trump

Presidenti Donald Trump ka përsëritur thirrjet për rihapjen e shkollave në vjeshtë. Në konferencën për shtyp të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë, presidenti tha se nuk ka problem të dërgojë djalin, Barron, si dhe nipat e mbesat në shkollë, duke thënë se shkollat duhet të rihapen megjithëse shumë ekspertë thonë se kjo mund të rrisë ritmet e përhapjes së epidemisë.

Presidenti përsërit thirrjet e tij, ndërkohë që shumë shtete ballafaqohen me situatë të rëndë, përfshirë shtete me rëndësi kritike për rizgjedhjen e tij si Teksasi dhe Florida.

Presidenti ka kërcënuar se do të pezullojë fondet federale për shkollat deri në rihapjen e tyre.