Rama ka ironizuar me muzikantët dhe pronarët e lokaleve që po protestojnë kundër vendimit për mbylljen e klubeve të natës si pasojë e gjendjes së tyre të vështirë financiare.
‘’Keqardhje për disa të cilët reaguan në protestë, kuptohet dixhitale, lidhur me masën më të fundit të marrë nga Ministrja për mbylljen e diskove, klubeve të natës dhe mjedieve me muzikës. Ishte në kushtet kur gjithçka tjetër vihet në pikëpyetje nëse njerëzit ngjishen si sardelet në kutitë me zhurma.’’- tha Rama gjatë një fjalimi në parlament.

Ndonëse nuk ka asnjë zgjidhje ekonomike për gjithë këta mijra vetë të mbetur pa punë kryeministri nuk e kursen sarkazmën duke e quajtur dëshpërimin e tyre ‘dixhital” dhe lokalet ku luhet muzikë “kuti me zhurma”.