City-Real Madrid, rikthimi i 1/8 të finaleve të Champions League, do të luhet rregullisht në Manchester pavarësisht se Mbretëria e Bashkuara ka vendosur të vendosë një periudhë karantine për cilindo që mbërrin nga Spanja, duke parë rritjen e madhe të rasteve në gadishullin iberik. Ministria e Kulturës britanike, në fakt, ka vendosur që manifestimet sportive të përjkashtohen nga masa.

Një përjashtim që i lejon Mbretërisë së Bashkuar të mund të mirëpresës, përtej Champions, evente si GP i Britanisë së Madhe e një seri ndeshjesh ndërkombëtare të kriket. Falë këtij vendimi, Real Madrid mund të mbërrijë qetësisht në Manchester pa patur rrezikun ti duhet të kalojë dy javë në izolim.