me miliona turistë në dhjetë vitet e ardhshme.

E s’mund t’i mbajë as Lungomare as Sheshi i Flamurit, por gjithë zona që do ketë zemër Vlorën, por shumë pika të tjera, ku është edhe Orikumi, e po ashtu deri në Sazan”, tha Rama.

“Porti i jahteve, e kemi diskutuar, për një port turistik, që sjell shumë punësim, ekonomi, e të sistemojmë portin e peshkatarëve, e të kemi dhe një terminal për tragetet në rast se porti turistik do të marrë jetë”, theksoi shefi i Qeverise.